Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike?

+5
Aяtємιѕα
Emona
Arabela
Єямєℓiиdå
WebMaster
9 posters

Shko poshtë

A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? Empty A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike?

Mesazh nga WebMaster Wed 28 Sep 2011 - 0:08

Njerëzit fisnikë ndaj grave të tyre janë bujarë dhe të kujdesshëm. Përçmimi dhe dëmi ndaj tyre mund të ndodh nga njerëzit me karakter të ulët dhe të dëmshëm. Lëndimet, sprovat dhe vuajtjet janë reale në histori dhe duhet të shërbejnë si mësim që mos t’i përsërisim gabimet dhe mëkatet.

Pas sprovave dhe vuajtjeve njeriu çlirohet nga prangat e mosnjohjes dhe zemra e njeriut më qartë se deri atrëherë e njofton bukurinë e mirëfilltë të fesë së vërtetë.

Ndaj, muslimanja e njofton vetë fenë e saj dhe nuk pretë urdhëresë prej kryetarëve shtetërorë që t’ju flasin për fenë e tyre dhe të drejtat e tyre. Muslimanja në përgjithësi dhe ajo shqiptare në veçanti nuk kërkon dhe nuk pretë vendim dhe leje të Fatmir Sejdiut, Merkelit, Sarkozit, Bushit, Putinit e shumë të tjerëve si ta njohë dhe mësojë fenë e saj, a duhet të bajë shami, apo duhet të zhveshet. Nëse jomuslimanja ka të drejtë të zgjedh mënyrën dhe llojin e veshjes, edhe muslimanja ka të drejtë në zgjedhjen e veshjes dhe mënyrën e llojin e saj.

Për pozitën e femrës në Islam është shkruar, folur e përfolur mjaft. Pa marrë parasysh çka është folur deri tash, sërish duhet të flitet për rolin dhe rëndësinë e saj në shoqëri dhe familje në kohën e ngatërrimit të vlerave dhe pavlerave. Mendimet tendencioze dhe abuzive për pozitën e femrës në Islam shpesh herë gjejnë hapësirë si në botë ashtu edhe te ne. Jemi dëshmitarë të abuzimeve ndaj femrës muslimane në shumë vende të botës, por edhe në Shqipëri, Kosovë e vende të tjera. Fanatikë shekullaristë , antimuslimanë , në vazhdimësi provokojnë ndjenjat muslimane, duke atakuar vlerën më të madhe, femrën, e cila me veshjen e saj ngjason në perlën e cila strehohet në guacën e saj.

Intelektuali i njohur musliman, Zijauddin Serdari, duke e komentuar aferën e shamisë në Francë, me gjysmë ironi thotë: Thus, a French woman with a scarf is chic, but a Muslim woman with a scarf is a threat to civilization! “Ndaj, francezja me shami është shik (simpatike), kurse femra muslimane me shami është kërcënim për qytetërimin.”
Pse ky panik?, pse ky alarm?, për shkak të femrës muslimane me shami në kokë? Përse gjithë kjo rrëmujë për femrën muslimane me shami?

Ata thonë: Dëshirojnë që femrën muslimane ta çlirojnë nga mesjeta? Por, përse, nga kush në mesjetë? Ata thonë: Ta çlirojnë nga feja dhe nga bindja ndaj Zotit!

Mirë, ta çlirojmë nga feja dhe nga bindja fesë islame, por çka ofroni si zëvendësim në vend të fesë islame dhe të shamisë?
Ata thonë: Lumturinë!

Ohoho! Ç’është lumturia?, kujt i thoni “lumturi”, zotëri? Heqjes së shamisë dhe zhveshurisë? Absurd!

Është i njohur rasti i një artisteje franceze, e cila para kamerave televizive ka prezantuar një skenë plotësisht e zhveshur. Në një moment u bë histerike, bërtiti në drejtim të artistëve dhe regjisorit: “O qenë, ju nuk jeni njerëz, ju nuk dëshironi me ne femrat tjetër gjë pos trupit tonë, në mënyrë që të bëheni milionerë në kurrizin tonë!” Pastaj u kthye duke qajtur.
Tërë kjo fletë për vuajtje të mëdha, të cilat me perfiditet fshehen, por këto vuajtje megjithatë janë të qarta.
Për femrat e zhveshura shekullaristë t thonë se janë më moderne, më të qytetëruara dhe më të kulturuara se femrat muslimane, por mallkuar qoftë ai modernizëm, ai qytetërim dhe ajo kulturë që për vlerë e quan zhveshurinë dhe kënaqësinë e krevatit.

Me apo pa dëshirë, duhet të pranojmë se femra sot është bërë mjet i mirë për sendërtimin e interesave të meshkujve dhe kompanive mafioze. Me të drejtë Evro-perëndimi e atakon femrën muslimane sepse në të sheh pengesën e fundit dhe të vetme, barrikadën e fuqishme kundrejt egoizmit dhe pangopësisë së tyre.

Bota moderne pretendon se ka arritur ta barazojë femrën me mashkullin, por harrojmë se bota moderne e barazoi femrën në atë që nuk është femërore. Modernja e bëri femrën objekt publik admirimi dhe shpërdorimi, ia mori personalitetin, vlerën femërore dhe vetëmohimin e saj. Nga pozita e nënës, e zonjës dhe e menagjerit familjar, femra u stransformue në manekene, fotomodele, në objekt bordelesh, në një “kafshë e mirë” për të plotësuar afinitetet dhe obskurantizmin mashkullor.
Deri sa në Islam femra ishte lule në mes shumë luleve në kopsht, femra në qytetërimin modern u bë lule që hedhet në rrugë, që nëpërkëmbet dhe përçmohet.

Por, për këtë arsye, ne muslimanët nuk i urrejmë të tjerët por e urrejmë të keqen që serviret si vlerë dhe është rrënjosur në kokat dhe qenien e modernistëve.

Është e qartë se shamia nuk është sulm mbi vlerat demokratike, sepse sulm mbi këto vlera është zhveshuria dhe çoroditja morale e motivuar me interesa politike dhe ekonomike.
Vallë, do të kthjellen kokat e qeveritarëve dhe intelektualëve tanë dhe angazhimin e tyre do ta orientojnë drejt të keqes e jo drejt të drejtave më elementare individuale dhe fetare në shoqërinë tonë në Kosovë dhe në trojet shqiptare.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? Empty Re: A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sun 9 Oct 2011 - 10:25

Jo aspak
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? Empty Re: A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike?

Mesazh nga Arabela Sun 16 Oct 2011 - 1:03

jo,,,se te pakten nga njerezit e zotit e pret njeriu me pak te keqen se sa nga te tjeret,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? Empty Re: A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike?

Mesazh nga WebMaster Tue 18 Oct 2011 - 5:39

Jo nuk eshte pse shum e shohin ne kete aspekt secili ka kulturen e ti edhe ka shum deshire ta rrespektoj po te gjithe duhet te jemi optimist edhe te rrespektojme te gjithe ata qe secili ka nje kulture ..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? Empty Re: A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike?

Mesazh nga Emona Tue 18 Oct 2011 - 6:31

Nuk e shoh si ''Sulm''...Per deri sa je i gatshem ti Respektosh Besimin Fetar gjdo qytetari..ate here eshte e drejt e gjdokujt te mbaj ate qe i perket besimit fetar!

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? Empty Re: A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike?

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 18 Oct 2011 - 6:45

Nuk me pengojne keto veshjet apo besimet qe mund te kete gjithsecili e se quaj sulm aspak,i respektoj te gjitha fete ,,
Per mua sulm jane ata individe qe jan perrallisur rreth feve e i shikoj ne cdo forum e chat te hyne tu imponojne me cdo kusht te tjereve fene e tyre....qofte kjo fe Myslimane,Ortodokse apo Krishtere...
Do na percajne si komb e do hapin nje lufte te re mes nesh nderkohe qe si komb skemi pasur kurr percarje e zenka te tilla rreth feve e per kete na i kishin e na i kane ziline tera shtetet e huaja qe haen mes veti per shekuj me rradh per shkak te fese....
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? Empty Re: A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike?

Mesazh nga eGo0sTyle Tue 18 Oct 2011 - 6:59

Besoj se cdo vendimi i nje njeriu te caktuar duhet te respektohet perderisa nuk cenon lirin e tjetrit... dhe shamia eshte nje e drejte e pa kushtezuar dhe nuk cenon asgje per mendimin tim :)
eGo0sTyle
eGo0sTyle
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Toronto, Canada
Postime Postime : 350
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/03/2011
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Hacking

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? Empty Re: A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike?

Mesazh nga Katniss Tue 18 Oct 2011 - 7:10

Shamia eshte simbol dhe ka te beje vetem me njeriun, me femren qe e mban shamine, e jo me shoqerine.Eshte e drejta e saj, dhe ate qe te tjeret duhet ta bejne eshte te tregojne respektin e duhur.

Pastaj,ka gjera tjera per te cilat mund te behet kjo pyetje, e jo per shamine.Perceptim i gabueshem!!!
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? Empty Re: A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike?

Mesazh nga Tonii Thu 20 Oct 2011 - 10:38

isha duke ecur nje dit rruges si kalimtar dhe u ndala ne nje semafor pas meje u ndalen dhe disa qytetar te tjer ne te majten time ishte nje grua e mbuluar me nje veshje te zez, ashtu si mbulohen ne vendet arabe
ndersa ne te djathten time nje gru me nje femij prej dore qendruan dhe po prisnin te hapej semafori femija kthen koken dhe shikon gruan e mbuluar dhe i fut nje te uleriture : maaaamiiiiiii gogoliiii dhe aq shum filloj te qaj saqe spo pushonte me...

cdo kultur ne vend te vet ne kohen e vet, me njerzit e vet
Shqiptaret jane arabizuar aq shum saqe nuk ka me tradita te Arberit, as kultur te arberit, por po perdorim emrat e kombeve te tjer te cilet kan qen emra edhe para se te hynte ne to vende feja pra pse duhet ne te vendosim emra te kombeve te tjer, pasandaj na vihen Sllavet nen sulm duke na then se ju Shqiptaret jeni te ardhur, nuk kini shkrime te shqipes qe te vertetojne ekzistencen tuaj, dhe ne i themi: por kemi kulturen e trasheguar kemi emrat Ilir qe vec ne i flasim e i ruajm
mirpo me kto ngjarje qe po rrjedhin shpejt drejt arabizimit kemi humbur dhe kulturen arberore dhe zakonet e emrat e bukur Shqiptar
tashme jemi ber ahmet Hamza dervish e shum e shum emra qe nuk na identifikojne si pasardhes as te Arberve e as te ilireve,
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? Empty Re: A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike?

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 3:44

Varet nga besimi dhe nga menyra sesi njerezit e shikojne mbajtjen e shamise.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? Empty Re: A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike?

Mesazh nga Arabela Sat 18 Feb 2012 - 7:15

ansolutisht jo,,,ashtu sic nuk po quhet sulm ndja shoqerise dalja e femrave me gjysmat perjashta,,,,demokracia esh gjithsecili te veten apo jo???A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? 617475
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike? Empty Re: A është shamia sulm mbi shoqërinë demokratike?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi