Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femijet kapricoze, si te sillemi me ta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femijet kapricoze, si te sillemi me ta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femijet kapricoze, si te sillemi me ta

+2
Yll Qielli
Amel
6 posters

Shko poshtë

Femijet kapricoze, si te sillemi me ta Empty Femijet kapricoze, si te sillemi me ta

Mesazh nga Amel Tue 14 Jun 2011 - 22:44

T’u lejosh gjithçka nuk është mënyra e duhur për t’u treguar atyre dashurinë, sepse këto toleranca mund t’i shndërrojnë fëmijët në kokëfortë dhe kapriçozë të pandreqshëm. T’i edukosh duke u plotësuar çdo dëshirë, mund të shkaktojë më shumë dëme se të mira.
Gjithmonë e më shumë dëgjojmë për fëmijë që bëjnë ligjin brenda familjes. Janë fëmijët e përkëdhelur që “jo”-së së prindërve i përgjigjen me të qara të tmerrshme, derisa mund të arrijnë atë që duan. Shumë prej nënave përballë këtij fakti e ndiejnë veten të papërgatitur dhe të mërzitura që nuk arrijnë dot t’i imponojnë autoritetin e tyre të vegjëlve. Për disa nga pyetjet kryesore që shqetësojnë prindërit që kanë fëmijëve të tillë, Aldo Naouri, psikoanalist dhe pediatër, sapo ka hedhur në treg librin “Tiranët e vegjël që rriten”, i shndërruar në best seller në Francë. Manuali i ri sjell këtë mesazh: t’u lejosh gjithçka, nuk është mënyra e duhur për t’u treguar atyre dashurinë, sepse këto toleranca mund t’i shndërrojnë ata në kokëfortë dhe kapriçozë të pandreqshëm. T’i edukosh fëmijët duke u plotësuar çdo dëshirë, mund t’u shkaktojë atyre më shumë dëme se të mira: fëmijët mund të rriten prepotentë kundrejt prindërve, dhe në të njëjtën kohë të brishtë dhe të paaftë për të përballuar problemet, duke reaguar në mënyrë të dhunshme ndaj problemeve. Ja disa këshilla se si mund të rrisni fëmijët tuaj dhe të jeni prindër të mirë pa hequr dorë nga roli i edukatorit.
Të jeni çift i mirë para se të bëheni prindër
Në fillim duhet të kujdeseni për jetën në çift, pastaj për fëmijën. Me ardhjen në jetë të një fëmije raporti në çift mund të bëhet më i brishtë, sepse gruaja, pasi bëhet nënë, priret të përqendrohet vetëm tek bebja. Nga ana tjetër burri, duke mos pasur një instinkt të lindur të të qenit baba, ndihet i lënë pas dore dhe i sheh instinktet dhe dëshirat e tij të shtypura. Prindërit e rinj duhet të kujdesen për njëri-tjetrin, sepse vetëm kështu babai nuk do të ndihet i izoluar, ndërsa gruaja nuk do të qëndrojë e vetme duke u kujdesur për të voglin. Një çift i bashkuar edhe në vështirësi i transmeton siguri fëmijës.
Shqetësimet e kota nuk vlejnë
Fëmijët janë shumë të fortë dhe në rast se sëmurën, ilaçet janë krejtësisht efikase. Një prind që shqetësohet shumë edhe për gjërat më të vogla, mund t’i transmetojë pasiguri dhe shqetësim fëmijës.
Mos u shqetësoni për të qarat e para
Kur fëmija nis të qajë, mos i shkoni menjëherë nga pas për ta qetësuar. Ndonjëherë bëhet fjalë vetëm për tërheqje vëmendjeje dhe jo për nevojë reale. Të qëndrosh larg të vegjëlve dhe të mos jesh gjithmonë prezent, i bën më shumë autonomë. Kujtohuni që shpesh prania juaj është motiv eksitimi për ata: duke i lënë vetëm do të qetësohen shpejt.
Tekat, pas moshës 1 vjeç
Mbas vitit të parë të jetës duhet pasur shumë kujdes që fëmijës mos t’i plotësohen të gjitha kapriçot, edhe pse nisin të qajnë pa pushim. Pjesës më të madhe të prindërve u duhet të merren me të tjera angazhime: punë, familje, shtëpi, miq…Shpesh për ta bërë më të thjeshtë jetën, priren të mos i thënë “jo” të vegjëlve, për të mos i parë duke qarë e për t’i parë të buzëqeshur. Por duke u plotësuar çdo kapriço, kjo nuk ndikon pozitivisht në rritjen e tyre. Pasi thonë jo, prindërit duhet të vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e tyre, për të konfirmuar kështu edhe rolin si edukator i mirë. Është mirë që të mos jepen urdhra e të mos bëhen premtime nëse ato nuk mbahen. Prindërit duhet të jenë koherentë në gjithçka që thonë dhe bëjnë për t’i dhënë siguri fëmijëve.
Në rast divorci
Edhe kur prindërit ndahen, duhet të jenë gjithmonë të bashkuar në vendimet dhe iniciativat që marrin. Sot divorci është një fenomen shumë i shpeshtë, ndoshta sepse çiftet tregojnë se janë shumë të brishtë përballë vështirësive dhe hasin probleme në të qëndruarit të bashkuar. Fëmijët kanë frikë të lindur nga largësia dhe braktisja e prindërve. Divorci mund të shihet si realizimi i kësaj frike dhe të përjetohet në mënyrë shumë stresuese. Të jesh prezent për të mbështetur ish-bashkëshortin/bashkëshorten në vendimet e marra për sa i përket fëmijës, është hapi i parë për t’i ndihmuar të përballojnë këtë traumë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kur janë me prindër të ndarë, zakonisht fëmijët janë më tekanjozë pasi u është plotësuar çdo dëshirë. Për këtë arsye, meritojnë një kujdes më të madh.

Burimi: Gazeta Shqip
Amel
Amel
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 18
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femijet kapricoze, si te sillemi me ta Empty Re: Femijet kapricoze, si te sillemi me ta

Mesazh nga Yll Qielli Tue 14 Jun 2011 - 22:47

kam dhe une dy vajza apapa camarroke fare qesh
Yll Qielli
Yll Qielli
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 3964
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femijet kapricoze, si te sillemi me ta Empty Re: Femijet kapricoze, si te sillemi me ta

Mesazh nga Durrsaku Tue 14 Jun 2011 - 22:48

kapricot ti beje me mamin se me mua nuk ja del dot
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femijet kapricoze, si te sillemi me ta Empty Re: Femijet kapricoze, si te sillemi me ta

Mesazh nga Space Wed 15 Jun 2011 - 0:52

Femija do kujdes
Space
Space
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne levizje
Postime Postime : 1354
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Informatika

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femijet kapricoze, si te sillemi me ta Empty Re: Femijet kapricoze, si te sillemi me ta

Mesazh nga Ariel Thu 16 Jun 2011 - 4:38

Kaprico s'ka...
Kur ti meritoje gjerat... jo kur t'perplase kembet...
duhet qekur jane te vegjel te mos mesohen me kaprico.







Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femijet kapricoze, si te sillemi me ta Empty Re: Femijet kapricoze, si te sillemi me ta

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Mar 2012 - 18:57

Duan kujdes,por dhe duhet edukuar qe mos te behet kapricoz.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femijet kapricoze, si te sillemi me ta Empty Re: Femijet kapricoze, si te sillemi me ta

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi