Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rreziqet që ia vlen t’i ndërmarrësh për karrierën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rreziqet që ia vlen t’i ndërmarrësh për karrierën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rreziqet që ia vlen t’i ndërmarrësh për karrierën

2 posters

Shko poshtë

Rreziqet që ia vlen t’i ndërmarrësh për karrierën Empty Rreziqet që ia vlen t’i ndërmarrësh për karrierën

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 17 Nov 2011 - 12:10

Rreziqet që ia vlen t’i ndërmarrësh për karrierën KarrieraTë ndërmerrni rreziqe gjatë karrierës suaj mund t’ju ndihmojë që të arrini qëllimet që keni. Më poshtë po ju paraqesim disa prej rreziqeve gjatë karrierës me të cilat mund të ndesheni, si dhe se si të peshoni mundësitë tuaja.

Rreziku: Të ktheheni sërish në shkollë
Të harxhosh kohë dhe para për t’u kthyer sërish në shkollë me qëllimin për të marrë një diplomë më të mirë se ajo që keni, mund t’ju bëjë të ndiheni shumë keq. Nisur që nga përgjegjësitë e shumta në familje apo edhe vështirësia për ta lënë punën në mënyrë që t’i përkushtohesh shkollës, mund t’ju bëjë ta shihni arsimimin e mëtejshëm si një gur mundimi

Vlerësoni alternativat: “Së pari duhet që të jeni të qartë se cili është synimi juaj dhe që ju bën t’i ktheheni sërish shkollës, si p.sh. rritja në detyrë apo ndërrimi i rrugës së karrierës”, këshillon një nga instruktorët e karrierës, Halli Kroford. “Gjëja e dytë është që duhet të kuptoni nëse kthimi në shkollë do t’ju ndihmojë që ta arrini qëllimin tuaj dhe për këtë mund të flisni me shefin ose përgjegjësit tuaj. Në disa fusha një diplomë më e mirë ka rëndësi, në të tjera s’të hyn në punë për asgjë”.


Rreziku: Ndërrimi i karrierës
Shumë njerëz e urrejën punën e tyre dhe megjithatë vazhdojnë ta mundojnë veten çdo ditë me këtë ide thjesht sepse ndihen të sigurtë. Njerëzve nuk u pëlqen një punën për një numër të caktuar arsyesh, mes të cilave është edhe fakti se janë në një profesion që nuk i shërben interesave dhe pasioneve të tyre.

Vlerësoni alternativat: Me rritjen e numrit të njerëzve të pushuar nga puna, është e sigurt se askush nuk ka imunitet nga humbja e vendit të punës. Gjetja e një pune e cila ju bën të ndiheni mirë, duhet të jetë përparësi në karrierën tuaj. Uleni rrezikun e ndërrimit të karrierës duke bërë një kërkim më parë lidhur me atë që kërkoni, kështu që do të dini më parë se çfarë prisni nga karriera e re qoftë në çështjet financiare, por edhe se si do të ndiheni kur të jeni në të.

“Gjithmonë dhe kudo ka një përqindje rreziku, por nëse jeni vërtet të pakënaqur me atë që bëni, atëherë të rrezikoni do t’ia vlejë”, thotë Kroford.


Rreziku: T’i thoni “Jo” shtimit të përgjegjësive
Nëse shefi juaj po ju ngarkon me më shumë përgjegjësi lidhur me një projekt apo promovim, normalisht ju duhet ta dini shumë mirë se ç’nënkupton kjo për suksesin tuaj. Jo të gjitha promovimet janë të njëjta dhe shumë shpejt mund të ktheheni në një person i cili bën “gomarin” për të tjerët dhe që normalisht nuk do të jetë aspak ndihmë që të ecni përpara në karrierën tuaj.

Vlerësoni alternativat: T’i thoni jo disa parave më shumë shpesh është diçka e vështirë për t’u justifikuar. Miqtë, familja dhe kolegët tuaj mund të mendojnë se jeni i çmendur që hiqni dorë nga një promovim i tillë. Por është mirë të ndiqni instinktet tuaja. Në vlerësimin e alternativave që keni para, pyesni veten nëse ky projekt që ju lihet në dorë apo ky promovim që ju bëhet, do t’ju çojë vërtet përpara apo do t’ju bëjë të “ngecni” në një lloj detyre që më pas s’do t’ju japë asnjë mundësi karriere të mëtejshme.


Rreziku: Hapja e një biznesi
Më shumë se kurrë më parë njerëzit kanë filluar të ngrenë bizneset e tyre. Shumë ëndërrojnë të jenë pronarët e vetes, por gjenden përpara rrezikut të heqjes dorë nga një rrogë e mirë dhe e rregullt, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore shumë të larta.

Vlerësoni alternativat: Bëni kërkimet tuaja (duke përfshirë këtu sigurimet për të vetëpunësuarit), kurseni para dhe ndërtoni lidhje për biznesin tuaj ndërkohë që jeni ende në punën e vjetër. “Të zotërosh një biznes është një rrezik dhe nuk është për zemërdobëtit”, shprehet instruktori i biznesit Dresdin Flainuait. “Sidoqoftë, rreziqet mund të ulen përmes përgatitjeve mendore dhe financiare. Nëse dikush do të mësojë lidhur me drejtimin e një biznesi, ata duhet të punojnë me kohë të pjesshme në një biznes të vogël që të mund të kuptojnë çfarë ndodh në realitet”. /shekulli/
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rreziqet që ia vlen t’i ndërmarrësh për karrierën Empty Re: Rreziqet që ia vlen t’i ndërmarrësh për karrierën

Mesazh nga Anakonda Fri 17 Feb 2012 - 0:39

Cti bejsh i ka jeta keto pengesa.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi