Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kërcimi i fundit i Linda Podes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kërcimi i fundit i Linda Podes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kërcimi i fundit i Linda Podes

2 posters

Shko poshtë

Kërcimi i fundit i Linda Podes Empty Kërcimi i fundit i Linda Podes

Mesazh nga WebMaster Thu 12 Apr 2012 - 1:50

Times New Roman">Linda Poda në edicionin e tretë të “Dancing with the stars”. Jeta si balerinë e modele dhe vendimi për t’i dhënë fund me spektaklet. Lidhja me Oni Pustinën dhe historia e dashurisë që vazhdon. Ambicja në fushën e drejtësisë dhe një shkollim i dytë që do ta mbajë Linda Podën larg Shqipërisë edhe për disa kohë.Këtë edicion e ka të fundit. Pasi mbrëmjes finale të “Dancing with the stars” ose më saktë pas mbrëmjes kur Foto Strakosha të skualifikohet, Linda Poda do ta mbyllë me dancin sportiv. Megjithë energjitë dhe investimin që i ka dhënë këtij lloj kërcimi, qysh ditën e parë kur filloi kurset e baletit, Lindës nuk i ka ecur edhe aq me partnerët. Dhe danci sportiv një të tillë e ka domosdoshmëri. Shtati i gjatë, 177 centimetër, pavarësisht se do të lumturonte çdo femër sikur ta kishte, për balerinën dhe modelen është bërë gjithnjë pengesë. Dikur kampione e tij, pasi e la edhe partneri i dytë (u largua nga Shqipëria) vite më parë, e pranoi me keqardhje tërheqjen duke i hyrë gati rastësisht një tjetër rruge, modelingut, si një nga modelet e para shqiptare që bëri karrierë edhe përtej kufirit. Ndërsa në kohën kur Holta Dulaku bleu të drejtën e spektaklit “Kërcim me yjet”, Linda e pranoi propozimin të kërcente si një mundësi të dytë, të ardhur po aq rastësisht, për të kërcyer sërish.
Por tani, tre vjet më pas, pas një çmimi të madh në edicionin e parë, një numri baleti me të lakmuarin Hoze të “Amici”-t në edicionin e dytë dhe këtë garë të tretë që sapo ka nisur, 25 vjeçarja është ndalur për të bërë disa llogari. Dhe një nga ato përfundimtaret i thotë se tani është koha të merret me të tjera gjëra. Për aq sa ishte, danci sportiv ia dha përfitimet e tij: ishte një pasion i madh, mban trofenë e një kampioneje dhe shumë famë. Prej “Dancing” këto dy vjetët e fundit Linda Poda po gëzon edhe një dashuri që duket se do të zgjasë, me një të ngjashmin e saj, modelin Oni Pustina. Qysh ditën kur e pranuan njëri-tjetrin, çifti shihet veçse bashkë. Nuk ndodh të mos takohen një ditë dhe pak gjasa ka që ndonjëri ta përjashtoi tjetrin nga e përditshmja e tij. Ndër ata të dy, Linda është e përkëdhelura, më e vogla “e familjes” që kërkon në çdo kohë e minutë vëmendjen e Onit dhe ky nuk ia kursen atë. Janë bashkë në mëngjes, kur Linda lë provat, kur del nga puna dhe në mbrëmje. Pjesa tjetër është impenjimi i saj në një zyrë avokatie ku po bën stazhin pas diplomimit për drejtësi, projekti për të marrë licencën e avokatit dhe një tjetër akoma më i madh: një master jashtë Shqipërisë për degën që ajo e ka më për zemër: kriminalistikë – shkencat e identifikimit.
Është kështu sado e çuditshme të duket e thënë nga një vajzë simpatike elegante, të cilën deri më sot jemi mësuar ta shohim duke ecur bukur mbi pasarelë ose duke kërcyer hijshëm në një skenë baleti apo studio televizive. Me natyrën e qeshur, plot humor dhe batuta, e përpiktë si shumë pak të tjera si ajo, Linda rrëfen, sidomos për këto dy vitet e fundit. Të cilat duket se ia kanë ndryshuar një herë e mirë rrjedhën e jetës.Por edhe për aq javë sa do të zgjasë “Dancing with the stars”, Linda e ka të vështirë të planifikojë diçka tjetër veç provave në studion e baletit. Të paktën deri të enjten në mbrëmje impenjimi kryesor i saj është kërcimi. Në këtë edicion partner ka futbollistin e njohur Foto Strakosha, me të cilin ashtu si një herë e një kohë me Oni Pustinën, i duhet shumë punë deri kur numri i baletit të shkojë aty ku duhet. Edhe ai është shtatlartë dhe karriera e tij as ka lidhje me kërcimin e aq më pak me ndonjë numër koreografik valsi apo tango. Por nga i gjithë stafi i balerinëve që punojnë për këtë spektakël, Linda është më e qeta. Nuk ndodhë ndonjëherë të ngrejë zërin, të zihet me partnerin VIP që i ka rënë për pjesë e aq më pak të ankohet se sa shumë e vështirë është të realizosh një kërcim profesionist me një personazh të njohur që nuk ia ka haberin asaj pune. Me pak fjalë ajo është “zysha e mirë” aty. Por kjo nuk do të thotë se orët e mbyllura në sallat e baletit nuk janë njësoj të mundimshme dhe ethet e garës njësoj të forta kur vjen ora e natës së garës. Për një balerinë, një spektakël i tillë duket të jetë më i vështirë se për të tjerët. Është mashkulli ai që drejton një kërcimin si rregull dhe kur ky nuk është profesionist, sado e zonja të jetë balerina, puna përkthehet në mundim të dyfishtë. Por këto janë kusuret e kësaj pune fundja. “Sidoqoftë me Foton po ecim mirë”, shton duke qeshur, pasi ka treguar se edhe me Onin dy vite më parë nuk është se e ka pasur edhe aq të lehtë.
“Për mua “Dancing with the stars” ishte si një rikthim tek danci sportiv. Megjithatë u dyzova gjatë para se të pranoja, por prindërit e mi ngulën këmbë dhe kështu nuk thashë “jo!”, thotë ajo. E pranoi pra dhe pse këtë kapitull, zyrtarisht e kishte mbyllur qysh në vitin 2005. Në fakt edhe pjesëmarrja, edhe partneri kanë qenë krejt rastësore dy vjet më parë, një lloj destini që do të përfundonte jo vetëm me çmimin e madh për partnerin e vet VIP, por edhe me një lidhje pasionante që zgjat sot e gjithë ditën. Edicioni i parë i spektaklit kishte nisur dhe Oni Pustina kërceu në fillim me një tjetër balerinë asokohe. Nga ana e saj Linda e kishte ndarë mendjen për ta mbyllur me dancin dhe kur telefonata e ofertës për të filluar punën aty mbërriti, ajo gjendej në aeroport. Nisej drejt Francës për të kaluar disa javë tek e motra. Diçka kishte ndodhur me balerinën shoqëruese të Onit, e cila papritur kishte hequr dorë dhe ishte larguar nga spektakli pasi ky kishte filluar transmetimin. “Isha nisur për të ndenjur gjatë, por u ktheva pas tre ditësh”, thotë ajo. I filloi provat të mërkurën, ndërsa të nesërmen shkoi drejt e në skenë. Megjithatë çifti mori plot 27 pikë, pavarësisht se nuk kishin veçse disa orë që punonin dhe Linda ishte njohur me koreografinë pak pasi kishte mbërritur në Tiranë, një ditë më parë. “Me Onin njihesha pak. Përshëndeteshim kur gjendeshim në të njëjtat ambiente, por asgjë më shumë se kaq”. Nuk ishte pra nga ato që thonë “dashuri me shikim të parë”. I përballi fati në një spektakël dhe vetëm javët në vazhdim do të vendosin për çka do të ndodhte më tej. “Në këto raste gjatë gjithë kohës je me partnerin tënd. Orët e gjata të punës përcaktojnë edhe axhendën e ditës. E gjen veten duke pirë kafenë bashkë, duke ngrënë drekë, ndonjëherë edhe aty në sallën e provave”. Çka paralajmëroi për dy të njohurit e vjetër lindjen e një miqësie. Dhe vetëm shumë javë më vonë diçka më tepër se kaq. “Gjërat rrodhën gradualisht. U pëlqyem dhe tani jemi bashkë”. Oni është aty me të të nesermen e spektaklit. E ka kaluar vetë atë eksperiencë, por edhe sikur të mos ishte kështu, ndan me mikeshën e tij opinionet mbi natën e parë, si kishin qenë konkurentët, si kërceu Foto, Linda. Nuk i ndahet edhe kur ajo impenjohet me setin fotografik, rri larg për të mos i tërhequr vëmendjen, por është gjithmonë aty nëse Linda ka nevojë t’i marrë një mendim për një veshje apo stoli. “Ne jemi shokë, pastaj të dashur. Gjatë gjithë kohës së spektaklit ishim bashkë dhe patën plot kohë të njiheshim dhe të vendosnim për çka ndodhi më vonë”. Nuk rrinë më pak bashkë edhe tani që spektakli numëron dy vite që ka mbaruar dhe janë njësoj të pranishëm në jetën e secilit: të Onit, i cili e ka lënë modelingun dhe Italinë për t’u vendosur përfundimisht në Tiranë ku bizneset i ecin mbarë njësoj si ditën e parë dhe të Lindës në atë që po ndërton përtej kërcimit dhe modelimit.

Madje janë këto të fundit ato që balerina është përqëndruar më shumë se në gjithçka tjetër. Vërtetë këto kohë provat dhe spektakli i zënë shumë orë të ditës, por kjo nuk do të thotë që mëngjesin e çdo dite, me një garderobë të reformuar, të shkojë me nxitim në zyrë, diku në qendër të Tiranës. Ka pak muaj që është diplomuar për drejtësi dhe këtë vit e ka kohë stazhi, aq sa i duhet për të konkuruar për licencën e akovatit. Bijë e një gjyqtari me emër, Linda duket se ka ndër mend të ndjekë rrugën e të atit, por jo me kostumin e avokates. Licencën po e merr për ta pasur në një të ardhme, ndërsa për më shpejt sytë i ka hedhur nga Zvicra. Ka aplikuar dhe pret përgjigje për të nisur studimet master për kriminalistikë. “Nuk është hera e parë që planifikoj të studioj jashtë. Shumë vite më parë e drejta e studimit më doli në Paris. Pasi u gëzova dhe festova me shoqet, në minutën e fundit vendosa të mos iki. Jam shumë e lidhur me familjen time dhe sesi më dukej të ikja larg, pa i pasur edhe ata me vete”. Kjo është hera e dytë që pret një përgjigje nga jashtë. Sigurisht tani kushtet janë të tjera: nuk është më 18 vjeçe dhe një diplomë e ka siguruar ndërkohë. Vetëm një problem të vogël e ka ende, njësoj si shtatë vjet më parë: familjen. Sidomos me të ëmën është shumë e lidhur. Ajo e ka ndjekur në çdo hap që ka hedhur në jetë. Kur Linda donte të studionte për balet, e ëma, Ilira, la punën për të qenë gjithmonë afër së bijës. E përcillte në shkollë, në kurset private, ato të baletit apo gjuhëve të huaja, ishte aty kur kërcente në spektakle, kur zgjidhte veshjen, partnerët, bashkëpunëtorët, gjithçka. Falë kësaj ndihme nga prindërit Linda i pati të gjitha rrugët e hapura edhe kur i hyri modelingut. Meqë Tirana ofronte pak ose aspak në këtë fushë, pas herës së parë si konkurente në edicionin e parë të “Supermodel of the World Albania”, Linda u nis drejt Milanos për t’i kërkuar atje kontratat e para. Dhe po të mos kishte qenë për prindërit dhe mbështetjen e tyre, morale por edhe financiare, vështirë t’i ishte gëzuar për vite të tëra kënaqësisë së asaj pune. “Fillimet janë të vështira dhe pa përkrahje është gati e pamundur. Duhet të kesh mundësitë për të qëndruar diku, të lidhesh me agjensitë e ndryshme, të presësh deri sa të vijnë ofertat e para, të kënaqesh në fillim me pak, dhe kohë më vonë t’i gëzohesh punës së vërtetë të modeles. Pa ata nuk do të kisha arritur asgjë”. Por ajo e pati mbështetjen. Në Milano, ditët e para pati përkrahjen e një kushëririt të saj që jeton aty dhe pak kohë pas aplikimeve të para u regjistra në “Joy Model Menagement”.
“Modelingu, të paktën në Milano ku kam punuar unë, është një punë që paguhet shumë mirë. Tirana është krejtësisht ndryshe, por unë isha rasti që pata fat. Modelingu është një punë që zgjati me vite, por tashmë edhe ai është një kapitull i mbyllur”. Të paktën sa i takon angazhimeve në Milano sepse në Tiranë që prej shtatë vitesh ka lidhur një kontratë me “Geraldina Sposa”. Jo vetëm që nuk mungon në asnjë sfilatë të saj, por, bashkë me modele të tjera, është imazh i “Geraldinës”. Kohë më parë ka punuar edhe me Rezarta Skifterin apo Jona Muçën, por vetëm kaq. Kur bëhet fjalë për sfilata të tjera, qofshin Java e Modës apo evente që kërkojnë modele, ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Nuk ia vlen më. Pagesat janë shumë të ulëta dhe siç thotë Linda modelimi nuk është vetëm ai parakalimi mbi pasarelë që shohin të gjithë. Kërkon impenjim dhe kohë. Por meqë ajo tanimë i ka kaluar fazat e fillimit, atij pasionit të madh që të detyron ti përgjigjesh pozitivisht dhe me kënaqësi çdo ofertë, zgjedh. Dhe pavarësisht se shfaqjet si e tillë kanë filluar të arrallohen, po aq sa performancat si balerinë, ende sot njihet si Linda modele, apo kampionia e dancit sportiv, sport po aq pak i njohur dhe zhvilluar sa edhe modelingu në Shqipëri.
“Është koha të mendoj për gjëra të tjera tani”, thotë Linda. Këtu bën pjesë edhe e ardhmja e lidhjes me Onin, por çifti ashtu si edhe për çdo gjë tjetër ia ka lënë kohës vendimin për një bashkëjetesë e ndoshta një martesë më vonë. Për këto Linda do ta ketë më të lehtë të vendosë pasi të ketë filluar të ushtrojë profesionin e juristes dhe të ketë një punë të përhershme. Të jetë e pavarur me pak fjalë. Për këtë do të presë përgjigjen nga Zvicra (nëse edhe kësaj here nuk do t’i prishet mendja), të marrë licencën e avokates dhe të trokasë në një sallë gjyqi siç ia do zanati. Deri kur të vijë kjo ditë, do t’i ketë thënë lamtumirë përfundimisht edhe kërcimit, me të cilin do t’i mbyllë hesapet pas disa javësh. Pa pishmane, por me pengun e vetëm që kurrë nuk pati një partner me të cilin të kërcente përgjatë këtyre viteve që iu përkushtua këtij profesioni.
Nga Alida Cenaj Revista Klan
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kërcimi i fundit i Linda Podes Empty Re: Kërcimi i fundit i Linda Podes

Mesazh nga Anakonda Sat 14 Apr 2012 - 18:32

sa e bukur qenka...............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi