Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim?

+2
Emona
WebMaster
6 posters

Shko poshtë

Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim? Empty Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim?

Mesazh nga WebMaster Mon 19 Mar 2012 - 8:57

Jam 28 vjeçe dhe kam dy vjet që jam martuar. Unë dhe bashkëshorti im kemi katër vjet që njihemi, por kur u martuam kishim vetëm tetë muaj që ishim lidhur bashkë. Kam qenë gjithmonë besnike dhe i jam bindur, madje i tregoja për çdo gjë, me mendimin për të qenë e sinqertë deri në fund në një martesë. Kisha shumë dëshirë që të bëja një fëmijë, po ai nuk ishte kurrë gati dhe gjithmonë kur hapej kjo bisedë nxirrte një justifikim pse ishte shumë herët, sipas tij, që të kishim një fëmijë. Gjithsesi nuk e kisha kundërshtuar dhe në disa raste isha dakord edhe me të, sepse ne ende jetojmë në një apartament me qira dhe nuk jemi shumë mirë ekonomikisht. Dukej se çdo gjë shkonte mirë, të paktën në aparencë, por nuk ishte aspak kështu. Dy muaj më parë zbulova se më kishte tradhtuar dhe kishte fjetur me një tjetër femër. E dëgjova duke folur me një shokun e tij, i cili po e pyeste sesi kishin shkuar gjërat me femrën tjetër dhe deri ku kishin shkuar. Ky që i tregonte me mburrje se kishte marrë fund ai muhabet dhe se kishte marrë çfarë kishte dashur. U trondita dhe nuk dija çfarë të bëja. I kërkova shpjegime, por më gënjeu. Ai nuk e dinte çfarë kisha dëgjuar unë dhe u përpoq të më bindte se nuk bëhej fjalë për femër tjetër, por për një kliente, me të cilën kompania ku bashkëshorti im punon kishte bërë kontratë. I thashë se kisha dëgjuar gjithçka dhe e pranoj, por nisi të qajë dhe më tha se më donte shumë dhe se ajo që kishte ndodhur nuk do përsëritej. Më tha se kishte gabuar dhe se ishte përfshirë nga vrulli dhe kishte rënë në kurthin e asaj femre, e cila e kishte provokuar. Pas dy jave zënkash dhe debatesh praktikisht u ndamë, por ai vazhdonte të më kërkonte falje, duke më premtuar se nuk do të ndodhë më kurrë dhe se kishte qenë vetëm një rast. Madje, përdori dhe dëshirën time për të pasur një fëmijë dhe më tha se së shpejti do të kemi gjithçka që kemi dashur, madje dhe fëmijën. Vendosa t’i jap një mundësi të dytë, por javën që kaloi zbulova se po më gënjente përsëri. Si përfundim zbulova se ka shkuar edhe me një femër tjetër në shtrat. Konkluzioni i atyre që kisha zbuluar ishte se ai është tallur gjatë gjithë kohës me mua dhe më ka vënë brirët. Me dy vajza ka bërë seks, një e ka puthur, njëra e ka lënë dhe nuk ka arritur të bëjë asgjë me të, me njërën ka flirtuar, me njërën vetëm ka dalë dhe Zoti e di se, sa e sa femra të tjera mund të jenë, vetëm këto kam arritur të zbuloj unë. Ndërkohë që unë jam akoma në shtëpi, duke i shërbyer, duke i qëndruar pranë, duke u çmendur pas tij dhe duke dashur të sjellë në jetë një fëmijë nga ai. Si ka mundësi që jam katandisur kështu? Edhe vetë nuk arrij ta besoj se gjatë këtyre dy vjetëve martesë unë nuk kam kuptuar asgjë dhe ai është shtirur me mua, ka ardhur më ka përqafuar, ndërsa 10 minuta më parë ka qenë me dikë tjetër. Megjithëse tani i di të gjitha këto nuk arrij ta urrej. Përkundrazi!
Gjatë këtyre ditëve që kam zbuluar se çfarë ka bërë pas shpinës sime nuk kam pushuar së qari, ndërsa vazhdoja ta lejoja të më puthte dhe jo vetëm kaq… Nuk e di se ku ka përfunduar dinjiteti im, krenaria ime. Edhe pse më ka copëtuar zemrën dhe më ka zhgënjyer pa fund, unë nuk arrij që të ndahem prej tij dhe nuk mund të jetoj pa atë. Ende shpresoj dhe besoj që po jetoj në një ëndërr dhe se ai nuk ma ka bërë vërtetë këtë gjë. Si mund të poshtërohet kështu një njeri, me të cilin ke vendosur të ndash jetën, nuk e kuptoj. Tani e kuptoj pse nuk ka dashur kurrë që të bëheshim me fëmijë.

Pyetja e Autorit ....Si mund të ndahem prej tij, ai nuk e meriton një mundësi të dytë?!


Burimi: Gazeta Game Over
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim? Empty Re: Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim?

Mesazh nga Emona Mon 19 Mar 2012 - 9:32

Analizoje mire veten tende pastaj kerko ndihem nese nuk arrin te gjesh faljen ne shpirtitn tond nuk meriton as faljen e ben 1 here do e bej perher tradhtine.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim? Empty Re: Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim?

Mesazh nga Maksi Mon 19 Mar 2012 - 9:36

nuk besoj se tradhetia ne cift falet kollaj per te mos the qe nuk falet kurre
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim? Empty Re: Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim?

Mesazh nga Anakonda Tue 20 Mar 2012 - 4:49

eshte me mire qe te ndahesh,perderisa ai te tradheton nuk ke pse te qendrosh me me te.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim? Empty Re: Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim?

Mesazh nga Arabela Thu 22 Mar 2012 - 2:29

falja dhe pastaj dergoje ke mami se nuk te hy ne pune ne gjendje et tille,,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim? Empty Re: Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim?

Mesazh nga Sasha Tue 10 Apr 2012 - 17:49

un nuk e fal tradhetin,e do beje dhe ti qe mos ta falje
Sasha
Sasha
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 261
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2012
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim? Empty Re: Si mund ti fal tradhetite dhe flirtet e burrit tim?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi