Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson

2 posters

Shko poshtë

Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson  Empty Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson

Mesazh nga WebMaster Sat 7 Jan 2012 - 20:01

——Zamira Cavo——

Në 20 vjet demokraci, në të gjitha proceset elektorale, Shqipëria ka patur gjithnjë pothuaj të njëjtat probleme, të njëtën pamje festive dhe luftarake njëkohësisht dhe po të njëtin përfundim: asnjehërë zgjedhjet nuk janë pranuar nga pala humbëse! Nga ana tjetër ,ndërkombëtarët, gjithnjë kanë përmbyllur raportimin e tyre me shprehjen gati fikse :” Këto zgjedhje ishin më të mira, por nuk përmbushën standartet”.
Në 20 vjet ne nuk mësuam kurrë se cilat ishin standartet dhe cilat ishin difektet, pasi askush dhe asnjëherë nuk u fol për këto.
Sot jemi sërish në piknisje.Fushata është tashmë në kulmin e saj dhe problemet duken të mos kenë ndryshuar. Lista të pabesueshme, manipulime të jashtëzakonshme, “blerje” votash me para, me tollona, me karta identiteti. Mesazhe që u drejtohen të punësuarve nga “partia” me përmbajtje të tillë” Ti, si I punësuar nga partia, ke detyrimin moral që të sjellësh 50 vetë të ,konfirmuar me numra karte identiteti që do votojnë për ne”.E gjithë kjo pamje nuk është se përcjell ndonjë gjë të re, të ndryshme nga ato cka kemi parë dhe denoncuar në fushata të tjera zgjedhore. Mjetet kanë ndryshuar formë ,drejt përmirësimit të “ofertave”, që u bëhet njerëzve për të votuar për njërin apo tjetrin kandidat. Ne vend të thesit me miell ( që edhe ai ka vlerë) në qytet pamja shkon drejt ofertave më të “qytetëruara” si tollon, kupon apo Euro.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sërish cfaqet po aq partiak ,sa është cfaqur gjithnjë. Sërish kopetencat nuk kanë fare lidhje me institucionet që duhet ti përdorin ligjërisht. Të njëjtat kaseta që janë përdorur edhe në fushatën paraardhëse e që përcillet tek opinioni publik si “e freskët”. Madje edhe fytyrat e kandidatëve janë në shumicë, po ato që këmi vite që i shikojmë! Shkurt asgje nuk ka ndryshuar.
Ndoshta ka ndryshuar vetëm fjalori i Zotiti Berisha,i cili duket se në këtë fushatë ,ka hedhur supeve lëkurën e qingjit, por që kurresi nuk mund të fshehë dot ujkun nën këtë lëkurë. Sidomos kur ka përpara një goxha publik që duket se e mbështet, ai harron qingjin dhe nxjerr dhëmbët. Megjithatë dhuna verbale, është “kompesuar” mëse mjaftueshëm me dhunën fizike , e cila duket me shumicë në këtë fushatë. Shkurt mjafton vetëm një vëzhgim kaq i përciptë për të treguar se edhe kjo fushatë nuk ka ndryshuar aspak nga fushatat e tjera. Për rrjedhojë do të ketë të njëtin përfundim: pala humbëse nuk do ta pranojë rezultatin. Dhe si gjithnjë faktori ndërkombëtarë do të thotë se: Zgjedhjet ishin më të mirat e këtyre viteve por .. nuk u arritën standartet!
Këta ndërkombëtarë, që janë me shumicë cdo fushatë elektorale, që i shikojnë të gjitha difektete e që nuk artikulojnë asgjë me rëndësi, janë të gatshëm në fund ti certifikojnë. Sigurisht! Ata vetë janë pjesë e kësaj situate, që prej 20 vitesh po zvarrit Shqipërinë! Ata janë këtu, me komoditetin e tyre më të mundshëm, janë këtu ku shihen dhe respektohen si në asnjë vend tjetër! Trajtohen si të ishin mbi të gjithë e mbi cdo gjë! Në asnjë vend tjetër nuk do të ndjeheshin kaq mirë, aq më tepër në vendet e tyre! Ata shohin, dëgjojnë vlerësojnë, dhe më së fundi shikojnë nga do anojë peshorja. Kur arrijnë të dallojnë fitoren e njërës palë, moderojnë dhe modifikojnë qëndrimin ndaj saj. Sigurisht ata do ti certifikojnë zgjedhjet, pavarësisht mangësive të mëdha që ato cfaqin, pavarësisht se vota shtërmbërohet me mënyra nga më të cuditshmet. Ata do jënë sërish në krah të fituesit! Kjo ka rëndësi.Pra nuk u interesojne standartet, por vetëm fituesi dhe mardhëniet e tyre në të ardhmen me këtë fitues.Prandaj mbyllin sytë përpara cdo llojë “dhune” para cdo kompromentimi, para cdo llojë shlekje lirie! Dhe kur të vijë koha , dhe koha përkon me interesat e tyre, Shqipëria do “ti ketë plotësuar standartet” dhe do të hyjë në Europë!
Shqipëria në thelbin e saj qytetar, nuk është më si e para 20 viteve. Njerëzit janë bërë më të “mencur” dhe më të informuar. Lirinë nuk ja u merr dot më shqiptarëve dhe pse demokracinë mund tua vjedhësh! Kjo situatë e shoqërisë shëiptare ka shumë mundësi ti japë një mësim të mirë politikës, jo vetëm tonës, por edhe ndërkombëtarëve. Pjesa gri që ka humbur besimin është, tashmë është “dy” pjesë. Ajo në vend që të zvogëlohet po rritet. Shoqëria shqiptare po përpiqet të dalë vetë nga qerthulli i demokracive të certifikuara për këdo por jo për shqiptarët. Ne kemi nevojë për një demokraci të vërtetë, që ta prekim ta ndjejmë, dhe të mos na përcmojë.
Dikur , kur një politikan u vërsul mbi tavoliant e parlamentit për t’ju “gërhushur” Kryetares së Parlamentit, dhe kur të tjerët e kritikuan ai tha” Unë e di që këtë e pëlqenjnë njerëzit, sa për ndërkombëtarët, ata bashkpunojnë me fituesin”!
Kjo është llogjika e politikës shqiptare! Kjo llogjikë nuk ka ndryshuar.
Zgjedhjet do të mbahen, të lira e me pak incidente, si zakonisht. Por ajo cka është gatuar gjatë këtyre ditëve, që ne të gjithë i shohim e ndjejmë cdo orë, do të mbulohet nga cerfitikimi. Sërish do mbetemi në udhëkryqin e historisë, me shpresë se zgjedhjet e tjera do jenë vërtëtë të lira e demokratike.
Ndoshta ka ardhur koha kur forcat e vërteta intelektuale të këtij vendi, të ndalen seriozisht e te analizojnë me vërtetësi gjendjen e të gjejnë rrugën e duhur. Cilado qoftë forca politike fituese e 8 majit, fituesja e vërtetë nuk është demokracia! Sepse nuk duhet të bëjmë më sikur votojmë dhe nuk dua që dhe bota të bëj sikur na beson.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson  Empty Re: Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson

Mesazh nga Anakonda Tue 7 Feb 2012 - 19:46

Eshte mese e vertete kjo thenie.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson  Empty Re: Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson

Mesazh nga WebMaster Sun 29 Jul 2012 - 22:55

Kur na beson ne bota duke pasur mendjen e prapambetur edhe me politiken si eshte sot vallai bota qesh me ne jo me te na shikoj ishalla do ken meshir edhe ne fusin ne Europe.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson  Empty Re: Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson

Mesazh nga Vizitor Mon 30 Jul 2012 - 5:00

Degjo un kisha nji pytje. Mos ka te beje kjo gje me injorancen e trashe qe e perfshin kombin tone dhe qe personifikohet me emrin Sali Berisha?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson  Empty Re: Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson

Mesazh nga WebMaster Mon 30 Jul 2012 - 6:06

Mbase ilirziu po ja tani do jen votimet edhe do shikojme se kush do fitoj nuk ka fajin Saliu po ka fajin Popullsia qe e voton gjithmone ilir
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson  Empty Re: Shqipëria bën sikur voton dhe bota bën sikur na beson

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi