Vihet nën kontroll zjarri në kufi me Greqinë
Faqja 1 e 1
Vihet nën kontroll zjarri në kufi me Greqinë
Zjarri i fuqishëm i rënë pasditen e së dielës në vendin e quajtur Katund, në Dropullin e Sipërm në Gjirokastër, pikërisht pranë kufirit me Greqinë, është drejt shuarjes së plotë..Policia kufitare e Gjirokastrës bën me dije se masivi pyjor pranë kufirit u përfshi nga zjarri rreth orës 16.00. Autoritetet e policisë njoftuan se vatra e zjarrit u shfaq nga ana greke e kufirit, por falë erës së fortë ai u përhap me shpejtësi në drejtim të kodrave përballë fshatit Dritë, duke shkrumbuar për pak minuta sipërfaqe të mëdha me kullotë, prralli dhe kocimare.Dy automjetet zjarrfikës të Gjirokastrës e kishin të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e flakëve të përmasave të mëdha, pasi vatra e zjarrit ndodhej në kodrat greke përballë fshatit Dritë dhe Vrisera. Madje, sipas autoriteteve vendore edhe shuarja me mjete rrethanore ishte e pamundur pasi intensiteti i zjarrit ishte shumë i lartë dhe flakët arrinin lartësinë rreth 3 metra.
U desh ndërhyrja e palës greke në Janinë dhe dërgimi i dy fluturakeve greke, të cilat hodhën disa herë ujë mbi vatrat e zjarrit në të dyja anët e kufirit.
Sipas agjencisë Noa, rreth orës 19:00 zjarri është vënë nën kontroll dhe tani është drejt shuarjes së plotë.

Similar topics
» Ja pse unaza e martesës vihet në gishtin e katërt
» Vepra e hershme e Picassos vihet në shitje për 80 milionë dollarë
» A mund të vihet në diskutim “aftësia” shqiptare në mësimin e gjuhëve të huaja?
» Babe e bir marrin peng nipin per borxhet,policia vihet ne kerkim
» Kontroll klinikave private

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|