Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Oktopodi qe ka zene per gryke Shqiperine People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Oktopodi qe ka zene per gryke Shqiperine People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Oktopodi qe ka zene per gryke Shqiperine

2 posters

Shko poshtë

Oktopodi qe ka zene per gryke Shqiperine Empty Oktopodi qe ka zene per gryke Shqiperine

Mesazh nga exploreri Mon 6 Jun 2011 - 23:42


Sali sistemi...ku ''besniket'' nuk e leshojne kapon e tyre



Oktopodi qe ka zene per gryke Shqiperine Oktapod

Njeriu i ri i kohës sonë nuk ka moshë, ai mund të jetë plak, por edhe i ri, sepse mosha e tij matet me kohën që militon në parti dhe qeveri dhe sidomos me përkushtimin ndaj kryetarit, duke dhënë përditë, pa asnjë skrupull e pa pikë turpi prova verbërie e besnikërie, tamam si shërbëtorët e oborrit të faraonëve, të cilët e dinin se po të vdiste faraoni, do të varroseshin së gjalli bashkë me të!...

Gjuha e njeriut të ri të sotëm është gjuha e zëdhënësve të partive! Vini re p.sh, në këto ditë si gjuha e zëdhënëseve partiake përsëritet pa u përtypur në të gjithë hierarkinë partiake e mediatike, nga lart poshtë, me të njëjtin fjalor e të njëjtin yrysh!

Kështu, nëse hedhja në erë e Gërdecit, përmbytjet në Shkodër,ngritja stratosferike te cmimeve,shtypja me ''sukses'' e grushtit te shtetit,vjedhja e votave ne mes te dites me diell nga KQZ-ja,
trajtohen si “sukses i menaxhimit të mrekullueshëm të qeverisë”, të gjithë “njerëzit e rinj” të partisë, edhe kur përmbyten, vriten dhe vidhen edhe vete, do të dalin të thonë se atyre më shumë u bën përshtypje Saliu qe thirri horr e lavire Presidentin e vendit dhe K/Prokuroren se sa vrasaje e 26 veteve ne Gerdec, vrasja e 4 shqiptareve ne bulevard apo maskarada e 23 majit nga KQZ-ja!...

Sepse sukses për ta quhet kur qeveria zvendeson prokurorine me grupe hetimore !...Shpëlarja e kësollojshme e truve kërkon të na bindë: Berisha bashkë me ministrat jane shpetimtaret e shqiptarve...! Ç’kërkoni pra nga Saliu e nga qeveria e tij, o njerëz,qe Saliu te leje pushtetin dhe ju ta pesoni nga diktatori Rama e pucistet e tjere si Presidenti,Prokuroria apo Sherbimi Sekret...?

Duhet pranuar se Berisha për 20 vjet është udhëheqësi i vetëm që ka mundur të krijojë një radhë besnikësh e qëndrestarësh, të cilët janë lidhur me fatin e tij politik në mënyrë të pazgjidhshme, sigurisht jo nëpërmjet idealeve e bindjeve, antikomunizmit apo frymës së djathtë, respektit ndaj ligjit e vlerave të demokracisë, po nëpërmjet interesit dhe përfitimit vetiak.

Berisha është lideri i vetëm në Ballkan që edhe në ditët e tij më të këqija ka ditur të ketë aq ndjekës, jo vetëm në veri po edhe në jug, sa të pushtojë kryeqytetin, sic ka pas thënë dhe vetë, duke sulmuar me tanke dhe antitanke Kryeministrinë e RTSH-në, edhe kur është në opozitë...

Ai ka dëshmuar se nuk të braktis e nuk të harron kurrë po i qëndrove besnik e po i shërbeve, madje edhe nëse ke probleme me ligjin e ndiqesh penalisht(ashtu sic veproi me 6 gardistet). Të gjithë ata që u përfshinë në grushtin e shtetit në vitin 1998 sot janë në poste të larta drejtuese, duke përfshirë këtu edhe shembujt që dha me Sefgjinin apo me të ndjerin Gazidede...apo dhe me ata te larguar e etiketuar si gjeneralet e zinj si Arben Imami qe sot e ka minister mbrojtje,a po fati i florinjte qe pret antaret partiak te KQZ-se a po dhe ata te kolegjit zgjedhor....Arbenristaner e Kolgeceriane me shoke

Uniteti i çeliktë i këtyre “njerëzve të rinj” që emrin e Enverit në këngën ku ai “e mprehu shpatën për situatën” e kanë zëvendësuar tashmë me emrin e Saliut; por uniteti i tyre nuk është dhe aq me partinë, po direkt me Berishën.

Në një darkë të një institucioni qendror për Vitin e Ri dikush kërkoi të këndohej kënga për Sali Berishën...Të gjithë nëpunësit, pa dallim, u detyruan të kërcejnë të ngazëllyer, duke dorovitur madje edhe orkestrën! Cili nëpunës do të guxonte të bënte të kundërtën?

Ë pra, jo vetëm në administratë, por tashmë të gjithë të shpërngulurit e më pas të legalizuarit, të ikur nga malet, ku nuk ka më punë, po dimër të vetmisë së madhe, që kanë zbritur në kryeqytet e në zonat bregdetare, ia dinë për nder Berishës dhe jo sistemit, as pluralizmit, as demokracisë!

Të bërë pronarë, me vila e me toka, me grada e poste, qoftë edhe policë trafiku apo faturues dritash, atyre nuk u bën përshtypje as Gërdeci dhe as përmbytjet as vrasjet e 21 janarit, pasi e dinë që, po të kishin mbetur në male, do të kishin vdekur edhe për bukën e gojës!...

Në vitet 92-97 të gjitha agjencitë e privatizimit nëpër Shqipëri ishin përbërë nga “borde”me drejtorë drejtorish ku “karrigen” kryesore e zinte kryetari i SHIK-ut...Ndaj privatizimet sigurisht që do t’i merrnin militantët ë PD-së, d.m.th, “njerëzit tanë”...

Këta tani janë bërë biznesmenë! A mund ta harrojnë ata nderin “historik” që u bëri Saliu duke i nxjerrë nga hiçnaja?!A e degjuat mbreme te nderuaren qeveri te Saliut,qe brenda 2011 do i japi te gjithe luftetareve te tij si shperblim per ''thyerjen'e grushtit te shtetit,1280 prona te shqiptareve,gjoja me ankand..?

Për këto arsye, Saliu më shumë se një parti elektorale, ka krijuar një parti me ushtarë, me mercenarë, me “njerëz të rinj”, me militantë, të cilët nuk kanë nevojë të urdhërohen, as të komandohen, sepse e dinë tashmë që vetëm me Berishën, si në një bixhoz, ose do të fitojnë, ose do t’i humbin të gjitha...

Tashmë Berisha e ka çimentuar veten në të gjitha nivelet e administratës me besnikë të tij të bindur shumë më “profesionalisht “se kur ishte President!Këtë të vërtetë e kuptuan edhe “karrigethyerit”, të cilët njëri pas tjetrit u kthyen në prehrin e Berishës si një provë tjetër e fuqisë së tij!

Për këto arsye sistemi që ka ngritur Berisha në këto 20 vjet duket hë-për-hë i pathyeshëm e i papërballueshëm me vota e me demonstrata a po protesta te dhuneshme a paqesore.! Ja përse ai ka deklaruar se do të jetë në pushtet edhe për 30 vjet! Ja përse ka ende njerëz që, edhe kur përmbyten plagosen e vriten, nuk durojnë dot t’i bëhet as edhe një vërejtje Saliut!

Jo, këta votues nuk janë dele që shkojnë pas dashit të kopesë, por janë njerëz që kanë dalë nga mjerimi e tash i japin të drejtë vetes të mos vënë asgjë para interesit vetjak, para mbijetesës, para sigurisë së familjes, ndaj duan të mbrojnë me çdo kusht favoret, duke përfituar mundësisht ndere, pasuri, poste, ofiqe dhe prona të pamerituara nga pushteti i pakufizuar i Berishës...

Ky është sistemi që ka ngritur Berisha! Ja përse askush nuk e di e nuk mund të parashikojë se si, me mjete “demokratike”mund të çmontohet nesër ky lloj sistemi që nuk mund të quhet as diktaturë, as demokraci,as monarki, por një Sali-Sistem, ku “qëndrestarët” nuk do të pranojnë të lëshojnë kapon, edhe sikur ky të doje ...

Sali Sistemi eshte nje lloj sistemi i krijuar nga plehra ordinere, i perbere nga po keto plehra, qe mbajne njera tjetren fort. S'ka asgje te perbashket me demokracine, perkundrazi eshte antipodi i saj. Njerezit qe jane pjese e ketij sistemi kane nje nivel evolucioni ( mendor e shpirteror ) te barabarte ose me te ulet se ai i pjestareve te tribuve te humbura te Afrikes.

Izolimi i gjate shume shekullor neper male dhe shpella, me deshiren e tyre, i ka futur ne gjak, ne mendje, ne shpirt, mbylljen, nga e cila derivojne te gjitha veprimete qendrimet e tyre kundrejt realitetit. Ky mentalitet i mbylljes, per tu sheruar, do po aq shekuj sa i jane dashur per tu krijuar.

I mbyllur, mbyllje, ne Greqine e lashte i thonin "idios", nga ku derivon fjala e sotme "idiot". Sali Sistemi eshte pra sistemi i shume "idiosve" qe mbahen fort me njeri tjetrin, duke perdorur çdo lloj mjeti, legal apo ilegal, paqesor apo te dhunshem.

Ne France, ne fillimet e votimeve te lira, shekuj me pare, vota e qytetarit ishte 3 fish e vlefshme ne krahasim me ate te nje fshatari. Une nuk e di se c'fare sistem votimi duhet te aplikohet ne Shqiperi, per tu pasqyruar realisht tek te zgjedhurit, niveli i zgjedhesve, por ky aktuali eshte jo funksional.

Rezultati eshte se kemi qeveri te paafta per te perballuar sfida te ndryshme ( sociale, ekonomike, natyrore etj.) dhe te afta per skandale, katastrofa, tragjedi, korrupsion, vjedhje dhe vrasje pa fre etj.Ndonese kane kaluar shume vite, fitojne gjithmone e me shume kuptim, fjalet lapidar te te ndjerit Namik Hoti.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Oktopodi qe ka zene per gryke Shqiperine Empty Re: Oktopodi qe ka zene per gryke Shqiperine

Mesazh nga WebMaster Mon 6 Jun 2011 - 23:43

Qa me ke sjell explorer se ma ndyti forumin vallai me kete pamje qe me solle tani ma shpifi fare dreken .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi