Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A është barazia gjinore një grusht i hekurt i traditës? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A është barazia gjinore një grusht i hekurt i traditës? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A është barazia gjinore një grusht i hekurt i traditës?

Shko poshtë

A është barazia gjinore një grusht i hekurt i traditës? Empty A është barazia gjinore një grusht i hekurt i traditës?

Mesazh nga WebMaster Sun 6 Jan 2013 - 6:10

Nga: Rajna Kovaçi*

Realitete që duhen llogaritur…
Koncepti i barazisë gjinore, është tregues esencial social, me të cilin mund të “matet” dhe vlerësohet niveli i emancipimit të shoqërisë shqiptare, qëndrimi i saj ndaj femrës dhe roleve të saj gjinore dhe qytetare.
Natyrisht nuk mund të mohohet beteja që ka nisur në fushën e lirive dhe të drejtave të gruas në shoqërinë tonë. Madje tani intensiteti dhe sensibiliteti ka filluar të jetë në nivele më të larta se kurrë ndonjëherë.

Por kjo “luftë” për barazi gjinore në shoqërinë tonë zhvillohet në një terren të caktuar social dhe politik, në të cilin shfaqen ndikime të fuqishme të natyrës gjeografike, psikologjike, mentale dhe sociale. Vendi ynë ndodhet në një rajon gjeografik të njohur në kontinentin tonë, të vjetër të lirisë, demokracisë dhe emancipimit të femrës, për natyrën e thellë maskiliste, të shfaqur dukshëm si tendencë e caktuar e mbivlerësimit të rolit të burrit si forcë kryesore, me “peshë” socialo- prodhuese, duke nënvleftësuar rolin dhe peshën e gruas gjinisë femërore në përgjithësi.

Lufta për barazi gjinore zhvillohet për fatin tonë, në një terren psikosocial me bazë të fortë patriarkale, në të cilin ende qëndron i fuqishëm si “njësh”, koncepti masiv i rolit me epërsi të mashkullit në të gjithë drejtimet mbi femrën. Pavarësisht ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur, nuk mund të mos pranohet se në këtë fushë te respektimit të barazisë gjinore, si kusht i respektimit të të drejtave të gruas, ne ende jemi shumë larg standarteve europiane.

Për fat të keq ne jetojmë në një shoqëri e cila shpesh e mban femrën të bllokuar në “grushtin e rreptë” të traditës maskiliste, të nënvleftësimit të rolit të saj ne jetën sociale. Tradita e mbivlerësimit të burrit mbi gruan, vazhdon t’i qëndrojë shoqërisë tonë si një “këmishë e hekurt” e cila e ka mbështjellë trupin e saj, me një membranë të fortë maskiliste, të vështirë për t’u “çliruar” nga konceptet moderne feministe të barazisë së plotë, të vërtetë dhe pa kushte gjinore.

Barazia gjinore si problem konceptual

Në debatin që zhvillohet në shoqërinë tonë, shpesh ka konfondime konceptuale dhe nominale të problemit të barazisë gjinore si çështje- koncept. Kjo nuk është çështje e thjeshtë, as problem që ka lidhje me termat. Në të vërtetë po të vështrosh me kujdes këndvështrimin e debatit për çështjet e barazisë gjinore në Shqipëri, duket se ka një konceptim jo gjithnjë të drejtë, sepse kjo çështje nuk shikohet si tregues esencial dhe derivat i të drejtës së njeriut në përgjithësi, por shikohet si një problem i “jashtëm”, të cilin shoqëria duhet t’a garantojë për femrat më shumë si “detyrim” apo “lëmoshë”.

Pikërisht ky konceptim jo i drejtë, përbën bazën konceptualo- filozofike të pengesave serioze, punës me fushata, në këtë betejë themelore për barazi të vërtetë, pa kushte të “identifikimit” të përkatësisë gjinore, por si problem integralisht i barabartë si për burrin por edhe për gruan.

Personalisht mendoj se lufta për barazi gjinore në këtë vend ka nevojë më së pari për konceptim filozofik modern, duke e parë atë në një optikë të re dhe me standarde moderne bashkëkohore. Në se nuk ndryshojmë konceptualisht, në se këtë luftë nuk e shikojmë nga një “kuotë sociale” e re, do të thotë se jemi duke përparuar “në gjunjë”, në një kohë kur duhet të ngrihemi të gjithë si shoqëri në këmbë për të plotësuar këtë detyrë obligative të shoqërisë moderne.

Nuk do të ishte e tepërt, në se do të thosha se kemi shumë kohë që në fushën e barazisë gjinore po vazhdojmë të bëjmë një “luftë ciklike” për emancipim, por ende me mjete të vjetra. Koha dhe stadi i sotëm i zhvillimit të shoqërisë tonë, sipas mendimit tim, kërkon që në këtë “betejë” të futemi me mjete të reja, me koncepte akoma më radikale, moderne, feministe. Kategoritë e reja konceptuale të çështjes së barazisë gjinore, me siguri që mund të shërbejnë vetë burrat por dhe shoqërisë tonë, për ta parë këtë problem nga një stad i ri detyrash, rolesh dhe përgjegjësish politike, sociale, gjinore dhe humane.

Nuk është e tepër të theksohet se, lufta e sotme për barazi gjinore kudo në botë po bëhet nga një platformë e re, në të cilën nuk kanë më vlerë as konceptet tradicionalisht sociale të ndarjes së thjeshtëzuar të kësaj beteje. Në një ballafaqim me përkatësi ****uale, se sa me një koncept politik gjinor, Në kohën e sotme, kjo luftë është një nga betejat më të mëdha të qytetërimit. Në këtë kontekst edhe problemet që shqetësojnë “botën gjinore”, të bazuar në ndarjen tradicionale “burrë-grua”, të cilat lidhen me moralin, familjen, njeriun si qytetar, përkatësinë dhe identitetin se-ksual, po trajtohen nga optika e re e qytetërimit modern dhe jo nga idetë e vjetra të parafabrikuara të marksizmit, apo të ideologjive të sotme me natyrë të spikatur maskiliste.

Në betejën e shoqërisë tonë për barazi gjinore, ka një ide nënvleftësuese për disa probleme sociale shqetësuese, që “prodhojnë” diskriminim, pabarazi, inferioritet për femrën. Në shumë raste këto probleme konsiderohen simbolike, trajtohen me raste të veçanta, në mënyrë kronike duke u nisur nga perceptimi social i stërzvogëluar, se shoqëria duhet të kujtohet ndonjëherë edhe për gruan, duke harruar se ky qëndrim ka një themel social negativ, antifemëror, që bëhet pengesë në rrugën e emancipimit social të shoqërisë.

Tabuja e maskilizmit, ideja se pavarësisht nga propaganda që bëhet problemi i barazisë gjinore, “siç ka qenë do të jetë”, janë paradigma të fuqishme sociale të shoqërisë tonë me të cilat ndeshet lufta e grave tona për barazi të vërtetë. Kultura e dominimit të mashkullit në politikë, në shoqëri dhe ekonomi është ende shumë e fuqishme në shoqërinë shqiptare. Sipas mendimit tim, megjithë ndryshimet pozitive që kanë ndodhur dhe që vazhdojnë, lufta e shoqërisë tonë për barazi të vërtetë gjinore ndeshet ende me pengesa të forta, të vjetra, universale, të trashëguara, por dhe të “modernizuara” të maskuara me frazeologji të sofistikuara, në të cilat maskohet thelbi maskilist ose ai zbukurohet me ambalazhe të bukura feministe.

Kjo luftë e shoqërisë tonë dhe veçanërisht e grave, për barazi gjinore duhet të bëhet në “dritën e diellit” pa hipokrizi, pa maska dhe frazeologji iluministe, për barazi gjinore, jo të konceptuar si “tolerancë” dhe mëshirë burrash në shoqëri, familje, politikë, shtet apo pushtet.
Gratë tona tani nuk kanë më nevojë për “iluzione të zbukuruara gjinore”. Atë nuk mund ta kompensojë shoqëria dhe politika e cdo krahu qoftë as “përkëdhelje” vetëm të ca “grave të elitës”, të cilat duhet të jenë lidere të fuqishme në luftën e tyre për barazi, jo vetëm për vete, por dhe për të gjithë gratë që kanë të njëjtin identitet me to, social, gjinor dhe se-ksual.

Lëvizja e gruas në Shqipëri për barazi gjinore ka ca kohë që është stereotipizuar në disa veprimtari shoqatash me natyrë akademike që konsumojnë fonde vetëm më “kufijtë e propagandës” së thjeshtë, por që impakti i tyre është shumë i ulët dhe reflektimi social i luftës së tyre gati i pandjeshëm dhe i padukshëm.

Në këtë kontekst, disa figura grash lidere të lëvizjeve për barazi gjinore, tashmë ndihen që janë konsumuar dhe xhirojnë në boshllëk idesh dhe veprimtarish në bollëk, nga të cilat askush veç tyre nuk ka interes. Kjo situatë nuk zbutet me receta iluministe. Nga sa kam mundur të ndjek “lëvizjet feministe” apo të çdo natyre tjetër në Shqipëri, më duket se ka nevojë të ndryshojë “aksi i betejës” së grave për barazi gjinore. Më së pari nuk duhet të pajtohemi aspak me “nëntekstet se-ksiste” të politikës publike dhe shoqërisë, e cila tashmë e ka zbehur disi luftën për të respektuar “standardin e barazisë” që nga parlamenti e deri në organet e pushtetit vendor.

Megjithëse nuk thuhet hapur, nuk është e vështirë të kuptosh “karakterin se-ksist” të shoqërisë tonë, e cila po punon dinakërisht për ta mbajtur të “bllokuar” gruan në trekëndëshin e saj “gjenetikisht fatal”, midis fëmijëve, kuzhinës dhe institucioneve fetare. Si një problem që nuk është vetëm shqiptar por edhe mbarë botëror, si një rrezik të deformimit të luftës së gruas për barazi, e ka diktuar dhe demaskuar fort gruaja e madhe e Gjermanisë, Kancelaria e Hekurt Angela Merkel, e cila me të drejtë ka ngritur alarmin social.

Nuk është fare për t’u habitur që lufta e femrave për barazi gjinore në shoqërinë moderne është përballë një “gracke të re” që vjen edhe nga bollëku material, i cili realisht ka filluar të ketë efekt të kundërt negative dhe të bëhet shkak për të “sabotuar” luftën e saj për barazi gjinore, si qenie sociale e barabartë me mashkullin.

Tani në shoqërinë shqiptare po duket një “grackë e re” e natyrës maskiliste, që po bëhet ndikuese duke e trajtuar konceptin e “femrës moderne”, si objekt se-ksi, reklamash nudiste, si qenie me destinacion prioritar se-ksual dhe riprodhues. Pavarësisht dukjeve joshëse të “femrës si objekt se-ksi”, mendoj se ky “reduktim misioni”, i cili për fat të keq po përhapet si epidemi, ka krijuar edhe tek një masë femrash të reja një “kulturë përshtatjeje, adoptimi” me këto misione dhe funksione të “reja” të shoqërisë moderne, të cilat gradualisht po cenojnë dhe reduktojnë funksionin dhe misionin e tyre si qytetare.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi