Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Numerologjia e dashurise,si te njohesh veten ne dashuri. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Numerologjia e dashurise,si te njohesh veten ne dashuri. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Numerologjia e dashurise,si te njohesh veten ne dashuri.

2 posters

Shko poshtë

Numerologjia e dashurise,si te njohesh veten ne dashuri. Empty Numerologjia e dashurise,si te njohesh veten ne dashuri.

Mesazh nga WebMaster Fri 12 Aug 2011 - 0:48

Karakteri juaj në dashuri reflekton në numrin tuaj përfaqësues. Gjetja e numrit bëhet, duke mbledhur numrat e ditëlindjes dhe të muajit tuaj të lindjes dhe shndërrimi i tyre në numër njëshifror në mes të 1 dhe 9.
Për shembull: Nëse keni lindur më 21 mars (21 + 3 = 24 dhe 2 + 4 = 6) domethënë, numri përfaqësues është 6.

NËSE JENI 1:
Jeni të pavarur, impulsiv dhe spontan. Dëshironi që vetë të arrini deri tek suksesi. Në planin sentimental ju udhëheq pasioni, ju doni ose nuk doni, dhe silleni në harmoni me këtë. Keni nevojë që të jeni krenar me partnerin tuaj (por, edhe pse ju atë vetë e zgjidhni, keni vështirësi kur duhet t'i bëni disa lëshime, të sakrifikoni pak liri, ndaj më tepër e doni partnerin pak më të bindur). Duke qenë se jeni të guximshëm dhe dinamikë, ju jeni forca lëvizëse e perandorit.

NËSE JENI 2
Ju e dini se çfarë do të thotë koketim, tërheqje, "dashuri e përjetshme". Jeni të butë, krejtësisht sensibël, jeni të aftë t'iu përshtateni të tjerëve dhe t'iu bëni shërbime. Vërtet është vështirë të jetoni të vetmuar dhe keni nevojë që me dikë të ndani ndjenjat. Jeni të hapur ndaj shoqërisë dhe dëshironi që me të të jetoni në harmoni, ndaj ndiqni vetëm një rrugë: rrugën në të cilën zemra ju drejton.

NËSE JENI 3
I pushtoni të tjerët me natyrën tuaj artistike , me shpirtin tuaj të gjallë, brilant dhe me kuptimin për humor, por edhe me nevojën për të qenë të pavarur. Mbi të gjitha e doni lirinë. Jeni shpirtgjerë dhe plot pasion në dashuri, i frikësoheni vetëm monotonisë sentimentale e cila mund t'ua vrasë jetën tuaj. Për ju dashuria duhet të jetë lojë sentimentale. Në të kundërtën, ju asaj nuk i dorëzoheni. Thjesht, duhet t'jua ofrojë lirinë dhe të mahnitet me ju.

NËSE JENI 4
Lidhjet kalimtare? Flertet për një ditë? Nuk është kjo për ju. Ju jeni të dashur, sensibël, të butë , ndaj për dashuri ju nevojitet siguria, sinqeriteti, respekti – juve ju ndjell ndershmëria, bota e ndjenjave, e kurrësesi marrëzitë . Jeni posesivë dhe besnikë (sipas rregullit) , prandaj largojuni dashurisë në shikim të parë, pasioneve që mund të shërthejnë... dhe të shuhen.

NËSE JENI 5
Nëse flasim drejt, për ju nuk do të mund të thuhej se jeni prej atyre që fluturojnë nëpër retë dhe ëndrrat e dashurisë. Çfarë dëshironi ju? Lirinë, aventurën, udhëtimet, miqësitë dhe atë që është e re. Keni temperament të vrullshëm, jeni të padurimshëm dhe energjikë, ndaj çdo gjë tek ju ndodh papritur dhe spontanisht. Çdo gjë do të dëshironit të provonit, t'i ndani gëzimet tuaja, dhe me magnetizmin dhe sharmin tuaj të lindur i tërhiqni të tjerët, ju mendoni se çdo minutë dashuri meriton të përjetohet.

NËSE JENI 6
Gjashta është numër i harmonisë dhe dashurisë. Keni natyrë romantike dhe të mbrojtur, ndaj jeni të gatshëm të jepni shumë për të pëtjetuar qetësisht dashurinë tuaj (në këtë rast dashurinë do të duhej ta shënonim me shkronja të mëdha). Ju magjeps bukuria, kurse keni një ndjeshmëri të theksuar. Nga ana tjetër, ju nevojitet të jeni të qetë, të mbrojtur, sepse ju lidhjet e paqëndrueshme lehtë ju nxjerrin nga ekuilibri.

NËSE JENI 7
Shtata, numri i fshehtësive, e bën edhe shpirtin tuaj misterioz; nuk i tregoni lehtë ndjesitë tuaja. Jeni temperament i llojit të vet, të pavarur (mbase edhe të vetmuar!) dhe për ju joshja e polit tjetër nuk do të thotë se duhet të jetë intelektuale. Në të vërtetë, ju mund të dukeni indiferentë, por në thellësi të shpirtit ju jeni sensibël dhe në ju vlojnë ndjenjat. Ju nuk thoni lehtë: "Të dua!", këtë e tregoni në tjetër mënyrë. I mbetet partnerit tuaj që ta zbulojë fshehtësinë tuaj, të depërtojë në atë mister.

NËSE JENI 8
Teta, numri i fuqisë, jua jep edhe dëshirën e fuqishme, ndaj tërheqja juaj ndihet në rrethin tuaj. Për ju përvetësimi në dashuri nuk është "çikërrimë": kur doni, doni intensivisht. Për nga karakteri jeni besnik, të hapur dhe të plotë; ndjenjat i keni të drejtpërdrejta dhe me ju partneri e di se çfarë duhet bërë. Kur ju jeni në pyetje, pasioni dhe besnikëria duhet ta nënkuptojnë njëra-tjetrën, sepse ju nuk përfillni asgjë që është gjysmake.

NËSE JENI 9
Nënta, numri i fundit, është numër i idealizimit. Jeni shpirtmëdhenj, të durueshëm, zemërgjerë. Nuk jeni "romantikë" në dashuri, por jeni sentimentalë ( e vëreni dallimin?). Keni nevojë që të tjerët t'jua konfirmojnë dashurinë të cilën ndiejnë. Jeni shumë intuitivë, psikologë, lehtë i përvetësoni të tjerët dhe njerëzit kanë besim në ju. Për nga karakteri jeni joshfrytëzues, i doni njerëzit dhe për ju dashuria nuk është vetëm bashkëjetësë, por edhe bashkëpunim.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Numerologjia e dashurise,si te njohesh veten ne dashuri. Empty Re: Numerologjia e dashurise,si te njohesh veten ne dashuri.

Mesazh nga Anakonda Fri 10 Feb 2012 - 19:13

Po mua qe me del,nr10 si i behet kesaj pune?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi