Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

+4
pexha
Anakonda
Arabela
WebMaster
8 posters

Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Gjakmarrja,në20 vjet,5200 vrasje dhe 1400 familje tëngujuara

Mesazh nga WebMaster Thu 15 Sep 2011 - 2:42

Larja e hesapeve”,shifra alarmante në Shqipëri

Pavarësisht kalimit të viteve dhe zhvillimit të mentalitetit shqiptar,Kanuni i Lek Dukagjinit mbetet sërish një nga rrugët e padevijueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shqiptarëve. Që prej viteve 90,pra për rreth 20 vjet,në Shqipëri numërohen rreth 5200 vrasje si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin dhe marrjen e gjakut. Sipas raportit të fundit të Komitetit të Pajtimit,i vetmi institucion që ofron aktualisht shifra mbi numrin e të ngujuarve dhe viktimave të marrjes së gjakut,raporton se si rezultat i konflikteve të lindura për shkak të fenomeneve të ndryshme siç është,trafikimi i femrave,dhunimi i pronës,atakimet në jetën e përditshme,e mbajnë shoqërinë shqiptare ende në konfliktualitet të vazhdueshëm dhe mentaliteti i vrasjeve kanunore për nderin e marrjen e gjakut,mban rreth 1400 familje të ngujuara e të fshehura,duke penguar kështu edhe lirinë e grave dhe të fëmijëve. Shifrat tregojnë se më shumë se gjysma e popullsisë në fshat,mbetet e konfliktuar deri në ekstrem për titujt e pronësisë.


Statistikat flasin
Nga informacionet mbi hasmëritë në territorin e Republikës së Shqipërisë rezulton se numri i të vrarëve për konflikte të ndryshme,të shpallur si “persona të zhdukur”,“të mbytur”,“të vetëvrarë” apo të aksidentuar është shqetësues. Për rreth 20 vjet janë regjistruar 5200 vrasje,në një kohë që hasmëria ka prekur një numër shumë më të madh të familjeve shqiptare. Shumë familje janë në hasmëri me familjen e burrit të vajzës,të shpallur si të vetëvrarë. Nga arsyet kryesore që çojnë në hasmëri familjet shqiptare mund të përmendim,mos zbatimi i ligjit 7501 për tokën,çështjet e pazgjidhura të pronës,konfliktet që kanë lindur për shkak të fenomeneve të ndryshme,trafikimi i femrave,dhunimi i pronës,atakimet në jetën e përditshme,të cilat e mbajnë shoqërinë shqiptare ende në konfliktualit të vazhdueshëm dhe mentaliteti i vrasjeve kanunore për nderin e marrjen e gjakut mban 1400 familje të ngujuara e të fshehura duke penguar edhe lirinë e grave dhe të fëmijëve. Mëse 50 për qind e popullsisë në fshat mbetet e konfliktuar deri në ekstreme për titujt e pronësisë. Për shkak të trafikimit të femrave,4600 familje janë në konflikt të thellë. Ky fenomen ka sjellë shpesh herë vrasje tragjike deri në hedhjen në erë të familjes së trafikantit. 40 për qind e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje janë pasojë e kësaj veprimtarie. Misionarët e Pajtimit kanë qenë të vetmit në përpjekjet për ndalimin e këtyre vrasjeve. Megjithëse pa përkrahje,ata kanë arritur të mbajnë nën kontroll më shumë se 80 për qind të konflikteve.

Policia hesht
Sipas raportit të Komitetit të Pajtimit,autoritet policore shqiptare nuk e kanë situatën në dorë në lidhje me çështjen. Policia nuk ka të regjistruar as 10 për qind të konflikteve në jetën shoqërore. Sipas raportit,“Policia mbetet e pambështetur nga drejtësia dhe keqpërdoret nga politika. Oficerët e policisë në terren nuk kanë as mjetet minimale për të ndërhyrë në parandalimin e krimit apo zbulimin e hasmërive të pafund në të gjithë territorin e vendit”. Nga radhët e policisë të cilët janë përpjekur të bashkëpunojnë,sot kemi rreth 400 të vrarë në krye të detyrës. Sipas raportit drejtuesit e policisë së shtetit të ndodhur nën presionin e politikës,kanë prirje për ti fshehur shifrat reale të vrasjeve kanunore për nderin e gjakmarrjen,sepse shteti ndjehet i pafuqishëm për tu përballur me to. Kjo bëhet edhe për të mbuluar gjendjen para institucioneve ndërkombëtare. E ndodhur para presionit ndërkombëtar për fenomenin e vrasjeve për gjakmarrje,ato cilësohen si “vrasje për hakmarrje”,“për motive të dobëta”,si dhe me kategorizimin “të tjera”. Qëndrimi politik i Policisë së Shtetit,dhe korrupsioni i drejtësisë kanë bërë që në shumicën e rasteve,edhe mbasi dorëzohet autori i krimit,familja e të afërmit mbeten të rrezikuar dhe detyrohen të ngujohen ose të fshihen deri sa të bëhet pajtimi.

Ne Janar dhe fillimin e Shkurtit 2010,numri i vrasjeve konfliktuale arrin kulmin
Në datë 27 e 29 janar ekzekutohen dy anëtarë dhe një i afërm i familjes Curri në Durrës si dhe tre vëllezër të familjes Mulliri në Devoll. Më 31 janar e 1 shkurt qëllohet për vdekje mbi pjesëtarë të familjeve Hasani në Tiranë dhe Daxha në Dibër. Në datat 3 dhe 5 shkurt ndodhën dy krime tragjike brenda familjes,një bashkëshort vret gruan dhe plagos rëndë të bijën në Librazhd,ndërsa një nënë 22 vjeçare vetëvritet bashkë me vajzën e saj 2 vjeç,duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati në Kavajë. Më datë 6 shkurt i bëhet atentat me bombë anëtarit të Këshillit Bashkiak të Vlorës,Morand Hoxha,ndërsa në Tiranë qëllohet për vdekje me 6 plumba trajneri i atletikës,Hasan Rakipi. Më 7 shkurt qëllohet me breshëri plumbash mbi tre persona në Shijak. Më datë 8 vritet një prind për kufijtë e tokës në Kukës dhe një qytetar tjetër për hasmëri të së shkuarës në Bulqizë. Njëri prej viktimave të mësipërme ishte dënuar në vitin 2004 për akuzën e përdhunimit,por u lirua si i pafajshëm nga Gjykata e Lartë,ndërsa tre viktimat e familjes Mulliri,krahas hasmërisë disa vjeçare nga veprimi i nënës së tyre,e dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e një fëmije 8- vjeçar,kishin edhe një konflikt tjetër për çështje nderi. Për të gjitha rastet,të afërmit e viktimave kanë deklaruar se policia ka qenë në dijeni. Mbi 50 për qind e popullsisë në fshat mbetet e konfliktuar deri në ekstreme për titujt e pronësisë. Në komunën Bushat janë 1050 familje në konflikt për tokën. Pronarët e tokës pretendojnë se këto familje u kanë pushtuar padrejtësisht 3500 dynym tokë. Vetëm në fshatin Shkjeze janë 200 familje po për këtë konflikt. Në fshatin Llugaj të rrethit Tropojë,kanë konflikte sociale të të gjitha niveleve rreth 3000 banorë,të shkaktuar nga moszbatimi i ligjit 7501 për tokën. Vetëm në Komunën e Bushatit dhe disa fshatra të Nënshkodrës numërohen 1600 familje të tilla. Në shkallë vendi ky ligj ka sjellë hasmëri në mbi 15 000 familje që në çdo çast mund të shkaktojnë gjakderdhje midis tyre. Me vetëgjyqësi u është marrë padrejtësisht jeta rreth 5000 shqiptarëve.

5200 vrasje
numërohen për rreth 20 vjet,që prej viteve ‘90,si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin dhe marrjen e gjakut.

1400 familje
janë të ngujuara e të fshehura në to edhe gra e fëmijë,si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin e marrjen e gjakut.

Viti 1939
Gjakmarrja ishte drejt eliminimit të plotë për shkak të solidaritetit të qytetarëve me ligjin dhe ndikimit të madh që pati funksionimi i mirë i drejtësisë. Shqipëria u bë një shtet demokratik e modern.

Viti 1945
Mbas luftës së dytë botërore,me vendosjen e regjimit komunist,ligji veproi arbitrarisht,ekzekutimin e vrasësit e mori përsipër shteti duke mos i lënë vend aplikimit të gjakmarrjes. Krahas masave ekstreme për kontrollin ndaj individit,shteti ndaloi me ligj edhe besimet fetare,asgjësoi institucionet e tyre si dhe shumë vlera të trashëgimisë zakonore.

Vitet 1991 – 1998
2300 familje u futën në ngujim për shkak të hasmërisë midis tyre. Gjatë 15 viteve të pluralizmit politik,papërgjegjshmëria e megalomania e kësaj klase politike ka bërë që mendimet e sugjerimet,tepër të nevojshme,që vijnë nga komuniteti,të mos përfillen.

Vitet 1996-1997:=
Vrasjet dhe urrejtjet midis individëve apo grupeve brenda shoqërisë u shtuan veçanërisht në vitet 1996-1997 nga lufta e ashpër politike dhe rrëzimi i firmave piramidale. Vetëm në vitin 1997 pati 1500 të vrarë.

Viti 2002-2005
Në Shqipëri u dhunuan në mënyrë tragjike 126 familje duke lënë të vrarë,jo vetëm gruan,por edhe fëmijët. U larguan jashtë shtetit për t’iu fshehur vrasësit 1270 burra duke lënë për vite me radhë peshën e vuajtjes dhe përpjekjeve për mbijetesë mbi gratë dhe fëmijët.

Marre nga [You must be registered and logged in to see this link.]
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga WebMaster Fri 2 Dec 2011 - 8:14

Një prej plagëve të shumta ekonomike dhe sociale, që i kanë zënë fytin dhe nuk po e lënë të ngrejë kokë e të marrë frymë Shqipërinë është edhe gjakmarrja.
Ky fenomen shoqëror që vazhdon të hapë plagë të mëdha dhe të jetë i pranishëm në shoqërinë shqiptare edhe në vitin 2007.
Historitë e gjakmarrjes që nuk janë të pakta janë bërë shpesh objekt i artikujve në gazeta apo emisione televizive.
Por ajo që thuhet vazhdimisht është vetëm maja e këtij ajsbergu të përgjakshëm dhe siç duket stërnipërit e Lekë Dukagjinit bashkë me ato pak sende që morën me vehte nga fshatrat e thella mbarten në mes të Shkodrës edhe ligjin e lashtë të malësive:Gjakmarrjen.
Plagë shoqërore kjo që në Shqipëri është gati në përmasat e një lufte që nuk dihet se kur ka filluar dhe më e keqja ka pak të ngjarë të pushojë .
Çdo ditë në gjithë vendin ndodhin të paktën tre vrasje. Rasti më i fundit ishte para rreth tre javësh në qytetin e Shkodrës ku në rrugën afër spitalit të Shkodrës një burrë rreth të 40-ve vritet për gjakmarrje, por si ai janë me qindra burra e të rinj që janë vrarë .
Të vrarë këto në emër të ligjit që ka shekuj që jeton, e që ka rezoltuar të jetë më i lartë se çdo lloj shteti që kanë tentuar të ndërtojnë shqiptarët .
Në veri të vendit, në djepin e Kanunit gjendja duket se është më shumë se e jashtëzakonshme.
Në malet ku shteti duket se shkon herë pas here për vizitë është një tmerr i vërtetë .
Sepse në Shqipëri ligji nuk të mbron ndërkohë që Kanuni i Lekë Dukagjinit të ndëshkon .
Kanun ky që shqiptarët ende se kanë çrrënjosur nga tradita e tyre .
Pasi vetëm kur të kuptohet se ligjet dhe rregullat e tij nuk janë të gjtha të drejta atëherë mund të mos pranohet ky kanun me të cilin njerëzit e maleve shqiptare vendosin drejtësinë.
Është ky pra që ka sjell dhe vazhdon të sjell shumë plagë shoqërore, e ndër to është edhe gjakmarrja. E cila nuk është vrasje si të gjithë të tjerat, ajo është një vrasje që mbjedh vrasje në seri, një tragjedi që kërkon më shumë vëmendje nga ne të gjithë që të bëjmë të mundur ta eleminojmë dita-ditës të gjithë së bashku këtë traditë të rrënjosur thellë, por jo e pamundur për tu shkulur .
Nuk dihet edhe sa kohë do të jetë i pranishëm ky fenomen në shoqërinë shqiptare .
Shpresoj që në ditët, javët, muajt, vitet, shekujt në vazhdim numri i gjakmarrjeve të zvogëlohet, madje kjo dukuri edhe të eleminohetn në shoqërinë shqiptare.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga Arabela Fri 2 Dec 2011 - 20:48

do doja ta provoja njehere te formonim nje grup njerezish dhe shtepi me shtepi tu flisnim njerezve ,,,dike provuar keshtu tu hapnim syte,,,ta shohin kete plage nga nje kend trjeter dhe jo nga ai qe e kane pare qe mijera vjet,,,,,,,,,,,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Dec 2011 - 20:48

Shenon plage ne zemer ja nje histori;
Ishin dy familje dhe ishin ne hasmeri me njera-tjetren,rriten dy femijet vajza nga njera familje,dhe djali nga familja tjeter.Ata te dy bien ne dashuri me njeri-tjetrin
por meqe ne hasmeri vendosen te bashkohen por ne nje menyre tjeter.Djali vret veten,vajza kur e merr vesh vret edhe ajo veten e vet.Ja si jetojne dy te dashuruar ne gjakmarrje.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Si ta ndalojm vlla vrasjen [Gjakmarrjen]

Mesazh nga pexha Thu 22 Dec 2011 - 0:57

Te nderuare antare pohapi ket tem qe sado pake te kontribojm ne ket fenome qe ta qnjorosim na shqiptarizmi
pexha
pexha
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Dardan
Postime Postime : 5786
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/01/2010
Hobi Hobi : dizajner

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga Arabela Thu 22 Dec 2011 - 1:27

do kohe,,,do njerez me tru,,,do dedikim te madh,,,do shume gjera por nuk esh e pamundur do thoja une,,,ajo cka duhet bere esh te depertoj njeriu ne trurin e atyre njerezve para se ta terheqin gryken e armes,,,,te bej zhvendosje pikpamjesh,,, rose53
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga Daku Thu 22 Dec 2011 - 7:17

E para do shtet te forte , pa kompromise me askend.
Ne kohen e Enverit ky fenomen u shuajt fare , pra ja qe paska shpresa , ku ka nje dore te hekurt qe i rri mbi krye.Dmth malesoret e atyre aneve "nuk qenkan aq gdhe" nese shteti eshte ai i duhuri.
E Dyta duhet nje krefje e shpeshte e zonave per arme , duhen mbledhur armet qe ajo qe i con ne gjakmarrje eshte edhe arma qe perdoret vend pa vend dhe nisin hasmeri te medha , ose merren haqe.
E TretaPsikologet/punonjesit sociale duhet te punojne me ata njerez , te luftojne mentalitetin e tyre.
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga WebMaster Thu 22 Dec 2011 - 7:20

Sa te kemi politiken edhe korrupcionin e gjalle asnjehere nuk do mbaroj gjakmarrja gjithmone do kete me shume sepse eshte vete politika qe i lejon .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga dajti modh Thu 22 Dec 2011 - 7:27

Daku shkruajti:E para do shtet te forte , pa kompromise me askend.
Ne kohen e Enverit ky fenomen u shuajt fare , pra ja qe paska shpresa , ku ka nje dore te hekurt qe i rri mbi krye.Dmth malesoret e atyre aneve "nuk qenkan aq gdhe" nese shteti eshte ai i duhuri.
E Dyta duhet nje krefje e shpeshte e zonave per arme , duhen mbledhur armet qe ajo qe i con ne gjakmarrje eshte edhe arma qe perdoret vend pa vend dhe nisin hasmeri te medha , ose merren haqe.
E TretaPsikologet/punonjesit sociale duhet te punojne me ata njerez , te luftojne mentalitetin e tyre.
..
jam vec me te paren me ty Daku ..
Don dore te forte ..
Sa per te dyten armet duhen neper shtepi..ketej nga jetoj une ne texsas armet lejohen ne cdo shtepi .. dhe ka me pak polici ne ato vende qe lejohen armet me pak krime se sguxon kush me hy ne shtepi te tjetrit se dihet perfundimi..
Kurse ne New york qe nuk lejohen armet ,dhe ka shume forca policore,ka me shume krime .......
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga Emona Thu 22 Dec 2011 - 7:27

Fatkeqsish egzisojn ende mendim te tilla qe jeton me ligjet e Kanunit ,dhe ka shum raste te gjakmarrjes,per vendin ku jetojm ne veshtire qe arrihet te parandalohet gjakmarrja..por duhet te jemi te logjikshem para se te veprojsh dhe te mos nxitohemi ne fjale dhe ne veprat qe bejn ,i hap i gabuar mbyll pragun e shpis te dikujt.

Gjeja me mire qe mund te bejm eshte qe te jemi Kshilltare per te rinjet qe te bejn i hap pra ndryshimit te mos ngelin ne mentlitetin e gjakmarrjes.Edukimi i brezit të ri me ndjenjat e vëllazerimit, mirekuptimit, tolerances, kunder krimit, vetëgjyqesise, hakmarrjes e gjakmarrje.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga WebMaster Thu 22 Dec 2011 - 7:31

Eshte nje fakt Dajto qe e vertet ajo qe thua ti po edhe ato qe kan arme ne shtepi po vriten njeri me tjetrin Fakti eshte se nuk e qan njeri me per ligje nuk duan tja dine secili po jeton ne menyren e vet jo vetem ne Amerike po kudo po shqiperia eshte me e shumta gjakmarrja sepse ka qene qe ne Kanun tek Lek Dugagjinit edhe akoma ecin ne kete ritem .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga dajti modh Thu 22 Dec 2011 - 7:38

Klea@Love shkruajti:Eshte nje fakt Dajto qe e vertet ajo qe thua ti po edhe ato qe kan arme ne shtepi po vriten njeri me tjetrin Fakti eshte se nuk e qan njeri me per ligje nuk duan tja dine secili po jeton ne menyren e vet jo vetem ne Amerike po kudo po shqiperia eshte me e shumta gjakmarrja sepse ka qene qe ne Kanun tek Lek Dugagjinit edhe akoma ecin ne kete ritem .
po pra ajo qe thote DAKU me lart don nje dore te forte ne qeveri ... edhe ketej vriten para nja tre ditesh ishte nje rast nje grua 60 vjecare mori ne telefon ,,911 nr e policise dhe gjate kohes qe fliste me policine nje njeri po i thyente shtepine .. operatori ne polici po e instruktonte si te vepronte .. e jepte shume qarte zerin e kesaj qe dridhej .. ne telefon ..por arriti e qelloi ne gjoks kete viktimen dhe per dy minuta arriti policia ..ku kesaj i thane mbaje armen me gryke poshte dhe ndiz dritat e shtepise na prit ne oborr ..
armen e kishte pa leje ..por nuk u mor asnje mase per kete ..
e agresori shkoi si qeni ne rrushte i themi ne .....
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga Daku Thu 22 Dec 2011 - 7:43

Pse ligji Lek Dukagjinit ka vepruar vetem ne veri ??!!
Pikerisht ne zona te thella, aty ku niveli intelektual eshte i ulet aty ai k ame shume hapesira akoma,pse ky ligj nuk zbatohet ne korce, Lushnje, Permet , Tirane???
Sepse faktoret nxites qe te cojne drejt gjakmarrjes jane shume te vegjel ne krahasim me pjesen qe thash me lart.

O DAJT

po nuk mund te krahasohemi ne me Teksas mer lal, ktu nuk ndodhin krimet se te vjedhin ne shtepi , p[o per hesape te vjetra, pse me pe ? ps eme gervishte makinen, pse ma luan gardhin tim .,etj ktu jane ordinere fare arsyet e vrasjeve.
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 22 Dec 2011 - 7:44

Eh tera varen nga truri yne,persa kohe vazhdojme me keto mendje te vogla qe s'shohin pertej hundes se tyre pertej injorances qe i ka rrethuar (budallekut)te tyre do kemi e te tilla gjerash... :[HuH]:
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 7 Jan 2012 - 12:48

Nga forumi Koktejl diskutimesh zhvendoset ne forumin perkates Tema shoqerore

Persa i perket temes me duket se eshte nje teme e njejte,e ngjashme me kete,lese.... Zakonet tradicionale veprojne kur nuk vepron shteti modern dhe shoqeria civile. Une kaq di te them
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 7 Jan 2012 - 13:12

"Gjakmarrja,në20 vjet,5200 vrasje dhe 1400 familje tëngujuara"
me
"Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare."

Dy temat u bashkuan
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga Anakonda Mon 30 Jan 2012 - 19:37

Duhet drejtesia,pasi vetem ajo e ndalon kete gje.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare. Empty Re: Gjakmarrja-një plagë shoqërore shqiptare.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi