Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ata që kanë frikë nga e kaluara. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ata që kanë frikë nga e kaluara. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ata që kanë frikë nga e kaluara.

2 posters

Shko poshtë

Ata që kanë frikë nga e kaluara. Empty Ata që kanë frikë nga e kaluara.

Mesazh nga WebMaster Sat 10 Dec 2011 - 11:27

Astrit Lulushi

Shqiptarët shpesh flasin për traditën, megjithëse jo në pak raste, me keqardhje, ndjejnë se ajo mungon dhe se një brez a më shumë janë shkëputur prej saj. Fjala “traditë” ka të ngjarë të mos përdoret kur flitet për artistë, aktorë, shkrimtarë e poetë - vdekur a gjallë – të një periudhe jo shumë të largët. Për ata thuhet se i përkasin një epoke të veçantë, kur tradita e vërtetë shkelmohej. Ishte kohë çmendurie kur një grup njerëzish i kishte vënë vetes qëllim të krijonte shqiptarin e ri, por e pengonte tradita, filli i cili mban të
lidhur vargun që ky zgjatet nga e shkuara në të tashmen, duke i bërë njerëzit të ndjehen “komb” dhe t’a shohin të ardhmen me sy të njehsuar. Por, diabolikët sundojnë, vetëm të mirët qeverisin, Dhe tradita sigurisht u shkon përshtat atyre të cilër prej vitesh gënjejnë veten. Ata mendojnë se dijnë të drejtojnë a të merren me politikë, ose bëjnë sikur dijnë për të mashtruar të tjerët, sepse e tillë është tradita, siç janë mësuar t’a kuptojnë. Brezi i sotëm dhe ai, menjeherë para-ardhës, mbajnë mend periudhën e përlyer, amorale, frikë, mohim, vrasje, dhunë e korrupsion. Vetëm brezi i ri dhe tjetri pas tij, – me ndjenjë ndryshe për jetën - do t’a kuptojnë se historia shqiptare prej disa dekadash ngjan më shumë me një marshim njerëzish grindavecë që pengojnë njeri-tjetrin ndërsa ecin nëpër terr në rrugë pa rrugë.
Popuj më pak homogjenë, p.sh. zviceranët, – si vendin e të cilëve shqiptarët ëndërrojnë trojet e tyre t’i bëjnë, - e fillojnë historinë e shtetit që në shekullin e XIII, por, shqiptarët tregojnë se ende nuk kanë rilindur kur thonë se themelet e shtetit të tyre (të cunguar) u
hodhën më 1912-n, ose, më turp akoma, "kur hidheshin themelet" më 1944-n.
Një nënvetëdije e thellë të bën të mendosh se mos shqiptarët e sotëm janë më shumë pjesë e një helenizimi, romanizimi a osmanizimi, sesa e një shqiptarizimi ilir e arbnor. Dikur, në periudhën e Skënderbeut, ishin shqiptarët që trokisnin në dyert e Evropës dhe priteshin me respekt. Sot, duket se eshtë Europa që u lutet atyre të merren vesh me njëri-tjetrin për të hyrë në rrugën e integrimit europian. Dhe këta vazhdojnë të enden kapur pas një filli të shkurtër që është tradita që u kanë mësuar. Disa me sytë nga Lindja, të tjerë me këmbët që trupin tërheqin, drejt perëndimit; ata i ngjajnë vërtetë shqiponjës dy
krerëshe, por të shpërfytyruar.
Njerëzit nuk duhet të ndjehen keq, - dhe të sëmurëve nuk duhet t’u ndalohet jeta, - sepse shprehin atë që mendojnë kur lexojnë një libër, kur shohin një vepër arti apo kur dëgjojnë një lajm që i bën të ndjejnë dhimbje a rebelohen për dëmet që i shkaktohen vendit nga
sjellja e politikanëve. Shqiptarët gjithmonë kanë vuajtur nga politikanët e tyre. Këta, pasi kanë “larë hesapet” me njëri tjetrin, i janë kthyer popullit a thua se pa ‘të mund të ekzistojnë. Ndoshta edhe po, por jo gjithmonë. Gjithësesi, nuk duhet harruar se zhvillimi është i pashmangshëm, - si frymëmarrja, - rit i domosdoshëm.
Një nga veçoritë që është vënë re gjatë kësaj periudhe, pa diktaturë, është se shumë njerëz, si zogu i lindur në kafaz, e kanë të vështirë të dallojnë ndryshimin me jetën jashtë telave. Kjo sjell edhe prirjen këmbëngulëse të disave për të vleresuar pikërisht ata që ulin kokat a ndjejnë turp kur kujtojnë punët e tyre të dikurshme, sot të ripunuara.
Çfarë arsye tjetër mund të ekzistojë për këtë, veç nënturpit. Menjëherë pas rënies së diktaturës, të gjithë u bënë të “djathtë”; askush nuk fliste, a të gjithë heshtnin për filmat, këngët, pikturat, skulpturat, librat; - gjthë ky arti, i detyruar, i realizuar pa frymëzim
gjatë periudhës së errët; bustet e pikturat u mbyllën bodrumeve, ndërsa emrin e diktatorit askush nuk guxonte, – të paktën moralisht - t’a zinte në gojë për të mirë.
Nëse traditë do të thotë ndjekje verbërisht e rrugës së brezit që sapo ka kaluar, “tradita” pozitivisht duhet shkurajuar. Është pikërisht një nga ato raste për të cilin T.S. Eliot do të thoshte se ndonjëherë “rruga e pashkelur eshtë më e mirë sesa rruga shtruar.”
Në fakt, tradita i ngjan një pasurie të madhe që nuk është krijuar me punën e një njeriu dhe nuk i përket një brezi të vetëm. Nëse duan të kenë një traditë, njerëzit duhet të punojnë shumë për të kuptuar të kaluarën e shkuar, por edhe të tashmen. Që një shkrimtar të lexohet përtej kohës së tij, që një politikan të kujtohet si burrë shteti nga brezat pasardhës, secili duhet veprojë, jo thjesht, duke patur parasysh bashkekohësit e vet, por duke menduar se gjithë letërsia, që nga koha e Buzukut, i cili shkroi shqip, kur thuajse asnjë shqiptar nuk dinte të lexonte, dhe se gjithë arti qeverisës, që nga Teuta, e cila dinte të bënte vetëm armiq, e Skënderbeu që luftonte e njëkohësisht përpiqej për aleanca të brendshme, të gjitha, janë hallka të një zinxhiri: Vazhdimësi, që vetëm së bashku përbëjnë atë qe quhet traditë.

Titulli është redaksional
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ata që kanë frikë nga e kaluara. Empty Re: Ata që kanë frikë nga e kaluara.

Mesazh nga Anakonda Wed 25 Jan 2012 - 7:47

Un nuk kam frike aspak nga e kaluara,pasi me ane te asja te kaluare te tmerrshme jam kjo qe jam dhe realizoj qellimet qe i vej vetes.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi