Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbulohet skeleti i Mona Lisës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbulohet skeleti i Mona Lisës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet skeleti i Mona Lisës

2 posters

Shko poshtë

Zbulohet skeleti i Mona Lisës Empty Zbulohet skeleti i Mona Lisës

Mesazh nga T_o_n_i Thu 19 Jul 2012 - 4:55

Arkeologët janë të bindur se kanë zbuluar sekretin që qëndron pas
pikturës më të famshme të botës, Mona Lisa. Ata kanë gjetur një skelet
të varrosur në një manastir në Firenze, që besojnë se i përket Lisa
Gherardinit, modelja e cila pozoi për kryeveprën misterioze të Da
Vinçit. Lisa Gherardini ka qenë gruaja e tregtarit të pasur të
mëndafshit, Fancesco del Giocondo. Në Itali, Mona Lisa njihet si 'La
Gioconda'. Pjesa më e madhe e historianë modernë bien dakord se gruaja
në pikturën e Da Vincit është Lisa del Giocondo, e cila u bë murgeshë
pas vdekjes së bashkëshortit. Ajo ndërroi jetë në manastir në 15 korrik
1542, në moshën 63-vjeçare. Një ekip arkeologësh nisën të gërmonin në
manastirin e braktisur të 'Shën Ursulës", vitin e shkuar. Fillimisht
atyre iu desh të gërmonin në beton tejet të trashë e shumë shpejt
arritën të gjenin 'thesarin'. Ata gjetën dhomën e nëndheshme që besohet
të jetë ku u preh Mona Lisa dhe më pas zbuluan edhe skeletin. I gjithë
skeleti do t'i nënshtrohet analizave. Shkencëtarët më pas do të
krahasojnë ADN-në e kockave me atë të mbetjeve të dy fëmijëve të
'modeles së Da Vincit', të cilët janë varrosur aty pranë. Pasi të jetë
vërtetuar kjo, ekspertët do të jenë në gjendje që nëpërmjet teknologjisë
të rindërtojnë fytyrën e saj, për të parë në fakt ngjashmëritë me
pikturën 500-vjeçare të Da Vincit, e ndoshta do të kuptojnë edhe
buzëqeshjen enigmatike të Mona Lisës gjatë pikturimit. Da Vinci nisi të
pikturonte Mona Lisën në vitin 1504 dhe e mbaroi në vitin 1519, pak
kohë para se të shpërngulej në Francë, ku edhe ndërroi jetën.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulohet skeleti i Mona Lisës Empty Re: Zbulohet skeleti i Mona Lisës

Mesazh nga Anakonda Mon 24 Sep 2012 - 4:59

Interesante tem shum interesante...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi