Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te shitesh per dashuri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te shitesh per dashuri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te shitesh per dashuri

2 posters

Shko poshtë

Te shitesh per dashuri Empty Te shitesh per dashuri

Mesazh nga WebMaster Mon 2 Apr 2012 - 23:19

Për të parë ndryshe Shqipërinë, duke lënë mënjanë paragjykimet dhe hipokrizinë... "Mira" e Oliviero La Stela-s na përcjell historinë e një shqiptareje të quajtur Mira, e cila në kërkim të një jete më të mirë në Itali, bie pre e prostitucionit

"Mira" ka diçka shumë ndryshe nga të tjerat: në fund të shpirtit, ajo ruan dëlirësinë që e bën atë fisnike dhe krenare, pavarësisht 20 meshkujve me të cilët shkon përnatë...

Si në një ekran të madh, para syve renditen imazhe të Elbasanit... fasada të pallateve stil komunist thuajse të shkatërruara, kombinati i metalurgjikut është i braktisur, pak më tej një makinë e vjetër, ndërsa rrugëve shëtisin disa gra të veshura me të zeza... Ky është qyteti nga vjen "Mira", protagonistja kryesore e romanit me të njëjtin titull, nëpërmjet të cilit shkrimtari italian, Oliviero La Stela, ka sjellë në vëmendjen e lexuesit historinë e një vajze të re shqiptare.

Mira është shkurtimi i emrit Fatmira, emër i cili për ironi është totalisht në kontrast me fatin e saj. Historia lind prej ëndrrave, prej dëshirës për një jetë më të mirë. "Mira" është realiteti i shumë shqiptareve dhe historia është thuajse e njëjta... Vajza dashurohet dhe fejohet me djalin i cili e gënjen me ëndrra të bukura... Të dy shkojnë në Itali dhe papritmas ëndrra kthehet në makth... I fejuari nuk është më njeriu i dashur, kthehet në tutorin e tmerrshëm që e detyron të prostituojë nëpër rrugët e metropolit italian. Së bashku me një vajzë tjetër, Eljonën, ajo ndan apartamentin (nëse mund të quhet i tillë) e pështirë, si dhe tutorin e saj ambicioz. Por rreth jetës së Mirës ka edhe të tjerë personazhe që venë e vijnë.

Mira ka përfunduar rrugëve, ashtu si edhe shumë të tjera. Atë e detyrojnë të prostituojë dhe të përballet me një jetë akoma edhe më të vështirë nga ajo që la pas. E mes tragjedive, fati i saj do të gërshetohet me atë të Auro Baçiokit, një biznesmen në Romë. Edhe ai përballet me vështirësitë e veta në jetë... një biznes që nuk i shkon mirë, një martesë pa dashuri (kjo e bën të justifikojë tradhtitë e tij të vazhdueshme). Të dy personazhet janë në krizë, të cilën La Stela e shfrytëzon për të treguar frustrimet dhe presionin e jetës së përditshme që shpesh shoqërohen me një realitet mbytës. Gjithçka tregohet pa pasur nevojë për zbërthime psikologjike apo zbulime të arsyeve intime të personazheve. La Stela tregon nëpërmjet gjuhës gazetareske të cilën ai e njeh shumë mirë. Ai vë në përdorim faktet, ndërsa realiteti është pjesë e domosdoshme e romanit të tij. "Mira" ka lindur pas udhëtimesh të shumta në Shqipëri dhe nuk merr përsipër të ofrojë shpjegime apo të bëjë analiza për një fenomen siç është ai i prostitucionit. "Për të shkruar këtë roman më është dashur të shkoj tri herë në Shqipëri, duke qëndruar aty për një kohë të gjatë. Unë doja t‘u largohesha stereotipave me të cilat jemi njohur nga mediat italiane. Unë zbulova se Shqipëria nuk është aspak një vend që i është dorëzuar të shkuarës, vështirësive të së tashmes dhe sfidave të së ardhmes. Po ashtu edhe personazhi kryesor, Mira. Ajo në karakter mbetet shumë shqiptare, dëshiron të përballet me fatin e saj, një fat që e ka bërë të jetojë në një varfëri ekstreme. Kjo është edhe arsyeja që e bën atë të vijë në Romë, me të fejuarin që në të vërtetë është tutori i saj. Sigurisht që unë i kam hyrë ndonjë hetimi sociologjik, por nga sa mësova në Shqipëri, vajzat e bëjnë vetë këtë zgjedhje. Të shumta janë vajzat si Mira, të cilat me mitin e Italisë në mendje, kërkojnë të largohen nga vendi i tyre", thotë shkrimtari La Stela. Ndërsa për stilin nuk ka asnjë dyshim. Sipas kritikës, romani është shumë kinematografik. Nuk ka përshkrime psikologjike, pasi protagonistët rrëfehen nëpërmjet asaj që bëjnë.

Për profesor Ualter Pedullan, gazetar profesionist dhe kritik letrar, qëllimi i letërsisë së La Stela-s lind nga një bindje e thellë se bota është ndërtuar shumë keq, është e mbushur me paragjykime dhe prepotenca. Sipas tij, nëpërmjet romanit shkrimtari kërkon të japë një kontribut për të zgjidhur problemin, ndaj edhe finalja vjen si në përralla. La Stela kërkon medoemos të zgjidhë një ngërç shoqëror". Romani herë-herë vjen në klimën e një komedie të mbushur me zgjidhje të hidhura, pengesa e kurthe nga më të ndryshmet, sepse fati shpesh luan hidhur: atë që ta jep sot, ta merr nesër. Gjithçka që ndodh, të krijon ndjesinë sikur protagonistja është duke jetuar një jetë si prej të dënuare, një dënim nga i cili duket se nuk do të shpëtojë asnjëherë. Gjithnjë - edhe në hidhërim e sipër - burimi i jetës është ai që bën padronin e gjithçkaje. Gjithçka vendoset nga një frymë e panjohur, e cila shënjon edhe rrugëtimet dhe është pikërisht çfarë ne quajmë fat... "Mira" është një roman që shfrytëzon realitetin falë eksperiencës së autorit si gazetar, për të rrëfyer historinë e ekzistencave të përbashkëta që konsumohen në rutinën e tragjedive të vogla të përditshme. Ky roman vjen pas publikimit të librit me tregime "Plazhisti", me të cilin La Stela ka fituar çmimin "Berto" në vitin 2003. Kësaj here La Stela përballet me temën aktuale të prostitucionit, të lidhur ngushtë me fenomenin e emigracionit klandestin në vendin e tij. Megjithatë, romani në fjalë nuk ka të bëjë me studimet e zakonshme sociologjike që pretendojnë të ofrojnë analiza të gatshme për përdorim. "Mira" mbi të gjitha është një tentativë për të fituar mbi paragjykimet dhe mbi hipokrizinë me të cilën jemi mësuar të shikojmë realitetin e të tjerëve. "Mira", i Oliviero La Stela, është publikuar nga shtëpia botuese "Fazi", Itali.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te shitesh per dashuri Empty Re: Te shitesh per dashuri

Mesazh nga Anakonda Wed 4 Apr 2012 - 17:27

e skan ndjenja dhe ne realitet nuk ndjejn dashuri e bejn dicka te tillle.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi