Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kjo botë është ëndërr, kur vdesim zgjohemi   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kjo botë është ëndërr, kur vdesim zgjohemi   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kjo botë është ëndërr, kur vdesim zgjohemi

2 posters

Shko poshtë

Kjo botë është ëndërr, kur vdesim zgjohemi   Empty Kjo botë është ëndërr, kur vdesim zgjohemi

Mesazh nga LaDescarada Fri 24 Feb 2012 - 3:35

Ishte duke ecur në një prej xhunglave të Afrikës, mahnitej me bukuritë e natyrës, pemët e gjata dhe të larta, për shkak të vendndodhjes së tyre në ekuator. Ai ishte duke shijuar me shikim skenën e pemëve të cilat mbulonin rrezet e diellit, dëgjonte zërat e zogjve harabela dhe nuhaste erën e luleve. Ishte vërtet një peizazh i mrekullueshëm!

Ndërsa ai ishte duke shijuar bukuritë e natyrës, dëgjoi një zë prapa tij dhe hapa të shpejtë këmbësh që po vinin pas tij e po afroheshin afër dhe më afër. Menjëherë u kthye për të parë. Një luan i tmerrshëm po nxitonte drejt tij, e ai dukej shumë i uritur dhe kërkonte për të ngrënë. Filloi menjëherë të vraponte me të shpejtë, por luani tashmë i ishte vërsulur prapa. Nuk e dinte se çfarë mund të bënte dhe ku mund të shkonte, por vetëm vraponte e vraponte... E si mund të shpëtonte?!

Luani tashmë iu afrua shumë afër. Më në fund gjeti një pus të vjetër dhe menjëherë u hodh në të. E gjeti veten duke rënë poshtë e më poshtë dhe duke rrëshqitur thellë tij. Ai u kap për litarin i cili ishte përdorur për të nxjerrë ujin dhe filloi të lëkundet në të, sa në të majtë dhe në të djathtë duke zbritur në brendësi të tij për të shpëtuar.

Kur ai e qetësoi frymën e tij dhe qetësohet nga ulërima e luanit që ishte aty lart, fillon të shikojë poshtë në thellësinë e pusit. Kur ç’të shohë, ai dëgjoi zërin e një gjarpri të madh e të zi në fund të tij e edhe më shumë u frikësua.

Ndërsa ishte duke menduar një mënyrë për të shpëtuar veten nga luani dhe gjarpri, papritmas ai sheh dy minj, ku njëri ishte me ngjyrë të zezë dhe tjetri me ngjyrë të bardhë. Të dy duke u ngjitur lart në litar, dhe ata po e hanin litarin nga poshtë.

I tmerruar nga ajo që po shikonte, filloi duke lëkundur litarin, për të marrë kohë sa më shumë, me plot gjallëri dhe forcë sa kishte e lëvizte litarin shumë e më shumë, deri sa një moment, duke u përpjekur sa në të majtë dhe sa në të djathtë dhe duke zbritur në brendësi të pusit thellë dhe më thellë, ai preku me bërrylin e tij një gjë, ishte si diçka ngjitëse, menjëherë e kuptoi se ishte mjaltë bletësh, të cilat i ndërtojnë foletë e tyre në male, në pemë dhe brenda shpellave.

Filloi të provojë dhe shijojnë mjaltin e shijshëm. E provoi një herë, pastaj e provoi edhe një herë tjetër, pastaj edhe një herë tjetër dhe harroi fare hallin e vështirë në të cilën ndodhej, Kur papritmas, ai u zgjua, ishte vetëm një makth.



Kur u zgjua nga ai trishtim, vendosi të shkojë tek dikush i cili do t'ia interpretonte ëndrrën e tij. Shkoi tek një plak i vjetër dhe i tregoi ëndrrën, plaku qeshi dhe e pyeti:


"Vërtetë nuk e di interpretimin e saj?!"

Ai u përgjigj: "Jo, nuk e di, ma trego!"

Plaku i tha: "Luani i cili të ishte vënë pas, është engjëlli i vdekjes që të ndjek ty. Pusi dhe gjarpri janë varri dhe vdekja jote. Litari në të cilin je kapur është mosha jote. Dhe së fundi, miu i zi dhe miu i bardhë janë ditët dhe netët e tua, të cilat ta shkurtojnë pak nga pak moshën tënde!"

Njeriu e pyeti: "Po mjalti ç'lidhje ka këtu!"

Plaku i urtë i tha: "Kjo është e ëmbëlsia e kësaj dynjaje (jete), e cila ta largon vëmendjen tënde nga rikujtimi i vdekjes dhe i botës tjetër."

Përktheu: Bashkim Selmani
Burimijetes.com
14.12.2010
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kjo botë është ëndërr, kur vdesim zgjohemi   Empty Re: Kjo botë është ëndërr, kur vdesim zgjohemi

Mesazh nga Anakonda Sun 3 Jun 2012 - 17:45

esht enderr e bukur;qe kur te vdesim do shkojm ne jeten reale;ne te verteten e hidhur...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi