Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar”

2 posters

Shko poshtë

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” Empty Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar”

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Mar 2012 - 23:37

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” Femije

Qytetet ofrojnë shanse për fëmijët. Por për fëmijët e më të varfërve nuk është kështu. Ata ndodhen para tokës së premtuar, e shikojnë mirëqënien dhe nuk bëjnë dot pjesë në të.


Uji i pijshëm, shkolla, kujdesi mjekësor, infrastruktura e mirë dhe vende pune në të ardhmen: Qytetet premtojnë mundësi, shanse dhe të ardhme. Por ofertat dhe shanset janë zakonisht vetëm për ato, që mund t’i paguajnë. Fëmijët në lagjet e varfëra dhe në shumë vendbanime të ngritura pa leje në periferi të pasurisë zakonisht dalin duarbosh, njofton raporti i ri i UNICEF-it, i cili shqyrton kushtet e jetesës së fëmijëve në qytete.

“Tradicionalisht ne e kemi parë varfërinë gjithnjë si diçka, që i takon fshatit, por situata sot ka ndryshuar. Varfëri ka edhe në fshat, por ekziston edhe fytyra e fshehur e varfërisë së qytetit. Çfarë bëjmë ne, çfarë themi ne dhe si veprojmë në lidhje me të. Me këtë raport duhet të shqyrtojmë këto çështje”, thotë zëdhënësja e UNICEF-it, Sarah Crowe.

UNICEF: Së shpejti një ndër dy fëmijë do të jetojë në qytete

Nuk ka shifra të sakta, se sa fëmijë rriten në qytete. UNICEF-i ka llogaritur se së shpejti do të jenë një ndër dy fëmijë në botë. Shumë prej fëmijëve, që kanë lindur në qytete dhe janë rritur atje, nuk janë regjistruar nga autoritetet. Dhe kush nuk ekziston zyrtarisht, nuk mund të pretendojë as për shërbime, si arsimi, apo shëndetësia.

Ne shohim nga ky raport se qytetet i lënë fëmijët pas dore. Qytetet mund të ofrojnë përfitime të shumta për fëmijët, ata kanë infrastrukturën dhe shërbimet. Dhe paradoksi i tmerrshëm është se megjithëse është e drejtë e fëmijëve të marrin pjesë, fëmijët e varfër përjashtohen. Kjo varfëri është në mesin tonë, në qytetet e mëdha dhe të vogla, kudo në botë.”

Tabllo e zymtë

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” 0,,617906_4,00
Raporti i sivjetëm i UNICEF-it për gjendjen e fëmijëve në qytete sjell një tablo të zymtë. Sot një ndër tre banorë në qytete jeton në një lagje të varfër të mbipopulluar. Edhe gjithnjë e më shumë fëmijë lindin në qytete, por nuk merren parasysh në planifikimin urban dhe në shpërndarjen e resurseve.

Në gjendjen më të keqe janë fëmijët në lagjet e varfëra dhe në vendbanimet joformale në periferi të qyteteve të mëdha të vendeve në zhvillim. Aty vdekshmëria e foshnjave është e lartë: Në shumicën e rasteve nuk ka ujë të pijshëm, sëmundjet si kolera, tuberkulozi dhe fruthi kthehen shpejt në epidemi.

Në shumicën e rasteve familjet jetojnë ilegalisht, mund të dëbohen në çdo kohë, kur përdoren buldozerët kundër varfërisë. Kriminaliteti është i lartë: UNICEF-i njofton se mosha e hyrjes në bandat e të rinjve është 13 vjeç. Dhuna është këtu pjesë e të përditshmes, po ashtu si prostitucioni i detyruar dhe dhunimet.

Situata e fëmijëve të rrugës

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” 0,,6442368_4,00Edhe situata e fëmijëve të rrugës trajtohet nga raporti i UNICEF-it. Fëmijët e rrugës janë një fenomen i qyteteve, për të cilin deri tani kujdeset vetëm pak kush. Shpesh ata ndiqen nga policia apo grupet paramilitare, ose vriten.

”Ky është një grup me të vertetë në rritje i fëmijëve dhe të rinjve, që margjinalizohen, që bëhen të paligjshëm, që bien nën varësinë e drogave dhe kriminalitetit dhe të cilëve nuk u ofrohen perspektiva mbijetese, apo zhvillimi në qytete”, e përshkruan Albert Recknagel situatën e fëmijëve të rrugës

Ai është drejtues i sektorit të të drejtave të fëmijëve të organizatës për mbrojtjen e fëmijëve Terre des Hommes, që menaxhon në mbarë botën edhe projekte për fëmijët e rrugës. Recknagel mirëpret raportin e ri të UNICEF-it dhe shpreson, që kushteve të fëmijëve në qytetet në rritje t’u kushtohet gjithnjë e më shumë vemendje. Në vendet në zhvillim fëmijët dhe familjet e tyre luftojnë vetëm për mbijetesë, thekson ai dhe kërkon të tërheqë vemendjen lidhur me abuzimet në vendet më të pasura.

Fëmijët e varfër në vendet e zhvilluara

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” 0,,15671136_402,00

Edhe te ne thotë Albert Recknagel fëmijët në qytete lihen në shumicën e rasteve pas dore. Në planifikimin urban është fjala në shumicën e rasteve për të ashtuquajturat “Soft Issues” si lojërat dhe sporti dhe aktivitete të tjera të kohës së lirë.

„Konventa për të drejtat e fëmijëve kërkon fare qartë përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në të gjitha çështjet dhe planifikimet përkatëse. Kjo nuk zbatohet si duhet në komunat dhe qytetet tona, kritikon Albert Recknagel i Terre des Hommes dhe thekson:

“Nuk është fjala për të zbatuar sloganin “fëmijët në pushtet”. Jo, fjala është që të njihen fëmijët me mundësitë e tyre dhe të lihen për të marrë pjesë në formësimin e së ardhmes. Fëmijët do të jenë së shpejti përgjegjës për zhvillimin në këtë planet dhe prandaj ata duhen përfshirë sa më parë të jetë e mundur në këto diskutime dhe vendime.”

(dw)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” Empty Re: Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar”

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Mar 2012 - 23:38

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” Femije
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” Empty Re: Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar”

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Mar 2012 - 23:38

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” 0,,617906_4,00
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” Empty Re: Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar”

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Mar 2012 - 23:40

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” 0,,6442368_4,00
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” Empty Re: Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar”

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Mar 2012 - 18:46

E tmerrshme te jetosh ne nje skamje te tille,me vjen shum keq per keta femije te gjore qe po vuajne.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar” Empty Re: Fëmijët e varfër jashtë “tokës së premtuar”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi