Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ali Dula: Vështrim kritik për librin e poetit Xheladin HAMZA - NGJYRAT E SHKËLQIMIT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ali Dula: Vështrim kritik për librin e poetit Xheladin HAMZA - NGJYRAT E SHKËLQIMIT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali Dula: Vështrim kritik për librin e poetit Xheladin HAMZA - NGJYRAT E SHKËLQIMIT

Shko poshtë

Ali Dula: Vështrim kritik për librin e poetit Xheladin HAMZA - NGJYRAT E SHKËLQIMIT Empty Ali Dula: Vështrim kritik për librin e poetit Xheladin HAMZA - NGJYRAT E SHKËLQIMIT

Mesazh nga xheladin HAMZA Tue 11 Sep 2012 - 22:03

XHELADIN HAMZA

NGJYRAT E SHKËLQIMIT

P o e z i

2008

Vështrim kritik


Nga: Ali Dula



Duke pasur mundësinë e dhënë, për t’i thënë disa fjalë rreth e për këtë vepër të autorit thënë të dashur vendas Xhaladin Hamza “NGJYRAT E SHKËLQIMIT”. Natyrisht që pikëkoncentrimi dhe pikëtrajtimi i këtij vështrimi të fjalës për librin e Xheladinit, do të qëndroj nga pozicioni i një dashamiri të fjalës së shkruar dhe një kulturologu të rëndomtë, e natyrisht dhe mbi vet materien kryesore të librit apo përmbajtjen, me gjithë njohuritë modeste që kam për librin dhe materien e tij.

Andaj, qasja e një vështrimi kritik për këtë libër është shtruar modestësisht mbi bazën e njohurive modeste rreth vargjeve mistike, pastaj semantikës së fjalëve të veprës, përdorimin e figuracionit stilistiko-letrar, dhe rendi sintaksor të vargjeve. Ashtu siç është ndarë edhe nga vet autorësi, vepra e tij ndahet në katër pjesë, apo në katër cikle. Që në fillim, ashtu siç edhe na tërhiqet vëmendja nga ky libër, është vet titulli apo emërtimi i tij “NGJYRAT E SHKËLQIMIT”.

Këto dy fjalë të këtij emërtimi të librit, sikur është “NGYRAT E SHKËLQIMIT” paraqesin një togfjalësh, që në strukturën përmbajtjesore e konceptuale, ka një kuptim e semantike filozofike, ku autori në mënyrë brilante përzgjodhi dhe e përdori këtë figuracion stilistik, sepse me “NGJYRAT E SHKËLQIMIT” autori Xheladin Hamza sikur potencon dhe ofron diçka të jashtëzakonshme para nesh e lexuesve tjerë, për të rrezatuar e vezulluar shikimin dhe zemrat e lexuesve. E këto që i servir Xheladini para lexuesve, janë pikërisht fjalë e thënie të urta të një poeti, që odisejadën e tij vargore gjithmonë e ka të akcentuar me botën sufiste ku edhe poeti ka bindjen dhe kalitjen spirtuale. Në anën tjetër mund të akcentojmë se figura sitilistiko-letrare e metaforës, e përdorur në togfjalëshin e Xheladin Hamzës si “Ngjyrat e Shkëlqimit” paraqitet poashtu mesazhe e urtësi për njeriun që të mund t’i pastrojë zemrat nga dy lloje të zemrave, që në asnjëherë nuk do të duhej t’i kishim, sikurse janë: zemrat e sëmura dhe zemrat të vdekura. E çfarë mund të jetë “zemra e sëmurë”? Është ajo zemër që ka jetë po ka edhe sëmundje, në të ekziston dashuria e besimi për Krijuesin, sinqeritet dhe mbështetur tek Ai, por në të ekziston dashuria edhe për epshet, privilegjim të tyre, përpjekje për arritjen e tyre, smirë, mendjemadhësi,k vetëkënaqësi, dëshirë për pushtet e prishje në tokë, e tjera. Pra, ka dy lëndë në te, lënda e të vërtetës dhe shpëtimit, dhe ajo tjetra e prishjes dhe të shkatërrimit.

Vorbulla dhe aksenti dominant i vargut të Xhelës, asnjëherë nuk shkëputet nga përtejbota jonë, duke medituar gjithnjë dhe madje pandërprerë për shpirtin e dëlirë dhe vdekjen që duhet ta presim në çdo çast pa dro e frikë, duke mbjellur kështu një ndjenjën e sigurisë e qetësisë, ashtu siç na thotë në një prej vargjeve:



Me gjuhën e heshtjes

Vdekja përjetësisht na flet

E ne fare nuk e kuptojmë



Ose në vargun tjetër:



E vdekja ecën gjithmonë

Në heshtje, në qetësi...



Nga këtu del dhe koncepti i poetit tonë i cili mund ta ndajmë në dy pjesë: koncepti se njeriu duhet të jetojë për të arritur epitetin e veprim mirit të kësaj bote, ashtu siç pretendon të jetë dhe kjo vepër e shkruar e Xheladinit një prej vepërmirëve, si dhe koncepti tjetër mjaftë kuptimplotë e që ndjell optimizmin për adhurim ndaj TË VËRTETIT, apo HAKUT që do ta quajmë në gjuhë sufiste, dhe ky koncept është krijimi i bindjes dhe atmosferës së mëshirës, si fizike ashtu edhe psikike. Sepse nëse raportet personale me Gjithëfuqishmin dhe njerëzit janë të kontrolluar me mëshirë, kjo do ta bëjë të sigurt individin në të tanishmen dhe në të ardhmen. Interesantja është poashtu dhe tek poezia tjetër e poetit Xheladin “Këmishë pa xhepa” ku autori shpreh modestin si tipar shumë relevant që do duhej të kishim si individë dhe person mendimin e bindjen për një harmoni të brendshme si atë trupore dhe shpirtërore të individit në këtë botë, kështu duke larguar sa më shumë smirën, lakminë, vetëkënaqësinë, dëshirat për shfrenime apo fenomene tjera negative, ngase individi s’ka asgjë me veti në amshim për pos moralit, etikës dhe se bota është fare e shkurtër për fenomene të këqija. Andaj ndër të tjera Xheladini thotë:

Amanet, qetësohu ti o shpirt

Se trup vesh veç këmishë të bardhë

Pa xhepa hiç!



Fare qartë mund të kuptojmë porosinë e poetit, se materialja e botës që po jetojmë fare pak ka rëndësi në krahasim me moralin e etikën, sepse njeriu ka më shumë nevoja se sa për ushqimin për jetë të hareshme. Njeriu ka nevojë për harmoninë e brendshme. Njeriu është trup dhe shpirt, ai nuk është vetëm trup apo vetëm shpirt. Prandaj, njeriu ka nevojë për atë që i plotësin nevojat e tij trupore dhe shpirtërore. Prandaj vetëm Fuqiploti i jep njeriut ndjenjë e sigurisë. Dhe kjo ndjenjë ndërtohet në mënyra të ndryshme.

Në këtë sens duke dëshiruar gjithnjë për të gjetur vetën në botën që Xheladini pëlqen dhe tërë kohën mediton, një prej poezive “ZOT I MADH” fare hapur dhe lirshëm bën kushtrimin e tij ndaj dëshirës së përjetshme shpirtërore të autorit, dhe thotë:



Zot i Madh pash madhërinë Tënde që ke Ti

Ndjenjat e mia shpirtërore vendosi në Hapësirën Hyjnore

Aty ku engjëjt pandërprerë zëshëm këndojnë TEKBIRIN.



Por meqenëse po flas poashtu si një referues i kërkuar nga vet atërori, sigurisht që vështrimi kritik do të duhej dhe të reflektonte opinion kritik për aty ku ndonjë mendim vargu, andaj kjo përmbledhje poezish dhe të poetit tonë Xheladin, përmban një thesar shumë të çmuar, kuptimplotë, udhërrëfyes, apo një formulë orientuese, për të arritur deri te e vërteta, për t’u udhëzuar në binaret e drejta e të sakta, për ta kalitur shpirtin dhe frymën e dashurisë ndaj Krijuesit Famëlartë, por në fakt për të mësuar diturinë burimore e të shëndoshë nga fjala e Zotit xh.sh. e zbritur te Profeti Muhammedi a.s, dhe nga fjalët e veprat të vet Muhammedit a.s, që janë dy burime esenciale.

Ngjyrat e Shkëlqimit” autori Xheladin Hamza arriti që mjeshtërisht të tërheq vëmendjen e lexuesit tek libri, dhe njëherazi të dëshmojë edhe invencioni e tij artistik e stilistik të një krijuesi të mirëfilltë letrar.

Pjesa tjetër që është pjesa e parë e kësaj përmbledhjeje janë edhe tema nga ato të veprimit atdhetar deri tek problematikat e mirëqenies dhe dashurisë shoqërore.

Me vargjet që shkroi në fushën sufiste Xheladini argumentojë qëndrueshëm bazën e tij të fortë letrare, dhe t’a rezymojë në formë të qartë, koncize, bindëse dhe paekuivoke e ambiguitet.

Për sa i përket pjesës bazë të këtij libri, autori ka ndërtuar e formuluar mjaftë qëndrueshëm gjuhësisht e sintaksisht frazat e vargjet me një qasje të kujdesshme, ku autori nuk del nga natyra e gjuhës shqipe, ndërkaq për nga aspekti i rrafshit leksik, shumica e fjalëve janë të përdorur mbi gjuhën standarde shqipe, me gjithë lëshimet e vërejtje që mund ët bëhen për këtë rrafsh nga se autori nj pjesë të fjalëve ka konsumuar fjalë të huaja (huazime) orientale, pastaj diku diku edhe dialektizmat, por që për një punë e nisur, kjo është e natyrshme dhe jep tërheqje simpatike ndaj leximit e recitimit të vargut.

Nga të gjitha vargjet në librin “ NGJYRAT E SHKËLQMIT” vërtetë është vështirë që të apostrofohet apo përzgjidhet ndonjë si më e mirë apo më me vlerë, sepse të tëra kanë vlerë e relevace dobiprurëse. Andaj, nga mjalti mund marrim pak apo më shumë sasi, por sërish do të marrim vetëm mjaltë.

Fare në fund, mund të themi se libri “NGJYRAT E SHKËLQIMIT” përmbledhje poezish nga autori Xheladin Hamza pasqyron vetëm një pjesë modeste të penës së tij që nuk ndalet asnjëherë dhe meditimeve e bindjeve të çmuara për njeriu e besimtarin në këtë botë.

Këto vargje dhe shumë të tjera që presim janë dhe mbesin përherë feniks e xhevahir të pashuar në radhë të parë për vet autorin por edhe për lexuesit që sot ose më vonë do ta kenë kënaqësinë t’i lexojnë me shumë ëndje dhe dëshirë.



Rahovec, shtator 2012.
xheladin HAMZA
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi