Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi shpirti! - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi shpirti! - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi shpirti!

+18
Docteur
Gjeto Gjetani
Ketrushe
Erika
wendi2010
Gjarperesha
Shaban Cakolli
Gjakushi
Aristogata
Polici
sycka
Te-Li
Vellai
alexsia
shqiponjia
matilde
WebMaster
qershicka
22 posters

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Poezi shpirti!

Mesazh nga qershicka Sat 3 Oct 2009 - 4:12

First topic message reminder :

PUTHJA!

Puthjen e pare kur me dhe
Me nektarin e krahasova...
Dhe te dyten kur pranova
Fluturoja permbi re...

Ishin puthje ledhatare
Qe vazhdonin per diku...
Vecse une isha e dehur
S'di ku isha s'di se ku...

Lart ne qiell ,a poshte ne toke
Vec nga puthja dot nuk ndahem.
Dhe ne qofshin genjeshtare .
Syte nga lotet do me lagen...
qershicka
qershicka
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka diell
Postime Postime : 1560
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha Mosha : 72
Hobi Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:30

Poezi shpirti! - Faqe 3 Engjelli1yv7

Engjëjt ekzistojnë

Natë memece
bota po fle e qetë
zogu çapkën
përpëlitet t`ringjallë
këngën e blertë
n`kopshtin e shpirtit
ku ëndrra kryqëzohet
çdo mëngjes
e lulja këputet për lulen

Degën mos e thyej
mbi pipin e papranisë
ngrite shikimin kah rruga
ku rrezja e diellit puth qiellin
dhe valët e detit
bëhen një
me hapat e mia prej shtegtari

Shkallëve t`qiellit do ngjitëm
deri te porta e parajsës
atje, ku ëndrra e natës
palos shpirtin tim t`vockël
dhe mëngjeset zbardhin
me lindjen tonë të dytë

Sa vit-dritë paskam kërkuar
si lypës leckaman
mungesën e munguar...

Kush tha se engjëjt nuk ekzistojnë?!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:30

Poezi shpirti! - Faqe 3 Pic0001zb7

Tani këtu të dua

Tani këtu të dua, tani që të vështirat filluan
tani që etja më ka pushtuar
tani të dua

Puthmi sytë , përzemi ëndrrat e liga
vriti fantazmat
shtratin e lumit tënd të rrëmbyeshëm
derdhe në trupin tim
të lulëzoi i imi shpirt


Tani këtu të dua, tani që të vështirat filluan
tani që etja më ka pushtuar
tani të dua

Nën qerpikët e mi pelikanë të sjellësh
të fluturojnë aty
kur në detin më të egërsuar t`më hedhësh

Puthmi buzët kur kripa e dallgëve t`më shterojë
në brigje zallor me shtegto
gjysmë verbuar vetëm yjet e afshit tënd të shoh
Merrma frymën, të marrësh forcë
një pikë vetëm me lë
të mundem të të pëshpërit

Tani këtu të dua
tani që etja me ka pushtuar.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:31

Poezi shpirti! - Faqe 3 Pertejyl4

S`është vonë për dashuri

Më jep duart tua
të mbjell lulen
që mbanë në vete aromën tënde
dhe ta ujis me vargun tim

Më jep sytë e tu
të shoh lindjen e agimeve
që shkëlqejnë prej vesës së lotëve
dhe ta mbush liqenin e dashurisë

Më jep zërin tënd
të ndjej cicërimën e kanarinës
që shkrihet në notat e pentagramit
dhe ta këndoj elegjinë e përjetshme!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:31

Poezi shpirti! - Faqe 3 77318208oh2

Shpirtrat e humbur

Nuk kam frikë nëtët e akullta,
kam ty zjarr e me ngrohë

Nuk kam frikë errësirat përbindëshe,
kam sytë e tu e mundem të shohë

Nuk kam frikë diejt e egërsuar,
unë kam brenda hënë të shpëtoj

Nuk kam frikë djajtë e harruar,
tani kam engjëll të më mbroj

Ato zërat e përmbytur kam frikë,
ato që ditën ushtojnë....
dhe ndjej "SHPIRTRAT E HUMBUR"
ato që gjithmonë triumfojnë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:31

Poezi shpirti! - Faqe 3 99968032xk6

Shpirti im Ti

Në mitin që lind hëna e plotë udhëtova...
një rreze hëne shkallë të ëndrrës e bëra
dhe u arratisa në momentet e zjarrta të natës tënde

Atje shikimet lëkundeshin në frymën e pasionit
atje ku duart e lidhura i kishin zënë vendin kryqëzimit të kohës
trupat thikë prisnin në copa vetminë dhe e shpërndanin në yje
egërsoheshin shpirtrat, Pegasot që udhëtonin midis qiellit dhe detit
dhe unë të ndjeva qenie mitologjike, që erdhe nga pafundësia e kaltër

Ëndërr e thurur nga argjendi i hënës
dhe e qëndisur nga fildishi i pikave të kripura të detit
çuditshëm më mahnite, më trembe me bukurinë tënde
më stolise trupin, korale dhe mokth, në flokë yje me vure karfica
ylberin pikturove në sytë e mi, guaca më le në duar
të më ninullojnë pëshpërimën e valëve
qenie e qiellit dhe detit tim, shpirti im Ti.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:31

Poezi shpirti! - Faqe 3 Mffwu7

Udhëtojmë…

Një udhëtim në qiell
ku zërat e të tjerëve ndalojnë
vetëm një engjëll pëshpërit

Ninullë i këndon ëndrrave tona
dhe unë e ti në gjumë letargjik
në ëndrrën tonë

Atje ku guxon dashuria
t`zhytet thellë në qeliza
t`deh zellshëm mendimet
t`hipnotizon me pasion trupat e uritur

Dhe rrëshqasim duke prekur yjet
përlyejmë gishtat me dritë
shtrëngohemi fort
humbemi në re të bardha

Udhëtojmë të palodhur
ndërtojmë jetët brenda nesh
thellë në pafundësinë e shpirtrave tanë
thurim kurorë buzëqeshjesh të çiltra
dhe dashuria ndjek rrugët tona

Iu vëmë flakë ndjenjave
dhe udhëtojmë të përqafuar fort
armatosim të sotmen me nesër
duke falënderuar zotin tonë
për mrekullinë që na dhuroj
jetën që përqafoj jetët tona

Udhëtojmë…
freskojmë lumturinë me një lot
duke qarë në krahët e dashurisë
për dashurinë tonë

Udhëtojmë…
dhe fjalët shumëzojnë ledhatimet
ylberi veshi zemrat tona me ngjyra
koha dorëzohet e pa zot

Udhëtoj…
në thellësinë e oqeanit tënd
e palodhur notoj
në pafundësinë e kaltër

Udhëtoj...
në jetën tënde
DRIDHEM
në prekjet e shpirtit tënd
SHPIRTI IM…!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:32

Poezi shpirti! - Faqe 3 Pasionimflk0


Për hir të dashurisë

Ndoshta mungesa jote është prani
edhe pse nuk je Ti
edhe pse çdo mëngjes nuk këput një lule të kaltër nga kopshti Yt për mua
edhe pse nuk ecën me ngadalë në mes të mjegullës dhe turmës
edhe pse të tjerët nuk do te shohin atë dritë që shkëlqen në dorën tënde,
që ndoshta askush nuk e kuptojë se degëzon prejardhjen e kuqe të trëndafilit

Edhe pse ti më në fund nuk je këtu
edhe pse papritur nuk vjen si i babëzitur të mësosh jetën time,
që si valë gruri valëvitet në të veriut frymë
edhe pse Ti nuk je këtu
edhe pse Ti më në fund nuk do të vish
Unë jam se je Ti

TI je , JAM , JEMI
për hir të dashurisë do të JEM, do të JESH, do të JEMI
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:32

Poezi shpirti! - Faqe 3 Mmmmffffff02qn2

Ani çka

T`më ndjesh, t`më prekësh Ti
gjithçka ngapak do të bëhesha
lumë i kthjellët në shkretëtirë
lis gjethor n`ishullin e zhveshur
kaltërsi qielli, flakërim dielli
pjesë gjithësie, orbitë yjesh
urë ylberi ndërmjet brigjeve t`largëta
dhe njëfarë dashnori gjithsesi

Për Ty do të bëhesha ngapak gjithçka
dashuria na dogji shpirtin
Ani çka, ani çka...!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:32

Poezi shpirti! - Faqe 3 Fluturimiou7

Kontrast

Gjithmonë festoj kur vuaj
dhe në të bardha vishem kur mbaj zi
në logjiken e botës nuk u përshtata,
në të djathtë nuk kishte dashuri

Shoku me i mirë vetvetja për mua
mik i ngushtë u bëra me vetminë
por vijnë disa muzgje që nuk duroj.
dua të marr malet, të arrij çmendurinë

...Dhe pretendoj të vish përsëri
dhe pretendoj pranë meje të jesh
qoftë vetëm për pak
përpara se të mbyll sytë, të vdes

Enigmë kjo e imja histori
kundër kohës i shkoj
qëllimin e zemrës kur kuptoj
n`burg të përjetshëm e dënoj, përsëri

Dhe sikur copë të më bëj vobektësia
fjalë për ty asnjë
netëve më vë në gjumë krenaria
mëngjeseve vetmia me ngre.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:33

Poezi shpirti! - Faqe 3 Mmmfff01rk7


Lutje


Zot i plotfuqishëm
e dua dhe nuk mundem
të bëj ndryshe

U përpoqa dhe nuk bëhet
të shkul një dashuri të rrënjosur
ashtu siç nuk bëhet të mbjellësh me dhunë
në zemër një dashuri

Zot i plotfuqishëm
e dua dhe nuk mundem
të bëj ndryshe
andaj me jep forcë ta dua
ashtu siç askush nuk më mësoj

Ta dua pa synime, pa pretendime
pa krahasime, pa grindje
pa irritime, pa llahtarime

Ta dua dhe mos ta përgjoj
mos ta kërcënoj
mos të mundohem të më adhuroj
të mos kërkoj për mua t`i vije keq

Të duroj, të pres
të duroj të mos ngjaj me idhullin tim
të duroj të mi ndryshojë ëndrrat
të pranoj të mos më kuptoj
ashtu siç mendoj unë
të pranoj të mos e kuptoj ashtu siç mendon ai
të kënaqem më të
më shumë se sa t`i bëj vërejtje
të kënaqem pa e korrigjuar

Ta adhuroj e ta dua
pa pasur frikë se do ta mësoj keq
të bëhem më shumë e durueshme
se sa e drejtë
të mos i bërtas kurrë
që u pendova

I plotfuqishëm
ndriçomë me dashurinë e lirë
me dashurinë hyjnore
të arratisem nga dinastia e dashurisë time
nga luhatjet e mendjes
nga lypja e trupit

Ta fitoj vetëm duke e dashur
thjesht dhe sinqerisht
thjesht dhe në qetësi
thjesht dhe përjetësisht.

( Kete lutje te sinqerte ne rradhe te pare ia drejtoj vetvetes. Dua te te dua ashtu sic vertete e meriton Ti te te dua. Vetem Ti !!!!!!!!!)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:33

Poezi shpirti! - Faqe 3 Mfmfmfhm7


Pa titull



Shkruaj e marrë poezi
vargje dhe përralla
fol për zana mali
dhe për zogj ndër zalla

Shkruaj e marrë mos ndalo
shkrimi për ty është jetë a vdekje
shkruaj mos u frikëso....

Shkruaj për ata të njohurit
për ata që të lënduan
për skuthat e pazot
që të vrasin nuk guxuan

Shkruaj dhe qaj me dënesë
lotët mos i mbyt
fol për yje , zogj ,dashuri
në mjerim mos u zhyt

Leri të tjerët të qeshin
të qajnë për dashuri nuk dinë
shkruaj vetëm për të marrët
që janë plot jetë, dritë

Shkruaj e marrë mos ke frikë
dhe nëse të braktisin, shkruaj
dhe nëse të kryqëzojnë
me zemrën tënde shkruaj

Jepu ti me shpirt, fillimin
dhe pak marrësi, jepu
janë të verbër nuk shohin
ndoshta gjejnë shikimin

Dhe nëse të refuzojnë
për ta ndiej mëshirë
jetojnë në narkozë
të vërtetën nuk dinë mirë

Shkruaj e marrë e nostalgjisë
e marrë e dashurisë
këndo për të me zell, me magji
mos e braktis në dallgët e vetmisë

Shkruaj për tënden dashuri
të voglën lozonjare
që ka pamje hyjnore
mos u tremb në është tradhtare
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:33

Poezi shpirti! - Faqe 3 Xxxcc4

Me ndjej

Kur fryma përkëdhelë flokët lehtë
mos kthe kokën të shohësh kush është
është fryma e shpirtit tim, që të jepet Ty

Kur të dëgjosh pëshpëritje të ëmbla
mos u kthe prapa të mësosh kush është
është zëri i zemrës sime, që Ty të thërret

Nëse në buzët e tua një shije pluskon
mos u mundo të kuptosh nga se të vjen
është puthja ime për Ty, që të jesh i lumtur

Nëse natën një dritë përmbytë errësirën
mos shiko hënën të kuptosh nga vjen
është shkëlqimi i jetës time
se në këtë botë ekziston…Ti.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:33

Poezi shpirti! - Faqe 3 Merrme01bl6


Merrmë

Merrmë sonte merrmë
me dy krah, me dy puthje
në një qilim që fluturon
të shoh botën nga lart
në yje ngushëllomë

Dhe bëhet nata magjike
krah u jep tingujve që udhëtojnë
ëndrra me aromë kanelle dhe frymë blini
nën qerpikë të pushojnë

Zbresin yjet dhe përkulen në përqafim
koha rrëshqet si glinë në trupin tim
ëndrra ime që mu dhurove akoma pa të ëndërruar
Përqafimi im , asgjë nga Ty s'është e tepruar.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:34

Poezi shpirti! - Faqe 3 Vglcn8

Natën e mirë


Dhe nëse lind dikur një tjetër
e unë më s'do ekzistoj
mos u tremb

Do t'më gjesh si yll kur të ecësh netëve të akullta
ndoshta në shikimin e një fëmije që do t'kaloj përpara teje
ndoshta në flakën e një qiriu
që do të mbash kur të kalosh pyje të dendura e të errëta

Se lart në qiell atje ku banojnë yjet,
mblidhen të gjithë poetët
dhe dashnorët thithin në qetësi fletë jeshile
përtypin pluhur të florinjtë
kapërcejnë lumenj

Dhe presin të zvogëlohen orbitat
të arratisen ngadalë në gjumin tënd
të bëhen rënkim në anë të buzëve të tua
të t'zgjojnë e të shohësh nga dritarja
fytyrën time të ndritshme
që krijon për ty orbitë yjesh
të t`buzëqeshi
të t`pëshpëriti ëmbël
Natën e mirë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:35

Poezi shpirti! - Faqe 3 Inin01en7

Eja

Eja këtu përqafim ëndërr
dy duar të të përkëdhelin
tani që ke kaq shumë nevojë
detit të mendimeve tua t`i largohesh

Eja dhe natën do ta trullos
të arratisemi në monopatet melodike të yjeve
eja pluhurin nga sytë të ta përzë
dhe ç’farë krahët t`i lidh
eja, unë do të jap thikën të presësh
çdo nyje që të përkul

Mos u tremb,
në pëllëmbën e dorës tënde puthje do të le
çelsa t`i përdoresh në rrugët e pasioneve tua

Eja
edhe nëse fryma ime të thërras
mos u frikëso, frymën tënde nuk grabis

Eja shpirti im
të të jap gjithçka dëshira të lindi
me puthje të të pushtoj
në kaltërsinë e qiellit tënd
dëshmi të le timen dashuri

Eja këtë natë që mendimet për Ty
lëmsh janë bërë në kraharorin tim
e me lenë pa gjumë
Eja
dhe unë në sy dua të të shoh
kur do të të them:
Të gjitha t`tuat shpirti im, e vetëm dhimbja jote mua
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:35

Poezi shpirti! - Faqe 3 Iinnindz0

Aromë e jetës time

Në rrokje ritmin akoma ndaj
nëse dëgjon zemrën time
pak të prushta vështrime me mjaftojnë
për një moment të të përulem
një jetë, jeta ime

Vetëm shenja të dashurisë përqafuam
në zemër një zhytje nuk mjafton
të tjerat janë korale që nuk arritëm
ndoshta kjo është qe na lëndon

Ndaj në rrokje të aromave hijet
dëgjoj dhe ato që nuk thua
një puthje jotja më mjafton
të dua dhe ato që mbi ty kaluan.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:35

Poezi shpirti! - Faqe 3 Pasioninrp1

Imazh

Sa zgjatë një natë ?!
Sa frymëmarrje?!
Koha e braktisur e mbytur në tym
Mungesa vë nën dry sekondat
në kujtesë i burgos
atje ku je dhe ti i mbyllur

Rrëshqet ngadalë
figura krijon në tymin e dendur
imazhi yt me shtang

Zgjas dorën drejt dje
humbëm në enigmën
që nuk munda ta zbërthej
ëndrrat nuk me zënë
dhe mbetëm në udhëtime
që pagëzohen me lagështinë
e të gdhirit në qerpikë
pikojnë të vërteta t`padehura

Jam këtu në natën e pa gdhirë
Je gjithkund...
Por mungon nga prekja ime
Shpirti im.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:36

Poezi shpirti! - Faqe 3 Pasionhl7

Pasion

Leri të lira duart e mia
zemrën time të lirë dhe atë
leri gishtërinjtë e mi të vrapojnë
në rrugicat e trupit tënd
të mbledhin aromat e tua dhe tjetër asgjë

Në arkën e zemrës time balsam do t`i ruaj
aromë blini
aromë mokthi
aromë jasemini
aromë deti
aromë qielli
aromë yjesh
aromë jete
si ty në këtë botë tjetër asgjë

Burrë si lis mijëvjeçar
zjarrit tim mos iu frikëso
aromat e tua të thithi vetëm
e në këtë botë tjetër asgjë
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:37

Poezi shpirti! - Faqe 3 Loti

S`të vjen keq?!

Të marrtë djalli të marrtë
nuk të vjen keq që digjem e shuhem
të kam orë e orë
për këtë zot kaq shumë nevojë
të ta them aspak nuk druhem

Derdhen nga sytë e mi dete dhe pellgje
dërgomë një letër, një shkronjë
dridhmat e këngës së fundit këto
si tingujt e muzikës funebre

Të marrtë djalli të marrtë
nuk të vjen keq që më bëre të të dua
e tani më lënë të rrudhem nga dhimbja
si mundem pa Ty, më thuaj?!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:38

Poezi shpirti! - Faqe 3 Womandez014l11


Të pres


Janë disa netë si kjo
fjalët e tua në mëndje m`trokasin
vrapojnë n`labirinth pa fund
disa netë t`përhumbura në qetësi
seç ndjej si lumë që vërshon dhimbje, mërzi

Janë netë të çuditshme, pambarim
ndeshem me vetveten
netë pa realizim
ëndrra t`flakura në zjarr
e di, je këtu brenda meje
por kaq larg

Janë disa netë që s`kam ku të mbahem
të mbështetem përpak diku
disa netë që koha ngrin
netë që të ndjej pranë, më buzëqesh
por ti nuk je këtu

Eja sonte si shi të freskosh
ëndrrat e mia
falmë një lot të ndjej tënden dashuri
do të pres shpirti im
deri atje, në pafundësi.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:38

Poezi shpirti! - Faqe 3 3tallwomen7055611

Lërmë të bëj gabim

Lërmë të bëj gabim
mos më thuaj është turp
lërmë të gjej vet
fillimin dhe një fund

Lërmë të ndjej vet
kuptimin e fjalëve që thua
nëse kundërshtim më sjell
ta dish s’do mund të t'dua

Mos më thuaj në çdo çast
do bëhet më mirë
thuam si kalon nata n`vetmi
në një dhomë të errët
pa tënden prani

Lërmë të bëj gabim
mos mu paraqit si zot
nuk më pëlqejnë shpëtimtarët
s'ma bën qejfi të shpëtoj

Dhe nëse do të zhgënjehem
do të jetë faji im
mëkatare le t’më quajnë
mëkatare për dashurinë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:39

Poezi shpirti! - Faqe 3 200618952499552aa0000f1

Ëndrra ime

Sonte do udhëtoj
të kacavirrem në urën e shpirtave tanë
do udhëtoj përtej horizonteve
të së përditshmes
të bukurave
të sigurtave
do udhëtoj me sy të shkallmuar
gati për vetëtima
furtuna
detëra të tërbuar
Ti fli
unë do ëdërroj për Ty.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:39

Poezi shpirti! - Faqe 3 Vetmi

Vrapo!!!

Qëndron i vetmuar në një qoshe të dhomës tënde
duke paraqitur fitimtarin në një lojë që nuk luajte
sy të mbushura shi të kuq
pejsazh i qullur balli yt
serfon si manjak mbytjen tënde
dërgon zile të papërgjigjura vetvetes
nuk më vjen keq për ty, Të dua

Të dua andaj të them vrapo
dy hapa larg strategjisë tënde bën festë jeta
Arrin nuk arrin!
Vrapo!!!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:39

Poezi shpirti! - Faqe 3 Pritje

Pritje


Akrobaton kujtesa
fije e hollë durimi
shuhet momenti
e zhveshur mbetem
në mes të natës, e vogël

Dritën e hënës vështroj
argjend që luan fshehurazi
një skutë në re kërkon
Lodhem


Pritje në një stacion
pa qëllim
pa destinacion
trenat më përkalojnë

Male të larta pritjet
shpirti pamundësohet të shoh
mëndja humbet në gjumë
për ty ëndërroj

Zgjohet bota
të shpresës bijë
strehojnë dashurinë
fara të arta
pamje ëngjëllore
lulet çelin
aromë në përqafim dashuria
Çlodhem

Është momenti cikërrimë e vogël
pluhur në shkretëtirë
zë i humbur
ofshama të thata
për një shi dashurie trupi lyp
dorën shtrij në agim
kam nevojë për ty
mos më lër vetëm shpirti im.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:39

Poezi shpirti! - Faqe 3 Ido1

Rrëmbeni ditën

Rrëmbeni ditën
rrethi i humbur i poetëve
të vdekurit dhe të gjallët
fituan dhe humbën

Rrëmbeni ditën
brënda në një shpellë skëterr
me dritë të paktë që vjedh nga hëna
me pluhurin nga gurët
me librat dhe ikonat
pas dore të lëna

Rrëmbeni ditën
me fjalë të pathyeshme
me qëndrim si ahu
me zë kryengritës

Rrëmbeni ditën
me fjalë dashurie
me përkëdhelje erotike
me vështrim përplot të vërtetë

Rrëmbeni ditën pa tmerr
me frikë
pa vdekje
me ëndrra
Rrëmbeni ditën...
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:40

Poezi shpirti! - Faqe 3 152663keno11

Meditim

Siç me ndodh shpesh këto kohët e fundit
edhe sonte mendimi im arratiset në pasionin e të panjohurës
me mijëra mendime që shkojnë e vijnë
si të babëzitura t`i zënë vendin njëra-tjetrën
në labirintin e një ikone të krijuar nga përfytyrimi im
humbet çdo logjikë

Në detin e pafund të ndjenjave pa tinguj
mundohem të kompozoj melodinë më të bukur...Ty
ç’liroj trupin nga leckat e zhytem
në magjinë e shpirtit tënd

E pamundur, udhëtimi mëkatar e ndalon hovin
frika e eksplorimit të së panjohurës me ngurron
mendimet vazhdojnë të njëjtën luftë të akullt
ikin-vijnë dhe unë sikur dua të dal triumfuese
filloj nga e para

Humbëm përsëri në shkronjat e një shpirti të padukshëm
mundohem të zbërthej kodin e misterit tënd.
si diamante kërkoj pjesë të fshehura këtu-atje
dhe mundohem të plotësoj një mozaik
për të cilin nuk kam as më të voglën ide

Penelat e mendimeve të mia zhys në ngjyrat e të miave ndjenja
dhe në të bardhën fletë të jetës sime
mundohem të krijoj portretin tënd

Dora rrëshqet e lirë dhe mozaiku
fillon të marr kuptim.
dëshira e pa përshkruar të jep pamjen e një engjëlli
Po... Po në fletën e bardhë të jetës time
krijova Ty

Më në fund mendimet gjetën radhën e tyre
frika, kodet, misteret u zhduken në madhështinë tënde
forca e shpirtit më jep krahë dhe nis fluturimin në qiell...
kërkoj tinguj në hapësirën e pafund
dua të të jap jetë
shiut të imët i rrëmbej tingujt dhe krijoj zërin tënd

Ndryshe nga netët e tjera
në këtë natë
në fletën e bardhë të jetës time
një shpirti të padukshëm i bëra portret
i dhashë mish, eshtra i dhashë dhe zë
e ushqeva me timen dashuri, e rris
tani s`më ngelet tjetër veçse të të adhuroj
Engjëlli im.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:40

Poezi shpirti! - Faqe 3 Syteetu1

Përtej syve tu

Të tronditur, herë të qetë
të përmbajtur dhe plot vaj
të shkallmuar, herë plot jetë
të plagueshëm si thembra e Akilit
i kam njohur këta sy

Tash liqene janë bërë
ku idilat pushojnë
në mbretërinë e muzgut
dhe tronditja merr fund
nga dashuria e pafat
dhe afshi i zjarrtë
i dashurisë plot fat

Horizont i pa skaj
që përfundim nuk ka
përshkrim e pathënë
fjalë që për gjuhë nuk di
fund i pafund janë këta sy

Në këta sy e pashë diellin
yjet, hënën, qiellin
kaltërsitë e oqeaneve
dhe shpirtin e kam endur
nëpër zjarret e vullkaneve
për ta ndriçuar gjithësinë
edhe kur nata shtrihej
përtej syve tu

Për hir të këtyre syve
a kam të drejtë të mendoj në ty
të nënshkruhem mu në bebëza
mbase atëherë do të më vëresh
kudo që ta kthesh shikimin
anës së liqenit, bregut të lumit
në rrugicat e pandriçuara...
dhe në trotuarin e përhimë
ku shkelin këmbët tua!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 10 Jan 2010 - 10:40

Poezi shpirti! - Faqe 3 Dashurii

Dashuri


Nuk dua të përmbahem përsëri
të dorëzohem dua
Nuk dua të fshihem në hije
në diell të shfaqësohem dua
Nuk dua të errësoj vështrimin
rrudha buzëqeshjesh dua
Nuk dua netëve të frikësohem
përqafimesh dua ngrohtësinë
Nuk dua të ëndërroj se si
të jetoj dua me ty dashuri.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga qershicka Sun 10 Jan 2010 - 11:18

Klea!Ju lumte!Me kenaqet shpirtin.Une e dua shume poezine mike po nuk jam shume mjeshtre e saj...suksese dhe ec e vetem ec.
qershicka
qershicka
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka diell
Postime Postime : 1560
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha Mosha : 72
Hobi Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga Ketrushe Mon 18 Jan 2010 - 8:38

VALLËZIM I LEHTË

I ke vështruar ndonjëherë fëmijët
kur vallëzojnë të kapur - dore?
E ke dëgjuar zhurmën e shiut
kur bie përtokë?
A ke ndjekur ndonjëherë
fluturimin e çrregullt të një fluture?
A e ke vëzhguar diellin
atëherë kur nata zhduket?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt
Koha është e shkurtër
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.

E përshkon çdo ditë fluturimthi?
Kur pyet "Si je", a e dëgjon përgjigjen?
Kur dita mbaron, shtrihesh në krevatin tënd
me qindra pyetje të njëpasnjëshme që të vijnë ndër
mend?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.

I ke thënë ndonjëherë birit tënd
"Kjo do bëhet nesër?"
pa e vënë re nga nxitimi,
keqardhjen e tij?
Ke menduar ndonjëherë
për një mik të mirë
të cilin e ke humbur
sepse kurrë nuk kishe kohë
për një telefonatë dhe një "Si je"?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Kur vrapon kaq shpejt për të arritur diku
humbet gjatë rrugës kënaqësinë e të shkuarit.
Kur shqetësohesh dhe vrapon gjatë gjithë ditës,
jeta është një dhuratë e pa hapur kurrë... E flakur
tutje.

Jeta nuk është një vrapim.
Merre më shtruar
Dëgjoje muzikën
Para se kënga të përfundojë.
Ketrushe
Ketrushe
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ATHINE
Postime Postime : 143
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga qershicka Sat 18 Sep 2010 - 9:44

VALES...

Po ti vale pse ndjek valen,
Qe para teje dallgezon?
Valle ti nuk e beson...
Qe gjithcka nuk te tregon?

Une me te isha mbreme
Peshperitem bashke shume...
Bregu i liqenit deshmitar
Degjoi c`i thashe vales une...

Mos iu lut se s`te tregon
Ajo vale lozonjare...
Se me mua eshte shoqe
Qe ne moshen mekatare...

Atehere vrapoja neper breg
E lumtur e hutuar fare...
Vala,sulej neper liqen...
Here e qete e here me tallaze...

Eh moj vale c`me takove...
S`le kujtim ti pa me zgjuar
Thuam` shoqes c`i tregove,
Per rinine tone te trazuar...?

Pogradec!15 korrik 201!



:342299:


Edituar për herë të fundit nga qershicka në Wed 15 Jun 2011 - 9:24, edituar 1 herë gjithsej
qershicka
qershicka
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka diell
Postime Postime : 1560
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha Mosha : 72
Hobi Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 19 Sep 2010 - 4:35

Kam deshire qe te vdes
per kete dashuri
por askush mos ta dije
se po vdes per ty

Do te vdes per ty
askush sdo ta kuptoj
se ne jeten tende
une me nuk ekzistoj

Nese une vdes
jeto ti pa shpres
se kurrr me goja ime
s`te thot Mirmengjes

Vdekja eshte nder
nese vdes mbi ty
dhe nese dora jote
mi mbyll keta sy

Kur te kuptosh per vdekjen time
te varri im mos u afro
lerem te qete ne ate bote
trupin tim mos e trazo

a e kuptove se per ty
edhe vdekja nuk me ndali
e dhash jeten per kete dashuri
kete jete ty ta fali

a e kuptove jeten
si nje zemer gur
une e dhash nje jete per ty
e ti mendoje se esht avantur
Une su pendova aspak

qe per ty humba rinine
tani kalbem ne nje varr
i vdekur per dashurine
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Sun 19 Sep 2010 - 4:36

Do të puth ëmbël
që gjatë të më kujtosh
nëse ndonjë herë largohesh
përsëri të më kërkosh

Ti më bën akull
ti më bën zjarr
ti po më mbyt
ti po më ngjall

Kur bisedoj me ty
krejt i harrojë
pa ty nuk vdes
as s'mund të jetoj

Pse të dua kaq shumë
unë as vetë se di
ndoshta me kanë dehur
puthjet qe mi dhurove ti

Dashuria fillon me puthje
e mbaron me lotë
ai që e ka provuar
më nuk e duron dot
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga WebMaster Tue 28 Sep 2010 - 9:56

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
Parajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI

Autori i poezise nje vajze me emrin Lule bora
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga qershicka Sat 2 Oct 2010 - 2:57

Klea!Sinqerisht ju pergezoj per kete buqete poezish qe dalin vertet nga shpirti juaj...romantik!Jo me kot e kam titulluar temen "Poezi shpirti" qe gjithsekush nga ne te tregoje ate c'ka shpirti ka brenda dhe gjen mundesine qe nepermjet vargjeve ,figurave letrare,alegorive,krahasimeve,epiteteve ta hedhe ne leter e njeherazi te kenaqe apo plotesoje shijet e gjithsejcilit...Nota pesimizmi ve re tek poezite tuaja por ju jap nje keshille....
E pranvera serish do te vije e do te sjell tjeter ...dashuri....Puc ,puc fort nga larg!
qershicka
qershicka
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka diell
Postime Postime : 1560
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha Mosha : 72
Hobi Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga qershicka Thu 9 Jun 2011 - 6:11

Sa nevoje kisha sonte per keto poezite e tua te shpirtit Klea!Faleminderit per kenaqesine qe me dhurove...edhe ilustrimet perfekt!
qershicka
qershicka
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka diell
Postime Postime : 1560
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha Mosha : 72
Hobi Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga qershicka Thu 9 Jun 2011 - 6:13

Nje puthje shemb nje mal me fjale te bukura
Nje mal me fjale nuk vlen sa e puthura....
qershicka
qershicka
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka diell
Postime Postime : 1560
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha Mosha : 72
Hobi Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga Aristogata Mon 20 Jun 2011 - 9:56


Ne dyer zemrash trokiti shpesh,
Hyr i thoshin dikur.
Nje copez buke ai desh
Porse i jepnin gure.

Keshtu i mblodhi gure-gure
I coi ne shtepi
Dhe me ta ndertoi nje mur
Perreth zemres se tij.

Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga Gjeto Gjetani Mon 20 Jun 2011 - 21:36

Ti mos me pyet pse kaq i menduar
Ne mes defrimesh une rri gjithnje
Perse veshtroj perqark i deshperuar
Perse s'me josh as enderr e jetes me

Ti mos me pyet pse posi i huaj
Qendroj kur dashuria po me grish
Edhe te dashur me asnjeren s'quaj
Kush desh nje here, s'digjet me serish

Kush qe i lumtur, prap nuk lumturohet
Se veç nje here per ne gezimi ndrin
Pastaj me tis te mallit na mbulohet
Dhe shpirtin brenge e thelle na e nxin
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga Gjeto Gjetani Mon 20 Jun 2011 - 21:36

Per ju s'trishtohem, vite te pranveres,
Qe ju rrembeu dashuri e kote,-
Per ju s'trishtohem, nete plot mistere,
Qe u percolli fyelli me lote.

Per ju s'trishtohem, miq, qe ne harrese
Me late pa gosti e pa kurore,-
Per ju s'trishtohem vajza te pabesa,-
Nga argetimet vet une po heq dore.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi shpirti! - Faqe 3 Empty Re: Poezi shpirti!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi