Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur

5 posters

Shko poshtë

Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur Empty Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur

Mesazh nga WebMaster Wed 16 Nov 2011 - 6:00

Të jesh i lumtur sot, nuk është më vetëm një aspiratë personale, por një detyrë kolektive Çfarë është sot lumturia?
Po ta gjykosh nga numri i librave të botuar në të gjithë botën gjatë këtyre viteve të fundit dhe nga debatet e organizuara në lidhje me këtë temë, një gjë është e qartë: që njerëzit vazhdojnë pafundësisht të pyesin në lidhje me lumturinë dhe mënyrën për të qenë të lumtur. Madje mund të thuhet pa frikë që është një nga argumentet që trajtohet gjithnjë me shumë pasion. Sakaq, objekti i dëshirës vazhdon që të mbetet “i errët”.
Nuk jemi më në epokën e Platonit, kur lumturia nuk fshihte mistere: ishte pasoja e nevojshme e një jete të mirë, një jete të kaluar në kërkim të mençurisë dhe virtytit. Boshllëku që kanë krijuar utopitë e dështuara politike të shekullit të kaluar është mbushur në mënyrë progresive nga një imperativ kategorik: ji i lumtur dhe përfito nga kënaqësitë që të fal jeta!
Në Francë, në mars u mblodhën disa dhjetëra filozofë dhe ekonomistë, psikologë dhe politikanë, për të diskutuar pikërisht për lumturinë individuale dhe atë kolektive. Duke marrë nxitje nga thënia e famshme e Saint-Just, që në mesin e Revolucionit Francez deklaronte se “lumturia është një ide e re në Europë”, forumi ka mbajtur ndezur shpresat e atyre që e ndoqën në lidhje me gjetjen më të fundit të “formulës” magjike të lumturisë.
Vitet e fundit ka pasur një dyndje të vërtetë publikimesh me “receta” se si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur, cilët janë hapat që duhen ndjekur për ta pasur e kështu me radhë. Rreziku i një shoqërie që ushqehet me fjalime tepër vullnetare dhe që feston çdo ditë triumfin e terapive të shkurtra që synojnë të edukojnë besimin në vetvete, të menduarit pozitiv dhe që mundohen t’i bindin njerëzit që janë ata fajtorë për moslumturinë e tyre, është i madh.
Me këtë nuk nënkuptohet se njerëzit duhet të rrinë duarkryq dhe të presin t’u zbresë lumturia nga qielli. Ne të gjithë jemi përgjegjës të zgjedhjeve tona, edhe pse lumturia nuk varet plotësisht prej nesh. Na takon të gjithëve që të zgjedhim se si të përballemi me gëzimet dhe dhimbjet me të cilat na përball jeta. Lumturia tashmë nuk është më një çështje vetëm personale. Tashmë bëhet fjalë për një çështje sociale.
Atëherë nuk ka asgjë për t’u çuditur kur shohim se me këtë çështje tanimë nuk merren ekskluzivisht vetëm filozofët, por edhe ekonomistët. Kësisoj, përse të mos krijohet, të gjendet një mënyrë që “të masë” cilësinë dhe sasinë e lumturisë?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur Empty Re: Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 21 Nov 2011 - 2:44

Gjerat e mirat vijne ngadale thote populli, por ikin sa hap e mbyll syte.
Keshtu ndodh edhe me lumturine, nuk eshte e lehte qe te gjesh lumturine e plote te shpirtit, por as edhe e pamundur gjithsesi nuk eshte.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur Empty Re: Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 21 Nov 2011 - 3:08

Lumturia si ndjenje eshte momentale per mos then (secondare),pra per nje moment mund te ndihemi te lumtur per dicka qe na ben te lumtur por kjo mban vetem per ate moment jo pergjithmone keshtu qe shpesh edhe kur e ndjejme ndjenjen e lumturise esht aq pak sa nuk e kuptojme e nuk e shijojme dot ate..Qenia njerezore esht e prirur te jete i pa kenaqur me asgje e keshtu lumturia pothuajse nuk ekziston fare tek ne..
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur Empty Re: Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur

Mesazh nga EMI Mon 21 Nov 2011 - 3:11

Sic thote dhe nje fjale e urte: T jesh e lumtur do te thote ,ti shohesh gjerat sic deshiron... dhe lumturia ne cdo koncept mund te quhet se je i lumtur kur ke arrit disa qellime ne jeten tende.. dhe kur asgje nga deshirat dhe endrrat e tua nuk jan realizuar do te thote qe sje i lumtur,,,per ket me mire'' enderroni se eshtefalas.''..e keni nga une ket keshille....
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur Empty Re: Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur

Mesazh nga Anakonda Fri 17 Feb 2012 - 0:31

Lumturia nuk gjendet gjithmone ne jeten tone.Por edhe ate qe kemi mundohen te na e prishin me cdo kusht.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur Empty Re: Si mund të arrihet lumturia, përse shpesh nuk është e lehtë që të jemi të lumtur

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi