Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NE MBROJTJE TE GJUHES DHE TRADITES SONE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NE MBROJTJE TE GJUHES DHE TRADITES SONE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NE MBROJTJE TE GJUHES DHE TRADITES SONE

2 posters

Shko poshtë

NE MBROJTJE TE GJUHES DHE TRADITES SONE Empty NE MBROJTJE TE GJUHES DHE TRADITES SONE

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 14 Aug 2009 - 4:45

Në mbrojtje të gjuhës dhe traditës sonë:

A MUND TË LIROHEMI NDONJËHERË NGA PËRSHËNDETJET NË GJUHËT E HUAJA?!

Edhe sot, në shekullin e 21-të, kur kemi dy shtete të pavarura dhe sovrane shqiptare , kur kemi me dhjetëra universitete e kolegje kombëtare, akademi të shkencave dhe arteve , institucione albanologjike dhe të gjitha të mirat tjera që i duhen një populli dhe një kombi për t’ i ruajtur traditat, gjuhën, kulturën dhe vlerat e veta kombëtare , ne , si duket as se si nuk po mund të edukohemi në frymën e pastër kombëtare dhe as se si nuk po mundemi që të lirohemi njëherë e përgjithmonë nga ndikimet e kulturave të popujve tjerë , në veçanti nga ndikimet e ish popujve okupatorë të trojeve etnike shqiptare !

Ndikime të këtilla , kemi ende në çdo pore të jetës sonë, si në gjuhë, ashtu edhe në kulturë në përgjithësi , por kësaj radhe do të ndalemi tek përshëndetjet të cilat në shumicën e rasteve , ende i bëjmë në gjuhët e huaja , edhe pse i kemi me bollëk fjalët tona përshëndetëse të cilat janë aq të ëmbla dhe tingëllojnë aq bukur !

Mirë se erdhe dhe mirë se u gjeta !

Këto dy fjalë përshëndetëse që janë kaq të ëmbla dhe tingëllojnë kaq bukur në gjuhën amtare shqipe , tek një numër i madh i krahinave shqiptare të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe të Maqedonisë , as sot e kësaj dite nuk janë në përdorim të së folmes popullore , në rastet kur presim ndonjë mysafir , mik, shok , apo dashamirë , i cili vjen për të na vizituar !

Në vend që mysafirin tonë , ta përshëndesim duke i dëshiruar mirëseardhje në gjuhën amtare shqipe :”Mirë se erdhe!”, apo: “Mirë se na erdhët!”, në të folmen tonë popullore , në vazhdimësi priten mysafirët me fjalën përshëndetëse turke:”Hosh gëlden”, apo “Hosh gëldiniz”!, me ç’ rast mysafiri do t’ ua kthejë :”Hosh bolldën!”

Madje, pjesa dërmuese e përdoruesve të këtyre fjalëve të huaja përshëndetëse , duke mos e njohur gjuhën turke, e deformojnë shprehjen :”Hosh gëlden”, duke e shqiptuar gabimisht:”Hosh gjolldën!”

Çka është edhe më e çuditshme nga ana e konsumuesve permanent të këtyre shprehjeve përshëndetëse, është fakti se edhe po deshi dikush që t’ a përshëndes mysafirin në gjuhën shqipe , mysafiri në shumë raste do të ndihej në veti si i tallur dhe si i pa përshëndetur ?!

Krahas terminologjisë së përshëndetjeve në gjuhën turke, në mentalitetin e shumicës së popullatës sonë, është ngulitur thellë edhe përshëndetja në gjuhën arabe:”Selamun alejkum” dhe “Alejkum selam”, përshëndetje këto që shumica prej nesh, as që e di se çfarë kuptimi në të vërtetë kanë?!

Fill pas këtyre dy shprehjeve me të cilat përshëndetën mysafirët tek ne, menjëherë pason në vazhdimësi nga të gjithë mysafirët e pranishëm shprehja tjetër arabe: ”Merhaba!”, me të cilën mysafirët paraardhës i drejtohen mysafirit që do të vjen në odë pas tyre ! Kjo shprehje është e ditur se e ka kuptimin “Mirë se erdhe!” Mirëpo, në mentalitetet e rretheve të ndryshme, po qe se dikush i thotë dikujt në gjuhën shqipe :”Mirë se erdhe!”, nuk do të mirëpritej nga të pranishmit tjerë dhe do të konsiderohej si përshëndetje e vërtetë serioze !?

Shprehjet përshëndetëse në gjuhën arabe:”Selamun alejkum”,”Alejkum selam” dhe “Merhaba”, më së tepërmi përdorën në rastet e ceremonive dhe ritualeve të vdekjes, qoftë në ditën e varrimit, qoftë në ditët e ngushëllimeve, qoftë në ceremonitë e Qelimeve! Këto përshëndetje bëhen më shumë sa për t’ ua mbarua qejfet hoxhallarëve dhe hanxhinjve të cilët zakonisht janë të ulur në krye të vendit dhe ata e mbajnë tymonin komandues gjatë të gjitha ceremonive e ritualeve fetare !

Zhargoni i përshëndetjeve të tilla , nuk do të ishte i çuditshëm në rastet kur dëgjohen nga njerëzit e moshuar dhe të pa shkolluar , por kur këtë zhargon e dëgjon nga goja e disa intelektualëve me alamet titujsh shkencor, atëherë nuk ka se si të mos iritohet njeriu dhe të mos zhgënjehet nga keqpërdorimet dhe dhunimet që i bëhen pamëshirshëm gjuhës amtare shqipe !

Një shprehje tjetër urimi, në gjuhën turke , e cila ka marrë përmasa mbi të gjitha hapësirat shqiptare , është ajo e tipit :”Jasha! Jasha!”

Këtë shprehje urimi e cila ka kuptimin :”Rrofsh! Rrofsh!”, na e kanë servuar dhe shti në përdorim grupet muzikore, këngëtarët e estradës, nëpër dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore . Shprehje kjo, të cilën artistët e estradës dasmore e kanë importuar nga kultura turke dhe rome , për t’ ua rritur mendjen dasmorëve dhe për t’ i nxitur ata që t’iu dhurojnë sa më shumë para “bakshishte”(dhurata) !

Duke e shfrytëzuar mentalitetin e ulët të disa personave të pasur dhe të etur për t’ ua përmendur emrin përmes mikrofonave dhe altoparlantëve, para masës së dasmorëve, këngëtarët dasmorë në vazhdimësi brohorasin emrat e tyre në këtë stil:”Jasha ! Jasha Hafiz pasha! I ke xhepat shumë të trasha !” Ose :”Jasha Hafiz , jasha!”

Dhe fill pas këtyre brohoritjeve të mëdha publike , Hafizi dhe Hafizat tjerë që do t’ u përmendet emri përmes mikrofonit, do t’ i nxjerrin portofolet e tyre “të trasha” dhe do t’ i qerasin këngëtarët me para deri në centin e fundit të xhepit të tyre, vetëm e vetëm që para masës së dasmorëve të tregohen se janë “kavalierë” dhe “pasanikë”!

Pra, siç po shihet degradimi , nëpërkëmbja dhe asimilimi i vlerave tona kulturore , jo rrallë shpërblehet edhe me para !

Gjilan, më 12 Korrik 2009. Demir KRASNIQI
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NE MBROJTJE TE GJUHES DHE TRADITES SONE Empty Re: NE MBROJTJE TE GJUHES DHE TRADITES SONE

Mesazh nga WebMaster Fri 9 Oct 2009 - 5:31

Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë në jug, të ndara afërsisht nga Lumi Shkumbin. Gegnishtja dhe Toskërishtja janë degëzuar për së paku një mijëvjeçar, dhe format e tyre më pak ekstreme janë ndërsjalltazi të kuptueshme.

Gegnishtja ka nën-variantet më të dallueshme, prerjet të cilat janë lloje më veriore dhe lindore, që përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës, rajonin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën (në ish Jugosllavi), dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të bregut të Kroacisë, Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin e shekullin XVIII nga refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të Malit të Zi, Tivarit, ka rreth 2,000 folës të gjuhës shqipe.
Të gjitha dialektet e folura shqipe në enklavat italiane dhe greke janë variantet e toskërishtes dhe duket se janë të lidhura më së afërmi me dialektin e Çamërisë në jugun e largët të Shqipërisë. Enklavat Italiane- rreth 50 fshatra të shpërndarë - me siguri janë gjetur nga emigrantët nga sundimi i Turqisë në Greqi. Disa dialekte të largëta dhe të izoluara të origjinës jugore të Toskërishtes fliten në Bulgari dhe Trakinë Turke por nuk kanë datë të saktë. Gjuha ende përdoret në Madritsa, Bulgari, në kufirin afër Edirnesë, dhe në përfundim të këtij fshati që po mbijeton në Mandres, afër Kilkis në Greqi, që daton nga Lufta Ballkanike. Një enklavë Toskërisht afër Melitopolit në Ukrainë shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, për të cilin ekziston një tekst, dhe nga Sreim, për të cilin nuk ekziston asnjë tekst janë zhdukur.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi