Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Barku, “truri i dytë” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Barku, “truri i dytë” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Barku, “truri i dytë”

3 posters

Shko poshtë

Barku, “truri i dytë” Empty Barku, “truri i dytë”

Mesazh nga WebMaster Mon 25 Jul 2011 - 1:26

Barku, “truri i dytë”
Jo më kot njerëzit thonë se barku vendos. Tani edhe mjekësia po u jep të drejtë...

Truri i dytë i njeriut gjendet në bark. 100 milionë qeliza nervore mbështjellin zonën e tretjes në bark, duke formuar një shëmbëlltyrë të trurit ku llojet e qelizave, lëndët vepruese dhe marrësit janë po të njëjtit që gjenden në tru. Proceset fizike janë më tepër të lidhura me sistemin e tretjes nga sa mendohej deri më sot.

“Truri” i barkut luan një rol të madh për ndjenjat e gëzimit dhe vuajtjes. Qendra operative e makinerisë së tretjes nuk merret vetëm me analizimin e përbërjes së ushqimit, nivelit të kripës dhe përqindjes së ujit apo vetëm me bashkërendimin e mekanizmave të përtypjes dhe tretjes.

Përveç këtyre, ajo mban nën kontroll edhe baraspeshën e përsosur tek lëndët bazë të nervave, hormonet që mund të stimulohen dhe sekretet që duhen ruajtur. Përgjatë 75 vjetësh jetë, kalojnë më tepër se 30 tonë ushqime dhe 50.000 litra lëng nëpër zorrë. Trurit të barkut i del për detyrë të analizojë me miliona lëndë kimike dhe të mposhtë miliona helme apo rreziqe të tjera të ardhura me ushqimin, punë të cilën ai arrin ta bëjë me një shkallë të lartë inteligjence.
Barku1.jpg
Qendra operative e barkut organizon luftën kundër pushtuesve nga më të këqijtë si ç´janë mikroorganizmat që jetojnë brenda nesh dhe që gjenden me miliona brenda zorrëve dhe që përpiqen tërë kohës të futen në pjesët e tjera të trupit tonë. Apo atyre mikroorganizmave që, në një numër shumë të madh, përtypim përditë.

Zorra është organi me imunitetin më të madh në trupin e njeriut, në të cilin gjenden më tepër se 70 për qind të qelizave mbrojtëse. Një pjesë e madhe e tyre janë të lidhura drejtpërsëdrejti me “trurin” barkor. Ato mësojnë të dallojnë midis asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe. Pastaj, këto të dhëna ruhen dhe kur lind nevoja thirren. Një pjesë e madhe e kësaj ndodh në mënyrë të pavarur nga koka. Thellë brenda zonës së tretjes nuk është më truri i kokës zot.

Truri barkor mund të gjenerojë dhe përpunojë të dhënat që i vijnë nga marrësit e tij dhe kontrollon sërën e reaksioneve. Ai u jep udhëzime organeve fqinjë, kontrollon mbrojtjen kundër infeksioneve dhe lëvizjen e muskujve.

Atij i duhet të vendosë në mënyrë të shpejtë dhe të dijë të thërrasë dijet e ruajtura. Ai është i organizuar në mënyrë funksionale dhe punon me qarqe (turne). Është në gjendje të bëjë dallimin midis gjendjeve të ndryshme dhe në bazë të saj të kundërveprojë.

Barku dhe koka janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Atë që ndodh në kokë e merr vesh përnjëherë barku. Kur ndonjë helm arrin të depërtojë në trup, truri barkor e ndjen rrezikun dhe dërgon sinjale alarmi për në kokë dhe truri i kokës dërgon sinjale në drejtimin e kundërt për poshtë.

Truri i kokës zbut të ndjehurin keq. Po të ndjenim më tërë fortësinë e tyre tërë ato që ndodhin në bark do të ndjeheshim shumë keq. Midis të tjerash nuk do të ishim në gjendje të flisnim ndërkohë që do të hanim. Kur njeriu ka kaluar përgjatë një periudhe me stres të qëndrueshëm, atëherë ky ka mbetur akoma jo vetëm në tru, por edhe në bark.

Barku midis të tjerash furnizon edhe katalogun e madh të ndjenjave dhe mendimeve që gjenden në tru dhe të cilin e shfletojmë kur duam të marrim një vendim mbi një rrethanë të ngjashme me një që kemi përjetuar më parë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barku, “truri i dytë” Empty Re: Barku, “truri i dytë”

Mesazh nga WebMaster Mon 25 Jul 2011 - 1:27

Truri i barkut

Mesi inteligjent -Barku e di se cili mashkull është për ju apo kur duhet të ndërroni punën, ndërkohë që koka, mendja bluan ende. Testi ynë zbulon nëse ju me të vërtetë e dëgjoni zërin tuaj të brendshëm.
Për një kohë të gjatë, fenomene si ndjenja , shqisa e gjashtë, ndjenja e papërcaktuar në bark apo intuita nuk kanë qenë temë për shkencën e natyrës. Ndërkohë lulëzojnë fiziologjia dhe psikologjia neurologjike, shkencëtarët thuajse në mënyrë të pashmangshme ranë në gjurmë të të mistershmes “Të mendosh pa menduar”.Ata e pozicionuan atë pikërisht në një vend të trupit, në sistemin e tretjes, i cili si funksion të parë ka veprimtari te tjera. Muret e brendshme të zorrës vishen nga trakti i nervave ne formen e një rrjete nervore e cila fillimisht u emërtua “visceral brain” ( truri i barkut) nga neurologu amerikan, Antonio Damasco. Kjo qendër analizimi të dhënash përmban minimumi 100 milion qeliza nervore. Punon me të njëjtat substanca mesazhere (tejçuese) si truri i kokës, zotëron një kujtesë të vetën dhe është vazhdimisht në kontakt me qendrën e kokës nëpërmjet mijëra fibrash nervore. Dhe: transmeton katër herë më shumë sinjale lart, sesa ajo vetë merr nga koka. Çfarë ka barku për të bërë dhe koka për të thënë? Objekti inteligjent në zorrët tona rregullon proceset tepër të ndërlikuara të tretjes: ndarjen, vlerësimin, dhe hollimin e ushqimit. Por vetëm kaq? Si gjithmonë gjuha e folur di më tepër: Themi: “Duhet ta përpunoj njëherë këtë lajm”. Që do të thotë: përjetime, të cilat na emocionojnë, përshtypje, të cilat vërshojnë drejt nesh, kontakte njerëzore, të cilat na afrohen, pyetje të cilat qëndrojnë “në stomak” – gjithçka vlerësohet në bark, përpunohet, dhe ose qëndron ose hidhet poshtë.
Mësoni ta kuptoni më mirë barkun tuaj
Kush është më e zgjuar – koka apo barku?Kjo është individuale, por të dyja janë po aq të rëndësishme. Truri i barkut di më shumë në të gjitha pyetjet bazë, të cilat prekin (mbi)-jetesën: shëndeti, ushqimi, seksi, njohuritë mbi natyrën njerëzore. Koka mund të përmbledh me fjalë dhe kështu të bëjë të kapshme, të analizojë situata të ndërlikuara, të arrijë në përfundime. Në rastin ideal bashkëpunojnë koka dhe barku së bashku. A mund të ngatërrohet truri i barkut?Nuk bën gabime klasike. Por: truri i barkut është evoluese e stërlashtë, më tepër e vjetër sesa truri i kokës. Kështu ai mund të reagojë ndonjëherë disi konservativ. Për shembull, duke shprehur antipati spontane kundrejt të panjohurës dhe të pazakonshmes. Në këtë mënyrë truri i barkut do të kursejë përjetime të pakëndshme. Kështu mund të zbehet ndonjëherë edhe e reja dhe interesantja.
A mund të stërvitet truri i barkut?
Nuk duhet me domosdo, terorikisht funksionon në mënyrë të shkëlqyer që nga lindja. Por mundet herë pas here të ushtrohet, ta dëgjosh më mirë dhe t’I kuptosh më qartë shenjat e tij. Gratë janë në këtë fushë nga natyra më mirë se burrat – ato kujtohen për qendrën e barkut çdo katër javë.
Çfarë duhet bërë kur koka do tjetër gjë nga barku?
Barku thotë, tani ke nevojë për qetësi, por koka ngulmon qartë: Duhet të vazhdosh të punosh. Rregulla të rëndsishme të sjelljes në raste të tilla konfliktuale: sinjalet e alarmit “nga poshtë” mos I shtyp, por përpiquni të gjeni një kompromis I cili të bën të ndihesh mirë. Kjo do të thotë: barku ka të drejtë.

VM
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barku, “truri i dytë” Empty Re: Barku, “truri i dytë”

Mesazh nga Jupiteri Tue 26 Jul 2011 - 2:45

tamam kjo me duket kishte disa vite qe qarkullonte si ide ......
Jupiteri
Jupiteri
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 37
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/07/2011
Mosha Mosha : 86

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barku, “truri i dytë” Empty Re: Barku, “truri i dytë”

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 18:36

epo nga barku fillon dashuria
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barku, “truri i dytë” Empty Re: Barku, “truri i dytë”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi