Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fjalë që zënë vend. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fjalë që zënë vend. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalë që zënë vend.

Shko poshtë

Fjalë që zënë vend. Empty Fjalë që zënë vend.

Mesazh nga WebMaster Wed 13 Jul 2011 - 21:41

Zëvendësit zëvendësojnë. Zëvendësit zëvendësojnë atë që duhet zëvendësuar, në rast të mungesës ose pamundësisë. Pra, zëvendësohet ai që mungon ose ai që s’mundet. Zëvendësimi është zëvendësim në kushtet e mungesës së pranisë së atij që, për pasojë, duhet zëvendësuar. Ose: zëvendësimi është zëvendësim kur është bërë e pamundur që të funksionojë ai, që për pasojë, duhet zëvendësuar.

Zëvendësi e zë vendin. Ai e zë vendin e tjetërkujt. Zëvendësi e nënkupton vendin e zbrazët që nuk guxon të mbetet i tillë. Zëvendësi është siguria e vendit. Zëvendësi garanton që vendi do të zihet. Që zëvendësit shkojnë e vijnë porse vendi mbetet. Zëvendësi është aktualitet duke qenë potencialitet. Zëvendësi është sepse mund të zhbëhet. Ai mund të mos mbetet më zëvendës pikërisht duke zënë vendin e atij zëvendës i të cilit është. Zëvendësi është qenia e mundësisë.

Me fjalë të tjera: ti je zëvendësi im, ose personi që do të më zësh vendin mua; që ti të realizosh potencialin tënd kuptimor, duhet që unë të mos ekzistoj më, së paku në atë funksion për të cilin ti më zëvendëson. Për nga funksioni, zëvendësi vetvetiu e anulon objektin falë të cilit ekzistonte.

Paradoksi qëndron.

Kuptimisht, zëvendës është ai që të zë vendin. Dy formimet, zëvendës dhe zëvendësoj janë univerbime, ose njëfjalësime, të togut (i) zë vendin (dikujt); disi të pazakonshme strukturalisht për shqipen, e cila zakonisht preferon rendin e kundërt: pjesëmarrës, zjarrvënës, dorëheqës (jo marrpjesës, heqdorës, vëzjarrës).

Gjithnjë semantikisht, ti s’mund të jesh zëvendës njëlloj sikurse je mjek, neurotik ose qejfli; zëvendës është fjalë relacionale, njëlloj si baba ose vëlla; të jesh zëvendës, do të thotë të jesh zëvendës i dikujt; nuk mund të jesh i tillë në vetvete, ose në mënyrë të pavarur.

Megjithatë, kuptimi relacional i zëvendës është arbitrar; meqë asgjë nuk e pengon fjalën që të ketë kuptimin “dikush ose diçka që zë vend.” Për shembull, një kolltuk mund të jetë zëvendës, sa kohë që zë vend në dhomë. Të gjithë mund të ishim zëvendës, meqë kemi vendin tonë në botë.

Mirëpo, sa kohë që zëvendës funksionon vetëm si shkurtore për “dikë ose diçka që zë vend”, nuk do të jetë fjalë me atribute të plota; meqë fjala, në pikëpamje leksikore, kërkon edhe një farë arbitrariteti, ose zgjedhje mes opsioneve. Është pikërisht ky hap i mëtejshëm, që e emancipon fjalën nga njëfjalësimi; ose nga neologjizmi kontekstual; dhe që na lejon ta futim në fjalor kokëfortë, por jo kokëqethur (idealisht; leksikografët e shqipes, përkundrazi, i trajtojnë fjalët si mysafirë në piknik – the more the merrier – ose si paratë që pret thesari i shtetit, në momente krize). Kokëqethur shpreh thjesht një karakteristikë të dikujt të cilit i kanë qethur kokën; kokëfortë shpreh një cilësi kompakte (it. testardo, angl. stubborn).
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi