Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
TRURI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
TRURI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TRURI

Shko poshtë

TRURI Empty TRURI

Mesazh nga Anakonda Mon 22 Dec 2014 - 23:44

TRURI - “KY TOP MAGJIK”
 
         Truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës në tokë dhe është fare pak i shfrytëzuar. Me të drejtë fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të trurit, e quajti atë “top magjik” dhe konsideroi se truri do të mbetet fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t’i zbulohet njerëzimit.TRURI Truri1 Për t’i kuptuar më mirë sjelljet e njerëzve, duhet të dimë më shumë mbi ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili është ai gjenerator aq i fuqishëm që i futë në funksion gjithë këto procese psiko-fizike? Kush tjetër, pos trurit.

            Truri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, jo vetëm të psikologëve të sotëm , por edhe të dijetarëve që nga kohët më të lashta, sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse shumicën e sjelljeve. I përbërë nga miliona neurone, truri (sidomos ai i qenies njerëzore) është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik. Sa për ilustrim, sërish figurativ, po e cek se i tërë rrjeti telefonik botëror, në krahasim vëllimor me trurin, paraqet vetëm një kokërr fasuleje.
            Truri është edhe pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervorë. Ai veçanërisht luan rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e jetë psikike të njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon organizmin në përgjithësi; bënë të mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv (nëpërmjet transmetimit të impulseve nervore) dhe paraqet bazën fiziologjike për tërë jetën psikike: pra, është bartës i të gjitha proceseve psikike.
            Pjesët kryesore të trurit janë tri: truri i madh, truri i mesëm dhe truri i vogël, kurse pjesa më e rëndësishme dhe më e zhvilluar e tij është korja e trurit ose siç quhet ndryshe, korteksi. Në zhvillimin e sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet më së voni dhe ajo paraqet rezultatet më të larta të evolucionit. Sipërfaqja e saj është rreth 2m2 dhe përmban rreth 14miliard elemente qelizore.
            Truri i të porsalindurit është katër herë më i lehtë se ai i njeriu të rritur. Deri në vitin e gjashtë truri arrin përafërsisht 90% të peshës dhe të proporcioneve të tij përfundimtare. Kështu, ndërmjet moshës 9 dhe 10 vjeçare, truri i fëmijës arrin të ketë proporcion gati të njëjtë me atë të trurit të të rriturit. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht se pesha dhe mosha e trurit nuk është  e lidhur drejtpërsëdrejti me zhvillimin e inteligjencë. Truri peshon rreth 1.5 kg.
 Forca e trurit
 
            Siç u tha edhe më lartë, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga vjetërsia trurit. Mund që njeriu në moshë shumë të re ose shumë të vjetër, të arrij rezultate fenomenale. P.sh. Gogeni filloi të merret me art pas moshës 30 vjeçare. Mikeloangjelo, veprat më madhështore i krijoi në moshën 80 vjeçare. Edhe Pikaso veprat më të mëdha  i krijoi n vitet e 90 të jetës.
            Aleksandri i Madh i Maqedonisë i ka njohur me emër të gjithë ushtarët e vet. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar me të gjithë pa përkthyes. Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, për një ditë i mësoi të gjithë emrat e anëtarëve të senatit dhe të shumë njerëzve tjerë të Romës, me të cilët u taku. Filozofi dhe mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, qysh në moshën 10 vjeçare e recitonte Kur’anin përmendësh, ndërsa në moshën 14 vjeçare edhe të gjitha veprat e Aristotelit. Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV, kishte memorie fantastike: secilën libër që  e lexonte dy herë, mund ta përsëriste fjalë për fjalë. Mocarti si 14 vjeçar, në kishën e Shënë Pjetrit në Romë, majti në mendje gjatë kohës së interpretimit gjithë muzikën e një muzikantit të madh, notat e së cilës mbaheshin në fshehtësi. Indiania, Shakuntala Devi ishte për gjashtë sekonda më e shpejtë se kompjuteri  në zgjidhjen e një problemi të ndërlikuar matematikor (është fjala për vitet e 80-ta) etj.
            Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe në dy gjysmë pjesë: e majta dhe e djathta, kështu që secila anë e trurit  kontrollon pjesën e kundërt të trupit: pra, në qoftë se dëmtohet ana e majtë e trurit, pëson paralizë pjesa e djathtë e trupit dhe anasjelltas.

            Kërkimet më të reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn japin dritë më tepër në aktivitetin e këtyre dy pjesëve të trurit. Pjesa e majtë e trurit drejton aktivitetet shkencore: matematikën, logjikën, analizën etj., ndërsa pjesa e djathtë drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikën, ritmin, fantazinë etj.
            Sipas Ornshtajn-it, njerëzit që janë mësuar ta shfrytëzojnë njërën anë të trurit, e kanë vështirë ta shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër. Është interesant se kur njëra anë e trurit dëmtohet, atëherë e gjithë forca kalon në anën tjetër. Por në qoftë se shfrytëzohen të dy pjesët e trurit, shumëfishohet aftësia deri në gjenialitet.
            Hulumtimet tek njerëzit, të cilët zakonisht konsiderohen artistë ose shkencëtarë të mëdhenj dhe supozohet se kanë shfrytëzuar te dy pjesët e trurit, japin këto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencëtari më i madh i kohës së vetë. Ai nuk ishte vetëm matematikan apo fizikan, por edhe ëndërrues i madh, i cili për ëndërrimet gati që përjashtohet nga kolegji. Sipas fjalëve të tij, Teorinë e relativitetit nuk e zbuloi duke punuar në tavolinë,por i shtrirë në një rrafsh, duke shikuar diellin me sy gjysmë të mbyllur. Rrezet e diellit duke kaluar nëpër qepalla, oscilonin duke u shpërndarë në mijëra rrezatime të imëta. Ajnshtajni pyeti vetën se si do të dukej udhëtimi në një nga ato rreze të diellit. Kështu, fantazia e sillo atë deri në atë vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte të shkonte, por imagjinata (ana e djathtë e trurit) dhe njohuritë shkencore (ana e majatë e trurit) e sollën atë deri te zbulimi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave - Teoria e Relativitetit.
            Pikaso, një ndër piktorët më të njohur të kohës së sonë, tregon se në mënyrë matematikore dhe gjeometrike e ka përshkruar atë që ka dashur ta punojë, duke paraqitur detajisht marrëdhëniet specifike të cilat ka pretenduar t’i krijojë me ngjyrë, formë dhe vijë.
Ndoshta rasti më i mirë për ilustrimin e forcës së përbashkët të dy pjesëve të trurit do të ishte Leonardo da Vinçi, një ndër kokat më kreative të të gjitha kohërave, i cili ishte: matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se Leonardo me njërën dorë ka vizatuar, ndërsa me tjetrën ka shënuar njëkohësisht. Ekspertet që janë marrë me punimet e Leonardos, thonë se për t’i përmbledhur të gjitha punimet e tij, një njeriu i duhet 40 vite punë të pandërprere, nga tetë orë në ditë dhe atë, me njërën dorë të shkruaj, ndërsa me tjetrën të vizatojë.
            Siç pamë edhe më lartë, kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i pakufishëm aq është edhe i pazbuluar dhe misterik ose me fjalët të tjera, truri është i vetmi organ që e studion vetveten.
            Konsiderohet se truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme të natyrës në tokë dhe se është fare pak i shfrytëzuar. Sipas prof. Toni Bizen, trurin e kemi në funksion vetëm 1%, ndërsa Karl Shishar jep mendimin se vetëm 10% e trurit shfrytëzohet, kurse pjesa tjetër (90%) është një gjigant i vjetur. Ndërsa sipas njohurive më të reja, supozohet se ne shfrytëzojmë vetëm 4% nga numri i përgjithshëm i qelizave nervore.
            Nga gjithë kjo që u tha, del se truri posedon kapacitet të pamatur, të cilin asnjë tru elektronik, së paku deri më sot, nuk mund ta arrijë. Ai mund të pranoj (teorikisht) deri në 1015   të  mendimeve. Se sa është mundësia  e pamatur e pranimit të informacioneve mund ta kuptojmë vetëm përmes rrugës së krahasimit figurativ. Për t’u numëruar kjo madhësi e informacioneve, një njeriu i duhen 30 milion vjet punë të pandërprerë, ditë e natë, me shpejtësi: një informacion për një sekondë; ose nëse e paramendojmë se secila pjesë e mendimeve ose çdo informacion është në madhësinë e një kokrre gruri, atëherë kjo masë e pamatur e grurit do të mund të vendosej në një depo, e cila do të kishte lartësinë 3 metra, gjerësinë 5 metra dhe gjatësinë 4500 km.
            Në koren e trurit, mendohet se ekzistojnë rreth 15 miliardë qeliza, të cilat po të vendosën në një varg të pandërprerë, do të formonin gjatësinë rreth 100.000 km.
            Se si funksionojnë ato qeliza në tru, me biliona lidhjesh mes veti, me gjasë, deri në fund, kurrë nuk do të zbulohen.
 
            Historia e zhvillimi i trurit
 TRURI Image006Siç e cekëm edhe më lartë, truri ka tërhequr vëmendjen e njeriut që nga lashtësia. Sipas shënimeve historike truri për herë të parë përmendet në një papirus, të cilin historianet e mjekësisë e konsiderojnë si libër më të vjetër mjekësor në botë.
            Ky papirus edhe u emërtua si “Papirus Edvin Smith”, sipas emrit të personit i cili e gjeti në Ksar (Egjipt) më 1862. Supozohet se është shkruar rreth vitit 1700 p. e. r. (1200 vjet para Hipokratit, babait të mjekësisë, në formulën e të cilit edhe sot e kësaj dite betohen  mjekët e rinj para se ta fillojnë këtë profesion).
            Truri përmendet edhe tek grekët e vjetër, si tek Hipokrati, Aristoteli, Platoni etj., por tek më vonë, në shkollën e Alkesandriesë, 335 - 285 p. e .r., Herofili dhe kolegu i tij Erazistrati, filluan të merren në mënyrë sistematike me trurin dhe prej atëherë zbulimet për trurin përparojnë ngadalë nëpër shekuj deri në ditët tona.
            Përsosja e pjesëve të posaçme të trurit, tek organizmat shtazor gjatë evolucionit, vështirë mund të shpjegohet, edhe pse evolucioni i shqisave organike ka filluar mjaftë herët, qysh në kohën kur janë formuar organizmat njëqelizorë.
            Mund të thuhet se tek shqisat organike ekziston një substancë, e cila ka rolin e baterisë për shndërrimin e rrezeve të marra në energji elektrike me forcë të ulët. Të gjitha kërkimet për sistemin e komunikimit nëpërmjet sinjaleve biologjike (impulseve) te organizmat shtazor, vërtetojnë se komunikimi kryhet posaçërisht nëpërmjet impulseve bioelektrike. Përshtypjet e jashtme bartën nëpërmjet shqisave (në formë fotografish) në qendrat përkatëse, ku një pjesë e tyre mbeten përgjithmonë lidhje biokimike. Pra, shqisat, jo vetëm të njeriut, por edhe të shumë gjallesave tjera, nuk janë gjendje metafizike, por procese biokimike. P.sh. pa kujtesën (mbamendjen) organizmat shtazor nuk do bënin shumë dallime. Ato nuk do e dinin kë e kanë mik e kë armik; nuk do mund të kryenin zgjedhjen e ushqimit; nuk do e njihnin partnerin  e vet. Praktikisht ato do të silleshin në mënyrë shumë instinktive.
            Sipas shumë eksperimenteve me shtazë, të cilave u është nxjerr truri i madh, është treguar se ato shtazë kanë treguar sjellje shumë të pakoordinuara. P.sh. gjarpri, pa trurin e madh, mund të lëvizë shumë mirë, por nuk i njeh armiqtë e vetë. Pëllumbi, pa trurin e madh, qëndron pa lëvizur sikur mumie, pra nuk tregon kurrfarë interesi për ndodhitë që zhvillohen rreth tij. Qeni pa trurin e madh, nuk e njeh pronarin e vet, TRURI Image008nuk e dallon ushqimin e nuk e njeh as frikën. Majmuni pa trurin e madh, nuk posedon kujtesë ose inteligjencë dhe jeton deri në tri javë. Bretkosa dhe peshku, pa trurin e madh, kanë sjellje gati normale. Kurse, fëmija pa trurin e madh, në një rast ka jetuar tri vjet e nëntë muaj, edhe pse nuk e ka njohur nënën e vet e as që ka mundur të mësoj diçka.
            Ndërsa tek njeriu, gjatë eksperimentimeve, kemi këto rezultate: Çrregullimi i funksionit të trurit të vogël ka si pasoj jostabilitetin e theksuar gjatë qëndrimit me sy hapur, luhatet tepër, është jostabil, kurse symbyllur rrëzohet. Te çrregullimet apo ngacmimet e trurit të mesëm, shkaktohet humbja e ndjenjës mekanike, termike, akustike, optike ose shkaktohet ndjeshmëria e tepruar (hiperstezia). Çrregullimi i trurit të madh, respektivisht i korës së trurit, mund të shkaktoj humbjen e plotë të kujtesës apo mbamendjes ose të shkaktoj rritjen enorme të saj.
            Neokirurgu nga SHBA-të dr. Wait-i, i pari arriti që ta izolojë trurin. Mbi 100 trurë të majmunëve, Wait-i arriti t’i ndajë nga kafka dhe t’i largoj nga truri dhe për orë të tëra t’i mbajë në jetë. Ndërsa tre shkencëtarë japonezë (Sudo, Kito dhe Adaqi), arritën që disa trurë të maceve t’i ngrijnë nën -20º C, t’i ruajnë në frigoriferë me ngrirje të thellë dhe prapë t’i ringjallin. Kur arritën ta ndajnë trurin nga trupi, atëherë lindi edhe ideja për mundësinë e përrënditjes (shartimit) të trurit. Dr. Wait-i arriti i pari ta realizoj këtë eksperiment që më 1965 nëpërmjet transplantimit të trurit të qenit. Prapë lindi pyetja: a mund të bëhet kjo edhe te njeriu? Wait-i mendon se po, por thotë se ai nuk do e bëjë i pari, pasi ende nuk e ka gjetur daljen nga dilema se a është kjo e drejtë apo jo.
            Shkaqet e zhvillimit të trurit nuk mund të jenë vetëm dëshirat dhe aktivitetet e qenieve të gjalla. Kushti, pothuajse kryesor për zhvillimin e trurit, është ambienti natyror, në të cilin sillet njeriu. Njeriu dhe ambienti janë faktorë nga të cilët varet edhe zhvillimi i shpejtë ose i ngadaltë i trurit. Duhet të cekim se inteligjenca trashëgohet nga paraardhësit në masë shumë të vogël, prandaj ajo arrihet dhe zhvillohet nga aktiviteti gjatë gjithë jetës. Pra, me të drejtë fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të trurit, e quajti atë “top magjik” dhe konsideroi se truri do të mbetet fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t’i zbulohet njerëzimit.
 
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TRURI Empty Re: TRURI

Mesazh nga Anakonda Mon 22 Dec 2014 - 23:46

(SI PUNON TRURI I NJERIUT?) -Organizata e Kombeve të Bashkuara ka marrë një inisiativ, qysh në vitin 1990, që Shkencarët të cilët studjojnë trurin,bashkë me studjuesit nga disiplinat e tjera të afërta,të përpiqen të zbulojnë si punon truri i njeriut.Këto kërkime janë zgjeruar shumë në dekaden e fundit që quhetn

Dekada t e trurit
”, gjatë së cilës janë arritur
mjaftë zbulime. -
Për funksionet që kryen, truri duket si materia më misterioze,si dhurat ‘qiellore’ për
njeriun dhe për të gjitha qëniet e gjalla. Zhvillimi apo mos suksesi i njeriut gjithmon i dedikohen zhvillimit apo mos zhvillimit të trurit.Një rol shumë të rëndësishëm në arritjet apo sukseset e njeriut ka edhe kultura, shkollimi,edukata,vëndi i punës,vëndi i origjinës,familja etj.por sidoqoftë, pa një mëndje të shëndosh,vështirë se mund të arrihen suksese në jetë. FUNKSIONET E TRURIT DHE MEMORIZIMI -Truri i njeriut ëshë një organ kompleks,organ që na lejon ne të mendojmë, të lëvizim,të ndjejmë ,të shofim,të dëgjojmë ,të shijojmë dhe të nuhasim.Ai kontrollon trupin tonë,merr informacione,i analizon informacionet dhe i depoziton ato (në memorien tonë ).
Truri prodhon sinjale elektrike,të cilat bashkë me reaksionet kimike, bë jnë të mundur të komunikojnë pjesë të trupit me njëra tjetrën.Nervat dërgojnë sinjalet në të gjitha pjesët e trupit. DIMENSIONET E TRURIT TË NJERIUT Pesha mesatare e trurit të njeriut është
rreth 1300-1400 gr.
 Në lindje truri peshon rreth 350-400 gr.Me rritjen e fëmijës,numuri i qelizave mbetet relativishtë i njëjtë,por qelizat rriten në madhë si dhe rritet numuri i ndërlidhjeve te tyre.
TRURI 1-bec0fb17d4
[size=96]Truri ka tre pjesët kryesore:Cerebrum(truri i madh),trurin e vogël dhe Medullën[/size]
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi