Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Gënjeshtrat” që transmeton pornografia për femrat! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Gënjeshtrat” që transmeton pornografia për femrat! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Gënjeshtrat” që transmeton pornografia për femrat!

5 posters

Shko poshtë

“Gënjeshtrat” që transmeton pornografia për femrat! Empty “Gënjeshtrat” që transmeton pornografia për femrat!

Mesazh nga WebMaster Sat 6 Aug 2011 - 6:25

Gënjeshtra 1 – Femrat janë më pak se njerëzore

Femrat te revista Playboy quhen “lepurushka,” duke i bërë ato kafshëza të vogla të lezetshme ose “shokë loje,” duke i bërë lodra. Revista Penthouse i quan ato “pets” (kafshë që mbahen në shtëpi). Pornografia shpesh iu referohet femrave si kafshë, lodra, ose pjesë trupi. Disa pornografi tregojnë vetëm trupin ose organet genitale dhe nuk e tregojnë fare fytyrën. Ideja që femrat janë qenie reale njerëzore me mendime dhe emocione minimizohet.

Gënjeshtra 2 – Femrat janë një “sport”

Disa revista sporti kanë një numër “kostume banje”. Kjo sugjeron që femrat janë një lloj sporti. Pornografia e shikon seksin si lojë dhe në lojë duhet të “fitosh”, “mundësh”, ose “shënosh”. Meshkujt që e gëlltisin këtë pikëpamje kanë qejf të flasin për “rezultate” me femrat. Ata fillojnë ta matin burrërinë e tyre me “pikët” që kanë marrë. Çdo femër me të cilën “shënoj” është një trofe më shumë në raft apo një “shenjë” më shumë në rrip për të treguar maskilitetin.

Gënjeshtra 3 – Femrat janë pronë

Të gjithë keni parë fotografi të ndonjë makine elegante me një vajzë “sexy” të shtrirë mbi të. Mesazhi i pashprehur, “Bli njërën dhe do të kesh edhe tjetrën”. Pornografia e fortë e çon këtë edhe më tutje. Ajo i nxjerr femrat si mall në një katalog, duke i ekspozuar sa më shumë që të jetë e mundur që klienti t’i shikojë. Nuk është për t’u çuditur që shumë djem të rinj mendojnë se nëse kanë shpenzuar para duke dalë me një vajzë, ata kanë të drejtë të kenë seks me të. Pornografia thotë se femrat mund të blihen.

Gënjeshtra 4 – Vlera e një femre varet nga bukuria e trupit të saj

Femrat më pak tërheqëse përqeshen në pornografi. Ato quhen qen, balena, derra ose më keq, thjesht sepse nuk plotësojnë kriteret e pornografisë për femrën e “përsosur”. Pornografia nuk pyet për mendjen apo personalitetin e një femre, por vetëm për trupin e saj.

Gënjeshtra 5 – Femrave iu pëlqen përdhunimi

“Kur ajo thotë jo, do të thotë po” është një skenar tipik pornografie. Femrat paraqiten duke u përdhunuar, duke luftuar dhe duke qëlluar në fillim, por pastaj … Pornografia i mëson meshkujt të pëlqejnë keqtrajtimin e femrave për argëtim.

Gënjeshtra 6 – Fëmijët e vegjël duhet të kryejnë seks

Një nga gjërat që shiten më shumë në pornografi është imitimi i pornografisë “fëminore”. Vajzat grimohen në mënyrë të tillë, që të duken si vajza të vogla me flokët bisht, me këpucë vajzash të vogla, duke përqafuar një arush lodër. Mesazhi i fotografive dhe vizatimeve është që seksi i të rriturve me fëmijët është normal. Kjo e bën përdoruesin e pornografisë t’i shikojë fëmijët në mënyrë seksuale.

Gënjeshtra 7 – Seksi i paligjshëm është qejf

Pornografia shpesh përzien brenda edhe elemente të paligjshme ose të rrezikshme për ta bërë seksin më “interesant”. Ajo sugjeron që nuk mund të kënaqesh me seksin nëse ai nuk është anormal, i paligjshëm apo i rrezikshëm.

Gënjeshtra 8 – Prostitucioni është magjepsës

Pornografia e paraqet me ngjyra të bukura prostitucionin. Por në realitet, shumë nga vajzat e portretizuara në materialin pornografik një jetë skllaveje. Shumë kanë qenë të abuzuara seksualisht. Disa janë të infektuara me sëmundje të pashërueshme të transmetueshme seksualisht që janë shumë ngjitëse dhe shpesh vdesin në moshë shumë të re. Shumë prej tyre marrin drogë thjesht për të përballuar jetën. (zhurnal)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Gënjeshtrat” që transmeton pornografia për femrat! Empty Re: “Gënjeshtrat” që transmeton pornografia për femrat!

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 8 Aug 2011 - 1:17

Gënjeshtra 1 – Femrat janë më pak se njerëzore

''Jam i mendimit se femra te ketilla, e meritojne vertet qe te quhen dhe te trajtohen si te tilla. Nje femer qe nuk rrespekton vetveten dhe qe shet nderin e trupin e saj, rrjedhimisht do te cilsohet edhe e tille. Pra me pak fjale nuk me ngjan edhe shume genjeshter, por nje e vertet e pamohuar.''
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Gënjeshtrat” që transmeton pornografia për femrat! Empty Re: “Gënjeshtrat” që transmeton pornografia për femrat!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 8 Aug 2011 - 4:31

Dakord me ty Saimir.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Gënjeshtrat” që transmeton pornografia për femrat! Empty Re: “Gënjeshtrat” që transmeton pornografia për femrat!

Mesazh nga Docteur Mon 8 Aug 2011 - 5:14

femra te tilla ka plot bota
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Gënjeshtrat” që transmeton pornografia për femrat! Empty Re: “Gënjeshtrat” që transmeton pornografia për femrat!

Mesazh nga Anakonda Mon 20 Feb 2012 - 2:23

Nuk kane se cte bejne femrat kur sjane meshkujt te zote.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi