Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Edhe trupi ka gjuhen e tij People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Edhe trupi ka gjuhen e tij People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe trupi ka gjuhen e tij

2 posters

Shko poshtë

Edhe trupi ka gjuhen e tij Empty Edhe trupi ka gjuhen e tij

Mesazh nga Durrsaku Wed 2 Nov 2011 - 5:43

Fillimisht permes gjesteve, vullnetare ose jo, shprehen emocionet dhe vetem ne vazhdim i kodifikojme ne nje gjuhe verbale; shpeshhere nuk e veme re kete gje, por terheqja jone ndaj dikujt tjeter eshte e dukshme. Pastaj nese ky eshte qellimi yne, pra te joshim pa perdorur shume fjale, duhen njohur se cilat jane hapat e duhur per ta bere. Ja disa prej tyre: kopjoni qendrimin e tij dhe menyren e te ulurit (pa u bere qesharake). Ne kete menyre do t’i tregoni interesin tuaj karshi tij.

Mos i kryqezoni krahet, sepse kjo eshte shenje e mbrojtjes dhe e mbylljes ne vetvete; po ashtu nuk duhet ta mbuloni fytyren, ose gojen me duar, sepse mund te shfaqni nje pasiguri dhe ndrojtje te tepert. Shihni drejt, madje mos ia ndani syte bashkebiseduesit: te ndiqni shikimin e tij eshte vertet seksi dhe nese syte tuaj i pergjigjen lojes qe luan ai, atehere do te jete e veshtire per ate qe te injoroje mesazhin.

Koka e menjanuar pak, ndersa degjoni me vemendje ate qe po thote bashkebiseduesi, eshte shenje e perqendrimit dhe interesit, nderkohe qe prekja e tepert e flokeve mund te tregoje miqesi te tepruar ndaj tij. Nese kembet tuaja levizin vazhdimisht, kjo shenje do ta vinte ne siklet bashkebiseduesin tuaj, sepse i duket sikur e keni me te shpejte, nderkohe qe po t’ia mbeshtesni njeren dore mbi shpatull eshte menyra me e mire per t’i treguar se keni deshire ta njihni me mire.

Nese personi ne fjale eshte vertet interesant dhe ju pelqen shume, keto jane disa nga gjestet qe keni fituar spontanisht dhe do te vazhdoni t’i beni, keshtu qe mos u mundoni te kujtoni nese ne bashkebisedimin tuaj te fundit ose te parafundit qendrimi juaj ishte ne kete apo ate menyre, krahu ishte i shtrire ose i ngritur, e keshtu me radhe. Trupi juaj ju “njeh” me mire dhe mund t’ju drejtoje ne takimet e tjera.

Komunikimi mes partnereve

Çfare gjerash fsheh nje çift? Trupi flet permes pozave dhe gjesteve, keshtu nuk eshte me e nevojshme qe partneret te pergjojne njeri-tjetrin, per te kuptuar se ç’po ndodh me lidhjen e tyre. Nje nga shprehjet klasike qe degjon nga miqte kur dashuria ka arritur kulmin e saj eshte: “Duket qe jeni shume mire bashke!”. Mirepo a ju ka shkuar ndonjehere ndermend te kuptoni se nga ç’kendveshtrim e shohin ata? Gjeste, shikime domethenese, menyra se si perqafoheni me njeri-tjetrin, jane disa nga treguesit per te kuptuar nese lidhja sentimentale eshte “ne forme”. Marredhenia mes teje dhe partnerit tend kuptohet pa qene nevoja te shpjegohet me fjale dhe kur diçka nuk shkon, trupi juaj eshte deshmitari i pare.

Gjuha e trupit ju ndihmon te kuptoni se çfare drejtimi po merr marredhenia juaj ne çift, dhe nese dikush tjeter po perpiqet t’jua shkaterroje… Detajet jane gjithnje te nevojshme per te parandaluar çdo rrezik. Eshte normale qe çdo njeri deshiron pak privatesi, por nese çdo here qe i telefon dikujt del nga dhoma ku je edhe ti, atehere keni te drejte qe te dyshoni. Kur partneri juaj tregon interes per njerezit qe frekuenton, pyeteni se si shkon jeta e njerit ose e tjetrit, apo e ndonje kolegeje te punes, por pa rene ne sy, sepse pyetjet tuaja jane te paqellimshme, sa per te shuar kureshtjen.

Shihni me kujdes sjelljen e tij kur jeni bashke: kur dilni te dy nuk i shkon kurre ne mendje t’ju kape per dore (shenje e keqe kjo), njeri ecen para e tjetri prapa, apo qendroni shume kohe perpara televizorit ne vend qe t’i dhuroni njeri-tjetrit dashuri, atehere te jeni te sigurt se po humbisni interesin per marredhenien. Nese per ju (femrat) nuk eshte aspak keshtu, atehere merrni iniciativen e perqafojeni, madje edhe ne publik. Nese e keni ndjekur dasmen e çiftit te famshem mbreteror William dhe Kate, kur ecnin drejt altarit e harruan seriozitetin, por i dhuronin nen ze njeri-tjetrit dashuri, a thua se ishin dy te dashur adoleshente.

Bashkimi ben fuqine. Çifti Bekam eshte shembulli klasik i kesaj shprehjeje: Viktoria e Devid jane nje grup, dhe historia e tyre eshte shembull per te gjitha çiftet. Nese keni pershtypjen qe atij nuk i pelqejne veshjet e tua apo bisedat qe beni kur jeni bashke, madje nxehet pa pritur kur ju flisni, atehere rrefejini se me mbeshtetjen e tij do te ishit shume me e sigurt ne vetvete dhe do te ndiheshit mire prane tij.



Edhe trupi ka gjuhen e tij 381530_305805722764189_141388129205950_1395246_1096249595_n
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe trupi ka gjuhen e tij Empty Re: Edhe trupi ka gjuhen e tij

Mesazh nga Anakonda Sat 31 Mar 2012 - 3:10

coolllllllllllllllllllllllll
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi