Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjergj Fishta (1871 – 1940)   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjergj Fishta (1871 – 1940)   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjergj Fishta (1871 – 1940)

2 posters

Shko poshtë

Gjergj Fishta (1871 – 1940)   Empty Gjergj Fishta (1871 – 1940)

Mesazh nga WebMaster Fri 9 Dec 2011 - 11:31

Shkrimtar dhe burrë politik shqiptar,, drejtor i shkollës franceze në Shkodër si dhe anëtar i Akademiseë Italiane, u bë i njohur me përkthimet e tia nga shum gjuhë të huaja e sidomos me epopenë e lavdishme « Lahuta e malcis » (1905-1907) e ndaluar nga komunizmi famëkeq rreth pesëdhjetë vjet në të gjitha trojet shqiptare. Përpos kësaj kryevepre të inspiruar nga folklori verior, shkroi edhe poezi satirike dhe lirike...
------------------------------------

Thanë për Gjergj Fishtën:

Lasgush Poradeci:-
"Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar, ky është si të thesha "monopoliteti" gjenetik i artit të Fishtës, kështu do t'i thesha me dy krahasime paralele gjithë poezisë që na ka falur ky vigan i kombit".

Faik Konica:-
"Atë Fishta është marrë me secilën gjini letrare dhe në të gjitha ka qenë i suksesshëm. Mirëpo jashtë Shqipërisë ai është i njohur vetëm si autor i Lahutës të Malcis, një epope pastorale e kalorsiake, përkthimi gjerman i së cilës i botuar në Laipcik (Leipzig) para disa vitesh të lë një përshtypje të dobët me që nuk ka qenë e mundur të përkthehet muzika e ritmit të Fishtës dhe koloriti i tij verbal".

Ndihmo duke plotësuar artikullin e sipërm...



Gjergj Fishta

Gjuha shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia
Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.


Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.


Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.


Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Fishta (1871 – 1940)   Empty Re: Gjergj Fishta (1871 – 1940)

Mesazh nga WebMaster Sat 14 Apr 2012 - 21:09

Kushdo nieri i leters e i kalemit, e qi të jetë i zoti me perftue në mende të vet idén «Atdhé», kupton mirfillit randsín e madhe qi per kóm ká në vedvedi të mbledhunt e «folklorës» së tij komtare.

«Folklora» âsht pasqyra e kthjelltë e psihes së komit; âsht rrasa mermerit, më të cillen historija zgavrron t’endunt e të shendunt e popujvet; asht cehja e pashterrshme e gjuhsís e e letersís komtare. «Folkloren», po, do të skjyrtojsh, po deshte me shkrue historín e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhè pa tê komi jetë nuk ká; «folklores» do t’i siellesh, po deshte me shtue pasunín e gjûhës me fjalë të permvehtsueme, me frazeologí shprehsore, me shembulltyra të gjalla, dramatike; në «folklorë» prap ké me ndeshë më type mâ të nalta, më karaktere mâ të forta, e më motive mâ t’ardhuna e të perkueshme per zhvillimin e leteratyrës komtare. – Epopét mâ të mdhá e mâ të bukura të botës: si nji «Iliade», nji «Shah-Name», nji «Niebelungen», nji «Fingal» etr. etr. kan ngallitë e janë zhvillue mbí bazen e «folklorës» komtare.

Mjerisht disa nder atà të bij të fisit shqyptar, qi mbahen per intelektuala e udhëhjeksa të fatit e të shartevet të komit, por qi shkolla, neper të cillen paten kênë pershkrue, nuk mrrîjti me u a qirue shpirtin krejt prej zdramit të do parimeve sterelizuese e shkatrrimtare, e as me u a hjekë at lmashk pedantizmi e kulimlleku vagabond-modern, qi ata quejn «kultur», perbuzin njomsín e vallevet popullore, bâjn n’asgja bukurín gjithmonë të njethtë e të kerthnestë të rapsodijavet kreshnike , kerveshin buzen mbí randsí të vendimevet të kanunit doketar – droit coutumier – mbí fjeshtsín e artë të mytologís, të prrallavet, e mbí marë «folkloren» t’onë komtare.
E pra, sa bukurija thânjesh, sa njomsija e naltsija mendimesh nuk âsht strukë permbrenda ksajë «folklore», më të cillen ká punue psihja heroike e komit marë e i kan rá më limë kavaljetet e gjata, të palodhshme! Per shembull: kû m’a ké – s’po tham në leteratyrë shqype: se mâ kjo e shkreta hecë faqet per dhé, sie grami; por edhè nder leteratyra të reja të komevet të gjytetnueme – nji pershkrim, prû me njyre mâ të gjalla, me shembulltyra mâ të pershtatuna, e me nji burrní mâ bujare, mâ fisnike e te njerzishme mbí hijeshín e nji vashe, se, pershkrimin, me të cillin fatosi i rapsodís «Martesa e Halilit», botue ne «Hýll të Dritës» (1924, f. 261) paraqet hijeshín e Tanushës, së bijs së krajlit:

"...E un Tanushen vetë e ko’ pa,

Kúr kem pasë besë me krajlí:

Gjâ mâ të mirë s’shef njeri nen ket diell?

Vetulla e sajë ndrejt, si fiskaja 1);

Shteku i ballit, si shteku i malit,

Kúr merr hana me prendue;

Syni i sajë, si kokërra e qershís;

E ká qerpikun, si krahi i dallndyshës;

Ftyra e sajë, si kuqet molla m’degë:

Hunda ndrejt, si kalemi i Tushes 2);

Goja e vogel, si lulja qi shperthen;

Dhâmët e bardhë, si gurzit e lúmit,

Fíll mbas shiut, kúr po i shndritte dielli;

Qafa e sajë, si qafa e pllumit;

Shtati i sajë, si ‘i shtat çetine;

Misht e dores, porsi rremi i shemshirit".
Kû e ká Petrarka – mbreti i vjerrshës së bukurís e të dashtnís – nji pershkrim të hijeshís së grues mâ të bukur se ky? Petrarka, mshilë prej mbramjet n’odë të vet, hupë – të thuesh – krejt nder libra e karta të vjetra, në dritë të zbetë e të marrët të nji flake kandili vojit, e cilla herë trashet e herë tëhollohet – thue se po fiket m’ilik të vetin të shkrûmuem: grumullue në magazinë të fantazís së vet allabastra, fildisha, ixhí, zadefa, perle etr. qi ká mûjtë me pá kund në ndonji kishë, në ndonji salon, a duqan sendesh të rralla e të kushtueshme: si edhè kroje e gurra te hartueme, lule e lulishta, kodra e suka të blera, ograja e senjore zotnísh etr. edhè me nji cenë, me nji duresë pernjimend monakale, vêhet e pershkruen në poezí idealin e vet të bukurís – Lauren, tue peshue ç’do mendim, tue matë ç’do fjalë, tue limue ç’do germë, e gjithmonë tue fshâ, tue rektue mbas sajë, si qi edhè sod – mbas gjashtqind-shtatëqind vjetsh – të bâhet se po i ndîen ato të fshâme e të dihame të tijat.
Ndersa rapsodi i malevet t’ona neper biga e hije blinit –atjé kû ktheter-rrëmysja shqype murrojë bân çerdhen neper gallushtra të stênavet t’ashklatisuna, çá neper duhme të ndonji rrfeje zharritse, dermuese – gjithkah âsht rrethue me madhní te pamatne të natyrës e me at bukurí dermore të luginavet të karmatisuna e të grykavet t’errta hijet të qarravet e të lisavet disa herësh shekullorë. Ktej nji mal i blertë, me vithna, thana, e stane; andej nji bjeshkë e naltë e rryeshme, randë ngarkue me borë; pertej nji humnere mija metrash shpatit të malit thikë n’teposhtë zgavrrue; në fund t’asajë humnerje nji lum tue gjimue zallit; nji çuterr m’at anë, krejtë bardh prej shkumet, tue u dikue nper krepa: e gurgullo gurra të cemta, e vallzo bylbyla neper brej, aha e çetina: edhè huti tue hukue, edhè ujku tue ulrue, çakalli tue lehë: prap tingllo koçana e capit, blegro kingji i delmes, thuja bariu kangës «terthorçe» e «maje krahit», çurliko fýll e zanamare: kce blegreshat hijevet, porsì Zanat mrizevet: e rrethon, po, nji jetë, nji gjallní, nji galldim, nji gaz, si gazi i prendverës së rruzullimit!
Edhè ky, rapsodi, a se në zheg të ditës te mrizi i ahit, a se në mbramet mbas darke urë voters së vet mirëpritse, kapë lahuten në dorë, e plot menden e zêmren me Zot e Shen Nkollë, me Orë e me Zana, me drangoj e kulshedra, me fatosa, kreshnikë, pleq, krén, bajraktarë, pansira, heshta, armë të ngrîjta, tagana, kual mejdanash, besë e burrní shqyptare, pa matë vjerrshë, pa lmue fjalë, e rrmye mendjet në naltsí e bukurí t’argumentit, lshue krejt vedin m’flatra të fantazís së vet t’entuzjazmueme – si thote Ovidi:

Est deus in nobis; agitante calescimus illo,

Sedibus ætheriis spiritas iste venit. 3)

(Fast., VI, 6-7)
tue perkue zanin me tingell të lahutës, i a hîn me pershkrue bukurín e Tanushës, së bijs së krajlit, e tue e ndigjue nji qiell e kaltert, do bjeshkë të nalta, ulkoja e bylbyli, e shokët e vet zêmret bujare, kudon: «E un Tanushen vet e ko’ pá – Gjâ mâ të mirë s’shef nieri nen ket diell» ! E pse s’din shka janë allabastrat, fildishat, ixhít, zadefat, perlet, mergjanet, rubinat e tjera kso çikrrísh salonash e duqanesh, per me pershkrue nji bukurí jo grueje, jo fêmne – e cilla e hiejshme mund të ndollë edhè në mal, në fushë, ne stan e nder shpija të nderit të dyshimtë – por bukurín e nji vashe fisnike, e të nji typi grueje bujare, ky – Titan i rí – me fuqí të fjalës së vet rrmyese, të pushtetshme, perkulë madhnín e natyrës nen lëmaje të harkut të lahutës së vajtueshme, edhe merr ktû nji shtek malit, kû prendon hana: atjè nji çetinë: pertej molla, qershija; nji qafë pllumi, nji krah dallndyshe: gurzit e lumit, fíll mbas shiut kúr po i shndritte dielli, lulet qi shperthejn: prap kalemin e Tushës, rremin prej shemshirit, edhè kta, kaq me nji forcë e gjallní shembulltyrash, naltsí mendimesh, pershtatsí e permvehtsí fjalësh, sa me të vojtë mendja, se jé tue ndigjue kund ndonji thermí te «Titanomakís» s’Eziodit.
Posë dámit të Hektorit prej Andromaket, pershkrue prej Homerit n’Iliade, nuk më bjen nder mend, se kam lexue kund ndonji pershkrim mâ të frymzuem me fisnikí e me burrní, e kû titanizmi e njomsija e shembulltyravet të perkojn mâ ambel me naltsín e idévet, se ket pershkrimin e rapsodit malsuer mbí bukurín e Tanushës, së bijs së krajlit. Prandej, mund të jét, ndoshta, se «Laura» e Petrarkës âsht nji «Venus», mbrû m’shkumë të detit; por sugurisht se «Tanusha» e rapsodit të Dukagjinit âsht e bardha ajo «Athenaja», shperthye e armatisne prej rrashtet të Zeusit rruféflakrues.

Prej ktyne fjalve shifet kjartas randsija e madhe, qi per kóm mund të ketë të mbledhunt e «folklores» komtare. E do vû n’oroe, se ktû, perj ngushticet të vendit, kjo randsí u prû vetem në pikpame estetike-letrare e tue skjyrtue vetem nji degë të «folklorës»: poezín popullore. Po t’ishte vendi, po t’a lypte puna me e peshue ket randsí nder të gjitha pikpamet shkencore e letrare, kishte me û pá fort mâ kjartë detyra, qi ká Qeverija e intelektualt shqyptarë, mendjet të kthjelltë e vullndeset të mirë, me u perkujdesë per të mbledhunt e të bashkuemt e ktij visari komtár, qi âsht «folklora».
2. – Randsia e të mledhunit të ligjvet dokesore.

Françeskâjt shqyptarë kjenë njatà, qi nder mâ të parët në Shqypní pán randsín e madhe e ndîen nevojen e të mledhunit të «folklorës» komtare; e nder kta mâ i pari kje – dritë pasët!
– Át Shtjefen Konst. Gjeçov, qi me zéll, entuzjazm e duresë i u vû ksajë pune.
Të kryemen kndimet e veta e të marrmen qi muer Urdhnat e Meshtarís, ky françeskan i shkelqyeshem me nji herë i a nisi me mbledhë kangë e valle popullore, prralla, bestytní mitologike, thânje, fjale e kashë-të lashta, lojna, lojë fjalësh, fjalë synonime etr. të popullit t’onë.
Edhè mbas pak vjetsh bashkoi nji materjal folkloristik mjaft të madh. Françeskâjt, at herë, ndertuen mbrenda rrethit të vet vepren «Visari komtar», per të mbledhunt e të botuemt e «folklorës», në të cillen vepër mueren pjesë edhè do djelm civila, atdhetarë entuzjastë shkodranë. Edhè kshtû vjetin 1910 botuen të parin blê të ktij kolekcjoni folkloristik, nen titullin «Visari Komtar» të perbâm prej kangësh, vallesh popullore e rojmesh fmijsh, të mledhuna – sidomos prej A. Shtjefen Gjeçov – n’anë të Gegnís. – Kjo vepër do të kishte vijue botimet e veta metodikisht, por erdhen kryengritjet, luftat, kohët e vshtira e jo veç se nuk u botue mâ ndoni tjeter blê, mu hupi shumica e materjalit të bashkuem.

Gjatë ksajë kohe A. Sh. Gjeçov, tue vijue gjithnji me nji cenë e duresë të pa shoqe nder rmime të veta folkloristike, kishte bashkue shum materjal mbí Kanunin e Lekë Dukagjinit: e kúr Françeskâjt (1913) ndertuen të perkohshmen «Hylli i Dritës», nisi me botue m’tê numer per numer shinimet e pikzimet e veta mbí kanûn. Botimi i ktij studjimi të tij mbí kanûn kje pritë me entuzjazm prej Shqyptarësh e prej dijetarësh jashta Shqypnijet.
– Disá profesora Akademísh e Universitetesh: nder të cillët edhè Thallòczy: me inzistenca të mdhá lypen prej drejtimit të së perkohshmes autorizimin, qi me mûjtë e me perdorue ato studjime nder vepra të veta.
– Nderkaq A. Shtjefni vijote pa i a dá kurr nder rmime e studjime mbí kanûn, edhè pat shtue materjal tjeter të rí kshtû, qi botimi definitiv i kanunit do të kishte dalë, nen ç’do pikpame, nji veper pernjimend fort e interesantshme. Veç shka se u vrá mizorisht në Jugoslaví, e i hupen edhè dorshkrimet, posë qi vepra i mbet pa krye. Tash, Françeskâjt i kan bâ bashkë kto studjime t’A. Shtjefnit Konst. Gjeçov, të botueme rresht mbas rreshti në «Hýll të Dritës», e po botojn tok në nji liber: të sugurtë se me ket veper i ngrefim nji pomendore të padekshme êmnit t’Autktorit, e nji sherbim të pelqyeshem marë komit shqyptár.

Me të vertetë se neper botim të «Kanûnit të Lekë Dukagjinit» i bâhet komit nji sherbim i dobishem, mbasì per ç’do Shtet, qi thotë, se do me jetue e me zhvillue mbas parimeve t’arsyes e të hullís së gjytetnís së vertetë, ligjët gojdhânse e qi permblidhen në kanunin doketar të komit, kan nji randsí të madhe fort në vetvedi: e se prandej duhen pasë para sýsh prej gjith njatyne, qi presin e zbatojn ligjët e Shtetit.
Te bashkuemt e shum njerzve nuk mund të quhet – shoqní, po s’paten të gjith nji qellim të perbashktë. – Qellimi i perbashktë paracakton natyren ase esencen e shoqnís civile të Shtetit.

Nieri ndollë në shoqní në nji mëndyrë të domosdoshme: prandej nieri âsht i detyruem me bashkveprue me tjerë shokë, per pranimin e qeltimit të perbashktë. – Veprimi i perbashktë konsolidon ekzistencen e Shtetit.
Per me veprue mbas nji qellimit, nierit i duhet me kqyrë neper arsye, qi mjetet të jenë të perkueshme me pronim të qellimit: neper vullndesë me nzitë fuqít shpirtnore e fizike per pronim të ktij qellimi. Prandej, per me bashkveprue nieri me shokë tjerë, per nji qellim të perbashktë, lypet arsyeja e vullndesa. – Arsyeja e vullndesa zhvillojn perparimin moral e materjal të Shtetit.

Por arsyeja e vullndesa, qi do të bâjn me veprue kolektivitetin në hullí me pronimin e qellimit, per arsye qi gjithkush i shef e i kupton, nuk mund të jenë individuale, por kolektive, – të perbashkta. Ligja âsht arsyeja e perbashktë; Auktoriteti vullndesa e perbashktë. – Në të pershtatunt me ligjë e me auktoritet ngallitë lumnija e mjerimi i Shtetit: i gjytetasvet marrë kolektivisht e individualisht.

Tash, mâ se pari ligja, per me detyrue gjytetast, do të jét e drejtë ase e ndershme: pse ligja e padrejtë e jo e ndershme nuk mund të krijojë detyrë.
Së dyti, ligja do të jét e dobishme, e preme per të sjellë njimend të miren e posaçme: mbasì shî prej ksajë të mire ngallitë të kênunt e karakteri i ç’do shoqnije të konkretueme e i ç’do auktoriteti qi e qeverisë.

Por në çë mndyrë mund do të reshet kjo e mirë dobije të perbashktë? Mjetet do të jenë të pershtatuna subjektit, qi do të lvitet, do të veprojë: ligjët prá do të jenë të pershtatuna popullit, qi do t’i qesë në punë e jo vetem në pikapame t’idés shoqní, por edhè të rrethânavet individualizuese të tija (Tapparelli). Prandej nji ligjë mund të jét e mirë per nji vend e e keqe per nji tjeter (Beutham). Nji ligjë e preme, po zâmë, per ingilz, aleman e tjerë popuj të shtruem e të gjytetnuem, sugurisht nuk bân – sado e drejtë e e ndershme të jèt – per rrebela të Ballkanit, fatalista të Azís, kanibal t’Afrikës etr. Por edhè kodi penal, per arsye qi ndeshkimi do të jét i pershtatun me vehtjen qi ndeshkohet, si thotë Tapparelli, ndryshon mbas kohve, vendit e komevet; pse shekuj e popuj të ndryshem duen të mira të ndryshme.
– Lodra, fjala vjen, dikúr edhè naten permallote gjinden në Shypní; por sod merzitë gjithkendin edhè diten. Kohët ndrrojn, e na me to! Shifet kjartas, pra, se ligjët, per me kênë vertè të dobishme, posë se të drejta e të ndershme, do të jenë edhè të gjashme, due me thânë: të préme mbas psihes e mbas nevojve të njimendta të popullit, qi do t’i majë; e se prandej fuqija ligjdhânse e nji Shteti, para se të presë nji ligjë të ré, duhet t’a njofë mirë shpirtin e popullit e t’i peshojë sa duhet nevojët e kohvet e të vendit, per të cillat ajo ligjë pritet. Per ndryshe ligja del dhûnë e jo hullí jete. Prandej nji filozof i madh thotë, se ligja, para se me kenë ligjë, âsht nji fakt – nji doke, zakon, "adet" e se ligja e drejtë âsht të shprehunt e nji faktit të vertetë – ligjë e kanuni populluer. Kta nuk do me thâne, se dokja, zakoni, "adeti" – kanuni të bâhet ligjë, pa kenë sankcjonue prej auktoritetit; por do me thânë, se nji auktoritet i drejtë do të presë ligjët, tue pasë gjithmonë para sýsh doket, zakonet – kanunin e vendit.

Por kû mâ mirë e mâ kjarët se nder ligjë doketare të nji kanuni ligjdhansët e Shtetit kan për të njoftë shpirtin, karakterin e nevojët e verteta të popullit? Fuqija ktyne ligjve, mâ fort se prej sankcjonit të ligjdhânsve, u vjen prej faktit se janë bâ doke e prej vedit kan hî shî në jetë të popullit; e prandej janë mâ të gjashme, pse edhe influencen e kan mâ të madhe mbí masat, qi merr seicilli nder ato interesat e veta. Ligjët neper kohë e rrethâna ndrrojn: prandej edhe ligjët e kanunint do të ndrrojn; por, para se të ndrrohen, jurista të specjalizuem do të studiojn kohen, mndyren se si me i ndrrue, tue ruejtë gjithmonë frymzimin karakteristik të tyne edhè nder ligjë të reja, neper të cillat të zevendsohen. Kshtû kan punue të gjitha kombet e gjytetnueme, e dér dikû edhè Turkija vetë. – Prane Mehqemes Turkija mbate në Shqypní edhè Xhibalin, i cilli nder do çashtje gjykote mbas ligjvet gojdhânse të kanunit.

Prandaj me gjith arsye tham, se botimi i «Kanunit të Lekë Dukagjinit», perpilue prej A. Shtjefnit Konst. Gjeçov, O.F.M. – dritë pasët! – i sjell komit nji sherbim të dobishem, të pelqyeshem.
3. – Kanuni i Lekë Dukagjinit.


Fjala kanûn s’ká dyshim, se etimologisht rrjedhë prej fjalet greqishte «kanón», qi don me thânë : mastár – njajo vegel drunit a e ndonji brumit tjeter, qi vien me terhjekë viza të ndrejta. Metaforikisht shenjon shtillin e ligjvet gojdhânse e të pa kodifikueme, mbas të cillave hecte dikúr hullija e jetës e e veprimit të popullit shqyptár.
Por pse i thonë: i Lekë Dukagjinit? qe nji çashtje e cilla enè nuk âsht zhvillue krejt mirë e me sugurí të plotë.
Nji palë thonë, se quhet i Lekë Dukagjinit, per arsye qi ky Leka e paska mledhë e kodifikue i pari. Ktij mendimi duket se ká kêne edhè Dr. Milan Šufflay, i cilli ne librin e vet «Serbtë edhè Shqyptarët» (perkthye prej slavishtes) thotë në faqe 90 – «Gojdhâna, mbas së cillës këto zakone ligjare të quejtuna me êmnin «Kanuni i Lekës», âsht në lidhje me Lekën III. Dukagjinin» (1459-1479). E vertetë se Auktori i famshem, nuk thotë, se ky Lekë Dukagjini III. ká permbledhë e kodifikue Kanunin në fjalë; por prej do vendeve tjera të librit të tij të sypripermendun mund të thohet edhè, se pernjimend Kanuni ká mûjtë me kênë kodifikue prej Lekës III.

Prej vepret të citueme të Dr. Šufflay theksohen do fakte, qi mund të kenë të perpjekun me kodifikim të ligjvet në Shqypní. Qe nji herë Auktori thotë, (f. 23 et seq.) se që prej së të tremdhetes qindvjete nder do gjytete të Shqypnís gjindeshin zyre noterjale, kû u shkruejshin e prej kahë u perhapshin lajmet gjygjtare të vendit. «Prej trajtës e prej mbrendsís së lajmevet noterjale shqiptare – dukljane, shkruen mandej (f. 25 et seq.) mund të xjerrim ndonji gjâ mbí faret e statutevet të gjytetevet...»
Në nji tjeter vend mandej shton (f. 27) «...qytetasit e Durrsit kishin qenë të shternguem t’i mshehshin statutet e veta. Në fillimin e periudhës së Venedikut (1398) u gjet vetem nder Franciskâjt e atjeshem neni i 35 i nji Statuti, i shkruem mbí papír». Paska pasë pra aso kohe statute të shkrueme në Shqypní.

Mâ teper (op. cit. f. 87 et seq.) Dr. Šufflay kallxon, se si rreth së të tremdhetës qindvjetë filluen me u trajtue në Shqypní si do republika të vogla të permbâme prej disá fshatesh a bajrakësh, «tue marrë me vedi dý elemente të reja: nji ushtarak e nji ligjuer» Kshtû (1414 «e mâ tutjè») bâhet jashtzaonisht i fortë fisi i Hotit, kryetari i të cillit quhej: Kapetan (Capitaneus montanae Hottorum), e rreth vjetit 1415 trajtohet lidhja e barjakvet të Mirditës, e cilla aso kohe mund të dyndte nji ushtrí 12,000 luftarësh. – Se do të ketë pasë dikúr kso republikash të vogla në Shqypní, na difton – mbas mendimit t’êm – fakti, qi ktû ka vise, qi quhen me dy êmna pllojcë.
Per shembull: Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Shllak e Temal, Mat e Çidhen etr. Tash, tue kênë se Auktori thotë, se edhe Drishti n’interland të verit të Shqypnís – ká pasë Statutin e vet të kodifikuem (op. c. f. 25) nuk âsht krejt fjalë e pa vend, me thâne, se edhè kto republika kan mûjtë me pasë të kodifikueme ligjët e veta – mos seecilla m’vedi, nji kanûn të perbashktë të gjitha.
Masandej Auktori shkruen, (f. 91 e 180 op. c.) se disá nder kryetarë fisesh në Shqypní u naltsuen në dinast të pamvarun.
T’a merr mendja prá, se kta dukë e princa, qi drejt per së drejti e n’êmen të vet lidhshin besë e merrshin e epshin me Shtete të mdhá t’Europës, s’do të kenë lânë mbas dore kodifikimin e ligjvet per vise të veta: mbasì aso kohe u gjindshin kso ligjësh e kso statutesh të kodifikueme. Prandej âsht të gjith gjasa se «Kanuni i Lekë Dukagjinit» dikúr ká kênë i kodifikuem. Ket punë e dishmojn edhè analogít e shumta, qi ligjët e Kanunit te sodshem kan me ligjë të Romës, të Byzantit, të Serbvet. – Merret vesht prej vedit, se, mbas të hîmit të Turqvet në Shqypní, «Kanuni i Lekës» ká hupë si formë kodi, e âsht perdhosë si landë drejtsije.
E po nder cillat vise të Shqypnís qitej në punë, a – si thonë sot – zbatohej «Kanuni i Lekë Dukagjinit»?
Qe nji tjeter pvetje, së cilles nuk mund t’i pergjegjet me sugurí; pse mjerisht per shum do arsye mungojn shenime pozitive mbí ket çashtje. Por, per me folë pergjithsisht, mund të thohet se ká pasë vlerë legale nder Lekë (Malsorë të Mbíshkoders) e në Dukagjin. – Dukagjini nder kohë të kalueme perfshîte Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Mirditë, Kthellë e Selitë e Zhuben (Malsín) e Lezhës. – Per ket punë thonë nji palë, se Kanuni quhet i Lekë Dukagjinit, jo pse ká kênë kodifikue prej Lekë Dukagjinit, por pse ká kên zbatue nder «Lekë» e «Dukagjin»; pra: «Kanuni Lekë-Dukagjin», e jo i «Lekë Dukagjinit». Kto çashtje tash i zhvillon me kohë historija
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Fishta (1871 – 1940)   Empty Re: Gjergj Fishta (1871 – 1940)

Mesazh nga Anakonda Sun 15 Apr 2012 - 18:44

GJERGJ FISHTA (1871-1940)

1. Portreti i krijuesit


Gjergj
Fishta për një gjysmë shekulli ishte figura zotëruese e letërsisë
shqipe. Madje për të gjallë u kurorëzua me vlerësimin poet kombëtar. Ai
është i pari shkrimtar i madh shqiptar që gjithë shekullin e vet krijues
(1900-1940) e kaloi në Shkodër, asokohe kryeqytet kulturor i
Shqipërisë. Fama e tij letrare nisi në fillim të shekullit, kurse arriti
kulmin kah fundi i jetës së tij. Ai për të gjallë u bë një masë e
madhështisë letrare shqipe, i njohur njësoj mbrenda vendit dhe jashtë,
kudo ku lexohej e vlerësohej krijimtaria letrare shqipe.

Me përmbysjet ideologjike që bëri komunizmi në Shqipëri mbas vitit
1945, poeti kombëtar Gjergj Fishta u ndalua, u hoq vepra e tij nga
qarkullimi letrar, u ndalua studimi i tij institucional, për të
shkaktuar një nga vakuumet më të tmerrshme në kulturën kombëtare. Po ai u
lexua tinëz dhe u mbajt në mend nga adhuruesit e veprës së tij.

Mbas ndryshimeve të viteve nëntëdhjetë Fishta u rikthye në letërsinë
dhe në kulturën shqiptare, tanimë si i rigjetur në korpusin e plaguar të
kësaj letërsie.
Zhvarrimi tinëz i tij në Shkodër më
1968 në valën e një çmendie të afetarizmit dhe rivarrimi i tij më 1996
vetëm rikrijojnë mitin për martirizimin e krijuesve shqiptarë, të
ngjashëm me Pjetër Bogdanin.
Pra, Fishta në kulturën
shqipe ka kaluar dy fazat ekstreme: të pranimit të përgjithshëm dhe të
mohimit për një gjysmë shekulli. Kthimi i tij i ri është mundësi për
vlerësimin e gjithanshëm.
Vepra e Fishtës në letërsinë
e në kulturën shqiptare është e shumanshme. Në fushën e letërsisë, ku
punoi dyzet vite, deri në ditët e vdekjes, krijoi një vepër të madhe në
të gjitha gjinitë. Me Lahutën e Malcís, sa ishte gjallë u pagëzua “epiku më i madh i shekullit”, duke ndërtuar eposin shqiptar të shekullit 20. Me veprat satirike Anzat e Parnasit e Gomari i Babatasit u bë satiriku më i njohur i letërsisë shqipe. Dy librat e lirikave Mrizi i Zanavet e Vallja e Parrizit
shqiptojnë tendosjen shpirtërore që ushqehet nga dashuria, revolta e
dhembja për të kurorëzuar tematikën e vet në formulën e përsëritur “Atme
e Fé”. Një kërkim të vazhdueshëm e bëri në fushë të dramatikës, që nga
melodrama e deri te tragjedia, ku mbeten vepra që kujtohen Juda Makabé e Jerina ase Mbretnesha e Luleve.

Fishta është i njohur me esetë e studimet për çështje të
etnopsikologjisë e të kulturës tradicionale shqipe, për probleme
estetike të artit dhe për kulturën autentike shqiptare. Dallohet Parathanja e Kanunit të Lekë Dukagjinit, në të cilën bën një tipologji të kulturës shqiptare në gjirin e kulturave të tjera botërore.

Fishta shkroi një tip të veçantë të prozës, në fillim udhëpërshkruese e
më vonë një shkrim dëshmues dhe komentues, pra eseistik.
Gjergj Fishta është protagonist i kulturës e i shoqërisë shqiptare të kohës së vet. Qe bashkëthemelues i shoqërisë Bashkimi
në Shkodër (1899), që punoi për shqipen e përbashkët, fjalorin,
alfabetin, dhe botoi libra me vlerë kombëtare. Ishte kryetar i
Komisionit të Alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit (1908).

Fishta është drejtori i parë shqiptar i Shkollës Françeskane në
Shkodër, ku futi shqipen si gjuhë mësimi, punoi në themelimin e
“Komisisë letrare” (1916) dhe është themelues i Liceut Françeskan në
Shkodër (1921). Punoi për themelimin e teatrit kombëtar.
Më 1913 themeloi revistën e famshme Hylli i Dritës, të cilën e drejtoi deri në vdekje; një nga revistat më të njohura shqiptare. Themeloi fletoren politike-letrare Posta e Shqypnís (1916), që doli dy vite rresht, dy herë në javë.

Ishte deputet i Shkodrës në Parlamentin e parë shqiptar dhe nënkryetar i
tij. Përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Parisit (1919) dhe
përfaqësues i Shqipërisë në Konferencat ndërballkanike më 1930 e 1931.

Ky poet i madh e veprimtar i shqiptarisë gjatë gjithë jetës punoi për
kombin dhe vendin duke jetuar në të. Lidhja e përhershme me ambientin e
jetës shqiptare, ashtu si dhe përkushtimi shpirtëror i atit françeskan, i
vunë përgjithnjë vulën tipit të artit të tij dhe përkushtimit të tij.
Ai kishte dashurinë e zjarrtë të Rilindësit për vendin, por jo mallin e
mërgimtarit që këndon duke himnizuar, prandaj mbrenda vetes rriste
fuqinë vullkanike kundrejt fenomeneve e paraqitjeve të këqija të botës
shqiptare. Ai u bë një kritikues i ashpër i realiteteve duke e kthyer
artin e vet në tehun qëllimor të satirës, duke prekur fenomene të
individit, po dhe të shoqërisë. Prandaj, shprehja e tij dhe poezia e tij
janë cilësuar si copë e atdheut, poezi e elementaritetit kombëtar.

Gjergj Fishta me veprën e vet krijuese kërkonte shqiptarin e përjetshëm
duke kritikuar shqiptarin e përditshëm dhe u bë një moralizator i madh.
Në këtë mënyrë lidhi dy periudha të letërsisë shqipe duke u bërë
protagonist i të dyjave. Urimi e mallkimi që ndjekin njëri tjetrin në
veprat e tij zbulojnë kontrastin e madh të këtyre dy përkatësive
krijuese: himnizuese e kritike njëherësh.

2. Epi Lahuta e Malcís


Gjergj Fishta, ndonëse botonte shkrime të tjera letrare, gjatë gjithë
shekullit të vet krijues punoi në kryeveprën poetike Lahuta e Malcís
(1905-1937). Biografët e tij tregojnë se edhe mbas botimit të plotë të
veprës më 1937, autori punonte më tutje në tekstin e saj. Bleni I i
veprës me pesë këngë u botua në Zarë më 1905 me të hollat që i kishte
dërguar Faik Konica. Një vit më vonë u botua bleni II me katër këngë, e
kështu në rrjedhë të viteve deri në botimin përfundimtar me 30 këngë.
Vepra epike Lahuta e Malcís,
me synimin të bëhet epope kombëtare, kapërcen stilin baladesk të De
Radës dhe tregimin historik të Naimit, duke u derdhur me një vrull epik e
dramatik. Meqë vepra u shkrua për një kohë të gjatë, ajo nuk ka të
njëjtën fuqi te secila këngë veç e veç, ashtu si nuk ka dhe një
strukturë të lidhur kontinuitive. Autori në variantin përfundimtar
krijoi një renditje të tillë të këngëve që sugjeroi një kronologji të
ngjarjeve, që rrokin ndodhitë shqiptare nga gjysma e shekullit 19 deri
në pavarësinë e Shqipërisë dhe Konferencën e Londrës më 1913. Kjo është
një përpjekje për të sugjeruar bazën historike të eposit shqiptar,
poashtu dhe një strukturë të lidhur epike të veprës. Mirëpo, ky është
vetëm sugjerim dhe synim i autorit.
Epopeja Lahuta e Malcís përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha. Heronjtë e Lahutës janë
të shumtë: Oso Kuka, Marash Uci, Dedë Gjo Luli, Tringa, Abdyl Frashëri,
Ali Pashë Gucia, që funksionalisht në vepër janë të ngjashëm, se kanë
veçantitë e heroizmit shqiptar.
Vepra nis me këndimin e
heroizmave shqiptare për të mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze,
të përqendruara në Shqipërinë e Veriut, mirëpo vjen duke u zgjeruar në
hapësirë dhe në kohë për të kapur ndodhitë e cilësitë shqiptare. Vepra
nis me trajtimin e një krahine, për t’u zgjeruar në tërësinë etnike
shqiptare; nis me trajtimin e burrnisë së një ambienti për të arritur te
koncepti i kombit.
Në këtë mënyrë Lahuta e Malcís
bëhet vepër për himnizimin e përhershmërive shqiptare, apo projekt i
idealitetit dhe i dëshirës shqiptare të Gjergj Fishtës, që nuk kufizohet
në zona kohe as hapësire. Duke marrë karakteristikat krejt kombëtare
vepra ngritet në nivelin e eposit kombëtar: me
mbështetjen në jetën autentike, në ambientimet reale e fantastike të
mendësisë shqiptare dhe me kërkimin e modelit të shkrimit që mbështetet
në letërsinë popullore shqiptare.
Pa marrë parasysh mbështetjen në modelet krijuese të letërsisë popullore, Lahuta
është një vepër e kulluar autoriale. Edhe përgjasimi me këto modele apo
tejkalimi e transformimi i tyre hyjnë në rrafshin e krijimit artistik
të Fishtës.
Vepra mbështetet në tri tipe këngësh: 1) historike,
si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Ballkanit,
Konferenca e Londonit, ku ka referenca te këngët historike; 2) kreshnike, me shpërthimet krijuese imagjinative, që shpien te referencat e ciklit të kreshnikëve apo te këngët baladike dhe 3) autoriale,
si Patër Gjoni apo Tringa, që artikulojnë imagjinimet e poetit edhe kur
mbështeten në paratekstet baladike, duke i transformuar ato në stilin
vetjak.
Në rastin e parë kënga jep ndodhinë historike
dhe mbështetjen në kohë, në rastin e dytë fantazia krijuese ngritet mbi
korpusin dhe mbi mitologjinë shqiptare (Orët, Zanat, Dragojt), në rastin
e tretë punon sa fantazia e autorit, poaq edhe ideologjia e tij
autoriale që hyn në strukturën e veprës në trajtën e porosisë
përfundimtare. Ky tip i krijimit i prek edhe vetë heronjtë e veprës,
mënyrën e ndërtimit të tyre. Prandaj, përballë një Oso Kuke të
patrembur, të gatshëm deri në vetëflijim për atdheun, që është një model
popullor i therorisë shqiptare, shfaqet Abdyl Frashëri si hero i
ideologjisë kombëtare, apo Naim Beu (Frashëri) si hero i kulturës
shqiptare (që shfaqet pikërisht në këngën autoriale të Patër Gjonit),
apo Tringa, që bashkë me flijimin për atdheun shpalon një bukuri,
dashuri, virgjinitet e pafajsi, e cila është pëfundimisht një krijim
poetik thjesht i autorit Gjergj Fishta.
Lahuta e Malcís
është një vepër epike me një ndërtim të mbrendshëm dramatik ku spikasin
veprimet, dialogu, përshkrimi i shkurtë, dhe gjuha e folur e kthyer në
gjuhë të shkruar që ka shenjat e emocionalitetit të folësit, të
afrueshme me karakterin e personazheve. Duke iu përmbajtur këtij modeli
dhe këtij stili Fishta shtin në tekstin e vet format e dendura apo të
shkurtra të letërsisë gojore, jo si citat, por si mbindërtim, zakonisht e
më fuqishëm në trajtën e urimeve e të mallkimeve.

Kaleshan e sy-pergjakun,
Mje m’sylah e ka mystakun;
Ushton mali, thonë, kur t’flase,
Dridhet fusha kah t’vikase;
E kah t’dredhë t’rrebtë tagân’,
Thue se rrfeja shkrepë per anë:
Burrë kaprroç e trim si zana,
Thonë me kmishë e bâni nâna;
Edhè, thonë, ká lé drangue,
Pse trí zêmra i kan qillue.


Në anën tjetër hiperbola është figura zotëruese e përshkrimit të
ngjarjeve, ashtu si e përshkrimit të pamjes së personazheve. Hiperbola
është e ndërtuar gjithmonë mbi një krahasim, pra me bazë në krahasim.

Hukubet Zoti e kish falun
Tri pllam buzen kishte pasun
Kish pas’ veshin sa 'i zhgun burri
Sa dy vet’ me te me u mblue…

Faqet më tronditëse të Lahutës së Malcís
janë ato ku bashkohen e harmonizohen veprimet epike me shpërthimet
lirike dhe lirinë imagjinative të autorit duke krijuar një dramaticitet
të paparë në letrat shqipe. E tillë është tufa e këngëve që lidhet me
heroinën letrare të Tringës. Aty janë të bashkuara idealitetet
fishtjane: trimëria e atdhetaria deri në flijim; bukuria dhe njomësia që
rrezatojnë dashurinë; projektimet morale për femrën shqiptare dhe
tragjicitetin e saj. Të gjitha këto lidhen me një orkestrim të habitshëm
e të magjishëm të natyrës.
Ky projektim ideal dhe
idealizues i Fishtës shpreh të vërtetën se fuqinë më të madhe lirike
Fishta e derdhi në veprat e veta epike, sepse atje kishte mundësi që në
një ambient shqiptar impersonal të projektonte shpërthimet personale, si
karakteristika të lirikës.
Këtë impersonalitet ai e
ngreh dhe e përgjithëson duke e bërë botë shqiptare, pikërisht duke u
mbështetur në modelin apo në paratekstin e Kangës së Gjergj Elez Alisë,
tash të mbindërtuar me fuqinë krijuese të autorit të madh. Këtu tash
është veprimi invers, i sëmuri (vëllai) vdes dhe është (motra) Tringa,
që e mbron nderin, pragun, bukurinë e vet të paprekur-virgjërinë dhe si e
tillë, në botën poetike të Fishtës, i dorëzohet jo vdekjes po
pavdekësisë.
Ajo që ngjet më tutje me Tringën, në
prospektivë dhe në retrospektivë, është endje në botën e mitologjisë
shqiptare të zgjedhjes fishtjane: ajo është në duar të simotrave të
veta, zanave.
Cikli i këngëve për Tringën zbulon mënyrën e krijimit të Fishtës në Lahutë dhe vetë mënyrën e ndërtimit të Lahutës,
si kalohet nga ngjarja, ndodhia reale, nëpërmjet një frymëzimi lirik
krijues autorial, në shkallën e përgjithësimit dhe të idealitetit. Kjo
është mënyra e zgjedhjes së situatës autentike shqiptare, për ta ngritur
atë në nivelin e përjetësisë, që është kërkesë morale jetësore dhe
artistike e krijuesit të madh.
Një portretim i tillë
moral e i bukurisë, duke u ndërtuar me figuracionin autentik gjendet
pikërisht te personazhi i Tringës.

Ardhun shtatit si “breshana”,
Synin hyll, ballin si hana,
Dishka njethë si molla m’rrêm,
Si ajo lulja shperthye m’gêm:
Qi ke dalë m’ká ashtû te dera,
Sikur bân me çilë prendvera;
Sikur bân dielli me dalë
Neper aha, brej e halë:
Se per lila e karajfila,
Per zymyla e per bylbyla,
E per gurra neper curra:
P’r ato hije neper vrrije,
P’r ato flutra neper zalle;
Pasha Orë e Shtozavalle,
Pasha t’rijt e pasha veren,
Per sa bjeshkë e lule bleren,
Mâ fisnike 'i vashë s’e ké

Kryevepra e Gjergj Fishtës, Lahuta e Malcís,
është e papërsëritshme në letërsinë shqipe për shprehjen në mënyrë të
sistemuar të qenësisë shqiptare dhe për shprehjen gjuhësore letrare me
pasuri të leksikut me figurën e moralitetin e saj të provuar si dëshmi e
jetës në gjuhë. Vargu i veprës, një tetërrokësh, i përgjasuar me vargun
më të njohur popullor shqip, nuk është vetëm ky që e bëri veprën kaq të
popullarizuar që në nismë.
Kjo vepër ka një histori
të gjatë të shkrimit e të leximit që kanë ndikuar në njëra tjetrën.
Është e ditur që Fishta kishte më tepër ambicie me lirikat dhe format e
saja artistike. Madje këngët e para të Lahutës i botoi
si këngë popullore. Po lexuesi shqiptar i priti këto më fuqishëm se
krijimet e tjera të tij. Në këtë mënyrë shija e lexuesit, tani si
kërkesë e ambientit, u bë frymëzim i ri për vazhdimin dhe mbarimin e
veprës. Është ky një interkomunikim i krijuesit me lexuesin në procesin e
krijimit, duke u përpjekur t’i ngjajnë njëri tjetrit. Kjo e bëri veprën
popullore. Po, poeti i madh nuk do t’ishte i tillë nëse nuk do të
tejkalonte shijen e kohës. Ai vetëm gjeti modelin e komunikimit, kurse
qenësitë shqiptare janë të tij, e Lahutën e Malcís e bëjnë të pavdekshme.

3. Lirika e kryengritjes


Në pajtim me formulën shpirtërore të artit të tij “Atme e Fé”, Gjergj Fishta lirikat i përmbledh në dy librat Mrizi i Zanavet e Vallja e Parrizit.
Në librin e parë përfshihen vjershat atdhetare kurse në të dytin
vjershat më tepër me frymë fetare dhe me përdegëzime metafizike e
personale.
Në librin Mrizi i Zanavet
autori këndon atdheun në disa variante: si dashuri deri në adhurimtari,
si ankth e klithmë dhe si përhershmëri morale. Së fundi të gjitha këto i
përmbledh në një lirikë personale.
Varianti himnizues
hap kreun e librit me një tufë poezish ku lavdërohet atdheu fizik,
trashëgimia morale e tij, etosi i traditës shqiptare. Autori këndon i
ngazëllyer me një solemnitet të pazakonshëm Shqipërinë, Gjuhën shqipe,
Flamurin shqiptar.

Edhè hâna do t’a dije,
Edhè dielli do t’két pá,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká!
(Shqypnija)


Ky himnizim i vendit kalon kohë e hapësirë, duke u shprehur me figura
të amshimit, kurse vendi merr karakterin e përsosjes morale e fizike për
t’u përcaktuar me figurën e madhe Eden i Ballkanit.

Kjo valë e lavdërimit tani kalon në fushën shpirtërore të identitetit të
shqiptarëve, te Gjuha shqipe, bukuria dhe fuqia e saj mahnitëse:

Porsi kanga e zogut t’veres,
Qi vallzon n’blerim të Prillit;
Porsi i ambli flladi i eres,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t’detit,
Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e njij termetit,
Njashtû â’ gjuha e jonë shqyptare.
(Gjuha shqipe)

Kështu
autori lidh figurat e holla lirike me figurat trazuese e dramatike
përbrenda zjarmisë së portretimit të gjuhës shqipe, duke nxjerrë në pah
konceptin e vet për gjuhën shqipe dhe gjuhën e poezisë së vet. Në këtë
portret të mbrendshëm më shumë duket pikëpamja e Fishtës për veçantitë e
veta poetike që njësohen me karakterin e gjuhës amtare. Prandaj,
tingëllon i fuqishëm mallkimi për ata që nuk e duan e nuk e njohin këtë
vlerë.
Himnin e flamurit kombëtar e nis me figurat e bekimit të famshëm fishtjan:

Porsi fleta e Êjllit t’Zotit
Po rreh flamuri i Shqypnís,

për ta vazhduar me refrenin e botës reale, e cila mbështetet në figurën tani madhështore e tronditëse, me fuqinë e jetës:

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojnë tue djegë!
(Himni i Flamurit Kombëtar)


Për konceptin e Fishtës Shqipëri e lirë do të thotë Shqipëri etnike,
prandaj edhe në këndimin e tij kalon nga idealitetet në rrafshet reale
të shoqërisë. Atëherë kënga e urimit kthehet në këngë të mallkimit,
kënga kthehet në vaj. Në qoftë se urimet e tij shqiptare lidhen me një
idealitet e me një përhershmëri, mallkimet lidhen me një realitet e
konkretësi jetësore. Pavarësia e Shqipërisë nuk solli Shqipëri etnike,
të cilën frymëzimi poetik i këtij shqiptari e pranoi si një plagë pa
shërim. Të këtij disponimi janë këngët e dëshpërimit, që me fuqinë e vet
ua kalojnë këngëve të lavdërimit dhe dëshmojnë se në artin e Fishtës,
aty ku shpërthen emocioni, realja del mbi idealen.
Poezitë 28 Nanduer 1913, Nji gjamë desprimit, Surgite, mortui! (Çohi të dekun!) janë
lirikat më dramatike atdhetare të këtij poeti, ku thuren përnjëherësh
idealet e prishura, ankthi, kushtrimet, thirrjet, dëshpërimi ndaj të
huajve që shprehet si mallkim. Në të tri rastet hyrjet në vjersha janë
mjeshtërore, me ngarkesa emocionale e përqendrim kuptimor maksimal.
Poezia e parë nis me vargun:

Oj zanë t’këndojm… t’vajtojm, deshta me thânun


është ndoshta vargu më tragjik i Fishtës, i ndarë në mes me tri pikat e
heshtjes, ku ndahet përgjysmë kënga me vajin për Shqipërinë e ndarë më
1912. Zana, si alter ego (vetë e dytë) e poetit është shoqëruesja në
këtë tmerr.
Poezia e dytë nis me vargun:

Mbaroi Malcija! Lekë mâ sot nuk ká


është britmë për humbjen e konceptit të vendit e të trimërisë. Malësi e
Lekë, janë figurat themelore të trimërisë e të guximit që ishte ngritur
si kult i shqiptarisë në Lahutën e Malcís. Me
parashenjat e veta sociale Fishta mendon se aty ku liria mbrohet me
guxim, e guximi është tretur, humbja merr përmasat tragjike kombëtare.
Poezia e tretë nis me vargun:

Shqyptarë, a ndiet? Europa mrrutë e ndyt…

Kujt
i thërret Fishta këtu? I thërret të vdekurit, sepse heronjtë kanë
vdekur apo të gjallët janë të vdekur. Ironia e tij është therrëse dhe e
dyfishtë. Kjo bëhet më e qartë në vargje të mëvonshme:

T’u biejë nder mend, se fort mâ e rand âsht thêmra:
E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m’krye.

E
gjithë poezia është shkruar me thirrje për humbjet e tokave shqiptare
dhe thirrje për zgjim, duke e ngritur në kult flijimin për atdheun, e në
këtë valë të kërkesave, vetë autori don të bëhet protagonist i heroikës
kombëtare, duke kërkuar të bëhet fli për shqiptari. Ky ton kryengritës i
zotëron të gjitha poezitë e dëshpërimit.
Figuracioni
elementar i mbështetur në ambientin konkret, më shpesh në trajtën e
krahasimit të zgjeruar, është karakteristik për të gjitha këngët
atdhetare të Fishtës. Ky figuarcion shprehet me një gjuhë “mashkull” për
të liruar energjinë e kundërshtimit deri në rebelim të përgjithshëm. Më
rrallë ka abstraksion poetik, sidomos kur një figuracion “qiellor”
shenjon përhershmëri shqiptare. Këto karakteristika këngën atdhetare të
Fishtës e endin nga poli i lavdërimit në polin e dëshpërimit, nga niveli
i himnizimit e urimit në nivelin e kryengritjes e të mallkimit, për ta
bërë këtë një lirikë kryengritëse. Qëllimi i autorit është që rebelimi i tij poetik të bëhet rebelim i përgjithshëm.
Nji lule vjeshtet,e vënë në fund të librit Mrizi i Zanavet,
është lirika më e fuqishme personale e Gjergj Fishtës. Poezia ka
karakterin e vetërrëfimit dhe sintetizon idetë e lirikave të mëparshme
duke i matur me veprimin, me jetën e me vdekjen e njeriut. Në këtë rast
figuracioni ambiental krijon lidhjen tokë-qiell dhe e shpie mendimin nga
fizika kah metafizika. Kjo poezi e provon veprimin jetësor me vdekjen
për të arritur pavdekësinë. Kjo procedurë poetike dhe kjo ide është
artikuluar me një ndieshmëri të lartë personale. Në këtë lirikë për herë
të parë autori artikulohet si unë,simbol i të folurit poetik dhe i të ndodhurit “real”.

Një ton i zi elegjiak shpalon dhembjen për të dashurin e vdekur,
dhembje që duket edhe në orkestrimin e pamjeve të jashtme të natyrës, ku
vendin qendror e zë varri i shprishur. Qenia e dashur e humbur bëhet e
amshueshme, kurse poeti ende mbetet qenie tokësore, prandaj dialogu
ndërmjet tyre është një ndiesi e hollë që lidh dy botët. Ky dialog, në
të vërtetë është një monolog i thellë i vetmisë e i dhembjes, që tanimë
identifikohet me dhembjen personale të vetë poetit Fishta, i cili bën
ushtrimet shpirtërore me shkrim duke kërkuar identitetin te i dashuri i
humbur.
Poezia kap dramën e shkrimit artistik duke
ndërtuar portretin e krijuesit që gjakon përjetësinë si shkallën e
fundit të bashkimit me të dashurin, për të krijuar portretin e
përbashkët në veprime të mira e të dobishme. Me këtë shkallë Fishta
shpall programin e vet poetik dhe etik, që do të realizohet në vepra të
mëvonshme letrare:

Atë herë un kangët kam me i ndertue kreshnike,
Me t’cillat botës un do t’ia lâ të shkrueme
Se shka vlejn armët besnike n’dorë t’Shqyptarit.
E me kangë t’mija 'i përmendár t’madhnueshem …
(Nji lule vjeshtet)


Krijimi i artit që jeton si përmendore e vetvetes është luftë kundër
harrimit, rezonon Fishta në këtë lirikë të bukur. Ky është një gjakim i
madhështisë dhe i përjetësisë. Poezia është një kacafytje ndërmjet jetës
kalimtare dhe vdekjes si absolut, duke kërkuar shpëtimin në përjetësinë
artistike, të mbetur trashëgimi për pasardhësit.

Poeti i ri në bisedë të ndieshme me alter egon e vet kalon
imagjinativisht nëpër shkallët e jetës, vdekjes e të përjetësisë. Një
projekt i besueshëm për autorin e thellësive të mendimit dhe për njeriun
që dashuron të madhërishmen, çfarë ishte Gjergj Fishta.

Fishta në lirikën e vet, të cilën e çmonte si trajtën më të kultivuar
të veprës së vet letrare, përdor vargun tetërrokësh shqip, po më dendur
vargjet e tjera të letërsisë së kultivuar si shtatërrokëshin e
njëmbëdhje­të­rrokëshin. Strofat e tij të preferuara janë katrena, më
shpesh oktava, strofa safike e tingëllimi. Në këto kërkime këmbëngulëse
të formës që shfaqin mjeshtrinë e tij poetike dalin ambiciet e tij
krijuese. Mirëpo, fuqia e lirikës së tij mbetet përgjithnjë në
emocionalitetin e veçantë, në elementaritetin e figurës, në gjuhën
shqipe krejt të veçantë, që mund të quhet gjuhë e Fishtës. Ajo fuqi
vullkanike, që derdhet në vargje, ai rebelim që lirikën e kthen në
kryengritje, janë karakteristikat e para të lirikës së tij atdhetare,
fetare apo personale, si te Mrizi i Zanavet si te Vallja e Parrizit.

4. Dramat e Fishtës


Poeti i madh epik e liriku Gjergj Fishta ka botuar nëntë tekste dramatike. Këto pjesë ai i cilëson formalisht si tragjedi apo poema melodramatike e këngë melodramatike. Tematika e tyre ose është marrë nga antikiteti hebraik apo grek ose është ngritur mbi çështje të mbrendshme shqiptare.

Melodramat e Fishtës janë vepra me qëllim më tepër edukues e arsimues
të kombit dhe kanë një strukturë më të lirë dramatike. Në to zotëron
qëllimi dhe qëndrimi i autorit, kërkesa për theksimin e idesë, kurse
teksti më shumë është ekspresiv sepse ka tepër pak ndodhi e dramacitet.
Këto forma nganjëherë duken si forma poetike të ndërtuara me një mozaik
lirikash që shkëlqejnë. Kurse porositë e tyre ose artikulohen nëpërmjet
mitologjisë shqiptare (orët, zanat) duke kërkuar një autenticitet
kulturor dhe një thirrje për kultivim shpirtëror; ose nëpërmjet figurave
të martiriziuara fetare për të arritur një porosi morale.
Përkah niveli i domethënieve, strukturës dhe vlerës dy veprat më të njohura dramatike të Fishtës janë Jerina ase mbretnesha e luleve dhe Juda Makabé.
Jerina,
të cilën autori e shkroi një kohë të gjatë (e nisi më 1914 dhe e botoi
më 1940) përmbledh në mënyrë të figuruar të gjitha idetë e melodramave
të tjera me syzhe të botës shqiptare. Kjo vepër është një himn për
bukurinë e për dashurinë në botën shqiptare, që mbështetet në një
figuracion lirik (personazhet janë lule) dhe në një moralitet shqiptar
të këngës ku dashuria këndohet vetëm nëpërmjet bukurisë. Vepra ka dhe
një ton polemizues, sepse ishte shkruar për të përmbysur tezën e shfaqur
serbe, se shqiptarët nuk dijnë t’i këndojnë dashurisë pa fyerje. Fishta
provon të kundërtën me veprën e vet.
Në lojën e bukurisë, gjithë lulet e botës i mund Jerina,
që është shqiptarja vetë, dhe shpallet mbretëreshë e luleve. Fishta
himnizon deri në fund: para bukurisë së saj përkulen Homeri, Dante e
Petrarka, kur e krahasojnë me heroinat e tyre të bukurisë: Helenën,
Beatriçen, Laurën. Madje hyjneshat antike greke: Afrodita, Hera e Atena
nuk grinden më për bukurinë, sepse ajo i takon Jerinës shqiptare të
Fishtës.
Mëtesa e Fishtës në këtë vepër është e madhe:
duke krahasuar personazhin shqiptar të bukurisë, të krijuar nga ai, me
personazhe të tjera, ndërmjetshëm krahason krijuesin e saj me krijuesit e
mëdhenj të botës letrare. Në anën tjetër gjithë teksti i saj do lexuar
si alegori: krijimi i kultit të bukurisë e të dashurisë është një sprovë
për agresivitetin e shëmtitë në botën shqiptare, të cilat i satirizon
në vepra të tjera.
Vepra më e mirë dramatike e Gjergj Fishtës është tragjedia Juda Makabé,
që temën e merr nga historia hebraike, po e lidh me aktualitetet
shqiptare. Në këtë vepër trajtohet tema e atdhetarisë, sepse vetëm
kështu duket sheshit madhështia e tragjiciteti i temës. Konfliktin e
dramës e krijojnë personazhet kryesore: Juda Makabé, hero izraelit,
Alkimi, kre i Izraelit dhe Bakides, kapidan i ushtrisë së Asirit, armike
e Izraelit. Prifti, plak dhe Abneri 13-vjeçar janë personazhe të
autorit, për të dëshmuar e për të vlerësuar të ndodhurat.

Në aktin e parë heroi Juda Makabé kthehet si fitues kundër armikut,
turma e adhuron, e deklaron prijës dhe i brohorit me një zë: Rroftë sa malet Makabeu.
Në këtë festë popullore i këndohet therorisë atdhetare me valle e
solemnitet. Heroi ngritet në prijës dhe në sytë e popullit bëhet simbol i
së drejtës. Por, pikërisht këtu nis të zhvillohet lufta për pushtet.
Udhëheqësi Alkimi s’e duron triumfin e heroit Makabé:

Jo, Alkimi i mârrë nuk leu,
M’i a hanger kryet Atdheu,

thotë
ai dhe nis punën e tij përmbysëse, duke synuar pushtetin nëpërmjet
përçarjes së ushtarëve që bëhet me para, sepse rezonon ai: aty ku sundon
paraja nuk ka as Atdhe as Zot.
Veprimi i Alkimit që tradhton në
marrëveshje me armikun asiras Bakides, bëhet vepër në ndeshjen e parë
ndërmjet dy ushtrive. Ushtarët e paguar nga Alkimi lëshojnë fushën e
betejës, ikin pa i ndjekur kush. Juda Makabé mbetet i vetmuar, lufton,
por edhe vritet në fushë të betejës. Pra, bie heroi kombëtar i tradhtuar
nga prijësit e vendit.
Rënien e Judës, rënien e heroit kombëtar
të tradhtuar nga të vetët, Prifti që përfaqëson dije e urti, e sheh si
mallkim të përjetshëm për popullin, që do ta ndjekë ndër breza si një
kob. Kështu teksti më i fuqishëm poetik i aktit të tretë të kësaj
tragjedie janë mallkimet, që marrin përmasa kosmike, duke kaluar
konvencat fetare. Këto janë mallkime morale, kosmike e njerëzore që
përfundojnë në mallkime të përjetshme të popullit si fat historik e si
kob. Mallkimet këtu dalin nga goja e Priftit, në trajtën e thirrjes së
fundit të një zemre të plasur për vetëdijesim atdhetar, sepse aty ku nuk
ka atdhe nuk mund të ketë as gjuhë as fe:

Mallkue frota e trathtarvet,
Qi Besë e Fé harrue,
Sot kombin kanë sharrue,
Koritë kanë fis e gjak.
…….

O Perendí, a’ ndjevet?
Trathtarët na lanë pa Atdhé,
E ti rri’ e gjuen m’errfé
Lisat nper male kot…!
……

O ju vise të Kananit,
Ju qi rritët trathtarë t’mallkue,
Shi as voesë mos raftë per jú:
Ju m’u bâshi gúr e krep!

Në tragjedinë Juda Makabé
Fishta ka ndërtuar tipin e heroit tragjik, luftëtarit të lirisë, Judën,
dhe tipin e tradhtarit që shitet për para e për pushtet të rrejshëm,
Alkimin. Ideja e veprës është se populli që e zgjedh vetë prijsin e
mandej e lë në fushë të betejës, populli të cilit luftëtarët e lirisë
mund t’i blihen me para, nuk ka vetëdije atdhetare e shtetërore, nuk e
ka dhe nuk e meriton lirinë. Për më tepër, është i mallkuar të mbetet në
kurthat e në kthetrat e barbarisë. Kurse këngët heroike mbeten jo vetëm
për ngushëllim, por si vetëdije për humbjet, që do të shndërrohen në
plagë kolektive.
Tragjedia Juda Makabé është
një vepër poetike me thurje dramatike, me një shprehje vullkanike të
krijuesit. Format e vargut, trajtat poetike më të llojllojshme, me ritëm
të rregullt e me rimë, e shtojnë kumbimin e fuqinë kur vihen në gojë të
personazheve dhe kanë një pëlqim me situatat shpirtërore të folësit.
Prandaj, ky tekst jo vetëm që është shkruar për t’u luajtur në skenë të
teatrit, por është menduar edhe të lexohet me zë në vetmi.

Edhe pse të futura në një strukturë dramatike, shumë pjesë mund të
lexohen si poezi të veçanta që artikulojnë një situatë, një ide apo një
emocion. Kjo dëshmon se Fishta edhe në dramatikë është një poet i
shpërthimeve vullkanike emocionale e mendimtare. Ai as këtu, në këtë
gjini më neutrale e më reale, nuk mund t’i ikën temperamentit të vet
krijues.


Përmbledhje


Gjergj Fishta për së gjalli është quajtur shkrimtar kombëtar dhe poeti
më i madh epik i shekullit. Ai e ka zotëruar letërsinë shqipe në gjysmën
e parë të shekullit.
Duke krijuar me Lahutën e Malcís epopenë
kombëtare në shekullin tonë, ai është konsideruar edhe rilindasi i
fundit. Mirëpo letërsia qëllimore e tij dhe një shtresë e fortë
moralizimi e shpie në dy pole të kundërta të shkrimit: himnizues te Lahuta, kurse satirizues te Anzat e Parnasit e te Gomari i Babatasit. Në mesin e këtyre poleve vendoset lirika dhe dramatika e tij.

Përderisa në vepra epike Fishta ngreh kultin e vlerave të shqiptarit,
duke kërkuar një Shqipëri të përhershme, në satira autori përmbys
shfaqjet e veseve në aktualitet, duke pasur qëllim krijimin e shoqërisë
autentike shqiptare.
Gjergj Fishta mendon se thelbi i
jetës rrënjëse shqiptare ruhej te malësorët, ashtu si tharmi i gjuhës
shqipe në të folurit e popullit. Duke u nisur nga këto dy burime vepra e
tij letrare shfaqet si vepër arti e ngritur përmbi modelet e
krijimtarisë popullore. Kjo mbështetje shtrihet në nivel të ngjarjeve,
të shprehjeve e të figuracionit duke u shtrirë deri te mitologjitë
popullore.
E gjithë vepra letrare e Fishtës është
krijuar në vargje, prandaj ai trajtat e ndyshme të vargjeve, popullore
apo tradicionale i krijon në varshmëri me temat e motivet e veprave.

Ndonëse shkroi forma të mëdha letrare me tema kombëtare, ku sundon tema
e lirisë kolektive e etnike, Fishta sidomos në lirikë, shpaloi
preokupime personale, po gjithnjë me nje temperament vullkanik.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjergj Fishta (1871 – 1940)   Empty Re: Gjergj Fishta (1871 – 1940)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi