Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Artisti amerikan zbulon kafshë në pikturën e Mona Lizës ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Artisti amerikan zbulon kafshë në pikturën e Mona Lizës ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Artisti amerikan zbulon kafshë në pikturën e Mona Lizës !

2 posters

Shko poshtë

Artisti amerikan zbulon kafshë në pikturën e Mona Lizës ! Empty Artisti amerikan zbulon kafshë në pikturën e Mona Lizës !

Mesazh nga T_o_n_i Fri 9 Dec 2011 - 2:18

Artisti amerikan zbulon kafshë në pikturën e Mona Lizës ! 38645532715715729571214

Artisti amerikan zbulon kafshë në pikturën e Mona Lizës !



Një artist amator amerikan, i cili prej disa vitesh ka studiuar pikturën
e famshme “Mona Liza”, ka arritur të zbulojë misterin që deri sot nuk
dekodohej dot për 500 vjet me radhë.

Bëhet fjalë për atë që
pretendon artisti Ron Piccirillo nga New Yorku, sipas të cilit, po ta
shohësh me kujdes pikturën e saj horizontalisht, mund të zbulosh brenda
saj kafshë të fshehura.

Sikundër ju dalloni në këto foto të
pikturës ku janë ndriçuar pjesët e zbuluara, aty gjendet një sërë
kafshësh të fshehura brenda pikturës, transmeton agjencia e lajmeve Noa.

Artisti amator Ron Piccirillo thotë se në pikturë mund të dallohet edhe
koka e një luani, e gjithashtu një majmun dhe një buall.

Ata
qëndrojnë në ajër, rreth e rrotull Mona Lizës, së bashku me një krokodil
apo gjarpër, i cili shfaqet në anën e majtë të gjirit të Mona Lizës, e
njohur edhe si Xhokonda.

“Rreth kokës së Mona Lizës mund të
shihet një buall ose luan, apo edhe bletë që lëvizin; ndërsa afër
shpatullës i gjendet një krijesë që mund të merret si gjarpër ose
krokodil në të njëjtën kohë”, mendon Piccirillo.

Ai thotë se ka
ndjekur një sërë udhëzimesh që përftohen nga Leonardo Da Vinci për të
dekriptuar imazhin që u realizua në vitin 1519.

Piccirillo
pohoi se zbulimi i tij ka qenë aksidental dhe se ai ka qenë vetëm në
gjendje të vija shumë copa puzzle së bashku, duke bërë kështu të gjejë
përgjigjet e duhura.

“Që të gjitha zbulimet erdhën nga shkrimet
e Leonardos”, tha ai. Në mënyrë të veçantë, Piccirillo thekson se ai
beson te referencat për luanin dhe gjarprin prapa në pikturë, i cili
sipas tij, e kthen Mona Lizën e famshme në një grua me buzëqeshjen e
trishtuar.

Piccirillo tha më pas se ai beson që Mona Liza nuk
ishte një person i vërtetë, por përkundrazi, simbolikë e tipareve të një
njeriu.

Ai thotë se zbulimi i tij do të jetë i rëndësishëm për
këtë pikturë të famshme që e ka lënë të habitur për shekuj të tërë
komunitetin në botë.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Artisti amerikan zbulon kafshë në pikturën e Mona Lizës ! Empty Re: Artisti amerikan zbulon kafshë në pikturën e Mona Lizës !

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Mar 2012 - 1:40

e un tashi po e vej re me mire.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi