Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës

3 posters

Shko poshtë

Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës   Empty Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 5 Dec 2011 - 6:30

Studiuesit në “Erasmus Medical Centre Roterdam” (Holandë) kanë prodhuar një variant ekstremist ngjitës të virusit H5N1, që mund të përhapet me lehtësi për miliona njerëz, duke shkaktuar kështu një pandemi.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga Ron Fouchier, kanë zbuluar se mjaftojnë vetëm pesë modifikimeve gjenetike për ta kthyer virusin në një patogjen shumë ngjitës që mund të shkaktojë një epidemi e që mund të vrasë gjysmën e popullsisë botërore.

Kërkimet e Fouchierit janë pjesë e një programi më të gjerë, që synon kuptimin më të mirë të funksionimit të virusit H5N1.

Ishte pikërisht Fouchier ai që pranoi se varianti i virusit të modifikuar gjenetikisht është një prej viruseve më të rrezikshme që janë krijuar ndonjëherë.

Gjithashtu një grup tjetër studiuesish në Universitetin Wisconsin në SHBA, në bashkëpunim me Universitetin e Tokios arriti në një rezultat të ngjashëm me atë të Fouchierit, raporton Noa.

[You must be registered and logged in to see this image.]
E gjithë kjo ka sjellë polemika në mjedisin shkencor. Për momentin debat është përqendruar në faktin nëse duhet apo jo publikuar studimi. Shumë shkencëtarë janë të shqetësuar për mundësinë që, në duar të gabuara, virusi mund të kthehet një armë biologjike.

Në SHBA polemikat janë më të nxehta.
Thomas Inglesby, një ekspert për bioterrorizmin dhe drejtor i Center for Biosecurity University of Pittsburgh, është kategorik: “Është vetëm një ide e keqe ajo për ta kthyer një virus vdekjeprurës në një virus shumë ngjitës dhe vdekjeprurës. Është një ide e keqe për të publikuar rezultatet e hulumtimit që të tjerët mund t’i kopjojnë”.
Edhe, Richard Ebright, një biolog molekular në Universitetin e Rutgers në New Jersey thotë: “Kjo nuk duhej bërë”.

Publikimi i studimit, megjithatë, sipas Fouchier, do të ndihmonte komunitetin shkencor për tu përgatitur për një pandemi të virusit H5N1.
Në të njëjtën linjë me Fouchier qëndron edhe Fabrizio Pregliasco, nga Universiteti i Milanos: “Mos lejimi i publikimit të studimit do t’i lërë hulumtuesit në errësirë për t’iu përgjigjur një epidemie. Shkëmbimi i njohurive është thelbësor për të parashikuar rrezikun e një pandemie”.
Burimi: NOA

Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës   Empty Re: Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Mar 2012 - 19:16

Cfare nuk po shpikin edhe keta,mos shpikshin aj dite naj burre qe ben punet e shtepise.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës   Empty Re: Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës

Mesazh nga Burrelsja Tue 21 May 2013 - 2:39

Anakonda shkruajti:Cfare nuk po shpikin edhe keta,mos shpikshin aj dite naj burre qe ben punet e shtepise.

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës   Empty Re: Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi