Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Problemet në shkollat shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Problemet në shkollat shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Problemet në shkollat shqiptare

2 posters

Shko poshtë

Problemet në shkollat shqiptare Empty Problemet në shkollat shqiptare

Mesazh nga WebMaster Mon 9 Jul 2012 - 6:51

Problemet në shkollat shqiptare Geraldo-durda-300x272

Nga Geraldo Durda
Jemi ne muajte e fundit te vitit shkollore 2010-2011. Ndryshe nga vitet e
tjera kete viti cikli i ri shkollor filloi me 6 shtator dhe jo me 15
shtator. Mijera nxenes te shkolles fillore, 9-vjeçare dhe te mesme iu
drejtuan shkolles, per te vazhduar rrugen e dijes. Emocione te veçanta
perjetojne nxenesit, sidomos ata qe ulen per here te pare ne bangat e
shkolles. Emocione te forta perjetojne mesuesit sepse te gjithe se
bashku mendojne per femijet e tyre, per brezin qe rritet,sepse sikurse e
kane thene shume mendimtar femijet jane e ardhmja e kombit. Shkolla
eshte vendi, ku ndonese shkohet me emocione, edukimi mbetet shoku i
vetem. kete here thuhet se modeli i shkolles do jete model francez por
sa francez mund te jete ky model, ku librat shkollore jane perkethyere
nga italishtja,dhe tek keta libra gjen dhe ndonje fjale te paperkethyer
dhe kur pyet mesuesin ngelesh gjithmon pa pergjigje sepse kriteri i
vetem qe mesuesit kane eshte qe te dine vetem gjuhen angleze. Mesuesit
duhen te kene dipllome te shkolles se larte per degen qe ata kane
mbaruare dhe kjo ska rendesi n.q.s e kane blere me leke ate dipllome apo
e kane mare me zotesi.Faji nuk eshte i mesuesve por i
institucioneve. Kete vite por edhe gjate 3 viteve te fundit mesuesve u
jane vene ne dispozicion disa lloje tekstesh te te njejtes lende duke u
vene mesueseve me shume pergjegjesi se ata realishte duhe te kishin per
te zgjedhur tekstin me te cilin ata duhet te punojne gjate gjithe vitit.
Mesuesit jane vene ne veshtiresi per perzgjedhjen e librave pasi per
shembulle n.q.s ne trege ekzistonin disa lloje matematikash keto
institucione keto lloje matematikash pervecese nuk ua conin te gjitha
matematikat qe ishin ne trege, pa perfshire ketu qe dhe ua conin edhe me
vonese,madje u vendosin dhe afat kohore duke mos i lene keshtu
hapesire mesuesit per te zgjedhur librin qe i pershtatet me shume
nxeneseve per te vetme arsyhe se duhen qe te jene ne rregulle me veten e
tyre. Gjate viteve te fundit ne shqiperi po zbatohet nje sistem qe
realisht nuk mund ti veshe nje emer.E jo me emer te modeleve te huaja
sepse do te ishte nje fyerje shume e rend per keto modele sepse keto
modele shkollash ne vendet e tyre kane funksionuar shume mire,por sic
dihet si gjithmone keto modele vetem ne shqiperine tone te dashure nuk
funksionojne.Askush nuk e ka mendjen te ndertoje nje sistem arsimor qe
te funksionoj per brezin qe po rritet por mendja e tyre rrehe se si
munde te perfitojne dicka per veten e vete dhe si te ndimojne njerizit e
tyre te afert per te perfituare dicka gjate kohes qe ata ndodhen ne
pushtet. Ministria e arsimit nuk ka pse te njxjere me disa lloje
matematikash,nuk ka pse te mare tekset nga shtetet fqinje kur nuk eshte
ne gjendje qe ta perketheje nje tekst pa gabime dhe me saktesi,sepse sic
dihet dhe ne jeten e perditshme saktesia dhe korrektesia eshte nje nga
gjerat me te domosdoshme te njeriut. Ne Shqiperi ekziston mundesia qe
keto tekste te behen ne vendin tone sepse ne kemi mesues dhe profesora
shume te zotet madje dhe me te zotet se koleget e tyre nga shtete
fqinje.p.sh. Per te bere nje biologj per klasat e gjashta mjafton te
mbledhi vetem 10 eksperte te biologjise dhe teksti krijohet ne gjuhen
shqipe dhe me me pak shpenzime. Ministria e arsimit ka per detyre ti
mbledhi keta mesues dhe profesora,madje duhet dhe te beje nje tender
se cila shpi botuese e mbarone kete libere Brenda afateve kohore,qe
nxenesit e shkollave mos te ngelin pa tekste mesimore. dhe pse kishim
hyre ne javen e katert te ketije viti arsimore ne shkolla kishte
probleme per mungese te teksteve dhe cdo gje u merte me shenime.Duke
mos i dhene keshtu mundesi nxenesve qe te ken nje liber perpara si te
gjithe bashkemoshataret e tyre ne Europe. Megjithese viteve te fundit ka
pasur nje fokus me te madh nga shteti ne shkolla ende ka shume gjera
per tu deshiruar. Ne fakt fokus me i madh ka qene ne infrastrukturen
shkollore, gje kjo qe eshte e domosdoshme per te realizuar nje proces aq
kompleks sa eshte mesimdhenia. Por, edhe ketu ende ka shume per t`u
bere, kur dihet fakti se ne te shumten e shkollave numri i nxenesve
arrin deri ne 45 ne klase, ketu bejne perjashtim ato shkolla qe gjenden
ne zonat e thella rurale, zona keto te cilat pothuajse jane boshatisur,
per shkak te “emigrimit” te banoreve drejt zonave urbane. Te gjithe e
pranojme se arsimi eshte shtylla e kombit, dhe te gjithe po ashtu e
pranojme se kombi yne shqiptare ka ngecur, dhe nuk eshte atje ku duhej
te ishte. A thua kjo ngecje eshte si rrjedhoje e problemeve ne
“shtyllen” e tij? Eshte e kuptueshme se arsimi dhe ne pergjithesi kombi
shqiptare ka pasur nje te kaluar te hidhur.. E kaluar kjo qe ka ndikuar
me shume se çdo gje tjeter ne mos zhvillimin e vendit. Perveç problemeve
infrastrukturore rrjedhimisht atyre hapësinore, shkolla ballafaqohet
edhe me nje sere problemesh te tjera. Zbatimi i reformave, cilesia,
vleresimi, edukimi, dhuna, mungesat e shumta te nxenesve, renia e
interesimit apo e motivit per te nxene, si dhe mos suksesi i nxenesve
jane nje nder problemet me madhore ne shkollat tona. Sigurisht per t`i
zgjidhur te gjitha keto problem duhet angazhim maksimal i
profesionisteve, kohe, mjete material dhe mbi te gjitha vullnet. Ajo qe
duhet te jete shqetesuese per shoqerine tone e ne veçanti per
mesimdhenesit, prinderit dhe ministrine e arsimit eshte fakti qe per
shume nxenes, shkolla eshte gjeja me e merzitshme dhe e neveritshme, qe
ata duhet te bejne. Oret mesimore, jane oret me te gjata per ta, ndersa
zilja eshte tingulli me i embel me gjithe vrazhdesine e saj.
Prandaj,Ministria e Arsimit duhet te zhvilloje politika dhe te hartoj
plane, zbatimi i te cilave do te beje shkollen nje ambient me te dashur,
atraktiv dhe stimulues per nxenesit. Kjo do te kishte nje impakt direkt
ne ngritjen e cilesise, rritjen e interesimit dhe ne rezultate me te
kenaqshme ne permbushjen e objektiva nga ministria e arsimit.Nje gje
tjeter qe verehet ne shkollat tona eshte, se nxenesit stimulohen ne
nxenien permendesh apo “papagallistike”, te lendeve mesimore, gje kjo
qe eshte e mundimshme, e lodhshme dhe me e keqja jo e dobishme per
shoqerine dhe vete nxenesit. Nese qellimi eshte vetem te memorizuarit e
te dhenave, atehere nuk eshte etike te mundohen nxenesit, kete gje
shume mire mund t’a bejne kompjuterat. Ndersa ne anen tjeter nuk
vleresohet, stimulohet dhe “kultivohet” te nxenit logjik, te menduarit
kreativ, dhe te menduarit te pavarur. shkollat shqiptare si cdo
institucion ne shqiperi ndihen ne krize, dhe si e tille perballet me te
gjitha problemet politike, sociale, individuale te shoqerise ku ajo
formohet. po te veme ne diskutim personat qe japin keto
njohuri (stafin pedagogjik) mendoj se ka mjaft per tu lavderuar dhe
shume te tjere per te turperuar institucionin e mesimdhenies.Edhe per
nxenesit apo studentet kam shume per te thene dhe shume per te vene ne
dukje; mosinteresim, dembelizem, arroganc, dhe shume te tjera. droga dhe
perfshirja e nxenesve ne grupime politike etj. Natyrisht, ata
qe mbarojne gjimnazin do te duhej te vazhdonin studimet me tej, ndersa
ata te cilet mbarojne shkollen profesionale do duhej te ishin te gatshem
per tregun e punes. Por, jo gjithmone gjerat rrjedhin ashtu si duhet.
Ketu eshte një problem mjafte serioz, jo te gjithe gjimnazistet arrijne
te pranohen ne Universitetin Publik, dhe nje numer shume i vogel i atyre
qe mbarojne shkollimin e mesem profesional, mund te sigurojne nje vend
pune. Vertete ne vendin tone me shume po krijohen probleme sesa vende
pune. Fajtor jemi te gjithe per kete gjendje te krijuar, por sigurisht
dikush me shume e dikush me pak. Sidoqofte eshte koha te zgjohemi nga
gjumi. duhet bere nje menaxhim i drejt i “pasurise” me te madhe te
vendit – rinise. Perndryshe injorimi i saj mund te sjelle pasoja te
renda per vendin.Te shpresojme qe viti 2011-2012 te mos na gjeje me keto
probleme . Pra,te mos nise nje vit i ri shkollor me probleme te vjetra, por edhe skandale të reja.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Problemet në shkollat shqiptare Empty Re: Problemet në shkollat shqiptare

Mesazh nga Anakonda Tue 18 Sep 2012 - 4:01

tem interesonte kjo...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi