Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ibrahim Tatlises rimëkëmbet, por mund të shkojë në burg!!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ibrahim Tatlises rimëkëmbet, por mund të shkojë në burg!!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahim Tatlises rimëkëmbet, por mund të shkojë në burg!!!

3 posters

Shko poshtë

Ibrahim Tatlises rimëkëmbet, por mund të shkojë në burg!!! Empty Ibrahim Tatlises rimëkëmbet, por mund të shkojë në burg!!!

Mesazh nga Golden Mon 6 Jun 2011 - 11:42

Këngëtari turk i njohur botërisht Ibrahim Tatlises u kthye në
Stamboll në 1 qershor pas javësh trajtimi në Gjermani për një plagë në
kokë në një orvatje vrasjeje në mars. Tani, megjithatë, ai ndeshet me
probleme ligjore për lidhje të dyshuara me botën e krimit të Turqisë.
Ibrahim Tatlises rimëkëmbet, por mund të shkojë në burg!!! Tatlises
Duke komentuar mbi gjëndjen e Tatlises, profesor Tunç Alp Kaljon,
kreu i institutit në Stamboll ku këngëtari po vazhdon trajtimin, tha se
morali dhe reagimi i Tatlises ndaj trajtimit janë pozitive. “Gjendja e
përgjithëshme e pacientit tonë është tejet e mirë. Mund të themi se
është më mirë se ç’prisnim.”
Zërat u përhapën menjëherë pasi Tatlises u qëllua në Stamboll në 14
mars se ai nuk do të mund të ecte apo të këndonte kurrë. Ai pësoi
paralizë në anën e majtë të trupit dhe kaloi 58 ditë në një klinikë në
Gjermani. Ndonse gjendja shëndetësore e këngëtarit u përmirësua, gjendja
e tij ligjore mbetet me pikëpyetje. Gjykata e Lartë e Apelit e Turqisë
ktheu një vendim gjykate që shtynte një dënim prej 13 muaj e 15 ditë që
Tatlises mori për “ndihmën me dashje e me qëllim ndaj një organizate
[kriminale].”
Sipas vendimit origjinal të gjykatës së Stambollit, këngëtari u gjet
fajtor por mori një dënim të shtyrë me kusht që të mos përsërisë më
krimin në pesë vjet. Megjithatë, kur rasti shkoi në apel, Gjykata e
Lartë e Apelit vendosi se dënimi nuk duhet të shtyhet. Tani, gjykata e
Stambollit lidhur me këtë, do të inspektojë dosjen e rastit edhe një
herë dhe do të vijë prapë në një vendim tjetër.
Duke ju drejtuar gazetarëve në 3 qershor, avokati i Tatlises, Ahmet
Kuçuk nuk shprehu shqetësim lidhur me gjendjen ligjore të këngëtarit,
duke thënë se pretendimet se ai mund të ndeshet me kohë burgimi janë të
pabaza. “Vendimi kthimit i Gjykatës së Lartë të Apelit është në favor të
klientit tim.”
Sipas Kuçuk, në qoftë se gjykata shtyn dënimin prapë, rasti do të mbyllej dhe në të dhënat e Tatlises nuk do të mbetej shkelje.
Duke vlerësuar situatën për SETimes, avokati Ilkhan Mehmet Elçin ra
dakord me vlerësimin e Kuçuk, por përmendi gjithashtu një tjetër
mundësi. “Gjykata e Lartë e Apelit mund të mendojë se kushtet për
shtyrjen e dënimit mund të mos jenë realizuar për Tatlises,” tha ai,
duke shpjeguar se ligjshkelësi duhet të shfaqë pendim në mënyrë që të
ketë të shtyrë një dënim. Kjo, tha ai, është diçka për të cilën Gjykata e
Lartë mund të mos jetë e bindur, në të cilin rast Tatlises nuk do të
dilte i lirë.
Ibrahim Tatlises rimëkëmbet, por mund të shkojë në burg!!! Tatlises-2
Ndërkohë, hetimi në tentativën e vrasjes ndaj Tatlises vazhdon.
Këngëtari do të dëshmojë sapo mjekët e tij ta gjejnë atë të
përshtatshëm.
Admiruesit dhe kritikët e Tatlises kanë ndjenja të përzjera rreth
shtjellave të serive të ngjarjeve dhe lidhjeve të dyshuara të popstarit
me krimin e organizuar.
Duke folur për SETimes, shkrimtari dhe eksperti i muzikës popullore
turke Naim Dilmener komentoi se kjo nuk është hera e parë që emri i
Tatlises është përmendur me krimin e organizuar, por kjo nuk krijon një
reagim negativ nga admiruesit e tij. “Në vende si ky, të tilla lidhje,
edhe megjithse ato nuk kanë të bëjnë asgjë me qënien një njeri, janë
parë si faktorë primarë të të qenit i fortë e i
fuqishëm.”//settimes.com/graviteti.com/femina.al/

Golden
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9120
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/10/2010
Mosha Mosha : 32

http://pc4everything.blogspot.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ibrahim Tatlises rimëkëmbet, por mund të shkojë në burg!!! Empty Re: Ibrahim Tatlises rimëkëmbet, por mund të shkojë në burg!!!

Mesazh nga albina Sat 25 Jun 2011 - 4:46

nese aj shkon ne burg ather sa po te jet paraburgimi i tij lot

albina
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/06/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ibrahim Tatlises rimëkëmbet, por mund të shkojë në burg!!! Empty Re: Ibrahim Tatlises rimëkëmbet, por mund të shkojë në burg!!!

Mesazh nga Anakonda Sun 10 Jun 2012 - 19:14

per kshu ma mir i leverdiste te mos jetonte me....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ibrahim Tatlises rimëkëmbet, por mund të shkojë në burg!!! Empty Re: Ibrahim Tatlises rimëkëmbet, por mund të shkojë në burg!!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi