Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Trashëgimitarët e shkëlqimit antik, në krizë të thellë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Trashëgimitarët e shkëlqimit antik, në krizë të thellë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trashëgimitarët e shkëlqimit antik, në krizë të thellë

2 posters

Shko poshtë

Trashëgimitarët e shkëlqimit antik, në krizë të thellë Empty Trashëgimitarët e shkëlqimit antik, në krizë të thellë

Mesazh nga WebMaster Mon 12 Sep 2011 - 20:46

A ardhmja e frikshme për Greqinë
Shqetёsimi i grekëve sillet si njё engjull i trembur nё territorin helen, dhe sot, frika pёr tё ardhmen ёshtё parafjala e jetёs sё tyre. Trashёgimtarёt e shkёlqimeve antike tё qytetёrimit, e kanё haruar luksin e krenarisё superiore tё origjinёs, pёr shkak tё krizёs sё thellё nё vendin e tyre. Kjo krizё i ka ekspozuar tanimё si njё komb tё brishtё, tё rrezikuar nga paaftёsia pёr tё parashikuar nё vazhdim pasojat e saj. Bashkë me ndryshimin e beftё tё mёnyrёs sё jetesёs, kriza ka sjellё ndryshime nё psikologjinё e popullit grek dhe perceptimet. Tё shёtitёsh trotuareve nё Greqi, do tё ndeshёsh njerёz tё dёshpёruar qё krenaria e antikitetit ka qёnё njё fuqi e pёrkohshme nё jetёn e tyre, dhe ёshtё e pamundur ajo tё vejё nё kontroll pesimizmin qytetar. Lёvizja nё rrugё tё kujton dritёn e zbehtё tё eklipsit nё qiell dhe atmosfera duket edhe mё e hirtё nga fytyrat e njerёzve ku me sy tё lirё vёshtirё tё dallosh gёzimin e jetёs.. Ka pllakosur heshtja dhe nё lokalet e natёs me buzuqe, tё famshme pёr ahengun edhe qefet me uzo dhe recinё, mandolinat gёrvishtin mbrёmjet si tё paakorduara, dhe pjatat nuk thyhen me mijёra nё dysheme, si njёherё e njё kohё, prej lumturisё sё madhe. Dikur e lehtё, lumturia tani sillet si njё kujtim pёrballё nevojёs sё ngutshme pёr tё rezistuar. Trafiku nё rrugё ёshtё lehtёsuar, si pёr tё vёrtetuar qё rritja e papunёsisё dhe rritja e pazakontё e kostos sё lёvizjes ka njё anё tё mirё, gjithsesi, ul ndotjen dhe shpenzimet. Tavernat historike me gatime produktesh deti kanё mё shumё personel se klientё, dhe kjo sjell aq mё shumё trishtim pikёrisht tani, nё kulmin e sezonit, ku turistёt jo vetёm janё shumё mё tё paktё se vitet e shkuara, por financiarisht, nuk janё cilёsorё. Ngaqё ekonomia e Greqisё ndryshe nga ç’pritej, nuk ka gjallёrimin e shpresuar prej turizmit kёtё sezon, trokitja e vjeshtёs do tё ketё me sa duket shumё kёrcёnim dhe prandaj, njёlloj si kriza, edhe frika atje po shndrohet nё njё institucion.
Me kёtё sfond, nё Greqi ёshtё fare lehtё tё konstatosh njё revolucion mendimi qё shoqёrohet me perceptime tё reja pёr mёnyrёn e jetesёs dhe pёr zhvillimin, ndёrkohё qё janё tё shumtё ata qё besojnё se thjeshtёsia e detyruar nё jetёn e tyre mund tё rrezultojё e dobishme. Ashtu si parardhёsit e tyre ndriçuan planetin dhe e udhёhoqёn njerёzimin drejt vlerave dhe pёrparimit me mёndjet e shquara, grekёt e sotёm, duke u pёrballur shumё ashpёr me krizёn e tyre, duket se po i paraprijnё njё epoke tё re nё botё.
Nё Greqi nuk shkruhet edhe nuk thuhet sllogani, “jeto thjesht”, por ndihet kudo, nё familje, nё rrugё, nё markete, nё institucione, nё pushtete. Njerёzit shpenzojnё mё pak dhe e kursejnё mё mirё kohёn e tyre. Babёzia kolektive e sё shkuarёs pёr jetё tё bollёkshme, mё vetura luksoze dhe vila po shndrohet nё pezm: Jeta ёshtё shumё e vogёl pёr ambicje dhe shpenzime kaq tё mёdha.
Nё kushtet e krizёs sё thellё, politika greke ёshtё ajo qё bёn diferencёn, me mundёsitё konstruktive qё i afron elektoratit, dhe me rolin e saj publik. Paqja mes debateve publike dhe mirёkuptimi i ndёrsjellё mes pushtetit dhe protestave, vёrteton sot misionin dhe rolin e tyre, vetёdijen e qartё, detyrёn. Pёr herё tё parё pushteti nё Greqi ёshtё transparent dhe si asnjёherё verteton inercinё e superioritetit grek dhe vlerёn e trashёgimisё. Edhe pse nё vёshtirёsi tё mёdha, grekёt dinё tё manaxhojnё jetёn e tyre. Mbas 20 vjet korrupsion spektakolar dhe afera tё qeverive tё mёparshme, tё cilat e zhytёn vendin e tyre nё krizё identiteti, pushteti i Jorgo Papandreut ngjan aq mё shumё i shёndetshёm, sa me tё drejtё, shumёkush e shikon atё si njё shpresё. Kryeministri aktual ёshtё duke hyrё nё histori, jo vetёm sepse pёr herё tё parё Greqia po krijon njё shtet publik tё njё demokracie tё pastёr, ku askush nuk guxon mё tё abuzojё, por sepse vёrtetoi botёrisht qё, vetёm nё mes tё rrezikut lind mundёsia. Duke rrezikuar, Greqia ёshtё nё njё riformatim total tё shoqёrisё. Idetё e Jorgo Papandreut rezultuan tё pёrshtatshme pёr t’u marё seriozisht nga ata qё mendojnё se duke pastruar korrupsionin shtetёror dhe gjithё shoqёrinё qelizё mё qelizё, situata do tё mund tё ndryshojё. Nё njёfarё mёnyre, brezi i sotёm ёshtё thirur tё bёjё sakrifica tё mёdha, qё e detyrojnё atё tё pushojё sё jetuari pёr vete, dhe tё punojё pёr tё tjerёt, pёr fёmijёt, pёr brezat qё do vijnё.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trashëgimitarët e shkëlqimit antik, në krizë të thellë Empty Re: Trashëgimitarët e shkëlqimit antik, në krizë të thellë

Mesazh nga dajti modh Tue 13 Sep 2011 - 3:37

sa keq do ndihet edhe ne SHQIPERI KRIZA GREKE [@@@@@@]
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi