Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zajmina Vasjari: Pedagoget i kam fansa People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zajmina Vasjari: Pedagoget i kam fansa People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zajmina Vasjari: Pedagoget i kam fansa

2 posters

Shko poshtë

Zajmina Vasjari: Pedagoget i kam fansa Empty Zajmina Vasjari: Pedagoget i kam fansa

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 22 Oct 2011 - 12:21

E bukur dhe e suksesshme. Me 2 klipe shumë të komentuara, të publikuara në verën që lamë pas, e me shumë të tjerë para tyre që kanë zënë faqet e para të shtypit rozë.Zajmina Vasjari është padyshim një ndër personazhet më të përfolur në Shqipëri. Një personazh i komentuar shumë në media, por që për habinë e të gjithëve shumë pak për jetën e saj private.Çfarë thotë të re Zaimina në këtë intervistë, pse e ruan me kaq fanatizëm dashurinë e saj, marrëdhëniet me shokët e klasës e pedagogët e arkitekturës, për të cilët gëzon një respekt të jashtëzakonshëm. Rrëfehet Zajmina, bukuroshja seksi, që së fundmi ka filluar ta urrejë këtë përcaktim…Zajmina si po kalon këto kohë?Pak e lodhur nga punët që kam pasur, por shumë mirë.
Ka nisur shkolla, këtë vit je në vitin e…
Këtë vit jam në të tretin.

Sa orë në ditë të merr shkolla?
Pothuajse gjysmën e ditës gjatë javës, madje ka raste kur edhe gjithë ditën nëse kam projekte për të punuar.

Më pas si vijon pjesa tjetër e ditës?
Gjatë sezonit të shkollës vetëm fundjavat kam për t’u marrë me aktivitete apo për t’u relaksuar, sepse të gjithë kohën tjetër ia kushtoj shkollës.

Çfarë lexon në sytë e studentëve të tjerë, të shikon ndonjëri prej tyre shtrembër?
Jo aspak, me të gjithë shkoj shumë mirë madje shumë shpesh mblidhemi edhe jashtë mësimit për të punuar në grup. Kam shumë miq të mirë në klasë, por kjo nuk përjashton që mund të ketë edhe ndonjë sy të shtrembër. (qesh)

Po me pedagogët ç’marrëdhënie ke, a i dëgjojnë ata këngët e tua?
Të gjithë na trajtojnë si të ishim kolegët e tyre, jo studentë dhe shpesh marr edhe komplimente prej tyre kur del një video e re apo edhe kur më shohin në ndonjë emision televiziv.

Meqë jemi tek këngët, ke në plan ndonjë këngë të re?
Aktualisht po punoj për një këngë të re, e cila është në përfundim e sipër. Së shpejti do të nis punën për videon e saj.

Stina e verës solli nga ty dy këngë të reja. Cili ishte reagimi që more për këto këngë?
Më vjen mirë që të dyja janë pritur shumë mirë, sidomos “Po ta dija” të cilën sigurisht që unë e kam edhe më përzemër.

Të qëndrojmë pak tek vera. Si ka qenë kjo stinë me koncertet? Sa fitimprurëse kanë qenë ato?
Mos ma kujto…Megjithëse është stina kur ne punojmë më shumë, kur e kujton lodhjen dëshpërohesh. Koncertet kanë qenë pothuajse çdo ditë dhe kuptohet që ka qenë fitimprurëse për të gjithë këngëtarët që kanë lëvizur nëpër koncerte.

Vera thonë se është stina ku këngëtarët grumbullojnë më shumë para, me sa është shtuar kapitali juaj?
Është shumë personale, do doja ta mbaja për vete.

Për çfarë shpenzoni më shumë?
Për veshje sigurisht.

Cila është blerja e fundit që keni bërë?
Dy palë xhinse para dy orësh. (qesh)

Pushime keni bërë gjatë këtij viti?
Fatkeqësisht pushimet e fundit kanë qenë në mars, pasi në verë nuk lëviza dot nga punët e shumta.

Me kë ishit për pushime dhe ku?
Me shokë dhe shoqe në Zvicër.

Flasim pak edhe për dashurinë…Mund të na e përshkruash pak të dashurin tënd?
Jo.

Pse ke filluar ta ruash kaq shumë jetën tënde private?
Se nuk më pëlqen të merren me jetën time private kur ka shumë gjëra të tjera për të cilat mund të flitet.
A ka gjasa të kemi ndonjë celebrim të tipit fejesë së shpejti?
S’bëj komente.

Çfarë mendon se ke të veçantë që të duan kaq shumë njerëzit?
Nuk e di, unë thjesht jam e njëjta në çdo ambient ku ndodhem.

Fakti që je seksi mendon se të ndihmon?
Ndoshta, por ka dhe shumë femra të tjera seksi.

Je lodhur duke e dëgjuar këtë fjalë? Kush ta ka thënë për herë të fundit?
Nuk e mbaj mend, por kryesisht gazetarët janë ata që e kanë në majë të gjuhës.

Kohët e fundit i ke mbyllur të gjitha profilet në Facebook. Pse kjo zgjedhje?
Sepse më mërzisin jashtë mase ‘fake profil’-et e tjera të cilat shpesh kanë më shumë friendsa se unë vetë. Prandaj vendosa të bëj pak pushim, por shumë shpejt do të hap një të ri që shpresoj mos të ma vjedhin.

Është një fan page që ka shumë fansa, por që mesa vërejmë nuk administrohet nga ti, të vjen keq për këtë?
Sigurisht që po dhe nuk e kuptoj dot çfarë kënaqësie kanë që i bëjnë këto gjëra.

Flasim pak tani për Zajminën shtëpiake, a merresh me punë shtëpie?
Shumë rrallë pasi nuk kam kohë, por kur i bëj, e bëj xixë shtëpinë. (qesh)
Po të gatuash di?
Di, madje kam edhe disa specialitete të miat që janë ëmbëlsira.

Për çfarë të ka bërtitur më shumë mami?
Se nuk rrija në një vend dhe gjithmonë do thyeja diçka për të cilën më kishin thënë të mos e prek. (qesh)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zajmina Vasjari: Pedagoget i kam fansa Empty Re: Zajmina Vasjari: Pedagoget i kam fansa

Mesazh nga Anakonda Wed 14 Mar 2012 - 18:56

lum zjamina...............e merr shkollen kjo
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi