Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit

5 posters

Shko poshtë

Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit Empty Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit

Mesazh nga WebMaster Sat 31 Mar 2012 - 5:53

Ola Mitre
Gazeta Shqiptare


Ajo e gjeti njeriun e jetës kur ishte 17 vjeç. Bota në ato momente ndryshoi dhe mori vendimin më të rëndësishëm të jetës: Të martohej dhe të ikte nga shtëpia ku ishte rritur. Por, ajo që do ta priste me derën hapur në strehën e të shoqit ishte krejt ndryshe nga ç’kishte parashikuar. Mosmarrëveshjet lindën që në ditët e para të martesës dhe dora e fortë e mashkullit që ajo mendonte se ishte ideali nuk rreshti së dhunuari për 20 vjet me radhë. E ndodhur në udhëkryq, pa një familje që ta mbështeste ajo kalonte netët jashtë shtëpisë, atje ku bashkëshorti e detyronte të rrinte. A.S është 37 vjeç por të jep përshtypjen e një gruaje mbi të 50-at. Nënën e dy fëmijëve e gjejmë në qendrën e këshillimit për gra të dhunuara, atje ku edhe është punësuar si pastruese. Atje A. na rrëfen momentet e ankthit kur burri i saj ushtron dhunë pasi varfëria e detyron që edhe sot e kësaj dite të jetojë nën një çati me të shoqin duke përjetuar çdo ditë ankthin se ai sërish do të bëhet agresiv dhe do ta poshtërojë si gjithmonë.

Më tregoni pak për veten tuaj?
Jam e martuar prej 20 vitesh, nga martesa linda dy fëmijë, dy çuna njëri është 17 vjeç, tjetri 14. Jam martuar në moshën 17 vjeç. Burrin e gjeta me dashuri.
Si ishte martesa juaj?
Nga martesa lindën mosmarrëveshjet. Ai pinte alkool shumë dhe ishte shumë xheloz.
Kur filloi të ushtronte dhunë?
Që kur u martova ai filloi të më dhunonte, pa lindur djali i madh. Pastaj ushtronte dhunë edhe në prani të fëmijëve, fëmijët u tromaksën shumë. Arriti deri në atë pikë sa na nxirrte prej shtëpie, gjithë natën rrija jashtë.
Po ku shkonit kur ju nxirrte nga shtëpia?
Jashtë rrija, nuk kisha ku të shkoja. Familja ime nuk më pranonte pasi patëm konflikt që kur u martova.
Po çfarë mendoje në ato momente? Nuk mendove të largoheshe që pa lindur fëmijë?
Mendoja që ky është kësmeti im dhe nuk më shkonte ndërmend që ta lija.
Çfarë ndjenit në ato momente?
Çfarë ndieja? Kisha hallin më shumë të fëmijëve, jo hallin tim. Për vete thoja ky ishte kësmeti tim dhe. . . kisha vetëm hallin e fëmijëve. Djali i madh i afrohej e merrte me të mira, e pyeste çfarë halli ke ai i thoshte, pse mërzitesh por ai prapë vazhdonte me mënyrën e vet.
Të vinte turp nga njerëzit?
Turp më vinte sepse më ofendonte jashtë mase edhe në prani të njerëzve të tij sepse jetonim në një oborr me ta.
Tani je ndarë apo ende vazhdon të jetosh me të?
Vendosa të shkoj në polici sepse në fillim nuk shkoja dot për shkak të mentalitetit, më vinte zor. Për hatër të fëmijëve më shumë sepse dhe ata kishin turp, por pastaj nga dhuna vazhdimisht nuk durova dot dhe shkova në polici. Policia vendosi të më jepte urdhrin e mbrojtjes. Atje gjeta Qendrën Avokatore, ajo vendosi që unë ta merrja urdhrin e mbrojtjes patjetër.
Çfarë përfshinte urdhri i mbrojtjes?
Nuk lejonte që të më afrohej dhe as të më fliste, as me mua as me fëmijët. Por, ai edhe me urdhrin e mbrojtjes prapë vazhdonte të më dhunonte.
Kur vendose ta lesh?
Fillova procedurat e divorcit me ndihmën e strehëzës, isha shumë keq nga ana psikologjike. Akoma vazhdoj të jem në procedurë divorci sepse më ka thyer urdhrin e mbrojtjes, dola nga shtëpia dhe shkova në shtëpi me qira por nuk e përballoja dot sepse ishte shumë shtrenjtë. Kështu që u detyrova të kthehem sërish në shtëpi dhe vazhdoj të jem me urdhër mbrojtjeje.
Jeton ende në një shtëpi? Po kur përplaseni me njëri-tjetrin si reagoni?
Unë i flas sepse nuk dua të krijoj konflikte por kam frikë se ai bëhet sërish i dhunshëm dhe do më rrahë prapë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit Empty Re: Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit

Mesazh nga dajti modh Sat 31 Mar 2012 - 6:49

kafshet skan dallim nga ky mashkull
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit Empty Re: Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit

Mesazh nga Anakonda Sun 1 Apr 2012 - 0:56

qenka nje histori shum e trisht,me vjen shum keq per te sesi eshte detyruar per hir te femijeve te duroje nje kafshe sic eshte ai
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit Empty Re: Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit

Mesazh nga Ariel Fri 18 May 2012 - 0:49

Asiher se kisha duru per zotin...
Per hater te kalamajve do ishte me mire ti jepte duart...se duke duruar kafshen qe i ka ron per pjese...i ben keq femijeve sepse rriten ne nje ambjent dhune dhe stresi...

Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit Empty Re: Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit

Mesazh nga T_o_n_i Fri 18 May 2012 - 1:22

dajti modh shkruajti:kafshet skan dallim nga ky mashkull

skam cte shtoj as une
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit Empty Re: Për fëmijët durova 20 vjet dhunën e burrit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi