Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Linda, pjesë e studios “The Hit Factory” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Linda, pjesë e studios “The Hit Factory” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Linda, pjesë e studios “The Hit Factory”

2 posters

Shko poshtë

Linda, pjesë e studios “The Hit Factory” Empty Linda, pjesë e studios “The Hit Factory”

Mesazh nga WebMaster Wed 15 May 2013 - 23:16

U bënë disa muaj që këngëtarja e njohur, Linda Halimi, shkoi për të ushtruar profesionin e saj në SHBA. Ajo tani arriti të bëhet pjesë e studios shumë të njohur “The Hit Factory”, në të cilën studio realizojnë këngë emrat e mirënjohur të skenës botërore: si Lil Wayne, Mariah Carey, Christina Aguilera, Justin Timberlake, Justin Bieber, Rick Ross, Jayz etj.. Pra nga tani edhe këngëtarja kosovare i është bashkuar listës së këtyre emrave dhe Linda tashmë ka nisur punën edhe në albumin e parë i cili do të jetë në gjuhën angleze dhe që do të përmbajë 9 deri në 10 këngë. Për punën e saj dhe të rejat ajo flet në këtë intervistë dhënë “Zërit”Keni nisur një punë të madhe, sa besoni se do të rezultojë me sukses?Të them të drejtën këto ditë jam shumë e angazhuar në studio, duke i realizuar këngët e reja që do t’i përmbajë albumi im i parë. Në fakt jam me shumë fat që kam nisur bashkëpunimin me studion shumë të njohur “The Hit Factory” në të cilën studio incizojnë këngë emra të njohur: si Lil Wayne, Mariah Carey, Christina Aguilera, Justin Timberlake, Justin Bieber, Rick Ross, Jayz etj.. Jam duke punuar mjaft shumë, madje po qëndroj në studio me orë të tëra deri në orët e vona pas mesnate dhe uroj që tërë ky mund i imi të dalë me rezultate të mira.
- Na tregoni pak më shumë për këtë album?
- Albumi do të përgatitet gjatë këtij viti dhe pritet që diku pas 8 muajve të përfundoj. Do të jenë 9 deri në 10 këngë, të gjitha në gjuhën angleze. Këngët janë duke u realizuar nga emra të mëdhenj të muzikës të cilët po ashtu po merren edhe me realizimin e teksteve. Në fakt ky është albumi i parë që po përgatisë dhe uroj që publiku ta pëlqejë.
- Do të realizoni edhe ndonjë videoklip?
- Klipin e kemi xhiruar ditën e tretë kur kam ardhur këtu, por akoma nuk publikohet sepse bashkëpunëtorët i kanë datat e caktuara se kur do ta publikojnë, sepse duhet të jetë albumi gati kur të publikohet klipi. Ajo që mund të them është se videoklipi është përgatitur në Nju-Jork. Klipi bën fjalë për një tradhti, ku unë e gjej të dashurin duke u puthur me dikë tjetër. Pra kënga ka temë tipike dashurie.
- U bënë disa muaj që shkuat në SHBA, keni menduar t’i bëni një vizitë Kosovës?
- Unë tashmë kam vendosur për të jetuar këtu, ndërsa për vizitën në Kosovë nuk kam menduar ende, sepse jam shumë e angazhuar në punë. Ajo që mund të them është se këtë vit nuk mund ta vizitoj Kosovën, por familja ime do të jenë këtu gjatë pushimit të verës. Natyrisht se ndiej mall për vendin tim, por këtu në Florida jam duke ushtruar dhe zhvilluar krijimtarinë time muzikore.
- Sa jeni ambientuar atje?
- Për faktin se u bënë disa muaj që jetoj këtu, natyrisht se kam nisur edhe të ambientohem. Këtu kam miq dhe dashamirë të cilët më përkrahin për të zhvilluar edhe më shumë karrierën time. Jam shumë e lumtur që jam e rrethuar me njerëz të cilët e çmojnë punën time.
- Si po funksionon lidhja në dashuri?
- Dashuria po funksion në mënyrë perfekte. Ai më shtyn edhe më shpejt se sa kam menduar në hapat e karrierës.
- Keni vendosur për datën e martesës?
- Ne të martuar jemi me ligj, dasmën do ta bëjmë sapo të mbaroj punët tjera e që janë shumë.
- Përveç punës ju po gjeni kohë edhe për të bërë plazh?
- Këtu në Miami Beach këto ditë të fundit kam dalë shumë pak për të bërë plazh, dhe për ta shijuar ngrohtësinë e diellit, por edhe kur dalë nuk qëndroj shumë sepse më duhet të jem në studio. Ajo që më kënaq tani është pesha trupore e që kam arritur të jem hiq më shumë se 49 kilogramë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Linda, pjesë e studios “The Hit Factory” Empty Re: Linda, pjesë e studios “The Hit Factory”

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 5:29

qa ylli o bo kjo o shok
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi