Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shuhet zëri i “Monkees” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shuhet zëri i “Monkees” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shuhet zëri i “Monkees”

2 posters

Shko poshtë

Shuhet zëri i “Monkees” Empty Shuhet zëri i “Monkees”

Mesazh nga Emona Sat 3 Mar 2012 - 1:56

Shuhet zëri i “Monkees” 02-LA-KULTUR-Shuhet_zeri_iDavy Jones, i cili në rininë e tij vodhi zemrat e vajzave në kohën kur ishte anëtar i bendit të parë pop të themeluar për televizion në vitin 1960, “Monkees”, ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëma. Jones ka vdekur pas një sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Florida, ka konfirmuar publicisti i tij. Ai ishte 66- vjeçar.

“Jones ka pësuar sulmin derisa ishte i pranishëm në një garë kuajsh në Indianatown, në Florida. Jones vitet e fundit ka jetuar atje me gruan e tij të tretë, Jessica Pacheco - Jones”, ka thënë zëdhënësja Helen Kensick. Të tre ish - anëtarët e “Monkees”, Michky Dolenz, Peter Tork dhe Mike Nesmith, janë shprehur të shokuar dhe të pikëlluar për lajmin. Transmeton Koha/

“Nuk do ta harroj asnjëherë kohën që kemi punuar së bashku. Ai ishte vëllai që nuk e kam pasur kurrë dhe kujtimet që kam me të do të më shoqërojnë gjithë jetën”, ka thënë Dolenz, 66-vjeçar. I lindur në Manchester të Anglisë, Jones ishte anëtari më i ri i bendit dhe në këtë mënyrë u bë idhulli i tinejxherëve në kohën kur u transmetuan dy sezonet e serisë komike të NBC, “The Monkees”. Megjithëse në fillim nuk iu lejua të luanin në instrumentet e tyre, Jones dhe anëtarët e tjerë të grupit realizuan disa hite që u sh*tën në miliona kopje, duke përfshirë “Last Train to Clarksville” dhe “I’m a Believer”. Jones ishte vokali kryesor i hitit “Daydream Believer”, sikurse edhe i këngëve tjera si “A Little Bit Me, a Little Bit You” dhe “Valleri”. Jones e kishte nisur karrierën e tij në kohën kur ishte 11-vjeçar me një rol në operën “Coronation Street” para se të fitonte një rol në shfaqjen e Broadway “Oliver”, për të cilën u nominua për dy çmime “Tony”. Por Jones u bë i famshëm kur u përzgjodh në audicionin e serialit televiziv për të krijuar një grup katërantërësh të tipit “Beatles”, që do të quhej “Monkees”.

Dy nga anëtarët e grupit, Nesmith dhe Tork ishin muzikantë me eksperiencë, derisa Jones dhe Dolenz ishin aktor fillestar që nuk dinin shumë për muzikën. Sipas Jones, katërshja ishte zgjedhur më shumë duke u bazuar në fizikun e tyre. Megjithëse kishte pasur mjaft dilema nga kritikët, grupi dëshmoi se ishin të aftë të merrnin nën kontroll incizimet e veta. Producenti veteran Don Kirshner, i cili ishte koordinator i shfaqjes muzikore, ishte pushuar, seria pati një ngecje. Grupi pati sukses pas singlit të parë “Last Train to Clarksville” që u vu në krye të top listave muzikore.

Që në fillim të karrierës, grupi ka bashkëpunuar me disa teksshkrues e muzikantë të njohur duke përfshirë Neil Diamond, Carole King, Glen Campbell dhe Hal Blaine. Albumi i parë i tyre i titulluar “The Monkees”, pati sukses të madh duke u vënë në krye të top listave muzikore. Pas albumit të tyre të pestë, grupi filloi të shpërbëhej, duke realizuar dy albume të tjera si trio, pa Tork. Jones vazhdoi karrierën e tij si solo këngëtar duke u shfaqur në një episod të “The Brady Bunch” në vitin 1971. Jones gjithmonë ka pasur dashuri të madhe për garat e kuajve.

“Gjithmonë kam menduar se nëse nuk do të kisha sukses në botën e show biznesit, do të isha kampion në këto gara. E kam në gjak”, kishte thënë Jones. Ai bashkë me anëtarët tjerë të grupit, Tork dhe Donelz, ishin bashkuar për një turne në vitin 1986 me të cilin shënuan 20-vjetorin e themelimit. Ata ishin bashkuar edhe vitin e kaluar në turneun e 45-vjetorit, por pa Nesmith./knninfo/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shuhet zëri i “Monkees” Empty Re: Shuhet zëri i “Monkees”

Mesazh nga Anakonda Wed 22 Oct 2014 - 3:30

te gjith do vdesim nje dit
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi