Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“The Artist” prin me gjashtë nominime për “Golden Globes” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“The Artist” prin me gjashtë nominime për “Golden Globes” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“The Artist” prin me gjashtë nominime për “Golden Globes”

2 posters

Shko poshtë

“The Artist” prin me gjashtë nominime për “Golden Globes” Empty “The Artist” prin me gjashtë nominime për “Golden Globes”

Mesazh nga Emona Sun 18 Dec 2011 - 2:56

“The Artist” prin me gjashtë nominime për “Golden Globes” Globes_1612111606_1

Beverly Hills, 16 dhjetor - Filmi pa zë është duke u bërë më i përfoluri në skenën e Hollywoodit. “The Artist” kryeson me gjashtë nominime për “Golden Globes”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 15 janar të vitit të ardhshëm. Ndër kategoritë që është nominuar më të rëndësishmet janë ato për; filmin më të mirë, komedinë më të mirë, filmim-mjuzikëll më të mirë dhe për aktorët më të mirë, përkatësisht nomimini i Jean Dujardin dhe Berenice Bejo. Dujardin në maj të këtij viti kishte fituar çmimin për aktorin më të mirë në Festivalin e Filmit në Cannes.

Aktori e ka quajtur nominimin një dhuratë fantastike.

”Ky nominim më ka lënë pa fjalë. Thjesht, e gjithë kjo është e mrekullueshme”, ka thënë Dujardin.

Por me vetëm një nominim më pak, “The Artist” ndiqet nga filmi që flet për ndasitë raciale të viteve 1960 “The Help” dhe nga filmi i George Clooney që flet për një histori familjare “The Descendants”. Të dy filmat janë të nominuar për dramën më të mirë, ndërsa filmi i Clooney është nominuar për “rolin më dramatik”.

Aktoret Viola Davis, Octavia Spencer dhe Jessica Chastin, që luajnë në “The Help”, gjithashtu janë nominuar në kategori të ndryshme.

Në kategorinë për dramën më të mirë janë nominuar edhe filmi i Martin Scorsese “Hugo”, trileri politik i Clooney “The Ideas of March”, filmi i Brad Pitt “Moneyball” dhe ai i Steven Spielberg që flet për Luftën e Parë Botërore, “War Horse”.

Së bashku me “The Artist” për mjuzikëllin e komedinë janë edhe tregimi për kancerin “50/50”, filmi i Kristen Wiig “Bridesmaids”, fantazia romanike e Woody Allen, “Midnight in Paris” dhe historia e dashurisë njëjavore e Marilyn Monroe, “My week with Marilyn” me regji të Michelle William.

Gjithashtu të nominuar për aktoren më të mirë janë Roney Mara për rolin e saj në filmin “The Girl with the Dragon Tatto”, Meryl Streep për portretizimin e kryeministres Margaret Thatcher në “The Iron Lady” dhe Tilda Swinton për rolin e saj në “We need To Talk About Kelvin”.

Ndërkohë Clooney ka si konkurrentë në kategorinë për aktorin më të mirë edhe Brad Pitt, Alesandar Pyne për rolin e tij në “The Descendants” dhe Ryan Goslind për rolin e tij në “Crazy, Stupid, Love”.

Bashkëshortja e Pittit, Angelina Jolie, është nominuar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj me filmin që flet për luftën në Bosnjë “In the Land of Blood and Honey”. Scorsese me “Hugo” dhe Allen me “Midnight in Paris” janë po ashtu të nominuar në kategorinë e regjisorit më të mirë.

“Bërja e filmit ka qenë një eksperiencë e mirë për mua. Më ka dhënë shansin që të punoj në 3D gjë që e kam dashur qysh kam qenë i ri. Ky film më ka dhënë mundësinë që të bëj një aventurë fëmijërore dhe gjithashtu më ka bërë që t’i dua më shumë karakteret fëmijërore”, ka thënë Scorsese, pasi ka marrë vesh për nominimin.

Në kategorinë për filmin më të mirë të animuar janë nominuar filmat “The Adventures of Tintin” me regji të Spielberg, “Arthur Christmas” nga James McAvoy, “Cars 2: nga Owen Wilson, “Puss in Boots” dhe “Rango”.

“Golden Globes” llogaritet si çmimet më të rëndësishme pas “Oscar”. Deri më tani janë akredituar afërsisht 100 reporterë, të cilët do ta ndjekin ngjarjen. Ceremonia do udhëhiqet nga Ricky Gervais. Në këtë ceremoni për vepër jetësore do të nderohet Morgan Freeman, i cili ka fituar pesë çmime “Golden Globe” .

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“The Artist” prin me gjashtë nominime për “Golden Globes” Empty Re: “The Artist” prin me gjashtë nominime për “Golden Globes”

Mesazh nga Anakonda Tue 17 Apr 2012 - 17:36

mire jo keq.............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi