Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si shuhet një yll People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si shuhet një yll People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si shuhet një yll

2 posters

Shko poshtë

Si shuhet një yll Empty Si shuhet një yll

Mesazh nga shqiponjia Sun 4 Oct 2009 - 4:10

Si shuhet një yll U1_brandon-lee
Brandon Lee
Fundi i trishtuar i njerëzve të famshëm

Vrasje, vetëvrasje, zhdukje dhe aksidente misterioze: në jetën e divave asgjë nuk është normale, madje as fundi i tyre. Jo më kot psikologët thonë: "Fama është një monstër që shkatërron gjithçka"

Të vdesësh në sheshin e xhirimeve, i gjakosur, mes telekamerave, mikrofonave dhe dritave verbuese. Kjo i ndodhi Brandon Lee, djalit të Bruce Lee, që vdiq në moshën 28-vjeçare gjatë provave të filmit "Korbi". Brandon u vra nga një goditje pistolete, që në të vërtetë do të përdorej vetëm për filmin. "Por pati një problem, në pistoletën që do të përdorej për të xhiruar skenën ishte fshehur një plumb i vërtetë. Ai shpoi tej për tej stomakun e Brandon-it, duke e kthyer nga një skenë aksion, në një fund tragjik. Një plumb i fshehur si për inat dhe në rrethana të pashpjegueshme, edhe pse gjatë provave të bëra një natë para vdekjes, që një ushtarak kishte bërë me pistoletën, gjithçka dukej se ishte në rregull. Rastësi tragjike, mistere të mallkuara, vetëvrasje dhe zhdukje, kjo është ajo që një aktor i famshëm amerikan tregon në faqet e librit "Fytyra e fshehur e hënës". "Suksesi shpesh tregon edhe se sa i fortë je. Ka njerëz që shkatërrohen krejtësisht nga fama. Ata që përfundojnë në anën e fshehur të hënës dhe mbeten aty". Ashtu si aktori David Carradine, që u gjet nudo në një suitë në Bangkok, i lidhur me një litar që shtrëngohej pas qafës dhe organeve gjenitale. Vetëvrasje, një lojë auto-erotike ekstreme, apo vrasje e kryer nga një sekt fetar sekret. Askush deri më tani nuk ka arritur të zbardhë misterin e vrasjes së aktorit të "Kill Bill". "Vrasja e yjeve ngre hipoteza nga më të ndryshmet, madje fantazia për to shkon shumë larg. Por, në fund të fundit, ato futen te kronikat e zeza dhe para se të fantazosh, të paktën duhet të lexosh një njoftim zyrtar", komenton shkrimtari. Të shtrëngosh litarin pas qafës për të provuar kënaqësi është një trasgresion shumë i përhapur mes të famshmëve. Edhe Michael Hutchence, lideri i "Inxs" dhe një seks simbol në vitet ‘80, u gjet i shtrirë në banjë, me një rrip përkrah tij. Asnjë shiringë apo gjurmë kokaine. Hipoteza alternative për mbytjen nga masturbimi i tepruar ishte vetëvrasja. Por sigurisht, jo të gjithë ata që ngjiten në skenë përfundojnë kështu. "Për shembull, në një libër të tillë, aktorë të ‘mirë‘ nuk do të futeshin kurrë. Aty flitet për persona të brishtë, të dobët, në depresion, që shpesh bëhen edhe më të brishtë si pasojë e përdorimit të drogave të ndryshëm", thotë më tej autori. "Vdekja e Hutchence është një mister dhe për këtë duhet analizuar vendi, objektet dhe trupi, në mënyrë që të zbulohet një panoramë e plotë e asaj që ka ndodhur vërtet. Nuk është e qartë nëse ndonjë tjetër person ishte i pranishëm në dhomë. Nëse do të më duhej të shkruaja një roman mbi këtë histori, do të merrja në konsideratë një tjetër person". Në qendër të kronikave të zeza dhe mistereve më të mëdha në botën e yjeve ka qenë vdekja e të madhit Kërt Këbein. Me një kokteil heroine dhe valiumi në trup, lideri i grupit "Nirvana" mendohet se u qëllua me një pushkë "Remington 20" drejt e në gojë. U gjet në dyshemenë e vilës së tij në Siatëll nga një elektricist, që më pas lajmëroi policinë. Brenda pak javësh u ngritën lloj-lloj hipotezash mbi vrasjen e tij, ku nuk mungoi edhe ajo për një vrasje të stisur nga bashkëshortja, Kërtni Love. "Edhe në këtë rast nuk do të ishte e pamundur të hidhje hipoteza mbi prezencën e një tjetër njeriu, por për këtë duhet të jemi të kujdesshëm. Në të vërtetë, vdekja e Këbein ka të gjitha karakteristikat e një vetëvrasjeje komplekse". Më e vështirë për t‘u perceptuar ka qenë vdekja e Nancyt, së fejuarës së Sid Vicious të "Six pistols". Biondja bukuroshe u gjet e ulur në dyshemenë e banjës së dhomës numër 100 të hotelit "Chelsea" në Nju Jork. Në stomak kishte një vrimë, që sipas shumë mundësive, ishte shkaktuar nga një thikë, ose më mirë nga thika që ajo vetë i kishte dhuruar të fejuarit. Kush e vrau? Nuk do merret vesh kurrë, sepse tre muaj pas vdekjes së saj edhe Sid vendosi t‘i japë fund jetës, duke injektuar një dozë vrasëse me heroinë. Një mbidozë ilaçesh gjumi dhe disa lloj drogash ishte shkaku zyrtar i vdekjes së aktorit Heath Ledger. Ai u gjet i vetëm në apartamentin e tij në Manhatan. Edhe në rastin e tij janë ngritur shumë hipoteza, përfshi edhe atë të vrasjes. Por në këtë rast, siç tregon autori, "vrasësi i mundshëm nuk i përket botës reale, por asaj të personazheve imagjinarë". Si armiku më i madh i Batmanit, Joker, që Ledger interpretoi në filmin "The dark night" në vitin 2007. Dyshimi se Ledger për të luajtur rolin e një vrasësi psikopatik "alla Joker" ka dashur të bëhet si ai, ekziston ende. Po si? Duke u mbyllur në shtëpi për javë të tëra mes filmave horror, romaneve të frikshme dhe mendimeve të sëmura. "Të interpretosh një rol të tillë mund të ketë një çmim të lartë në mendjen dhe psikikën e një personazhi, por nuk duhet të imagjinojmë Ledger të veshur si Joker, që shëtit nëpër Manhatan, duke terrorizuar njerëzit", përfundon autori i librit.

Brandon Lee

Vdiq më 31 mars të vitit 1993, në moshën 28-vjeçare, gjatë xhirimeve të filmit "Korbi"

Micheael Hutchence

Këngëtari i "Inxs" u gjet i vdekur në një hotel në Sidnei, më 22 nëntor të vitit 1997

Kurt Cobain

Kufoma u gjet më 8 prill të vitit 1994, në shtëpinë e tij në Siatëll. Sipas versionit zyrtar, u vra me një goditje pushke në fytyrë

David Carradine

Më 4 qershor të këtij viti, aktori i gjet i vdekur në një hotel luksoz në Bangkok, me një litar në qafë dhe një përreth organeve gjenitale

Heath Ledger

U gjet i pajetë në shtëpinë e tij në "Bloom Street" në Manhatan, pasditen e 22 janarit të vitit 2008
shqiponjia
shqiponjia
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 123
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si shuhet një yll Empty Re: Si shuhet një yll

Mesazh nga ABC Fri 25 Dec 2009 - 4:24

Kam deshire te vdes ne skene. Une u lidha me skenen. Skena ishte shtepia ime, rolet ishin femijet e mi, ndersa kolektivi familja ime"
Ne vjeshten e nje viti me pare kisha fatin te ndaj nje darke qe zgjati rreth 4 ore me artisten e famshme te skenes dhe ekranit, Violeta Manushin sebashku me nje grup artistesh dhe miqsh gazetare. Ne ate mbremje te gjate e organizuar enkas per filmin e fundit te Pirro Milkanit, ku Violeta Manueshi e ftuara e nderit te tavolines sigurisht qe kishte nje rol, megjithese jo kryesor, por sic ajo thoshte "nuk kam refuzuar role se nuk jane protagonist. Merrja role kryesore, figurante, apo statist, kur duhej. Gjithmone mundohesha qe te sillja dicka te re ne skene, nepermjet asaj figure, me fjale apo pa fjale. Pra, cdo gjeje i jepja rendesine e duhur. Perpara punes ne nuk vinim asgje."
Megjithse e lodhur paksa nga semundja qe e kishte pllakosur, perseri me bastunin e saj si mik te ngushte ku gjente mbeshtetje, nuk ka munguar kurre ne festa dhe ftesat qe i jane bere.

Nje e tille ishte edhe ajo e 17 tetorit te vitit te shkuar. Ajo qe me ka bere pershtypje dhe me ka terhequr gjithmone qe ne vegjeli ka qene portreti i nje te moshuari dhe fjalet e tyre. Shpesh i bluaja ne mendje per nje kohe te gjate dhe per me teper kur dalin nga goja e njerezve qe kane bere nje histori ne fusha te ndryshme e tille eshte dhe e paharrueshmja Manushi ajo thoshte: "Kam deshire te vdes ne skene. Une u lidha me skenen. Skena ishte shtepia ime, rolet ishin femijet e mi, ndersa kolektivi familja ime." Manushi ka pasur partner ne rolet e saj aktore nga breza te ndryshem, gje qe tregon elasticitetin profesional. Ajo ka luajtur perkrah Viktor Gjokes, Naim Frasherit, Drita Pelingut, Marie Logorecit, Besa Imamit, Prokop Mimes. Edhe me me te rinjte. Me aktorin e madh Sulejman Pitarka, aktorja e famshme ka luajtur nje numer te madh rolesh Ajo thoshte: "Me Sulen kemi qene cift i mire, se shkonim edhe si trupa. Ai ishte edhe i humorit, edhe i drames. Njeri me kulture, qe shkruante. Ishte nje partner shume i mire." Por qe te dy sigurisht qe jane dhe do te mbesin me rolet e tyre te perkryer ne memorjen e te gjitheve.

Ne arsenalin e pasur te roleve te saj spikasin role si nga dramaturgjia boterore dhe ajo shqiptare, por me perzemer ka pasur dramaturgjine shqiptare, sepse aty efekti i rolit qe percjell te artdashesit, eshte me i prekshem dhe e ndjen sesa reale ke qene. Por ka ndonje brez te rinjsh dhe te moshuarish qe nuk ka qeshur dhe mahnitur me rolin e saj te "Zonja nga Qyteti". Me Teta Ollgen misioni aktoresk ne skene (sepse ate e ka luajtur si komedi fillimisht ne Teater dhe me pas eshte realizuar si film nen regjin e Pirro Milkanit) eshte mese i kryer. Pasi me kete emer shume njerez deri vone e kane njohur dhe thirrur. Dhe me te drejte ajo thoshte se "ai rol ka qene ndertuar enkas per mua". E kush nuk eshte gozhduar perpara ekranit kur jepej komedia "Pallati 176" e kush mund te na sillte nje personazh me komike dhe te dashur se Violeta Manushi ne rolin e teto Rites. Te flasesh per nje gjigante te skenes duhet shume kohe dhe asnjehere nuk ka fund. Por ne themi qe shpirti i saj u preht ne paqe, pasi na la lamtumiren fizikisht, por ajo do mbetet ne memorien e te gjitheve si zonje e madhe dhe aktore e paharrueshme.

Ja kush ishte Violeta Manushi.
Violeta Manushi, Artistja e Popullit, e nderuar edhe me titullin "Qytetare nderi e Tiranes" u shua me 26 korrik ne Tirane, pasi vuante prej kohesh nga nje semundje e rende, qe e kishte pllakosur prej kohesh. Aktorja e mirenjohur eshte shuar ne moshen 81-vjecare, duke lene pas emrin e aktores se madhe te skenes dhe filmit, gruan e shquar te Kombit, qe jeten dhe energjite ia kushtoi skenes dhe popullit qe e duartrokiti per 60 vite qe ajo interpretoi ne skene.

Ikona e skenes Violeta Manushi eshte ngjitur per here te pare ne skene ne 1946 dhe ne karrieren e saj artistike numerohen mbi 100 role ne teater dhe 16 role ne kinema. Ne maj 2004 u rikthye me sukses ne skenen e Teatrit Kombetar, me tragjikomedine "Streha e te harruarve". Ish-punetorja e tipografise, vetem 20 vjece u regjistrua ne shkollen e pare dramatike, te hapur prane Teatrit te Shtetit (sot TK), me 1946. U shqua menjehere per vertetesi, spontanitet e natyrshmeri te rralle, por edhe disipline e vullnet te hekurt. Ne dramen "Oret e Kremlinit" (1957) ajo luajti njeheresh tre role, duke shenuar keshtu nje rekord origjinal, ende ne fuqi edhe sot e kesaj dite.

Me pas shkelqeu ne rolet protagoniste ne komedite "Grate gazmore te Uindsorit" (1959) dhe "Morali i zonjes Dulska" (1958). Nga dramaturgjia kombetare interpretoi me shume sukses Olimbine te "Karnavalet e Korces" (1964), Zyhrane te "Fytyra e dyte" (1968), Nicen te "Gjenerali i ushtrise se vdekur" (1971), Ollgen te "Zonja nga qyteti" (1975) dhe teton te "Pallati 176" (1985), duke u transformuar teresisht ne secilin prej tyre. Ka luajtur edhe ne 16 filma, qe nga "Tana" (1958) e deri tek "Rrethimi i vogel" (1989) dhe nje teledrame "Gjenerali i ushtrise se vdekur" (1976). Per rolin e teto Ollges tek "Zonja nga qyteti" fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977.

Filmografia
Eja! - (1987)
Rrethimi i vogel - (1986)
Taulanti kerkon nje moter - (1984)
Nje shoqe nga fshati - (1980)
Pertej mureve te gurta - (1979)
Zemrat qe nuk plaken - (1977)
Zonja nga qyteti - (1976)
Vitet e para - (1965)
Debatik - (1961)
Tana - (1958)

Drita Pelingu
Me lot ne sy dhe me ze te keputur nje karakter i vecante, sic eshte profesoresh Drita Pelingu e pershkruan humbjen e mikes se saj si nje dhimbje e pa pershkrueshme. Ajo thote se " megjithese prej disa muajsh e vizitoja cdo dite ne shtepi, pasi po renkonte peshen e dhimbjeve. Ajo qe me ka mbetur ne mendje eshte momenti kur i rreshkiten lotet nga syte, duke na lene lamtumiren e dashura e jone dhe e gjithe shqiptareve, zonja nga qyteti, teto Ollga- ne ato momente e kuptova se po ikte ne nje rruge pa kthim.

Margarita Xhepa
Humbem nje ikon te skenes, nje zonje bujare te dashur dhe mike te mire. Jo vetem kaq, por ne jemi nje brez qe jemi mesuar te lidhur ngushte me njeri- tjetrin. Te flasesh per Violeta Manushin ne te gjitha dimensionet, ke cfare te thuash dhe mbi te gjitha ishte nje figure qe ka lene gjurme ne historin e Teatrit Kombetar.

Rajmonda Bulku
Per aktoren Rajmonda Bulku, apo vajzen e saj Melin (tek "Zonja nga qyteti" ku padiskutim korren nje sukses), humbja e aktores se madhe Violeta Manushi ishte e dyfishte. "Lidhja ime me te nuk mbetej vetem ne skene. Jam krenare qe e kam pasur ne krah dhe kam mesuar shume prej saj. Ndaj edhe sot ndiej nje dhimbje te madhe per kete ikje", - thote Bulku.

Ruzhdi Pulaha endrra e mbetur pergjysme
Jo vetem kolege ne skene dhe art prej vitesh, por edhe miq ne jeten e perditshme ku kane ndare hallet, gezimet dhe hidherimet, sigurisht qe humbja e nje mikeshe per te eshte nje zbrazeti dhe dhimbje. Ku ne shumicen e rasteve projektet artistike i kane punuar me dashuri dhe me fryme bashkepunimi, dhe tashme me se miri mund ta quajme si enderr e mbetur pergjysme projektin qe kishte kohe qe kishte nisur skenaristi i mirenjohur Ruzhdi Pulaha, me te cilin kane bashkepunuar ne shume role te suksesshme. I tille ishte dhe "Zonja nga qyteti". Ai thote "Ndiej nje dhimbje te jashtezakonshme, sepse ka qene mikesha dhe bashkepunetorja ime me e afert ne teater dhe kinematografi. Kjo miqesi ka filluar qe para 33 vjetesh, kur une shkrova "Zonjen nga qyteti", - thote dramaturgu dhe skenaristi Ruzhdi Pulaha, qe ruan shume kujtime nga bashkepunimet me Manushin.

Bashkepunimi me i fundit, i njohur per publikun eshte tragjiko-komedia "Streha e te harruarve", nderkohe qe dramaturgu thote se prej dy vjetesh po punonin per nje drame te re. "Kam shkruar nje tragjikomedi, "Fqinjet", ku nje rol kryesor ia kushtoja Violeta Manushit. Ishte roli i nje nene qe rri ulur ne poltron dhe nuk ka mundesi te levize, sic ishte dhe gjendja fizike e Violetes. Ajo ishte shume e dashururar me kete rol dhe per dy vjet te tere nuk kishte dite qe te mos me telefononte per nje detaj qe gjente, per nje mendim�?� E kishte mesuar te gjithe tekstin, por per arsye fondesh pjesa nuk u ngjit ne skene", - tregon Pulaha, me pengun qe nuk mundi ta ngjit edhe nje here ne skene aktoren 81-vjecare.
ABC
ABC
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 101
Anëtarësuar Anëtarësuar : 13/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi