Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën

3 posters

Shko poshtë

Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën Empty Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën

Mesazh nga WebMaster Sat 18 Apr 2009 - 2:59

Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën Besimtare_muslimane
Mbulesa, një pikë takuese mes të ardhmes së Shqipërisë dhe të kaluarës së saj


Nga Alban M. Bala
Shqiptarët, sot në Shqipëri pas Shpalljes së Pavarësisë po përjetojnë një ndër ditët më të lavdishme të historisë së saj. Shqiptarët të detyruar të përjetojnë regjimet nga më të egrat, nga njerëz që ishin të etur për pushtet, nga njerëz që për të arritur pikësynimet personale ishin të gatshëm të sakrifikonin deri edhe njerëzit më të afërm të tyre.

Por, me ndihmën e Zotit erdhi dhe ajo ditë që shqiptarët ndryshe nga sunduesit e tyre të ishin të etur për liri, ishin të etur që t’i thonin stop shtypjes që ju bëhej, t’i thonin stop ndalesës fetare dhe që të gjithë te kishin të drejtë të shfaqnin mendimin e tyre, të kishin të drejtë të praktikonin lirisht besimin e tyre fetar… dhe shume e shume dëshira të tjera.

Një nga ata parullat ato ditë ishte dhe përfaqësimi i Shqipërisë në institucionet më prestigjioze në Evropë dhe në Botë.

Ja tek jemi tani sot pranë realizimit të atyre aspiratave të liridashësve. Shqipëria hyri zyrtarisht në Nato, një nder, një prestigj që i përshtatet vendeve të lira ku një ndër ato vende aspiron të jetë edhe Shqipëria. Po ashtu pritet që në një ditë jo të largët të jemi anëtarë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Si një shqiptar më takon të them që jam shumë i gëzuar që më në fund ja arritëm kësaj dite. I gëzuar se vendi im më në fund nderohet në nivelet më të larta të politikës ushtarake ndërkombëtare. Por si një njeri që është i dashuruar pas garantimit të drejtave më themeltare të njeriut jam jashtëzakonisht i zhgënjyer dhe i shqetësuar. Nuk është diçka e vogël që edhe mund të kalohej në heshtje.

Pikërisht tani, në këtë ditë historike për shqiptarët por aspak për ata që luftojnë për të drejtat më themeltare jam i detyruar të shpreh indinjatën time se si akoma pas kaq e kaq viteve (plot 18 vite) vazhdojmë me mendësinë e sistemit e së shkuarës.

Kur vjen puna që përmendet sistemi komunist mund të them që të gjithë flasin me një urrejtje dhe në fund e shoqërojnë me një urim rutinë: “Inshallah nuk vijnë më ato ditë” pa e kuptuar as ato vetë se ne akoma vazhdojmë të shijojmë ato ditë. Po, po, është shumë e vërtetë kjo që them.

Njerëzit akoma gjykojnë dhe mendojnë me mentalitetin komunist duke treguar se vazhdojnë akoma të mbeten komunistë të mire, vazhdojnë të mbeten besnik ideve që mbartte ai sistem famëkeq. Unë qëllimisht përdora fjalën “njerëzit” pasi nuk janë vetëm qeveritarët por edhe populli i thjeshtë që gjykon me këtë mentalitet.

Politikanët tanë edhe pse morën mundimin të hartojnë një Kushtetutë, ku të shkruanin edhe ca të drejta përsëri e kaluara dhe ideologjia e së shkuarës vazhdon të jetë në mendjet e tyre. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për këtë. Këto ditë po ndiqja lajmet në televizionet private ku e fillonte me lajmin e bujshëm që Shqipëria po hyn në NATO por pas kësaj nga ana tjetër jep një lajm se si një vajzë e përjashtojnë nga shkolla.

E çfarë krimi kishte bërë ajo vajzë e gjorë sa të detyrohet të përjashtohej nga shkolla? Po jua them unë. Ajo kishte guxuar t’i dilte kundër atyre që kishin këtë mendësi komuniste (ku ndalohej feja), kishte guxuar të vinte një shami të thjeshtë në kokën e saj. Brohoritjet e mia nga lajmi i parë u stepën, papritmas më ra entuziazmi.

Por nuk mjaftonte kjo. Më pas vazhdoi me kronikën se sot u zhvillua një seancë gjyqësore ku dy motra kërkonin të rifitonin të drejtën e tyre themeltare atë të arsimimit pasi edhe këto e kishin humbur në të njëjtën mënyrë si ajo vajza nga Burreli që citohej në kronikën e parë. Si të mos mjaftohej me kaq edhe pak më vonë lexoj një shkrim në internet ku thuhet se edhe një vajzë tjetër po nga Burreli ishte përjashtuar…. O Zot, po këto rastet s’paskan të sosur. Po ku i dihet nesër mund të lexoj për përjashtimin e radhës e mbase sërish nga Burreli….

Janë lajme që të rrënqethin trupin, lajme që edhe njeriun më të fortë por që është i dashuruar pas së drejtës e detyron të derdhë ca pika loti kur lexon dhe dëgjon këto lajme të kobshme. Më e kobshme bëhet fakti se këto vajza nuk dinë se kujt ti ankohen. Me të vërtetë nuk dinë se kujt t’i drejtohen.

Të them se organet me supreme të Arsimit as që bëhet fjalë pasi njeriu më i pushtetshëm i kësaj fushe siç është Ministri i Arsimit që ka dalë nga radhët e asaj partie që brohoret gjithandej se jemi partia e lirisë apo e të drejtave del para mikrofonëve ku thotë “se as që bëhet fjalë që këto vajza të studiojnë nëpër shkolla publikë me përjashtim të Medreseve se shkollat tona janë laike”.

Avokatit të Popullit jo që jo sepse edhe ai është shprehur në të njëjtën mënyrë. Familja Hasani po bën një përpjekje dëshpëruese për të fituar të drejtën e tyre nëpërmjet Gjykatës sepse edhe ato e dinë shumë mirë që tani se vendimi nuk do të flasë në favor të tyre.

Paradoksi vazhdon kur shikon se si pikërisht ajo kategori të rinjsh që vrapojnë pas drogës dhe kriminalitetit nuk u hyn gjemb në këmbë. Paradoksi vazhdon që edhe nëse ndodhë diçka pa përmendur përmasa siç ishte ngjarja e vitit të kaluar (shpërthimi në Gërdec) përgjegjësit vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm thjesht nga ajo se vazhdojnë të kenë në trupin e tyre mbuloja me emrin pushtet.

Më e çuditshmja është se askush nuk guxon t’ia heqë këtë mbulojë. Duke vazhduar me papërgjegjshmërinë e tyre që injorojnë organet e Drejtësisë kërkojnë të bëjnë edhe interesanten ku nga pala e akuzuar kërkojnë të bëhen palë akuzuese.

Ne kemi edhe rastin më të freskët ku para një muaji u përhap skandali i famshëm që të gjithë e dimë. Po këtu pati diçka tjetër interesante. Se njeriu që e shkarkoi nga posti i ministrit pa kaluar as 2 ditë filloi ta mbronte dhe të lëvdonte punën e atij që kishte shkarkuar ku linte të nënkuptohej se as që kishte ndërmend ta shkarkonte dhe se shkarkimi ishte një veprim i sforcuar nga ana e tij.

Nuk kam ndërmend që të vazhdoj më gjatë sepse tejkalohen edhe përmasat e shkrimit por mund të them këtë: ju lutem mos e bëni këtë krim që nesër do të pendoheni. Laiciteti nuk mund të thyhet pse një vajzë kërkon ta shprehë bindjen fetare me anë të shamisë.

Jo në asnjë mënyrë. Nëse ne lexojmë me kujdes Kushtetutën në nenin 10 të saj thuhet: 1) Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare. 2) Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.

Nëse më lejohet një interpretim modest mund të them se nëse Shteti është laik do të thotë se nëse një ligj miratohet, nëse del ndonjë VKM, Udhëzim i ndonjë ministrie apo vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet në mënyrë të prerë të jetë e bazuar në burime fetare. Por nëse thuhet se shteti është laik dhe tani me të parë një të mbuluar me shami të nxitojmë dhe ta heqim…. Ah jo më fal por këtu kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës (neni 10/2). Po ashtu në nenin 22/1 të Kushtetutës thuhet: Liria e shprehjes është e garantuar. Këto janë të drejta që ja ka dhënë Kushtetuta dhe asnjë ligj apo rregullore nuk mund të dalë përmbi Kushtetutën.

Pra, një vajzë e mbuluar nëse shkon në shkollë ashtu e mbuluar do të thotë se ajo vepron koherent me të drejtat që i ka dhënë Kushtetuta ku i jep garancinë se ajo mund ta ushtrojë publikisht besimin e saj ku ndër të tjera mund të jetë edhe shkolla apo vendi i punës nesër. Nuk ekziston asnjë ligj ku të kufizojë apo të ndalojë mbajtjen e shamisë në shkollë apo në vendet e tjera publike.

Është diçka e pamoralshme të heqësh nga shkolla apo nga puna një njeri pse mban shami pavarësisht se është nxënësja më e mirë e shkollës, pavarësisht se mund të jetë punonjësja më e aftë në atë institucion ku punonte. Preferohen të lihen njerëz të paaftë dhe imoralë thjesht sepse kjo e dyta është në gjendje që ti plotësojë dëshirat babëzitëse seksuale të eprorëve të tyre. Asnjëri nuk nxiton të thotë që para se të merremi me këtë pjesë të shoqërisë të merremi me ato që mbajnë shami….

Por nuk dua të ndaloj këtu pa i hedhur një sy edhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në nenin 9, pika 2 thuhet: Liria e shfaqjes së fesë së tij ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

Pra, nëse ne pretendojmë të integrohemi në Evropë duhet pikë së pari të integrohemi në Kushtetutën tonë, duhet të integrohemi në këtë Konventë që unë citoj. Në Konventë shprehet shumë qartë që askush dhe kur thuhet askush nuk merret parasysh pozita që ai/ajo posedon nuk ka të drejtë ta kufizojë në shkollim apo në punë pse një vajzë apo një grua muslimane ka zgjedhur të vendosë shaminë. Nuk mund të japësh rekomandime se ku duhet të shkollohet apo se ku duhet të punojë.

Është e drejta e gjithkujt të zgjedhë arsimin që dëshiron, shkollën ku dëshiron të shkollohet. Nëse ngrihemi dhe themi se jo, vajzë e nderuar ti nuk e ke vendin këtu por e ke këtu do të thotë se kjo është një diskriminim që i bëhet kësaj shtrese, do të thotë se kemi të bëjmë me një përpjekje për ta izoluar në maksimum dhe do të thotë se ne po e “internojmë” këtë shtresë.

Dhe ku është demokracia këtu ku si parim kryesor të sajën ka lirinë? Mund të them se kjo është e pafalshme kur mendohet se ne jemi vend demokratik dhe i lirë, kur pretendojmë të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian.

Mendoj se ka ardhur momenti që të ndërgjegjësohemi se atyre vajzave po i bëjmë një krim të shëmtuar. Po i privojmë nga të drejtat më themeltare. Nëse ne mendojmë se jemi njerëz që e dashurojmë të drejtën dhe lirinë e njeriut atëherë duhet t’i dalim në krah dhe t’jua largojmë pengesat që ju shfaqen atyre.

Nëse ne duhet të tregojmë se sistemi aktual nuk ka aspak lidhje me sistemin komunist atëherë duhet t’i lëmë mënjanë paragjykimet dhe keqinterprentimet (me dashje apo pa dashje). Nëse do të na duhet të gjejmë një shenjë dalluese mes së shkuarës dhe së ardhmes është prania e shamisë në jetën publike.

Vetëm kështu do të arrihet të kuptohet se vërtet jemi një shoqëri që i respektojmë atë që është shkruar e zeza mbi të bardhë. Por çfarë do të ndodhë pas këtij shkrimi? A do të arrihet të ndryshohet sadopak mentaliteti ekzistues apo do të vazhdojë në këtë mënyrë? Nuk mundem t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Gjithsecili ka botëkuptimin e tij dhe gjykimin e tij.

Por një gjë është e sigurt. Emanuel Kant dikur thoshte: “liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit”. Në shkrim vumë re së kjo nuk respektohej. Në mbyllje mund të them: gjithsecili bën atë dëshiron pa e cënuar tjetrin. Kjo është demokracia.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën Empty Re: Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën

Mesazh nga OFICERI Sat 9 May 2009 - 1:37

All-llahu te shperbleft per kete qe ke shkruar klea
Vertet me vjen keqardhje se si ende kan mbetur fundrrina te komunizmit ngado ne hapsirat shqiptare edhe qe nen petkun e laicizmit diskriminojn motrat tona te cilat duan te mbrojn fene e tyre edhe moralin e tyre
Nga ana tjeter me vjen mire qe kemi ne mesin tone qe nuk rrin e shprehin revolten demokratike per te mposhtur padrejtesite
Une mendoj qe nuk eshte problemi i asaj se po shkilet e drejta e dikujt nese respekton besimin Islam apo qe thyhet rendi i shtetit laik por problemi eshte sepse ata qe jan ne pushtet ende jetojn me mentalitet komunist anti fetar dhe anti Islam ndrsa ne anan tjeter duke bere keshtu te pamundeshme te luajn me moralin ( motrave ) tona shqiptare. Zoti i udhezoft.
OFICERI
OFICERI
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 37
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën Empty Re: Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën

Mesazh nga WebMaster Tue 22 Sep 2009 - 4:27

mbrem eshte ber nje debat ne tv italiane edhe esht injorace qe te ndalojne kulturat edhe traditat e myslymaneve nuk jam dakort me kete gje nuk ka zot qe ndalon kulturen e qenies se gjdo feje edhe gjdo uzanxe qe ka kjo bote
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën Empty Re: Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën

Mesazh nga Lot i derdhur Tue 22 Sep 2009 - 4:36

ke te drejt rrush nkeshu mendoj edhe vet qe nuk
ndalohen traditat e te tirve,jemi te lir te veprojm si te dona vet.
Lot i derdhur
Lot i derdhur
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : milano
Postime Postime : 2858
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën Empty Re: Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën

Mesazh nga WebMaster Fri 25 Jun 2010 - 7:49

Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën Besimtare_muslimane
Mbulesa, një pikë takuese mes të ardhmes së Shqipërisë dhe të kaluarës së saj
shtë e drejta e gjithkujt të zgjedhë arsimin që dëshiron, shkollën ku dëshiron të shkollohet. Nëse ngrihemi dhe themi se jo, vajzë e nderuar ti nuk e ke vendin këtu por e ke këtu do të thotë se kjo është një diskriminim që i bëhet kësaj shtrese, do të thotë se kemi të bëjmë me një përpjekje për ta izoluar në maksimum dhe do të thotë se ne po e “internojmë” këtë shtresë.

Ju lutem debat edhe jo ofendime me rrespekt klea
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën Empty Re: Shamia, ose të abuzosh me sebepin e laicizmit dhe Kushtetutën

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi