Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë

5 posters

Shko poshtë

Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë Empty Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë

Mesazh nga kasperi Thu 5 May 2011 - 10:08

Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë
.Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë Kid
ne moshën 11-vjeçare shohin imazhet e para pornografike. Në moshën 12-13 vjeç navigojnë në sajtet e para “hard” dhe shohin skena me përmbajtje të lartë dhune. Si mund të jenë kur të rriten këta fëmijë? I takon familjes dhe edukimit në shkollë të qëndrojë në krah të tyre...

Të parët që u fajësuan ishin prindërit anglezë: një në tre fëmijë, mes moshës 10-12 vjeç, shikon vazhdimisht faqe interneti me pullë të kuqe. Më të befasuarit rezultojnë estonezët, që zbuluan se 30 për qind e fëmijëve të tyre sheh imazhe pornografike. Më të zemëruarit prindërit kinezë, pasi një studim i bërë nga “China Youth Daily” ka treguar se pjesa më e madhe e fëmijëve në moshën e para adoleshencës kalojnë orë të tëra në internet në kërkim të seksit.
Sot, në kohën kur televizioni nuk ofron ndonjë gjë shumë të madhe për fëmijët dhe kur interneti mund të përdoret lehtësisht nga të gjithë, kurioziteti për sajtet porno mund të shuhet vetëm me një klikim. Por pyetja që shtrohet është: si do jenë nesër këta fëmijë në jetë, kur impaktin e parë me seksin e kanë pasur që në moshën 11-vjeçare? Sot dihet që impakti me seksin është shumë i hershëm. Në ShBA, mosha 11-vjeçare është mesatarja kur nisin të shihen imazhet e para porno.
Nga mosha 12 deri në 14 vjeç, të rinjtë kanë nisur të publikojë fotot provokuese në internet dhe një në pesë fëmijë e pranon se kërkon në “You Tube” video me skena që kanë përmbajtje të lartë seksi apo dhune. Gjithsesi këto të dhëna azhurnohen vazhdimisht. Për të qenë më e qartë, Sonia Livingstone e “London School of Economics and Political Science”, me rrjetin “EU kids online” ka realizuar studimin “Rreziqet dhe siguria e fëmijëve në internet”.
Ajo ka bërë një “skaner” të rreth 25 mijë fëmijëve, njërit prej dy prindërve të tyre madje edhe fëmijë në moshën 9-vjeçare (sepse të vegjlit nisin ta përdorin internetin gjithmonë e më herët: 7 vjeç në Suedi dhe Danimarkë dhe 10 në Greqi, Itali, Turqi). Shqetësuese është dhe koha që kalojnë në rrjet: një në tre fëmijë mes moshës 9 deri në 10 vjeç e përdor internetin çdo ditë pa e ditur për rreziqet që u kanosen: të njohësh të panjohur, të shohësh imazhe shumë të rënda me seks dhe dhunë apo të marrësh dhe mesazhe që nuk përshtaten aspak me moshën.
14 për qind e adoleshentëve nga 9 deri në 16 vjeç tregojnë se kanë parë në internet, në vitin e fundit, skena të tipit seksual. Por nuk është vetëm interneti: 21 për qind ka parë skena seksuale në televizor, revista apo telefona. Në krahasimin mes 25 vendeve spikat Estonia (30 për qind e të rinjve nën 16 vjeç ka parë imazhe seksuale online), Republika Çeke (29 për qind), Danimarka (20 për qind). Në Itali, përqindja e të rinjve që kanë parë skena seksi online është vetëm 7 për qind: më e ulët se kudo, sepse e ulët është edhe pjesëmarrja në internet.
Por nëse marrim në konsideratë burime të tjera me përmbajtje pornografike, TV zë vendin kryesor. Fëmijët tanë navigojnë në internet kur janë në dhomat e tyre. Pothuajse 49 për qind e të rinjve europianë kanë kompjuterë në dhomë dhe askush nga prindërit nuk i kontrollon se çfarë shohin apo çfarë bëjnë në mesnatë. “Dikur e dija se çfarë bënin vajzat e mia në kompjuter, sepse qëndroja me to për shumë kohë. Sot kur janë në kompjuter dhe më shohin që kalojnë, ekranet boshatisen ndërsa ato ulin shikimet”, tregon Greg Holden, eksperte e sigurisë së informatikës. Sepse nga të dhënat, është shtëpia vendi nga bëhet lidhja e madhe e të rinjve me botën me drita të kuqe.
“Fëmijët flasin pak, prindërit nuk marrin shumë vesh nga teknologjia, ata duhet t’i vëzhgojnë e të mos i lënë vetëm në internet. Kompjuteri nuk duhet të jetë privat, por i prekshëm nga të gjithë dhe në një vend të dukshëm për të gjithë”. Sigurisht nuk është e thënë që ekspozimi ndaj rreziqeve të përkthehet menjëherë si diçka e dëmshme, por pyetja është si të përballohet gjithë kjo për të mos u bërë e dëmshme më vonë.
Psikologët thonë se familjariteti i madh me seksin mund të çojë në humbje të interesit dhe ta shikojnë si diçka natyrale dhunën që përmbajnë shumë prej këtyre imazheve. Po sipas tyre, familja dhe shkollat duhet të jenë ato që do të udhëheqin këto procese. Kontrolli i moderuar nuk të bën kurrë keq, po ashtu edhe informacioni i duhur.
Adoleshentët e painformuar
Janë të pasionuar pas teknologjisë, njohës të mirë të realitetit virtual më shumë se të trupit të tyre. Navigojnë në rrjet si profesionistë, por në dashuri dhe seks improvizojnë dhe rrezikojnë shumë. Janë këta adoleshentët europianë të shekullit të ri: 27 për qind e tyre nuk përdor fare masa mbrojtëse dhe kjo përqindje shkon në 35 kur flitet për vajzat.
Rezultatet shihen, mjekët japin alarmin në spitalet ku çdo fundjavë mbërrijnë me dhjetëra vajza të trembura për të marrë pilulën e urgjencës, ndërsa janë shtuar së tepërmi sëmundjet seksuale mes të rinjve. Në vend që të informohen më shumë për të mbrojtur veten e jo të rrinë gjithë ditën në çat, të rinjtë europianë po mbështeten gjithmonë e më shumë te këto pilula, që në vitet e fundit po përjetojnë një bum të paparë shitjesh.
Ato blihen dhe shiten në 55 për qind të rasteve nga minorenët. Adoleshentë të frikësuar me ide konfuze në fushën e seksit që shkojnë për të kërkuar pilulat e emergjencës, ka parë shumë edhe profesor Emilio Arisi. “Duhet të thyhen me çdo kusht barrierat e injorancës.
Kjo, sepse kam dëgjuar të rinj se ishin të bindur që “Coca Cola” ishte si një lloj kontraceptivi, nëse bënin dashuri në këmbë nuk mbeteshin shtatzënë dhe se një pije me limon shpëtonte nga pasojat një raport të pambrojtur”, tregon ai. Ai ua vë fajin institucioneve dhe mungesës së lëndëve të edukimit seksual nëpër shkolla
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë Empty Re: Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 5 May 2011 - 10:15

Po normal qe anglezet te paret, 10-14 vjec ja u bjen femijen goca ne shpi..idiot popull
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë Empty Re: Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë

Mesazh nga Docteur Mon 9 May 2011 - 1:09

para ca ditesh ca fmi te shoqerise time po putheshin ishin 2-3 vjec hehe ju thash mamave tyre me qene une ju kepus kryet si te pules :) qa me bo po ikim drejt gropes dmth europes
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë Empty Re: Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë

Mesazh nga WebMaster Mon 9 May 2011 - 1:10

Eh tani bota kjo eshte kudo qe te shkosh ka pedofoli keta njere meritojne plumbin asgje me teper
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë Empty Re: Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë

Mesazh nga Docteur Mon 9 May 2011 - 1:57

shyqyr qe i kam rrit te mite dhe skam probleme me ta me Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë 426788
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë Empty Re: Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Mar 2012 - 19:15

E pastaj shajme shqiptaret kur paska me keq se ne.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi