Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Monti: Britania u vetëpërjashtua nga BE. Reagon Cameron People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Monti: Britania u vetëpërjashtua nga BE. Reagon Cameron People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monti: Britania u vetëpërjashtua nga BE. Reagon Cameron

2 posters

Shko poshtë

Monti: Britania u vetëpërjashtua nga BE. Reagon Cameron Empty Monti: Britania u vetëpërjashtua nga BE. Reagon Cameron

Mesazh nga Durrsaku Sat 10 Dec 2011 - 9:27

Monti: Britania u vetëpërjashtua nga BE. Reagon Cameron 37984_1BRUKSEL- Pas Samitit në Brukse Britania e Madhe nuk pranoi të jetë pjesë e monedhës unike as e zonës Schengen. Italia e ka komentuar këtë qëndrim, por kryeministri britanik Cameron shprehet se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Monti
“Italia do të preferonte një marrëveshje më komunitare për reformën e funksionimit të zonës euro të arritur sot në Bruksel dhe shpreh keqardhjen për vetëpërjashtimin e Britanisë së Madhe”, u shpreh kryeministri italian Mario Monti në përfundim të samitit të Brukselit.
"Britania e madhe u vetëpërjashtua dhe kjo do të ketë për pasojë një humbje të influencës në procesin e vendimmarrjes", deklaroi ai gjatë një konference shtypi.
"Është e vështirë të thuhet se si do të vazhdojë roli i Britanisë së Madhe në procesin e marrjes së vendimit, por sigurisht ka një izolim dhe kjo do të ketë një pasojë në aftësinë e saj të influencimit", shtoi ai.
"Personalisht kjo nuk më pëlqen, sepse është në interes të Italisë të ketë vende në gjendje të kundërbalancojnë influencën e vendeve si Franca", shpjegoi ai.
"Por, kushtet e vendosura nga kryeministri britanik David Cameron ishin të papranueshme, as për mua", theksoi ai.
Cameron
Kryeministri britanik, David Cameron siguroi të premten se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte "përjashtuar" nga Bashkimi Evropian, megjithë kundërshtimin e saj ndaj një projekti për ndryshimin e traktatit në Bruksel.
"Ne nuk jemi përjashtuar, ne jemi në Bashkimin Evropian, ne jemi një anëtar drejtues i tregut unik", deklaroi kryeministri në një intervistë televizive në Bruksel, pas samitit evropian, pas kthimit të tij në Londër.
"Sigurisht, kjo përbën një ndryshim në marrëdhëniet tona me Evropën", vlerësoi ai lidhur me refuzimin për të pranuar një ndryshim të Traktatit të Bashkimit Evropian. "Por zemra e marrëdhënies sonë - tregu unik, tregtia, investimi, rritja ekonomike, dhe punësimi mbetet po njëlloj", vlerësoi kryeministri konservator.
"Në fushën e mbrojtjes, ne jemi anëtari kryesor i NATO-s, në fushën e politikës së jashtme, ne jemi një nga aktorët kryesorë", shtoi ai.
"Por ne nuk jemi në zonën e monedhës unike, sepse nuk duam të jemi, nuk jemi në zonën e qarkullimit të lirë Schengen dhe për këtë jam i lumtur, se dua që t'i përdorim kufijtë tanë për t'u mbrojtur nga imigracioni klandestin, armët dhe droga", shtoi ai.

(d.b/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Monti: Britania u vetëpërjashtua nga BE. Reagon Cameron Empty Re: Monti: Britania u vetëpërjashtua nga BE. Reagon Cameron

Mesazh nga Anakonda Mon 19 Mar 2012 - 7:45

mire ja ka bere cdo benin ne te.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi