Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të ishe grua në socializëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të ishe grua në socializëm People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të ishe grua në socializëm

2 posters

Shko poshtë

Të ishe grua në socializëm Empty Të ishe grua në socializëm

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 28 Mar 2012 - 8:51

Të ishe grua në socializëm Grua-ne-socializem3-226x300

Të ishe grua në socializëm Grua-ne-socializem4-300x232
Çka mund t’i njihet deri diku si vlerë socializmit, ishte përpjekja për “barazi gjinore”. Në tentativë për ta kthyer gruan në një “forcë të madhe”, ky proces mori përmasa groteske. Aq e fortë qe kjo garë për barazi, saqë gratë nisën të dukeshin si burra. I gjeje në çdo sektor, që nga mbjellja e ullirit, tek mbledhja e pambukut, tek drejtimi i traktorit. Asokohe doli “moda” e veshjes së grave me fustane dhe me pantallona njëkohësisht. Shumë e kanë jetuar atë kohë, disave mund t’u duket “trandy”. Fotot e kohës, marrë nga një botim i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, Tiranë 1957
Nëse fjalive të gjata me të drejtë mund t’i bëni shpesh bisht, me foton nuk ndodh kështu! Edhe cepi i syri po e kapi, shkakton emocion! Të tilla janë fotot që kemi mbledhur për ju apo më mirë të thuhet për një pjesë tuajën, që kanë jetuar atë kohë e që e dinë mirë se çdo të thotë për shembull ‘Brigada e Rinisë së Rindërtimit’ apo ‘si aksion të sajin rinia e fshatit ka shpallur planin pesëmbëdhjetëvjeçar për mbledhjen e ullirit”. Sa herë i keni dëgjuar të tilla fraza vite të shkuara? Po në libra a në plane shumëvjeçare, sa herë i keni parë? Pafund… aq sa, nga lodhja e akumuluar i dogjët a i flakët të gjitha. Veçse jo të gjithë kanë vepruar kështu. Ka nga ata që i kanë ruajtur në biblioteka të rrënuara nga mola e që sot ende po i shfrytëzojnë, duke i dhënë atyre librave të ilustruar me foto, vlerën e njëmijëfishtë të parave që paguhej dikur për t’i pasur. Mbase këto pamje reale (mbase pak të zbukuruara, sepse botohej një libër partie) do t’ju shërbejnë edhe imagjinatës së atyre që nuk e dinë se sa e rëndësishme ishte mbledhja e pambukut. Tashmë T-shirtet spastrohen çdo fund muaji në shtëpi për hapësirën e shumtë që zënë në rafte… Por, përpara se të “çmalleni” me fotot, po ju bëjmë një parantezë të gjithë këtyre veprimtarive që zhvilloheshin nga rinia e ‘harruar’ shqiptare… Po ju drejtohemi edhe sot, me gjuhën e dikurshme, sikur të ishte vetë xhaxhi Enver që ju fliste (gabimet ortografike nuk na kanë shpëtuar, ashtu ka qenë gjuha e shkruar)!
Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë u krijua më 23 nëndor të vitit 1941, dy javë pas formimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë Partia e Punës), në ditë të errëta e të vështira, kur jeta, nderi, e ardhmja e popullit kërcënoheshin nga të huajt, kur shtypjes sociale të regjimit feudalo-borgjez i ishte shtuar shtypja e okupatorit fashist Italian, kur Bashkimi Sovjetik ishte sulmuar pabesisht nga nazistët, kur masat e popullit, nën thirrjen e Partisë, kishin filluar të zgjuheshin.
Rinia e justifikoi dhe e justifikon me nder besimin e Partisë. Të frymëzuar nga shembulli i komsomolasve të lavdishëm të Bashkimit Sovjetik, ata bënë heroizma në luftën Nacional Çlirimtare. Që në ditët e para të luftës, me thirrjen e Partisë ata lanë gjithçka: nënat, motrat, shtëpitë, të dashurit dhe mbushën radhën e çetave, batalioneve, brigadave e më vonë të divizioneve e korparmatave. Të rinjtë e të rejat qëndruan të papërkulur përpara torturave të urisë, të ftohtit, dëborës, furtunës. Nga radhët e saj dolën heronj të shumët. Komunistët e udhëheqës të rinisë, Qemal Stafa, Misto Mame, Vojo Kushi, janë nga heronjtë e parë që ranë në luftën NÇ për fitoren e revolucionit tonë popullor.
Pas çlirimit të vendit, Partia shtroi para masave punonjëse një seri detyrash të reja të rëndësishme: duhej konsoliduar e forcuar pushteti popullor, duhej rindërtuar atdheu i shkatërruar nga lufta, duhej luftuar prapambetja ekonomike, teknike, kulturale e vendit, e trashëguar nga regjimet antipopullore, duhej marshuar drejt socializmit.
Brezi i ri i Shqipërisë dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e industrisë. Mijëra të rinj muarrën pjesë në ndërtimin e 150 fabrikave, punishteve e ndërmarrjeve të reja shtetërore, e kooperativiste të prodhimit industrial. Me mijëra të rinj e të reja punuan për ndërtimin e kombinatit tekstil ‘Stalin’, fabrikës së sheqerit ‘8 nëndori’, të hidrocentralit ‘Lenin’ të kombinatit të drurit ‘Nako Spiru, të fabrikës së fermentimit të duhanit, të fabrikës për zhveshjen e pambukut etj. Rinia ka punuar me vetëmohim për të ndërtuar aksionin e saj të madh: hidrocentralin “Enver” mbi lumen e Matit. Suksese të rëndësishme u arritën në përparimin e bujqësisë. Prodhimi bujqësor është rritur çdo vit 6,5%. Edhe në bonifikimet, në hapjen e tokave të reja, në punën për hapjen e kanaleve etj, siç janë bonifikimi i Fushës së Maliqit, Fushës së Bedenit, Fushës së Rrushkullit etj. Qindra të rinj mësuan të drejtojnë traktora, kombanja e maqineri të tjera bujqësore. Ngjarja më e rëndësishme në jetën e vendit dhe të rinisë gjatë vitit 1956 ka qenë Kongresi III i Partisë së Punës, që u hap më 25 maj në Tiranë. Direktivat e këtij Kongresi përbëjnë një program madhështor për ndërtimin socialist të Shqipërisë, për një të ardhme akoma më të lumtur të popullit dhe brezit të ri. I gjithë populli dhe rinia i priti me enthusiazëm të madh këto direktiva dhe me një mobilizim të gjerë në punë.
I edukuar me këto cilësi fisnike nga Partia, brezi i ri ban lidhje të ngushta e shumë të përzemërta me Komsomolin dhe rininë sovjetike, nga të cilat frymësohet dhe mëson vazhdimisht, si dhe me rininë si motër të Kinës.

ANI JAUPAJ
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të ishe grua në socializëm Empty Re: Të ishe grua në socializëm

Mesazh nga Anakonda Wed 28 Mar 2012 - 18:46

kishte lezet,se ku ka me mire sesa ta njohesh burrin ne ferme..........
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi