Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si tju  flasim femijeve tane per Islamin? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si tju  flasim femijeve tane per Islamin? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si tju flasim femijeve tane per Islamin?

Shko poshtë

Si tju  flasim femijeve tane per Islamin? Empty Si tju flasim femijeve tane per Islamin?

Mesazh nga WebMaster Wed 9 Sep 2009 - 5:51

Femijet tane jane pasuria me e madhe qe na ka dhene All-llahu xh.sh. Njeashtu ato jane sprove per ne ne kete bote dhe pergjegjesi per diten e Llogarise. Ata jane syte tane me te cilet shohim , mundi jone per te cilin shpenzojme kohe , energji dhe vullnet , shpresa jone per nje pleqeri te lumtur!
Hammad ibn Seleme transmeton prej Ebu Hurejres r.a. se Pejgamberi a.s. ka thene: " Me te vertete robit do t`i shtohen gradat dhe do te thote:" O Zoti im , prej nga kjo."" Kjo eshte per shkak te kerkimit te faljes se femijes tend pas vdekjes tende." ( hadithi gjendet ne librin : Nje Buqete lulesh per femijet tuaj, Iben Kajjim El Xhevzi , Shkup 2007 fq.19).
All-llahu xh.sh. pervec qe na ka sprovuar me femijet tane Ai na ka mundesuar qe permes tyre te na shtohen edhe gradat tona pas vdekjes sone. Por , a`thua valle a do na shtoheshin gradat tona pas vdekjes nese femijet tane nuk i edukojme me Islam? Shpesh here pyetemi se ku qendrojne problemet e shumta ne shoqerine tone ballkanase , pse kemi gjenerata te paedukuara me Islam , pse u shuajte nderi familjar , rrespekti i ndersjellte etj... Ka shume faktor qe kane ndikuar ne kete gje , por kryesori normalisht eshte ai i edukimit te femijeve tane me Islam. Por ai edukim duhet te realizohet fillimisht nga vet ne pasiqe Muhammedi a.s. na sqaron se femija edukohet 20 vite para lindjes se tij. Si edukohet 20 vite para lindjes? Per te edukuar nje femije te shendosh me Islam separi duhet qe vet te edukohemi , te zgjedhim nje grua besimtare e cila edhe ajo eshte e edukuar me Islam dhe pastaj ta edukojme edhe femine tone ne frymen Islame. Pra , procesi i edukimit eshte i veshtire , i rendesishem , i thjeshte por njekohesisht edhe mjaft kompleks. Imam Shafiu r.a. pjesen me te madhe te jetes se tij ne mesimin dhe ligjerimin e Islamit e ka kaluar ne sqarime dhe mesime rreth edukates dhe moralit islam , ndersa shume pak vite i kushtoi fikhut islam ! Paramendoni kete fakih te madh , njeri prej themeluesve te kater shkollave juridike , bazamente te mesimit te fese , i kushtoi aq shume rendesi edukates... Per edukaten dhe moralin eshte shkruar shume ne keto troje , por shume pak eshte punuar ne praktik. Duhet te ekzistoje ne cdo pore te jetes sone edukata islame si njera prej shtyllave kryesore te depertimit te mesazhit islam ne zemrat e miliona njerezve. Si ummet ne nuk guxojme qe mesazhin islam te mos e percojme , hallka e pare e zinxhirit te percimit te ketij mesazhi islam eshte familja jone gjegjesisht femijet tane. Po arritem qe te gjithe ne te ndertojme sheriatin ne shtepite tona nuk do kemi nevoje ta kerkojme sheriatin ne nivel kolektiv , por ajo do behet ajri pa te cilin nuk mundemi te frymojme.
Femijet tane jane dhurate e All-llahut xh.sh. per te cilen dhurate duhet te faleminderohemi.
Thote All-llahu xh.sh. ne Kur`an:" "Vetem i All-llahut eshte pushteti i qiejve e i tokes; Ai krijon cka te doje; Ai i fale vetem femra atij qe do; e i fale vetem meshkuj atij qe do. Ose u fale cift, meshkuj e femra, por ate qe do e le pa femije (steril); Ai eshte i dijshem, i fuqishem." ( Esh-Shura:49-50)
Ky ajet kur`anor na qarteson bukur se All-llahu xh.sh. vendos me fatin tone dhe te femijeve tane dhe nuk guxojme qe per hir te komplekseve tona dhe traditave te mykta e jo te mira te mos bindemi me percaktimin e All-llahut xh.sh. e kjo te reflektoje edhe ne edukimin dhe mesimin qe duhet t`i ja japim femijeve tane. Femijet duhet t`i mesojme me Islamin , te jetojne me Islamin , te perballen me sprovat ne jete qe do i prijne dhe te behen edhe ato bartes ose percues te mesazhit islam ne rruzullin tokesor. Ne vazhdim te tekstit do paraqes disa rregulla te pakualifikuara te cilat rregulla shpresoj qe do te ndikojne pozitivishte gjate pervojave tona me femijet tane.

a) Vendoji emer te bukur

Ebu Derda thote se Pejgamberi a.s. ka thene: " Me te vertete ne Diten e Gjykimit do te thirreni me emrat tuaj dhe me emrat e baballareve tuaj , keshtu vendosni emra te bukur."( libri i cituar: fq.102). Ky hadithe i Pejgamberit a.s. na qarteson se emrat e femijeve tane duhet te vendohen te bukur dhe me kuptim te mire. Ne shume hadithe tjera Pejgamberi a.s. preferon qe te vendohen emra Pejgamberesh dhe cilesishe te perkulshmerise se roberve te All-llahut ndaj All-llahut xh.sh. Emrat e bukur pervec qe ndikojne ne identitetin e femijeve tane na japin nje stimuls , deshire dhe vullnet plus qe femijet tane t`i mesojme dhe orientojme drejte atyre personaliteteve , ose personave te bekuar mbi baza te te cileve i kemi emertuar.

b) Rrespekto mendimin e tij

Realiteti jone eshte shume i hidhur sa i perket ketij segmenti. Ne jo qe nuk rrespektojme mendimet e femijeve tane, por as qe i pergadisim femijet tane te mendojne dhe te logjikojne me koken e tyre. Kjo gje bie ndesh me traditat e Muhammedit a.s. dhe me Kur`ani Kerimin. Nga dashuria e madhe qe kemi per to ne shpesh here i neglizhojme femijet tane dhe nuk i nxisim per mendime kreative dhe te dobishme. Ne rrethet ku po jetojme do te dukej shume qesharake qe femija te jap mendim te vetin per nje ceshtje te caktuar , kjo gje mjerisht ka sjelle deri tek gjeneratat e ardhshme " teprice teknologjike" studentash te cilet jane edhe viti i katert ne fakultet ndersa nuk dijne te bejne nje analize te thjeshte te programimit linear. Te rrespektuarit e mendimit te femijeve tane na hap dyert e thellimit dhe penetrimit te perbashket me to ne dijet fetare dhe ne kete menyre na lehtesohet barra e percimit te mesazhit islam tek femijet tane.

c) Angazhoje me pune te dobishme

Thote All-llahu xh.sh. ne Kur`an:" O ju qe besuat , ruajeni veten dhe familjen tuaj prej nje zjarri , lene djegese e te cilit jane njerezit dhe guret."( Tahrim,6).
Femijet tane duhet t`i angazhojme me mesimin e Kur`anit, mesimin e gjuheve te ndryshme , te matematikes , jetes se Pejgamberit a.s. , kushteve te fese , te haditheve te Pejgamberit a.s. Duhet te perpilojme program ditor per femijet tane edhe jashte shkollave ose edukatoreve. Nese femijet i angazhojme kjo nuk d.t.th. qe nuk i duam dhe qe po i privojme prej te drejtave te tyre per jetese te mire. Kam lexuar ne nje vend qe nje mbret djalin e tij kishte dashur ta beje dijetar. Por , ky djal ishte rritur ne pasuri dhe bollek ne oborrin mbreteror dhe nuk ishte mesuar me jeten e thjeshte e modeste te nje muslimani. E dergon te nje dijetar qe ai dijetar te perkujdeset per te. Detyren e pare qe i cakton dijetari i nderuar djalit te ketij mbreti eshte qe te dale ne rruge dhe per nje periudhe te caktuar te kerkoje lemoshe e mepastaj te kthehet dhe te filloje procesi i kerkimit te diturise.
Ky shembull na meson shume gjera te cilat duhet t`i jetesojme edhe ne si prinder. Angazhimi i femijeve tane me kerkimin e diturise dhe pune te dobishme , jetesimi praktik i Islamit i femijeve tane duhet te jete prioriteti yne. Per femijet tane ne jemi shembulli me i mire qe e udheheqe ate gjate jetes , por mund te behemi edhe shembulli me i keq qe e humbe ne humnerat e kesaj dhe botes tjeter.

d) Ledhato femijen tend

Bejhekiu permend nje hadith prej Ez-Zuhriut ne te cilin thuhet se nje njeri ishte ulur me Pejgamberin a.s. , i erdhi djali i tij ndersa ky e puthi dhe e mori ne preher. Pastaj erdhi vajza e tij dhe e uli afer vetes. Pejgamberi a.s. i tha:" Nuk je i drejte ndaj tyre."( vepra e njejte: fq.195)
Femijet kane nevoje per ledhatine tone ashtu sic kemi nevoje ne per to , por nuk duhet qe te bejme dallim ndaj tyre dhe te behemi te padrejte...

e) Pergadite misionar musliman

Secila familje duhet ta kete primare kete kusht dhe t`i orientoje te gjitha forcat matriale , mentale dhe fizike drejte realizimit te ketij qellimi. Prinderit duhet ti pergadisin femijet e tyre per sprovat qe do i kaplojne ne te ardhmen. Ato , pra prinderit , femijet duhet t`i mesojne qe jeten e tyre ta jetojne me qellim dhe me mision te caktuar. Femijet tane duhet te ushqehen dhe te frymojne ne kete rruge.

Dhe per fund te ketij teksti permendim nje thenie te Abdullah ibn Omerit r.a.:
" Edukoje femijen tend sepse je pergjegjes per te , per ate se si e ke edukuar dhe cka e ke mesuar , ndersa femija eshte pergjegjes per nenshtrim ndaj Zotit dhe nenshtrim ndaj teje." ( vepra e njejte: fq.192).
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi