Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave

5 posters

Shko poshtë

Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Empty Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 13 Jan 2012 - 4:53

Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave 1_1301121154_1Vajza afgane (1984): një fotografi e realizuar nga Steve McCurry. Vajza në fotografi quhet Sharbat Gula dhe është një nga jetimët e luftës mes Afganistanit dhe Bashkimit Sovjetik. U fotografua nga SteveMcCurry ndërkohë që ndodhej në kampin e refugjatëve në Pakistan në vitin 1984. Gula ishte nxënëse e shkollës së kampit. Megjithëse kishte hasur shumë vështirësi në fotografimin e femrave afgane, Steve McCurry vlerësoi mundësinë që kishte në dorë. Gula ishte afërsisht tek të trembëdhjetat kur u fotografua. Kjo fotografi u publikua në numrin e muajit qershor të revistës "National Geographic" nën titullin "Afghan girl" (vajza afgane). Me shikimin e saj të mprehtë dhe sytë jeshilë, Gula u shndërrua në simbolin e luftës afgane gjatë viteve 80-të dhe e të gjithë refugjatëve në kampet e botës. Krahas kësaj fotografia njihet si fotoja më e famshme në botën mediatike.

Në janar të vitit 2002, një grup i "National Geographic" shkoi në Afganistan për të gjetur Gulan. Steve McCurry rastisi kur vizitoi kampin ku kishte fotografuar vajzën, rastisi me një person që njihte vëllanë e Gulas. Në këtë mënyrë, ekipi arriti të binte në gjurmët e Gulas e cila kishte braktisur kampin në Pakistan në vitin 1992 dhe ishte vendosur në një zonë të largët të Afganistanit. Me anë të teknologjisë së biometrikës së syrit, ata konfirmuan se e gjetën personin e kërkuar. Kjo foto u publikua në "National Geographic" në vitin 2002, dhe këtu Gula është 18 vjet më e madhe.Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Gula_1984_20021

Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Sanxhez1Omayra Sanchez (1985): është realizuar nga Frank Fournier. Omayra Sanchez ishte një nga 25 mijë viktimat e vullkanit Nevado të shpërthyer më 14 Nëntor 1985. Ka qëndruar 3 ditë me radhë nën llucën e shkaktuar nga vullkani. Akoma ruhet e freskët në kujtesë guximi dhe buzëqeshjet e lëshuara ndërkohë që priste vdekjen. Pas ditës së tretë humbi jetën për shkak të hipotermisë. Kjo fotografi është zgjedhur si fotografia më e mirë e 50-vjeçarit të fundit. Është bërë shkak e një hetimi të hollësishëm duke shpalosur para syve tanë nënvlerësimin e qeverisë kolumbiane.


Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Curchill1Portreti i Uinston Çërçillit (1941): Uinston Çërçill është fotografuar nga kanadezi Yousuf Karsh kur ishte në Otava . Portreti i Çërçillit e bëri të famshëm Karshin në arenën ndërkombëtare. Është publikuar në kopertinën e revistës "Life".


Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Femija_kosovar1Refugjatët kosovarë (1999): me anë të kësaj fotografie në të cilën pasqyrohen refugjatët e Kosovës, Karol Guzy, u shpall si fotografja e pare femër e cila fitoi çmimin prestigjioz amerikan "Pulitzer".




Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Femija_dhe_korbi1Fëmija që u zvarrit deri në kampin e ushqimeve(1994): fotografia e realizuar nga Kevin Karter gjatë kohës së thatësirës dhe urisë në Afrikën e Jugut i ka sjellë autorit çmimin "Pulitzer". Në foto tregohet një fëmijë i cili zvarritet për të arritur në kampin e ushqimeve 1 km larg. Ndërsa skifteri qëndron në pritje për ta ngrënë atë. Kjo fotografi ka shokuar gjithë botën. Askush përfshirë këtu dhe Kevin Karter nuk e di se çfarë ndodhi me fëmijën. Ndërsa Karter nuk e mori më veten pas fotografisë dhe u vetëvra.


Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Dy_cezma1Çezmat e ndara të ujit (1950): është realizuar nga Elliot Eruit nga "Magnum Photos". Në fotografinë e realizuar në Karolinën e Veriut shihet sesi edhe çezmat e të bardhëve dhe zezakëve ishin të ndara nga njëra-tjetra.


Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave 7_1301121157_1Djegia e Monkut (1963): në foton e realizuar nga Malcolm Browne pasqyrohet një prift durist vietnamez, Thith Quang Duc, i cili u vetëvra duke djegur veten në një udhëkryq të njohur të qytetit Saigon, për të tërhequr vëmendjen ndaj politikave shtypëse të regjimit katolik Diem më 11 Qershor të vitit 1963. Sipas dëshmitarëve okularë, Duk zbriti i qetë nga makina dhe bashkë me dy nxënësit e tij u ul në mes të rrugës. Nga nxënësit kërkoi t'i hidhnin benzine dhe më pas ta digjnin. Ai nuk lëvizi fare dhe nuk nxori asnjë zë.


Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave 9_1301121158_1Zjarri në fabrikën e këmishëve Triangle (1911): një fotografi e bërë nga Sindikata ndërkombëtare e punëtoreve femra. Zjarri ka rënë me 25 Mars 1911 në Fabrikën e këmishëve Triangle në New York. Bilanci i viktimave ishte 148 punëtore shumica e të cilave ishin refugjatë të ardhur në Amerikë nga Gjermania, Italia, Irlanda dhe Evropa Veriore. Numri i lartë i viktimave, paqartësia e shkaqeve të rënies së zjarrit, pamjaftueshmëria e ndihmës së shpejtë bënë që kjo ngjarje të shndërrohej në një skandal historik. Krahas kësaj pjesa më e madhe e punëtoreve ishin në moshën 12-13 vjeç dhe kushtet e punës ishin shumë të rënda. Paguheshin 6-7 dollarë për 60-72 orë në javë (marrë nga Start).
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Empty Re: Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave

Mesazh nga dajti modh Fri 13 Jan 2012 - 5:02

shume foto fantastike [TePuC]
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Empty Re: Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave

Mesazh nga Ariel Fri 13 Jan 2012 - 8:07

O zot ai femija me korbin...me rrenqethi mishin...
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Empty Re: Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave

Mesazh nga Klio Fri 13 Jan 2012 - 9:12

E para fare me pelqu mua shume !
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Empty Re: Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave

Mesazh nga Anakonda Wed 21 Mar 2012 - 5:45

e para me pelqeu,se te tjerat ishin sa per numer.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave Empty Re: Nëntë fotografitë më të famshme të të gjitha kohërave

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi