Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
25 gënjeshtrat më të përdorura .. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
25 gënjeshtrat më të përdorura .. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

25 gënjeshtrat më të përdorura ..

5 posters

Shko poshtë

25 gënjeshtrat më të përdorura .. Empty 25 gënjeshtrat më të përdorura ..

Mesazh nga Darius Fri 2 Dec 2011 - 23:11

25 gënjeshtrat më të përdorura

Dikush i quan “gënjeshtra të bardha”, secila prej tyre është e padëmshme por nëse ndonjëri prej jush thotë “nuk e kam thënë asnjërën, asnjëherë në jetën time”, atëherë kuptojeni që po ju gënjen.

1. Qenke dobësuar goxha
Zakonisht njeriu ndihet i detyruar ta thotë këtë gënjeshtër. Nuk është pare ndonjëherë në histori t’i përgjigjesh me “jo” pyetjes “hë, si të dukem, a jam dobësuar?” së shoqes suaj e cila jeton duke menduar se çfarë do të hajë mes vakteve.

2. Takohemi ndonjë ditë
Ajo ditë nuk vjen kurrë dhe të dy palët e dinë mirë që kjo është një dëshirë e rreme. Nëse nuk flitet për ditën, orën dhe vendin quhet e harruar. Po përsëri themi se jeta sociale ecën pak dhe kështu.

3. Nuk e ke fajin ti po unë!
Kjo mund të jetë gënjeshtra më e përdorur në histori. Kushedi sa çifte janë divorcuar me këtë fjali të mësuar përmendësh. Nëse e ke fajin ti atëherë shko e zgjidhe, pse pret ta zgjidh unë?

4. Ju kam dërguar një e-mail
Nëse adresa nuk është shkruar gabim e-maili vjen dhe këtë e dinë të gjithë. Humbja e letrave ishte përrallë e së kaluarës. Prandaj mos thoni “ju kam dërguar dje e-mail” sepse është gënjeshtër...

5. Tani do të të telefonoja
Duket që është një person të cilit duhet t’i kishit telefonuar por kohët e fundit e keni nënvlerësuar. Kur ju bie telefoni ju përgjigjeni “tani do të të telefonoja”. Kur? Tani? Pikërisht tani? Sido që të jetë e pranojmë nëse e duam personin përballë nesh.

6. Jam helmatisur
Njeriu mund të helmatiset me të vërtetë por kjo mund të jetë një nga gënjeshtrat më të përdorura për të mos dalë në punë. Sepse kjo zgjidhet brenda një dite, kur thoni “kam pasur të vjella, vazhdoj të vjell. Nuk mund të dal nga banja” personi tjetër nuk mund t’ju thotë “s‘ka gjë, hajde në punë”.

7. Kishte zbritje
Kjo është një gënjeshtër e thënë shpesh nga gratë ndaj të afërmve ose vetvetes. Nëse një dyqan ka bërë zbritje vetëm në një pjesë të tij ato mendojnë se çdo gjë e marrë aty është me ulje.

8. Kishte shumë trafik
Kjo është një gënjeshtër që mund të përdoret në rast vonesash. Dhe veçanërisht në qytetet e mëdha ku trafiku është bërë diçka e zakonshme, besohet nga të gjithë.

9. Nuk është ashtu siç duket!
Nëse dëgjoni nga dikush fjalën “nuk është siç duket” kuptojeni se aty nuk shkon diçka. Gënjeshtrat zakonisht fillojnë të vijnë pas kësaj fraze, duhet të tregohet kujdes.

10. Të paraqet të dobët
Si dukem mbrapa me pantallona? A më tregojnë të gjatë? A më mbulon barkun ky fustan? Ne përdorim shpesh fjalët e mësipërme kur bëhet fjalë për mbulimin e të metave trupore me anë të veshjeve.

11. Kisha një problem familjar
Nëse flet kështu atëherë radhën tjetër personi përballë nuk do t’ju pyesë më, është një gënjeshtër efektive, mund të përdoret në punë, shkollë, shoqëri. Një shkak i bukur.

12. Kam ulur zërin e telefonit
Nuk është e nevojshme ta shpjegoni gjerë e gjatë. E kush nuk e ka thënë këtë gënjeshtër? Të gjithë e njohim situatën dhe preferojmë t’i besojmë njëri-tjetrit. Por ndonjëherë zëri i telefonit mund të jetë me të vërtetë i fikur, kjo është punë tjetër…

13. Më dhemb koka
Kjo gënjeshtër përdoret kaq shumë... Femrat e përdorin si shkak kur nuk duan të kryejnë marrëdhënie? Mund të jetë dhe e vërtetë por mund të gjendet diçka tjetër…

14. Gjithë ditën isha në mbledhje
Nuk mund të jesh të gjithë ditën në mbledhje edhe nëse je President apo drejtues i një kompanie. S’ka rëndësi… ndonjëherë njeriut nuk ia pret mendja në ato çaste…

15. Nuk kam parë si ti
Nuk është e nevojshme të futemi në detaje, këto janë fjalë të përdora nga çiftet për të shprehur dashurinë ndaj njëri tjetrit. Një mënyrë tjetër e testimit të një lidhjeje është të shohësh kohëzgjatjen e saj.

16. Jam aty pas pesë minutave
Të gjithë e dimë se ky nuk është një pesë minutësh i provuar shkencërisht. Dhe faktin se ai person nuk do të vijë aty pas pesë minutave…tashmë kjo është një gënjeshtër dhe ne vazhdojmë të presim…

17. Kërkohet demokraci
Sigurisht që demokracia është kushti kryesor por njerëzit zakonisht kërkojnë demokraci për njerëzit që u ngjasojnë. Është një nga gënjeshtrat më të rrezikshme dhe nuk e kuptojnë që një ditë mund t’i dëmtojë dhe vetë përdoruesit e saj.

18. E rëndësishme është të jesh i bukur përbrenda
Të gjithë e thonë këtë dhe me të vërtetë bukuria shpirtërore është esenca dhe zbukuruesja e një marrëdhënieje. Por ne e dimë që jeta nuk ecën kështu. Dhe kjo gënjeshtër është shfaqur kështu dhe vazhdon të përdoret.

19. Po shkojmë tek mjeku
Gënjeshtrat e përdora nga nënat dhe baballarët ndaj fëmijëve janë një libër më vete. Kur rritemi e konceptojmë mirë situatën dhe ia transmetojmë të njëjtat gënjeshtra brezit tjetër. Ne e dimë se nuk mund të shkohet në spital me një makiazh të tillë dhe në këtë orë të vonë të natës.

20. Lexoj shumë libra
Këtu fjala “shumë” konceptohet ndryshe. Një libër në javë? Në muaj? Pastaj për çfarë librash bëhet fjalë? Por ç’është e vërteta personat që e përdorin këtë gënjeshtër kanë lexuar një bestsellerin e dy viteve më parë.

21. 2 milionë persona po na shikojnë
Një skenar i përjetuar në ëndrrat e producentëve televizivë. Megjithëse nuk ka pasur ndonjëherë 2 milionë shikues në të njëjtin çast dhe kanal ato preferojnë të shprehen kështu. Sepse shpresojnë që një ditë do të realizohet.

22. Filloj nesër
Një gënjeshtër e thënë më shumë vetes sonë dhe jo të tjerëve. Gjithnjë themi do filloj nesër kur bëhet fjalë për një të ardhme më të mire, për të lexuar një libër, dietë, sportin, kurs kuzhine, shkrimin e një romani e shumë të tjera.

23. Jam shumë perfeksionist(e)
Kjo është një gënjeshtër e përdorur zakonisht në takimet zyrtare të punës. Ndërkohë që përshkruani veten ju përdorni gënjeshtrën më të keqe duke thënë se jeni perfeksionist. Pala përballë çuditet dhe fillon të shikojë referencat.

24. Jemi vetëm shokë
E çfarë shokësh kemi parë deri tani...e përdorur shumë në botën e artistëve dhe e përhapur me shpejtësi tek jeta e njerëzve normale, kjo është gënjeshtra e viteve të fundit. Pastaj ç’na duhet ne edhe nëse jeni të dashur?

25. Nuk gënjej asnjëherë
Po, po…le ta pranojmë një herë dhe të themi që ndonjëherë jam i detyruar t’i përdor gënjeshtrat. E rëndësishme është të mos dëmtosh personin përballë.

p.s. Gëzohem që nuk duhet të përgjigjemi në të gjitha pyetjet, se vaj halli për rezultatin në fund...
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

25 gënjeshtrat më të përdorura .. Empty Re: 25 gënjeshtrat më të përdorura ..

Mesazh nga Anakonda Wed 7 Dec 2011 - 5:10

Aq shume i kemi degjuar sa edhe neper enderra na dalin.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

25 gënjeshtrat më të përdorura .. Empty Re: 25 gënjeshtrat më të përdorura ..

Mesazh nga *Sweety* Fri 27 Jan 2012 - 3:38

ka me shume se kaq sepse dite per dite i degjojme
*Sweety*
*Sweety*
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Saranda
Postime Postime : 183
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : Shume preferenca

Mbrapsht në krye Shko poshtë

25 gënjeshtrat më të përdorura .. Empty Re: 25 gënjeshtrat më të përdorura ..

Mesazh nga Emona Fri 27 Jan 2012 - 3:42

...Sikur u mesum me to, tani kan dal ne mode tjerat!!

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

25 gënjeshtrat më të përdorura .. Empty Re: 25 gënjeshtrat më të përdorura ..

Mesazh nga Klio Fri 27 Jan 2012 - 4:57

Une perdor shume ate sapo do te merja ne tele hahahahahah
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

25 gënjeshtrat më të përdorura .. Empty Re: 25 gënjeshtrat më të përdorura ..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi