Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mendja është trupi i njeriut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mendja është trupi i njeriut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mendja është trupi i njeriut

2 posters

Shko poshtë

Mendja është trupi i njeriut Empty Mendja është trupi i njeriut

Mesazh nga WebMaster Tue 3 Apr 2012 - 20:03

Makavejev ka një jetë me kinemanë. Nëse sot do t‘i kërkosh ta pyesësh në i kujton lidhjet e tij me këtë lloj arti, ai sërish do të përgjigjet se "është një ndjenjë". Udhëtimet në të kaluarën e bëjnë më të mjegullt të tashmen, ndaj Makavejev asnjëherë nuk do të flasë për atë çfarë ka ndodhur dikur me jetën e tij. Kohët në ish-Jugosllavi i kanë dhënë më tepër forcë për të luftuar në Perëndim, duke dashur gjithnjë ta heqë atë perceptim që kanë për artistët e Ballkanit.

Sigurisht që Dusan vazhdon të ruajë pamjen e një ballkaniku, që nga kostumet që zgjedh. Mjekrën prej vitesh e mban në të njëjtën formë dhe nëse shikon gazetat apo librat që janë mbi bibliotekën e tij kanë të bëjnë të gjitha me Ballkanin. Ai është një lexues i etur i çdo fjalie që shtypi thotë për vendin e tij, edhe pse i pëlqen të ngjajë si një artist që gjithnjë interesohet për anën e brendshme, për gjërat që sot janë në modë dhe jo për të kaluarën. Ka një distancë mes tij dhe së shkuarës, të cilën ai e ruan me fanatizëm. Por, nëse sheh filmat e bërë prej tij, kupton se e shkuara ekziston te Dusan.

Por, le të kthehemi te fotot në mure? Teksa kujton hapjen e derës së apartamentit të Makavejev nga një femër plot sharm, Privett nuk mund ta mendojë se përse një burrë kërkon të mbushë vështrimin me foto të tilla.

Por Dusan do të tregojë se ato imazhe vazhdojnë të jenë që nga koha kur ai ndërtoi filmin "Misteret e organizmit", një nga prodhimet më të suksesshme që mbajnë firmën e tij, kushtuar një prej psikologëve të njohur dhe ndihmës i Frojdit, Wilhelm Reich. Ndryshe nga Frojdi, që kërkonte t‘i gjente zgjidhjet e të gjitha pikëpyetjeve që endeshin te mendja e një njeriu, tek e shkuara e tij, Wilhelm Reich kishte një teori krejt tjetër, duke e lidhur çdo imazh të trupit të një njeriu me seksin.

Tepër i kundërshtuar nga kritikë të teorisë së tij, Reich nuk hoqi dorë asnjëherë nga eksperimentet me trupin, duke besuar se mënyrat për të ndjerë kënaqësi janë të pafundme. "Trupi i një njeriu është mendja e tij", kjo është teoria e Reich, i cili kërkonte të vinte në dukje se sa e rëndësishme është të ndjerit për një njeri.

Dusan rrëfen se gjithnjë kishte qenë i tërhequr nga teoria e Reich. Dikur kishte mundur t‘i përdorte vetë format e kënaqësisë që ai eksperimentonte dhe kishte arritur të kuptonte cakun që ky filozof ofronte. Seksi asnjëherë nuk i ishte dukur më i rëndësishëm se në kohët kur hulumtonte mbi jetën e Reich.

Ky film është shfaqur dy ditë më parë në skenën e kinema "Imperial", në kuadër të filmave specialë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të shkurtër.

Kritika e ka quajtur këtë film si një provokim që Dusan bën ndaj dashurisë, duke treguar nëpërmjet formave të Reich se kënaqësitë mund të ndihen edhe pa partner.

Por Dusan thotë se të gjitha këto komente janë keqinterpretime, pasi me këtë film ai ka dashur të tregojë jo vetëm jetën e një njeriu duke kontribuar për një ide, pavarësisht rezultatit që ajo pati, por të nënvizojë se sa e rëndësishme është të ndjerit dashuri në jetën e secilit prej nesh.

Ëndrra të cilën ushqeu Wilhelm Reich vazhdon të hulumtohet ende sot nga psikologët, duke kapur pikat e ndjeshme në trupin e një njeriu. Dusan mendon se Reich ka të drejtë dhe pse ai si njeri gjithnjë ka ndjerë dëshirën të jetë i dashuruar ndaj një qenieje tjetër, por në këtë botë, e cila po shkon çdo ditë e më tepër drejt materiales apo individuales, duhet të jesh i përgatitur edhe për teorinë e Wilhelm Reich.

Por si e shpjegon Dusan faktin që filmi ka sjellë replika në të gjitha ish-vendet komuniste?

Pyetjes që ai shtron në film në është dashuria një ndjenjë e njëjtë edhe për Karl Marksin, apo për Leninin, mediat e këtyre vendeve i janë përgjigjur me kritika. Por Dusan thotë se filmi nuk ka lidhje me politikën dhe pse kinemaja, në mënyrë instiktive, kërkon të përcjellë mesazhe edhe në këtë fushë.

Teoria e Reich nuk do të mund të zbërthehej në formën e duhur, nëse ai nuk do të kishte marrë personazhet dhe t‘i vendoste në Rusi, apo Beograd. Në vendet totalitare dashuria ka qenë një formë gjithnjë e dhunuar, duke sjellë dhe një mënyrë perceptimi nga partnerë të tillë. Balerini nga Rusia, që jep një shfaqje në Beograd, nuk mund ta kuptojë vajzën serbe, e cila i qëndron aq afër, duke dashur të preket nga buzët e tij. Ai ka në mendje kapitalizmin, mënyrën sesi rregullat e tij i bëjnë më të fortë burrat. Ndaj dhe prekja e lehtë e vajzës serbe do ta tërbonte në një farë mënyre, duke i dhënë një shpullë. Një burrë komunist e vendos vetë kur duhet ta prekë një femër...

Dusan thotë se filmi, më shumë se një autobiografi e Wilhelm Reich, pasi në të jepen edhe rrëfime të pacientëve të tij, është një filozofi mbi mënyrën sesi duhet t‘i mbajmë sot gjallë instinktet tona për dashurinë. "Në këtë kohë kaq të zhurmshme, nuk ka gjë më të bukur se të ndjesh dashuri brenda teje", thotë Dusan. Si personi përgjegjës për skenat e seksit publik në një varkë të zbukuruar me kokën gjigante të Karl Marksit te "Filmi i ëmbël" (1975) dhe një ushtar sovjetik i braktisur në Gjermani, i cili përpiqet të pastronte glasat e Zotit nga koka gjigante e Leninit, e cila do të çmontohej te filmi "Gorrilla lahet në drekë" (1993), Dusan Makavejev ka ndihmuar mbijetesën e botës gjatë Luftës së Ftohtë, si dhe pas rënies së saj me filmat e tij zbavitës. Por kinemaja është një formë që e ka ndihmuar të kalojë vështirësitë e jetës, si një njeri që vinte nga një vend ende problematik në rajon siç është Serbia. Por Dusan nuk do të flasë për të shkuarën e tij, i bindur se këtë rrëfim mund ta bëjë më mirë vetëm nëpër filma. "Gjithnjë është një ndjenjë", rrëfen ai, duke komentuar përkushtimin e gjatë të Wilhelm Reich mbi trupin e njeriut.

Por a e gjeti Dusan se çfarë fshihej përtej këtyre kërkimeve të një burri jo të zakonshëm si Reich? Fotografitë në mure vazhdojnë të tregojnë se puna e tij me Reich nuk ka mbaruar dhe që Dusan është duke zbuluar misteret nga burojnë energjitë...

"Jam plotësisht në dijeni për faktin se "njeriu" e ka ditur ndër shekuj ekzistencën e një energjie universale, që është e lidhur me jetën. Megjithatë, detyra bazë e shkencës së natyrës konsistoi në bërjen e kësaj energjie të përdorshme. Kjo është diferenca e vetme midis punës sime dhe gjithë dijes së mëparshme", shprehej dikur Wilhelm Reich.

Marre nga : Gazeta Shqip
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendja është trupi i njeriut Empty Re: Mendja është trupi i njeriut

Mesazh nga Anakonda Wed 4 Apr 2012 - 4:06

skam cte shtoj,ti i ke shkruar te gjitha
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi