Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjenden eshtrat e Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit të pushkatuar nga regjimi komunist People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjenden eshtrat e Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit të pushkatuar nga regjimi komunist People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjenden eshtrat e Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit të pushkatuar nga regjimi komunist

Shko poshtë

Gjenden eshtrat e Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit të pushkatuar nga regjimi komunist Empty Gjenden eshtrat e Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit të pushkatuar nga regjimi komunist

Mesazh nga WebMaster Wed 1 Jun 2011 - 3:40

SHKODËR – Pas 27 vitesh kalvari të mundimshëm kërkimesh nga familjarët, gjenden në Shkodër eshtrat e dy ish-të burgosurve politikë, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli.Të ekzekutuar nga regjimi komunist pas revoltës së 20 majit të vitit 1984 në burgun famëkeq të Qafë-Barit, vendndodhja e eshtrave të tyre kishte qenë mister për të afërmit gjatë gjithë këtyre viteve. Gjetja e eshtrave është bërë në një fushë të fshatit Kuç të komunës Guri i Zi në Shkodër, pranë vendit të quajtur Antena e Radio Shkodrës. Pas zbulimit të eshtrave, familjarët e të pushkatuarit të regjimit, Tom Ndoja, rrëfejnë se për ta kishte marrë fund kalvari i mundimshëm i kërkimit. “Të paktën do të ketë një varr për të”, shprehen ata të përlotur, por veç dhimbjes, janë edhe lot gëzimi. Të paktën mundimi i gjithë këtyre viteve mori fund dhe ata çuan në fund amanetin e lënë nga gjyshërit e tyre. Mësohet se u janë dashur tri ditë kërkime intensive, derisa është bërë e mundur që të zbulohen të groposura, rreth 1.5 metra thellë, eshtrat e dy të rinjve të pushkatuar, Sokol Sokoli nga zona e Dukagjinit të Shkodrës dhe të Tom Ndojës nga Lekbibaj i Tropojës. Eshtrat ndodheshin pikërisht në vendin ku dyshohej se ishin varrosur pas ekzekutimit. Vetëm pak metra me tej, familjarët e tyre kishin nisur kërkimet dy vite më parë, por ato kishin rezultuar pa sukses.
Sipas familjarëve të viktimave të regjimit, gjetja e eshtrave të njerëzve të tyre në fushën e Kuçit u bë e mundur falë bashkëpunimit të Institutit të të Përndjekurve Politikë dhe të Ministrisë së Brendshme. Kjo e fundit kishte siguruar nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe një skicë, e cila kishte të përcaktuar vendin e ekzekutimit. Ka qenë vetë zv.ministri Avenir Peka, i cili ditën e enjte, me skicë në dorë, së bashku me përfaqësues të Institutit të të Përndjekurve Politikë, ka shkuar në vendin ku mendohej se ndodheshin eshtrat e të pushkatuarve Sokol Sokoli dhe të Tom Ndoja. Madje, sipas familjarëve, ka qenë zv.ministri Peka që i ka ndihmuar ata duke i udhëzuar gërmuesit me hartën në dorë se ku duhej të përqendrohen kërkimet e eshtrave. Gërmimi ka filluar pikërisht aty ku rreth 2 vite më parë ishin bërë kërkime, por pa sukses. Simon Ndoja, djali i xhaxhait të Tom Ndojës, tregon se “kemi 27 vite që i kemi kërkuar eshtrat e Tomës, por vetëm tani u bë e mundur t’i gjejmë ato.
Për ne sot është njësoj sikur t’i kishim gjallë. Të paktën ato që sot e tutje kanë një varr ku mund t’u vendosim lule apo t’i qajmë… Gjatë 27 viteve nuk kemi lënë vend pa kërkuar që nga Qafa e Barit, në Malin me Gropa e deri këtu në Shkodër, por nuk arritëm t’i gjenim. Jemi afruar me gërmime deri 2 metra larg vendit ku ndodheshin eshtrat”. Kohët e fundit, nga persona të ndryshëm, sidomos nga miku i të gjitha familjeve të ish-përndjekurve në kampet e Spaçit dhe të Qafës së Barit, Bedri Blloshmi, si dhe nga Instituti i ish-të Përndjekurve Politikë, dy familjet mësuan se Toma dhe Sokoli mund të ishin varrosur në Shkodër, në fshatin Kuç, pranë antenës së Radio Shkodrës. “Me anë të një skice që na e kishte sjellë vetë zv.ministri Avenir Peka, ne kemi që të enjten që gërmojmë dhe vetëm sot (dje), u bë e mundur që në një thellësi prej rreth 1.5 metrash t’i gjejmë eshtrat e Tomës dhe të Sokolit. Fati e deshi që pranë tyre të kishte një shishe nga ato të penicilinave të asaj kohe, ku ishte shkruar emri i Sokol Sokolit. Kjo na e lehtësoi akoma më shumë punën, pasi nuk kishte dyshim se eshtrat e gjetura u përkitnin atyre”, u shprehën familjarë të të pushkatuarit Sokol Sokoli.

Dënim me vdekje pas revoltës në burg më 20 maj 1984
Tom Ndoja u arrestua në vitin 1978, gjatë tentativës për t’u arratisur në ish-Jugosllavi. Sabotim ekonomik dhe agjitacion e propagandë ishin akuzat ndaj tij. Për të njëjtat akuza është arrestuar edhe Sokol Sokoli. Tradhtia ndaj atdheut dhe sabotimi ekonomik ishin të vetmet akuza që nuk përfitonin amnisti gjatë kohës së diktaturës. Ata u çuan në burgun e Qafë Barit, rreth 18 km larg qytetit të Pukës, midis grykave të maleve. Në të ishin 500 të burgosur politikë, të dënuar me mbi 25 vjet burg. Pas shumë vitesh torturash çnjerëzore, të dënuarit shpërthyen në revoltë më 20 maj 1984. Fatkeqësisht kjo revoltë përfundoi në tragjedi njerëzore. Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli ishte ndër organizatorët e revoltës. Kjo bëri që pas një gjyqi në Gjykatën e rrethit Pukë ata të dënoheshin me vdekje. Dëshmitar i asaj kohe është ish-i përndjekuri Bedri Blloshmi. “Në ballë të turmës së të dënuarve qëndronin Tom Ndoja, Sokol Sokoli, Petrit Bazelli, Anastas Dhamo, Ndue Pisha, Kosta Gjordemi etj. Ishte mëngjes, të burgosurit u grupuan në shesh duke mos pranuar të shkonin në punë pa u plotësuar kërkesat e tyre. Në kor, nga brenda rrethimit, erdhën thirrjet: Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura! Poshtë diktatori! Rroftë vendi i demokracisë! Rroftë Amerika!”, u shpreh Blloshmi. Gjykata e Pukës i dënoi me vdekje Tom Ndojën dhe Sokol Sokolin. Ata u pushkatuan më 22 maj 1984 dhe u varrosën në një varr të përbashkët.

Dëshmitari i revoltës, Bedri Blloshmi: Isha me ta në burg
Bedri Blloshmi, që njëkohësisht është edhe vëllai i të pushkatuarit Vilson Blloshmi dhe një nga bashkëvuajtësit e të pushkatuarve në Qafën e Barit, tregon për ngjarjen e 20 majit 1984 dhe përfundimin tragjik të saj. Ai është arrestuar më 1 prill të vitit 1976, në qytetin e Librazhdit dhe është liruar nga burgu më 29 mars 1991. “Në vitin 1984, kur shpërtheu revolta e Qafë-Barit, kam qenë edhe unë në atë kamp. Në këtë burg ishin 500 të burgosur politikë. Ata punonin nëpër galeritë e minierës me tri turne, shfrytëzoheshin barbarisht nga drejtuesit e burgut, pa pikë mëshire. Sigurimi i Shtetit kishte futur oficerët e tij në burg si të dënuar për të kontrolluar dhe raportuar cilindo fatkeq që pëshpëriste ndonjë fjalë kundër regjimit komunist dhe për ta ridënuar atë fatzi, duke i futur lakuriq në birucë në dimrin e egër, ku temperaturat arrinin nën zero gradë. Me javë të tëra këta të dënuar ushqeheshin vetëm me një tas supë të prishur në ditë dhe me shkopin e gomës që nuk u ndahej para supës dhe pas saj. Pikërisht për shkak të këtyre torturave plasi revolta. Shumë prej tyre u vranë. Ata që arritën të shpëtonin u dënuan sërish me vdekje. Unë i njihja Tom Ndojën dhe Sokol Sokolin”, shprehet Blloshmi.
Ridvan Dibra/Panorama
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi