Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veprimi do të ndalojë simbolet fetarë nga shkollat shqiptare. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Veprimi do të ndalojë simbolet fetarë nga shkollat shqiptare. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veprimi do të ndalojë simbolet fetarë nga shkollat shqiptare.

3 posters

Shko poshtë

Veprimi do të ndalojë simbolet fetarë nga shkollat shqiptare. Empty Veprimi do të ndalojë simbolet fetarë nga shkollat shqiptare.

Mesazh nga WebMaster Mon 17 Oct 2011 - 6:35

Ana Pekmezi, një studente e arkitekturës në Universitetin e Tiranës, thotë se ajo mbante një kryq ortodoks që kur ka qenë në shkollën e mesme. "E kam konsideruar atë kurdoherë pjesë të veshjes sime, jo një simbol të një përkushtimi fetar dhe as si një element kryesor të identitetit tim," i thotë ajo SETimes.

Por një projekt-ligj i ri propozuar nga ministria e arsimit mund të detyrojë të rinj si ajo që t'i lënë sende të tillë në shtëpi. Veprimi, që synon të theksojë laicizmin në sistemin arsimor, do të ndalojë mbajtjen apo vënien e simboleve fetarë, duke përfshirë shamitë e kokës, në shkollat e mesme.

Më përgjithësisht, ajo kërkon të shkurtojë çdo lloj indoktrinimi ideologjik apo fetar në shkolla, përfshirë organizmin e partive politike apo veprimtarive fetare mes personelit shkollor. Shfaqja e simboleve fetarë do të ndalohet me përjashtim të shkollave ku mësohen lëndë fetare.

Si Bashkësia Muslimane, ashtu edhe Kisha Ortodokse në Shqipëri e kundërshtojnë atë.

Liria e fesë është në rrezik, thanë përfaqësuesit e më shumë se 70 xhamive anembanë vendit në një konferencë shtypi në Tiranë më parë këtë muaj, duke akuzuar se ligji i propozuar është diskriminues.

Kisha Ortodokse lëshoi një deklaratë më vete, duke thënë se Neni 36, dispozita që do të ndalojë simbolet fetarë, shkel kushtetutën, "si dhe konventat dhe rezolutat ndërkombëtare, të njohura dhe të ratifikuara nga shteti shqiptar".

Rudina Hoxha, një mësuese në Durrës, nuk është dakort, duke thënë se ajo është krejtësisht kundër shfaqjes fetare në ndërtesat e shkollave. "Kushtetuta e ndalon atë dhe së dyti Zoti thotë 'lutu pa u vënë re', pa veprime apo gjeste të tepruara që do të tërheqin vëmendjen e atyre pranë jush," i tha ajo SETimes.

Analisti politik Mentor Kikia thotë se projekt-ligji është nën shënjestër. "Ai nuk është thjesht rreth mbrojtjes së laicizmit, por mendoj se shkolla është një vend i shenjtë i dijes dhe jo i fesë," i tha ai SETimes.

"Jam musliman dhe gruaja ime është ortodokse. Ushtrojmë fetë tona brenda familjes normalisht, por nuk do të pranoj kurrë të kem një mësuese me shami koke që të mësojë fëmijët e mij," tha ai. Kjo, shtoi ai, do të arrinte në detyrimin e fesë së saj tek nxënësit.

"Eshtë po ashtu e papranueshme të kesh një kryq apo simbol tjetër të varur në mur," tha ai. Por Laureta Spahiu, një specialiste e medias që mbulon parlamentin, këshillon se zbatimi i ligjit "mund të cënojë bashkë-jetesën fetare".

Artikuj që kanë lidhje
Ditari diplomatik: po ndërtohet autostrada Kosovë-Shqipëri
27/04/2010
Sektori arsimor në Kosovë vihet në pikëpyetje
08/10/2011
Një kuintet kundër drogës në Ballkan?
06/09/2011
Kosova e pavarur mbush dy vjet
18/02/2010
Historia në shkollat e Kosovës ende prapa kohës
11/08/2011
Harmonia relative e besimeve të vendit është "një nga vlerat më të rëndësishme [për të cilat] Shqipëria është vlerësuar ndërkombëtarisht", tha ajo.

Mbajtja e shamive të kokës në shkolla është debatuar po ashtu në Kosovë. Në qershor, mijëra njerëz protestuan në Prishtinë kundër vendimit të ministrisë së arsimit për të ndaluar studentët që të mbanin burka në shkollë.

Ata i kërkuan qeverisë që t'a rishikojë, duke thënë se kjo nuk është një uniformë fetare, por një detyrim fetar që nuk shkel kushtetutën. Deri tani, përpjekjet e tyre kanë dështuar.

Përtej kufirit, në Maqedoni, gratë mund të fotografohen për dokumente zyrtarë personalë të tillë si patenat e ngarjes së makinës duke mbajtur veshje muslimane. Ministria e brendshme e lejon atë për arsye fetare, mjekësore dhe kulturore.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.

Nuk dua keqkuptim ju lutem do me pelqente te diskutojme me teper rreth kesaj teme pa u keqkuptuar
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veprimi do të ndalojë simbolet fetarë nga shkollat shqiptare. Empty Re: Veprimi do të ndalojë simbolet fetarë nga shkollat shqiptare.

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 18 Oct 2011 - 2:49

Nuk jam tip i perkushtuar shume pas fese, por as edhe nga ato qe e urrej fene.
Rrespektoj c'do besim fetar qe sejcili nga ne beson, si te drejten e c'do kujt ne jete qe deshiron te zgjedhe per te besuar.
Por kur behet fjale per shkollat publike, kam qene dhe do te jem gjithnje mbeshtetes i idese qe ne shkolla nuk duhet qe te behet propagande fetare.
Mos me keqkuptoni pasi nuk e kam fjalen thjesht per kete rastin e perfolur me lart te kesaj studentes qe mban nje varese me kryq.
Ketu duket qarte se eshte egzagjeruar disi koncepti i pikepamjes fetare qe ajo vajze beson.
Shkollat publike jane ndryshe nga ato fetare dhe medoemos qe do te kene edhe rregulla qe mund te bien ndesh nga ato te shkollave fetare.
Fakti qe me shume me irriton mua eshte se, ministria e arsimit dhe e kultures, nuk marrin ne konsiderate ashtu si duhet c'do detaj ne lidhje me rregulloren e shkollave publike.
Per shembull, kur nje femre te besimit musliman i ndalohet te shkoje ne shkolle e mbuluar me ferexhe apo nje tjetre te besimit katolik, i ndalohet te mbaje nje kryq ne qafe (sikurse ishte fakti me lart), perse atyre vajzave qe shkojne ne shkolle me minifunde apo me bluza qe nxjerrin gjokset jashte, nuk ju perkushtohet nje vemendje e tille dhe te merren masat e duhura per t'i parandaluar keto veshje!
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veprimi do të ndalojë simbolet fetarë nga shkollat shqiptare. Empty Re: Veprimi do të ndalojë simbolet fetarë nga shkollat shqiptare.

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 3:47

Asgje nuk mund ta ndale,pasi edhe vete njeriu beson tek ajo qe i thote zemra.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veprimi do të ndalojë simbolet fetarë nga shkollat shqiptare. Empty Re: Veprimi do të ndalojë simbolet fetarë nga shkollat shqiptare.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi