Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Parajsa, Mit apo Realitet? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Parajsa, Mit apo Realitet? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parajsa, Mit apo Realitet?

2 posters

Shko poshtë

Parajsa, Mit apo Realitet? Empty Parajsa, Mit apo Realitet?

Mesazh nga WebMaster Sat 9 Jul 2011 - 11:35

Në këtë kohë vere shumëkush nga ne, natyrshëm nuk do të merrej me çështjen e mëposhtme. Dëshira për të pushuar, për t’u ç’lodhur, prirja që ndonjëherë shkon deri në padurim për t’u larguar nga realiteti i përditshëm (sidomos në këtë kohë sezoni dhe provimesh për studentët) përsëri nuk do t’ia zbehte rëndësinë kësaj çështjeje. Çështja në dukje është e thjeshtë. Disa nisur nga titulli menjëherë do të pozicionoheshin sipas bindjeve. Të tjerë do të shikonin argumentet. Por le ta shohim më në brendësi çështjen: “Parajsa nuk egziston, ajo është vetëm një përallë për njerëzit të cilët kanë frikë nga vdekja.” Kështu u shpreh fizikanti dhe kozmologu i mirënjohur britanik Stivën Hokin (Stephen Hawking) në një intervistë dhënë për gazetën prestigjoze “The Guardian” jo shumë kohë më parë.
Çështja e parajsës, egzistencës apo mosegzistencës së saj, në mënyrë të natyrshme lidhet me egzistencën ose jo të jetës së përjetshme dhe e gjitha kjo me egzistencën ose jo të vetë Perëndisë.

Nisur nga pohimet e tij Stephen Hawking nuk e konsideron aspak si të vlefshme egzistencën e një Krijuesi të universit dhe të gjithçkaje tjetër. Arsyeja sipas tij është se “Universi mund dhe do të krijojë vetveten nga asgjëja sepse egziston një Ligj si ai i Gravitetit. Krijimi spontan është arsyeja që egziston diçka dhe jo asgjë, arsyeja pse universi egziston, pse ne egzistojmë“, Këtë deklaratë ai e shkruajti në librin e tij “The Grand Design” të botuar në vitin 2010.

Megjithatë 4 shekuj më parë shkencëtari me ndikimin me të madh në histori dhe vetë shpikësi i Ligjit të Gravitetit bëri një paralajmërim kundër përdorimit të këtij Ligji. “Graviteti shpjegon lëvizjen e planeteve, por nuk mund të shpjegojë kush i vendosi planetet në lëvizje. Zoti kontrollon të gjitha gjërat dhe njeh gjithçka që është dhe që duhet bërë. Ky sistem i mrekullueshëm i diellit, planeteve dhe kometave mund të vazhdojë vetëm me anë të drejtimit dhe sundimit të një Qënieje inteligjente”, shpjegoi ai.

Matematicieni i njohur i krishterë i Universitetit të Oksfordit profesor Xhon Lenoks (John Lennox) thotë të njëjtën gjë: “Ligjet fizike asnjëherë nuk mund të sigurojnë një shpjegim të plotë të universit. Ligjet në vetvete nuk krijojnë asgjë, ato janë thjesht një përshkrim i asaj që ndodh nën disa kushte të caktuara.”

Kush e krijoi Universin në të cilin jetojmë? Si ka ardhur gjthçka që mund të shohim në egzistencë? A egziston Perëndia dhe nëse po a egziston një realitet shpirtëror i padukshëm si Parajsa? Përgjigjet e këtyre pyetjeve si dhe të qindra të tjerave të ngjashme me to në përmbajtje, fatkeqësisht, krijojnë ndarjen me të madhe të botëkuptimeve dhe ideve që njerëzimi mund të njohë sot.

Vijon në artikullin pasardhës

Shkroi për Jetë Studentore, Genci Hoxha
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parajsa, Mit apo Realitet? Empty Re: Parajsa, Mit apo Realitet?

Mesazh nga Anakonda Tue 3 Apr 2012 - 17:51

Me te than te drejten,un nuk besoj tek keto gjera.Kur te me vij koha per te vdekur,te pakten te me fusin ne nje grop sa me mos me hanger qent,a nferr a n parajs e di i madhi zot at pun.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi