Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Metropolet" Shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"Metropolet" Shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Metropolet" Shqiptare

2 posters

Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga WebMaster Sun 29 Apr 2012 - 20:35

Flasim per qytetet shqiptare. kush jane metropole kush jo. te vecantat e qyteteve ku kemi lindur. te mirat dhe te keqijat. emigrimi i bredshem ne ndryshimin e platformes se qyetit. etj etj

shkruni ca tju doj zemra
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga WebMaster Sun 29 Apr 2012 - 20:37

DURRESI. u linda ne kete qytet . kam pare shume etapa te zhvillimit te tij. degjoja krismat qe vinin nga porti ne eksodin e 92, dilsha ne ballkon me familjen dhe shikoja ambulancat qe nuk pushonin te leviznin. ajo periudhe ishte nje kthese e madhe per ne. durresi u be pika kryesore e emigrimit. deri ne 97 kaloi nje periudhe te erret. kishte shume lek ne qarkullim, por infrastruktura linte shume per te deshiruar. trazirat e 97 kaluan pergjithesisht qete vetem nje dite me krisma pati.
tani fizionomia e tij ka ndryshuar komplet. ka ndryshar me rrenje le te themi.
pika e dobet e tij mbetet akoma plazhi ka akoma shume pune per te bere
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 4:48

Tirana (vendasit: Tirona) është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë e rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.[4]

Qyteti u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet dhe u përmend për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtutetuese.

Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.[4] Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit "Nënë Tereza", i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.[4] Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje.
Përmbajtja
Gjeografia

Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.

Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët.

Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Sipërfaqja e qytetit të Tiranës është rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit është 1288 km² dhe përfshin katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra.

Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm.

Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
Klima

Në Tiranë mbizotëron një klimë nëntropikale-mesdhetare me rreshje dimërore dhe me temperatura mesatare vjetore në korrik + 24° Celsius dhe në janar +7° Celsius. Në vit bie 1 189 mm shi.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 4:50

Burreli është qendra administrative e rrethit të Matit njëkohësisht bashki dhe qyteti më i rëndësishëm i këtij rrethi. Qyteti është i vendosur në krahun e djathtë të lumit Mat në një taracë lumore të rrafshët dhe me një sipërfaqe të konsiderueshme që shkon deri në zgjerimin e Komsisë ku ndodhet edhe uzina e Ferrokromit. Qyteti është formuar në periudhën midis dy luftrave botërore. Pas Luftës së Dytë Botërore ai zgjerohet dhe zhvillohet duke marrë pamjen që ka edhe sot. Burreli ka rreth 18 000 banorë. Është rrethuar me rrugën e cila quhet "unaza e Burrelit".
Përmbajtja
Ekonomia

Zhvillimi ekonomik i qytetit të Burrelit nuk mund të shihet i ndarë nga zona që e rrethon. Duke qene se Mati ka disa prej vendburimeve me te rendesishme te mineralit te kromit ne vendin tone pervec industrise nxjerrese, rol i eshte dhene edhe industrise perpunuese te ketij minerali. Uzina e Ferrokromit ne Burrel ka qene industria kryesore e ketij qyteti e dhe si burim kyesor punesimi per banoret e tij. Aktivitete te tjera ekonomike te ketij qyteti mbeten sherbimet, ku tregtia me pakice puneson numrin me te madh te banoreve. Papunesia vazhdon te mbetet ne nivele te larta. Burimet kryesore ekonomike vazhdojne te vijne nga dergesat e qindra te rinjve qe ndodhen emigrante ne vendet e Bashkimit Evropian.
Kultura

Muzeu(Burrel)
Politika

Burreli eshte qendra administrative e rrethit te Matit i cili ben pjese ne qarkun e Dibres. Qyteti i Burrelit eshte bashki. Kryetarja e saj eshte Adelina Farrici e zgjedhur nga Partia Socialiste.
Sportet

Klubi Sportiv Burreli KS Burreli është një skuadër futbolli me qendër në Burrel. Stadiumi i Burrelit ka rreth 2500 vende. Themeluar në vitin 1952 me emrin "KS 31 Korriku Burrel", skuadra mori pjesë në Kategorinë e Parë në vitin në 1982. Që nga sezoni 2006-2007 Burreli po luan në Kategorinë e Parë.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 4:52

Shkodra
Shko te: navigacion, kërko
Shkodra
Emblema e Shkodrës
Emblema
Shkodra
Pamja nga Kalaja e Rozafës
Shkodra (Shqipëria)
{{{alt}}}
Shkodra

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Shkodrës
Rrethi Rrethi i Shkodrës
Targat e automjeteve SH
Sipërfaqja 46.16 km²
Popullsia
Dendësia e popullsisë 114 219 banorë
6 660 ban/km²
Kodi postar 4001 - 4007 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 22
Aeroporti Nënë Tereza km nga Shkodra
Faqja zyrtare
Bashkia e Shkodrës
Politika
Kryetari Lorenc Luka (PD)
Partia udhëheqëse Partia Demokratike
Të tjera
Vendasit Shkodranë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)
Portali Shkodra

“Kryeqyteti moral i Shqipnisë”

— Dom Lazër Shantoja Burimi: [2]

“Një njeriu të zakonshëm, të ardhur nga qyteti ortodoks i Manastirit, Shkodra i duket fillimi i Europës”

— Ismail Kadare Burimi: [3]

Shkodra, vendasit e së cilës quhen "shkodranë", është qytet në Shqipërinë veriperëndimore, i themeluar rreth shekujve V-IV p.e.s. Qyteti sot ka rreth 115 000 banorë, është kryeqendra e rrethit dhe qarkut me të njëtin emër.
Përmbajtja
Gjeografia
Shtrirja gjeografike

Shtrihet për rreth 16,46 km²[4] në nyjën hidrografike me pranë liqenit me të njëjtin emër dhe lumenjtë Drin, Bunë dhe Kir në një ultësirë të "mbrojtur" nga liqeni, Alpet Shqiptare në lindje ku spikasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldies (mali Sardonik i Barletit; për nga Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në perëndim dhe deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj[5] [6]. Shkodra është një ndër qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

Në rrethin e Shkodrës ndodhen hidrocentralet më të mëdha të vendit: ai i Vaut të Dejës dhe i Komanit të cilët janë përcjellësit kryesor të energjisë elektrike në shtëpitë e shqiptarëve. Qyteti vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit dhe ofron turizëm të shumllojshë ku vlen të përmendet ai kulturor, bregdetar, liqenor, lumor e malor nga Velipoja në Adriatik, Shiroka e Zogaj buzë liqenit, Sarda në Vau Dejës deri në Razëm, Shkrel, Bogë, Theth, Vermoshi nepër Malësi, shumë e shumë pika të tjera.
Oborri i Kishës së Fretënvet
Klima
Shkodra ka një klimë mesdhetare, dimër i butë e i lagësht, verë e nxehtë e e thatë. Temperaturat mesatare në vit varjojnë nga 14,5 °C deri ne 16,8 °C. Temperatura në Janar është nga 1,9 °C deri në 9 °C. Mesatarisht aty bie 2000 mm shi në vit, pra një nga zonat më të lagështa të Shqipërisë. Vera është e thatë, zakonisht. Rajoni i Shkodrës është i njohur për burime të pasura hidrografike. Janë lumenjtë Drini, Buna, Shala, Kiri, Cemi, përronj dhe burimet ujore.
Historiku
Red right arrow.svg
Artikulli kryesor: Historia e Shkodrës.

Shiko edhe: Shkodra në Lidhjet Tregtare me Trevat e Tjera në Shekujt XIV - XV

Prejardhja e emrit

Origjina e emrit të saj, SΚΟΔRΙΝΩΝ (Scodra në transkriptimin latin), mendohet [7] të jetë vendi ku shkon Drini (Shko Drinon), kur erdhën agresorët turq në Mesjetë e quanin İşkodra ose Işkenderiyye nga Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i myslimanizuar) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet dëshmojnë për më të vjetër.
Trashëgimia kulturore, Kultura e Shkodrës për Kombin Shqiptar
Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon që në shek. XV ku ishte qendër e Humanizmit. Nga ky ambjent dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar, si Marin Barleti e Marin Beçikemi [8], që me veprat e tyre nxitën në futjen e qytetit në vepra e studime e shkenca të aplikuara. Matematicieni Gjon Gazulli, u konsiderua si një nga astronomët më të shquar të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639". Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Por të dhënat tregojnë se "akademia" kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet pas shekujve e shekujve.

Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik. Për disa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e para shkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887 në Korçë. Në kujtim të kësaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit. Shkolla e Korçës bashkë me poezinë e Naim Frashërit që i thotë “ta paçim për jetë hua” ka atë rëndësi që ka, por të dhënat historike janë të tjera, krejt të tjera.

At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm ná” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from PreHistoric Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632.

“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632.”

Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XI-XIII kemi Statutet e Drishtit e të Shkodres, dëshmi të një kulture juridike pararëndëse e pushtuesve. Ilustrimi i gjallë i kësaj shkalle të lartë zhvillimi janë Kodikët e famshëm të qytetit mesjetar, të zbuluara së fundi në Venezia. Në shek. XVIII - XIX kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e qytetëruar evropiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.

Për arsye të njohura historike këto shkolla fillimisht u hapën në rrethinë: në Shkodër dhe në përgjithësi në qytete pushtuesi kishte kontroll të fortë, të përqëndruar, dhe kjo e vështirësonte deri në pamundësi hapjen e një shkolle shqipe. Shkollat ishin fetare, katolike. Kjo përmasë ishte e kuptueshme për kohën, nuk mund të ishte ndryshe. Katolicizmi përfaqësonte fenë e parë të shqiptarëve. Në ato kushte sidomos, kur nëpërmjet trysnive me e ndërrue fenë pushtuesi synonte deri asimilimin, mund të thuhet se katolicizmi ishte pjesë qenësore e identitetit shqiptar. Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14-15 janar 1703, të dielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë të Lezhës. Siç dihet ai u organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanë vënë në dukje se nën veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një pape me gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtë gjallë shqiptarizmën, në kushtet e pushtimit osman.

Katolicizmi përfaqësonte kulturën dhe qytetërimin perëndimor. E. Zhak citon një klerik françeskan shqiptar të quajtur Leonardo, i cili, lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”.

Është një ndër shërbimet më të këqija që i bëhet lënies (kombit) shqiptare dhe padyshim një investim për llogari të qarqeve parake etnonacionaliste ballkanike. Të gjithë diktatorët e rroposin popullin e vet, por jo edhe qytetërimin e trashëguar, kulturën e gjuhën e tij. Ajo që ka ndodhur e pjesërisht po ndodh edhe sot Shqipëri, është e pakundshoqe në llojin e vet. Me sa duket ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi evropian i kombit. Me fjalë të tjera, jo nusja që kruhej me mullixhinë, por plaka shtrigë klithi: për inat të sime ré tim bir e shtifsha në dhé!

Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”. Dokumentohet kjo datë, por nuk dihet: mund të ketë qenë hapur edhe më parë. Në studimin që e përmenda më lart At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbâs të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dhá vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet.

Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme; Thuhet që njëfarë Shtjefni nga Shkodra pruri nga Venediku dhe ngriti një shtypshkronjë dhe në vitin 1563 shtypi një libër kishtar. Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Johann Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë[9]. Duhet përmendur më pas shtypshkronja e Jezuitëve në vitin 1871, ku sipas studiuesit e gjuhëtarit Hamdi Bushati, në këtë shtypshkronjë, që nga viti 1871 e deri në 1938 janë shtypur 411 tituj. Pas kësaj u hapën edhe të tjera si “At Gjergj Fishta”, apo e Françeskanëve.

«...më 1861 Françeskanët themeluan (në Shkodër - N.B.) seminarin e tyre në të cilin mësohej edhe gjuha shqipe. Pastaj më 1877 Jezuitët themeluan në Shkodër një tjetër qendër me influencë për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Saverit, i cili pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë. Një risi shkencore në Kolegjin e Saverit ishte Observatori Meteorologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari Observator astronomik në Ballkan. Ai vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist. Një vit më pas (1878) motrat stigmatine themeluan shkollën femërore Françeskane për 200 vajza. Në atë kohë njoftohej se kishte 21 shkolla fillore të tjera shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre në Durrës dhe në qytete të tjera Veriore. Secila prej tyre kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit që kishte tetëdhjetë...» nga E. Jacques

«...interesant është fakti se sipas dokumentave të pseudohistorianëve komunistë, në Shkodër komuniteti ortodoks (pra popullsi jo vendase, por e ardhur vonë për nevojat e veta) ka pasë hapur shkollën e tyre që në vitin 1835, ose më saktë ata “vërtetojnë” se ne autoktonët paskemi hapur shkollat tona plot 52 vjet më vonë se jabanxhinjtë e përjetshëm serbo-malazezë. Natyrisht kjo logjikë që u shkonte për shtat komunistëve e padronëve të tyre sllavë, tani në demokraci duhet të “demaskohet” e hidhet në koshin e plehrave si vetë sistemi e ideologjia që ka 14 vite që e lamë pas. Ne veriorët e kuptojmë se po të ishin këto shkolla shqipe në trevat e Jugut nga ishin kapot komunistë me siguri do të ishte zgjedhur një nga këto shkolla e data që dëshmojnë rreth të paktën 350 vjet jetë të shkollës së re shqipe. Por për t’u realizuar kjo ishte nevojitur edhe një “ndryshim” tjetër, pasi besimtarët që hapën e zhvilluan këto shkolla nuk duhej të ishin katolikë, por ortodoksë, si vetë mëma e komunizmës. Natyrisht gjithçka është deformuar e shëmtuar nga historia jonë, duhej të korrigjohej në këto vite të pluralizmit e demokracisë duke shkuar në Europën e Bashkuar origjinal e me curriculumin e vërtetë që na kanë përcjellë shekujt së bashku me Europën së cilës i përkasim. Por, si gjithnjë ne vazhdojmë të tregohemi të vonuar... Pse???»[10].

Fillon arti i dritëshkronjës nga italiani Pietro Marubi me foton e parë të Hamza Kazazit më 1858, dhe më vonë, shfaqja e parë kinematografike në Shqipëri në vitin 1912 nga Kólë Idromeno, e energjia elektrike. Biblioteka "Marin Barleti" disponon 230 000 libra. Të ndarë në 10 fonde:

1. Fondi mbi albano-balkanologjinë (mbi 6.000 vëllime);
2. F. i librave shqip (mbi 66.000 v.);
3. Kronika e gazeta (mbi 23.000 koleksione);
4. Libra në gjuhët perëndimore (mbi 32.000 v.);
5. F. i librit tekniko-shkencor (mbi 24.000 v.);
6. F. i librave për fëmijë (mbi 34.000 v.);
7. Libra antik (1.450 v.);
8. Fondi - arkivi i librit shqip (mbi 15.000 v.);
9. F. i dorëshkrimeve (154 njësi);
10. F. i studimeve (260 tituj)

Ekzistojnë institucione të ndryshme kulturore, si Qendra Kulturore, Fototeka Marubi, Shoqata e Shkrimtarëve e Artistëve, Teatri Migjeni (i emëruar mbas Millosh Gjergj Nikolla), Galeria e Arteve, Muzeu Historik. Shkodra është qendra e Katolicizmit Shqiptar dhe një nga qendrat shpirtërore kryesore e katolikëve në Shqipëri. Ndërtime historike janë Kalaja e Shkodrës, Banja e Vogël, Xhamia e Plumbit, Ura e Mesit, Katedralja e Shkodrës, Prefektura që dëshmojnë ndikimet e shumta kulturore në qytet. Kalaja u mori famë të madhe kur në Luftën e parë ballkanike u mbrojt nga patrioti Hasan Riza Pasha dhe Esad Pasha.

Shkodra është e famshme gjithashtu për shkollimin Islam. Qendra e disa institucioneve që japin edukim të nivelit të lartë në studime arabike, e ka prodhuar studioz të mirënjohur myslimanë si Shaykh Nasirudin Albani.

Tradita e bibliotekave në Shkodër është shumë e hershme, madje fillesat e saj shkojnë qysh prej periudhës ilire. Një shqiptaro-kroat i njohur me emër Aleksandër Stipçeviç, në “Historinë e librit” shënon se në Iliri ka pasur 72 biblioteka dhe disa syresh kanë qenë edhe në Shkodër. Nga ana tjetër, në veprën e Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës” thuhet se ka pasur anale të shkruara në gjuhën e popullit. Sipas të dhënave të Daniele Farlatit në “Illyricum Sacrum”, “qendra të rëndësishme të administratës e kulturës me arkiva e biblioteka të famshme kanë qenë arqipeshkëvitë e Durrësit, Tivarit, Shkodrës e Shkupit”. Madje Shkodra njihet edhe si bërthama e parë e bibliotekave publike në Shqipëri. Në vitin 1917, u hap e para bibliotekë shtetërore e quajtur Biblioteka e “Komisisë letrare”, që u drejtua nga shkrimtari dhe publicisti Hilë Mosi, që luajti një rol të rëndësishëm në procesin e krijimit të bibliotekave, pasi ai për herë të parë futi konceptin e kopjes së detyruar.

Disa vite më vonë, kur u krijua shteti shqiptar, banorët e Shkodrës ia falën këtë bibliotekë Tiranës dhe në 28 nëntor 1922 u krijua Biblioteka Kombëtare me një fond prej 6 mijë librash. Sipas rendit kronologjik bibliotekat e Shkodrës i përkasin viteve: 1683, Biblioteka Bogdani, 1750 Biblioteka e Myftiut të Tabakëve apo Këllyçit, e cila fatkeqësisht nuk ekziston më, sepse u dogj. Ka qenë shumë e pasur me dorëshkrime në gjuhën orientale dhe ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e studiuesve të huaj, 1834 biblioteka e Vakëfit, në 1858 biblioteka e Etërve Jezuitë, 1875 Biblioteka e Françeskanëve, 1899 e Shoqërisë “Bashkimi”, 1901 e Shoqërisë “Agimi”, 1911 e Klubit “Gjuha jonë”, në vitin 1917 e “Komisisë letrare”, 1919 e Shoqërisë Vllaznia. Duhet theksuar që në këto biblioteka kanë shërbyer albanologë nga më të shquarit, si Hilë Mosi, Zef Valentini, i cili edhe pse ka qenë italian, e ka quajtur veten gjithnjë shqiptar, apo Gjergj Fishta, Hamdi Bushati, Anton Harapi, Kolë Kamsi, etj.
Kalaja e Rozafës
Red right arrow.svg
Artikulli kryesor: Kalaja e Shkodrës.
Monedhat e lashta të Shkodrës me liburnë

Në periudhën e ndërtimit të kështjellës treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve, lundrimtarë e tregtarë të zotë. Në këtë kohë qyteti merr një zhvillim ekonomik, gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin 230 p.e.r. Nga monedha mësojmë emrin që ka pasur qyteti në atë kohë, SΚΟΔRΙΝΩΝ. Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore deri në lumin Naretva (thuhet edhe deri në Friulin e sotëm, në Itali). Gjatë shek. II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik.

Ajo është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushat përreth, hyrjen në liqenin e Shkodrës si dhe kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit në Lindje. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). Qyteti antik dhe mesjetar shtrihej përkatësisht përreth akropolit, kalasë dhe ishte i mbrojtur edhe me mure të jashtme rrethuese. Pamja e sotme e kështjellës i detyrohet punës që u bë nën drejtimin e venecianëve, ndër të parat punime me karakter të përhershëm, qé ndërtimi i saranxhave në vitin 1394 ku mblidhej uji i shiut me anë ujësjellësve prej gurit të gjallë dhe derdheshin brenda për ta pasur si depozitë në rast rrethimi nga armiku. Këto shihen edhe sot dhe ka ndonjë që ujin e depozituar e ruan aq mirë dhe pastër, sa jo vetëm që mund të pihet, por edhe nuk i lë gjë mangut ujit të pusave të qytetit. Prej viti 1461-1474 vazhdoi forcimi i mureve të kalasë ku punuan mjeshtra vendas dhe dalmat; brenda kësaj kohe u mor pjesa verilindore që ishte pronë e familjes shkodrane Jonima duke i dhënë si shpërblim për këtë, ndërrim tokë afër kishës së Shën Vlashit, ku tani është Hamami.

Kështjella ka një histori të gjatë luftarake dhe te lidhur me qytetin e Shkodrës ka një gojëdhënë popullore e baladë. E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. Rozafa, nusja e më të voglit ndër tre vëllezër (baca Gjergj), u muros e gjallë në themelet e kalasë,- si këshillë nga një plak tregon legjenda,- si një sakrificë për të ndalur përgjithnjë syrin e keq që shkatërronte muret për çdo natë. Uji gëlqeror që kalon ndër muret e kalasë lidhet, në fantazinë e folklorit, me qumështin e gjirit të Rozafës, kërkesa e së cilës si akord për të pranuar sakrificën ishte lënia e anës së djathtë të trupit «sýnin e djathtë qi t'shoh birin t'em, krahun e djathtë qi ta mbâj, gjinin e djathtë qi ta ushqej, kâmben e djathtë qi me përkûnd djepin» që të kujdesej për të birin e sapolindur.
Kalaja e Rozafes e marrë nga Kodra e Pashës (Zarufe), Foto Marubi

Brenda mureve antike ka edhe një muzé i kushtuar historisë dhe legjendës së kështjellës. Për toponiminë, balada, sidomos ajo që flet për kalanë e Shkodrës, jep një sërë territoresh. Ato gërshetohen me territorin rreth kështjellës se Rozafatit: Kazenë, Maldunus, ose Valdunus (kodra mbi të cilën ngrihet Rozafati), Zarufe. Të tria këto ekzistojnë edhe sot. Humanisti dhe historiani shqiptar, Marin Barleti me 1504 shkruan në "Rrethimi i Shkodrës": "Na patën rënë në dorë disa shkrime... Ishin shkruar aty në gjuhën popullore se një farë Roza me motrën e vet, të quajtur Fa, qenë themeluesit e parë të Shkodrës e prandaj fortesa e saj quhet Rozafa". Ekziston një variant i baladës, në të cilin gjithçka kryhet nga Roza e Fa sipas veprimeve dhe situatave të baladës së murimit. Por Barleti nuk i përmend situatat dhe nuk e përmend flijimin. Ndoshta sepse ai është monoteist. Mbledhësi i këtij varianti është H. Hecquard dhe për këtë çështje shprehet më hollësisht në një studim Vili Kamsi.

Sipërfaqja prej 3,5 km katrorë. Lartësia mbi nivelin e detit luhatet nga 120 m (hyrja në kështjellë) në 130 m, (zona e sektorit të fundit). Perimetri i mureve është 881 m. Kështjella ndahet në tre sektore (oborre). Më i rëndësishmi është i fundit ku kishte qendrën kapiteneria, ose rezidenca e guvernatorit, e ndërtuar nga venecianët në fillim të shek. XV.
Kultura
Arkitektura

Qyteti dhe zonat përreth janë të bekuara me një shumëllojshmëri t'elementeve si natyrore ashtu edhe kulturore. Lagjet më tërheqëse mendohen të jenë Pìaca (është i vetmi qytet në Shqipëri që e quan kështu qendrën e tij), e identifikuar si qendra e qytetit me në qendër statujat e Nanë Terezës dhe Luigj Gurakuqit, dhe Sarreqi, Gjuhadoli (lagje e rrugë vjetër, emri i së cilës paraqet lodhjen e udhëtarëve që vinin nga Kalaja deri aty) dhe një nga rrugët me skenike,- ku shihen arkitekurat e shumta dhe dora e Kólë Idromenos në disa ndërtesa,- që lidh Katedralen nga ana lindore e qytetit me qendrën e qytetit.
Parada e Karnavaleve

Qyteti numëron rreth 100 000 banorë e shquhet për shumëllojshmërinë në kahin urbanistik[11] e arkitektonik, shtëpitë më të vjetra me 1 ose 2 kate kanë bahçe e oborre të gjelbërta e me lloj-lloj lulesh, rrugët janë të ngushta e dikur ishin me gur të kalitur (rrugë të ngushta e të vogla karakteristike, të emëruara nga familje që kanë dhënë kontribut për qytetin apo nga gojdhëna, në rrugët/lagje si Sarreqi, Gjuhadoli, Arra e Madhe ndihet akoma aroma e Shkodrës të pikturuar në prozën e Ernest Koliqit apo përnjimend në veprat e Kolë Idromenos e Simon Rrotës. Ndërtimet më të vona të shek. XX ndikohen nga prirjet arkitektonik tradicionale, të racionalizmit italian e të realizmit socialist.
Muzika
Banda e parë muzikore qytetëse me drejtues Giovanni Canale - 1898

Krijimi i bandës së parë daton ne vitin 1870 dhe drejtues i parë i saj qe Giovanni Canale, e mandej nxënësi Palokë Kurti, i cili shquhej për ndjenjat e një artisti popullor e atdhetari të flaktë. Më vonë, lindi banda muzikore e Frano Ndojës. Në vitin 1901 zë fill farmacioni i bandës muzikore të artizanatit, që u krijua menjëherë pas shpërndarjes së bandës së parë qytetëse. Pjesëmarrësit e saj ishin gjithsej 50 instrumentistë dhe drejtoheshin nga mjeshtri Palokë Kurti. Instrumentistët ishin nxënës zanatçinj të profesioneve të ndryshme. Nën drejtimin e Kurtit, ato arrijnë brenda një kohe relativisht të shkurtër rezultate të kënaqshme në përvetësimin e instrumenteve popullore. Repertori i saj përmbante këngë e marshe me karakter atdhetar e popullor. Merita e Palokë Kurtit me këtë bandë është se ai diti të përgatisë drejtues te ardhshëm të bandave muzikore, të cilët do ta çonin më tej punën e filluar nga vet ai. Banda pati jetë më shumë se një dekadë dhe më 1911 ajo shpërndahet. Ndër formacionet që fituan një popullaritet qe edhe banda e shkollës "Plotore e Parruces", nën drejtimin e mjeshtrit Sule Liçaj. Kjo shkollë ishte e njohur në qytetin e Shkodrës për veprimtari të dendur jashtëshkollore në drejtime te ndryshme.

Nisma për krijimin e saj u mor nga vet mësuesit e shkollës, të cilët duke gjetur dhe përkrahjen e prindërve hapin një fushatë për mbledhjen e te hollave për të blerë instrumentet. Në fillim, kjo bandë muzikore pati 15 vete, por me vone numri arriti në 50 vetë. Repertori i saj përbëhej kryesisht nga marshe, që gjallëronin mjaft jetën e shkollës sidomos ne raste festash apo me rastin e mbylljes së vitit shkollor. Ne historikun e saj kjo bandë muzikore ka një veprimtari të pasur sidomos për turnete që ka organizuar edhe jashtë rrethit. Nga kujtimet e mësuesit të Merituar, Ragip Gjylbegu, mësojmë se për mbledhjen e ndihmave u dallua ne veçanti atdhetari i shquar Hilë Mosi. Përveç këtij mësuesi, ndihmesë të madhe dha edhe mësuesi tjetër Mehmet Gjyli.

Nën shembullin e shkollës së Parrucës u formua edhe fanfara e konviktit të "Maleve tona", që filloi veprimtarinë në vitin 1931, nën drejtimin e Zef Kurtit me një efektiv prej 20 instrumentistësh. Krijimi i saj vlejti për gjallërimin e jetës së studentëve të gjimnazit të shtetit, kurse me këngët dhe marshet atdhetare ndihmoi në edukimin e ndjenjave të atdhedashurisë dhe frymës luftarake të saj. Kjo bandë muzikore pati jetë vetëm një vit. Tradita e mire e tyre ruhet dhe sot e kësaj dite. Në vitin 1971, pak kohe pas krijimit të shkollës se mesme artistike "Prêng Jakova" krijohet edhe orkestra frymore e shkollës, e cila vazhdon edhe sot veprimtarinë e saj. Ndërkohë, që prej 50 vitesh vazhdon veprimtarinë e saj edhe banda e qytetit[12].

Muzika e qytetit ndryshon nga ajo e fshatit, por të dyja bashkë gëzojnë popullaritet në Shkodër. Muzika e veriut është një kombinim i rafinuar i romantizmit dhe me nëntinguj të sofistikuar oriental dhe një zhdërvjelltësi në maxhor e minor. Ka një ngjashmëri me sevdalinke-n e Bosnjës dhe me Sanxhakun fqinj, por ndryshon nga ato sepse ruan cilësi tipike shqiptare në rrjedhshmërinë karakteristike të ritmit dhe tempos. Përshkrimet e para të këtyre grupeve muzikore, që datojnë nga fundi i shek. XIX dëshmojnë për përdorimin e violinës, klarinetës, sezit, dhe disa stile indiane (të përftuara duke rrarë shkopin mes dy shishesh). Të mëdhenjt Lec Kurti, Prêng Jakova, Çesk Zadeja luajtën e luajnë një rol qendror si udhërrëfyes për kompozitorët e Shqipërisë. Sot, fizarmonika dhe kitarra kanë zëvendësuar instrumentet ekzotike. Ndër përfaqësuesit më të mëdhenj të muzikës shkodrane janë Ludovik Ndoj Gjergji, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi, Marie Kraja, Shyqyri Alushi, dhe Bujar Qamili.
Ekonomia
Turizmi
Monumenti i Luigj Gurakuqit në ish-lulishten 1 Maji

Qyteti i Shkodrës ka rreth 90 monumente kulture ku spikasin në pjesen antiko - mesjetar: Kalaja e Rozafës me gjurmë të rëndësishme kulturore autoktone, muri rrethues i qytetit antik (i përiudhës romake), Muzeu i kështjellës, Kisha e Shën Shtjefnit dhe Kisha e Zojës së Shkodrës, Xhamia e Plumbit,Sahati i Inglizit, Ura e Mesit. Ndërsa në pjesen e re të qytetit ekzistojnë sot pas shkatërrimeve komuniste këto objekte kulti e istitucione fetare: Xhamia "Ebu Beker", Xhamia e Perashit, Katedralja e Shkodres, Kisha françeskane, Kisha orthodokse (mozaikët e t'cilës i bëri Pjetër Marubi), Medreseja "Sheh Shamia", Seminari Ndërdioqezan Shqiptar, Kolegji Françeskan - Shkodër, ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla", Instituti Katekistik Shqiptar etj; institucionet arsimore dhe kulturore: Universiteti "Luigj Gurakuqi" i themeluar në vitin 1957, Biblioteka "Marin Barleti", Fototeka "Marubi" - më e madhja në Shqipëri (e rrezikuar të asgjesohet nga mospërkujdesja shtetërore), Teatri Migjeni, Muzeu i rrethit (Shtëpia muze e Oso Kukës), Radio "Shkodra", Qëndra Kulturore "Don Bosco", Gjimnazi i Shtetit "28 Nëntori", Shkolla e Mesme Artistike "Prengë Jakova" etj; institucionet shëndetësore: Spitali Civil "Jorgji Karamitri", Spitali Pediatrik, Spitali Obstetrik - Gjinekologjik, Spitali Psikiatrik, Spitali infektiv, Sanatoriumi etj; këto vende të rëndësishme: Telekomi, Hotel "Rozafa", Hotel "Argenti", Banka Kombëtare Shqiptare. Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në gad. e Ballkanit, dhe qendrat e Shirokës e të Zogajt janë shumë të vizituara nga turistë të huaj e vëndas. Rreth 5 km në lindje të Shkodrës gjendet edhe qyteza mesjetare e Drishtit.

Shumë vizitorë ndjejnë se Shkodra është shpirti i Shqipërisë. Paraqitja karakteristike e qytetit formohet nga struktura e vendosjes e shtëpive të vjetra, rrugëve të ngushta e shoqëruar me muret prej guri dhe ndërtimet moderne. Pas Luftë së Dytë Botërore u rindërtua me rrugë më të gjëra që të përshtateshin me mjete e reja të transportit, dhe ndërtime të reja rezidenciale po ndërtohen vazhdimisht.
Shkodra ka dhe stadiumin e famshëm Loro Boriçi, stadiumi i dytë më i madh në Shqipëri, e rreth sporteve ishte qyteti i parë me shoqëri sportive Vllaznia i themeluar në 1919.
Politika
Bashkia e Shkodrës
Prefektura e Shkodrês
Monumenti i dëshmorëve të 2 prillit

Kryetar i Bashkisë së Shkodrës është Lorenc Luka (aktualisht, Nentor 2007) i Partisë Demokratike, PD. Shkodra është qëndra e qarkut me të njëjtin emër.

Institucionet vendore: Bashkia e qytetit, Prefektura dhe Këshilli i Rrethit, Gjykata.

Vlen për tu përmendur se në këtë qytet u bë protesta e parë anti-staliniste nga studentët dhe në vitin 1990 ka hedhur hapin e parë në ndërrimin e sistemit. Kujtojmë këtu demostradën e parë: "Demostrada e Heshtur", në nëntor të 1990. Më pas 13 dhjetori që ishte rrëzimi i bustit të E. Hoxhës, 2 prilli 1991 ku u vranë 4 djem dhe u quajten "Dëshmorët e Demokracisë", si dhe lindja e sindikatave të pavarura.
Transporti

Shkodra ndodhet rreth 90 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ajo ka dy akse që e lidhin me Malin e Zi. Njëri është Shkodër-Han'i Hotit dhe tjetri është Shkodër-Muriqan. Rrjeti hekurudhor nga Han'i Hotit për në Tiranë ndalon dhe në Shkodër. Transporti publik brenda qytetit mbulon linjën Bahçallëk-Fermentim. Transporti i udhëtarëve ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe shumicës së komunave mbulohet nga mjetet e transportit te udhëtarëve të tipit furgon.

Siç është cekur më lart, pozita gjeografike e Shkodrës mundëson vizitën e disa lloje peisazhesh në një krahinë jo të madhe. Shkodra është larg Razmës rreth 42 km, e larg Bogës 48 km. Larg Velipojës 32 km. Dhe fare pranë ka Shirokën dhe Zogajt me 8-9 km.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 4:53

Komuna Tropojë
Kjo është versioni e shqyrtuar të kësaj faqejeshow/hide details
Shko te: navigacion, kërko
Komuna Tropojë
Harta e Republikës së Shqipërisë ku ndodhet Komuna Tropojë
Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Popullsia
• dendësia 5 606 banorë
p/dh
Qarku Qarku i Kukësit
Rrethi Rrethi i Tropojës
Kodi postar 8703 [1]
Ueb sajti Komuna e Tropojës
Targat e automjeteve BC
308 · Komunat e Shqipërisë

Komuna Tropojë është një komunë në Rrethin e Tropojës në Shqipëri.[2] Tropoja apo shpesh përmendet si Tropoja e vjetër është vendbanim në Shqipërinë veriore dhe sot është zona me e lidhur me Kosovën.
Përmbajtja

1 Pak histori
2 Ekonomia
3 Vendbanimet
4 Burimet
5 Shiko edhe
6 Lidhje të jashtme

Pak histori

Tropoja njihet historikisht si pjesë e Malësisë së Gjakovës. Gjatë Perandorisë Osmane ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Kufiri i vitit 1912 që shkëputi pjesën më të madhe të Kosovës nga Shqipëria la Tropojën në izolim dhe vështirësoi jetën e banorëve. Kufiri la të izoluar edhe ekonominë e Tropojës.

Nga çlirimi i Shqipërisë e deri në Luftën e dytë botërore Tropoja së bashku me të gjitha vendbanimet e tjera të Tropojës, Hasit dhe Kukësit që kishin mbetur këndej kufirit ishte pjesë e Prefekturës së Kosovës, që ishte një nga 10 zonat administrative të Shqipërisë së lirë.

Sot Tropoja është pjesë e Rrethit të Tropojës, të cilit edhe i ka dhënë emrin.

Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 fillon një fazë e re për jetën e banorëve të cilët tani mund të shfrytëzojnë shkollat apo spitalet në Kosovë.
Ekonomia

Tropoja ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe 120 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Pozita gjeografike ka imponuar një lloj izolimi ekonomik nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Komunikacioni rrugor me Kosovën mundëson tregti të shpejtë.

Tropoja ka sipërfaqe mjaftë të madhe të tokave të punueshme, në të cilat kultivohen drithërat, mollët, gështenjat, kumbullat e dëgjuara tropojane, ndërsa në blegtori mbizotërojnë të imtat.
Vendbanimet
Komuna Tropojë
Tropojë · Astë · Mejdan · Kasaj · Kojel · Viçidol · Koçanë · Buçaj · Gegaj · Papaj · Sopot · Hasaj · Babinë · Shumicë · Begaj · Shkelzen · Myhejan · Kovaç · Kerrnajë
redaktoni kutinë


Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 4:54

Vlora
Kjo është versioni e shqyrtuar të kësaj faqejeshow/hide details
Shko te: navigacion, kërko
Vlora
Nofka: Qyteti i Flamurit
Emblema e Vlorës
Emblema
Vlora (Shqipëria)
{{{alt}}}
Vlora

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Vlorës
Rrethi Rrethi i Vlorës
Targat e automjeteve VL
Sipërfaqja 12 km²
Popullsia
Dendësia e popullsisë 124,000 banorë
10,333 ban/km²
Kodi postar 9401-9404 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 33
Aeroporti Nënë Tereza 154 km nga Vlora
Faqja zyrtare
Bashkia e Vlorës
Politika
Kryetari Shpëtim Gjika
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Të tjera
Vendasit Vlonjatë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)
Portali Vlora

Vlora është një qytet bregdetar në jugun të Shqipërisë. Vlora është qyteti i dyte më i madh portual pas Durrësit, me një popullsi afërsisht 124,000 (2006). Ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në Detin Adriatik dhe është qendra e Rrethit të Vlorës dhe të Qarkun së Vlorës.
Përmbajtja

1 Historia
2 Politika
3 Ekonomia
4 Transporti
4.1 Transporti rrugor
4.2 Transporti hekurudhor
4.3 Transporti detar
4.4 Transporti ajror
5 Klima
6 Edukimi
7 Sporti
8 Panorama e qytetit
9 Burimet
10 Shiko edhe

Historia

Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar.

Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë. Në shek. V. u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi në shek. XIV nën sundimin e Balshajve. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, të mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj.

Osmanët e pushtuan këtë zonë më 1417 dhe kjo zonë ofronte portin e parë të pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm u bë edhe qendër sanxhaku, i cili u trashëgua gati pa ndërprerje nga Vlorat, oxhaku i qytetit. Më 1531, kur sanxhakbej ish Kara Sinan Pashë Vlora, Sulltan Sulejmani i Madh vizitonte zonën dhe më gurët e Aulonës u ndërtua një kala afër detit (në vendin e stadiumit të sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brenda kishte kulla 7-katesh e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani. Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës. Historiani turk Evlija Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963. Në vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin 2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar.[2] Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies 1542. Në shek. XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me 1812. [3]

Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me 28 nënto1912 këtu Kuvendi Kombëtar shpall Pavarësinë në Sarajet e Vlorajve dhe formoi qeverinë me Ismail Qemal Bej Vlorën në krye. Por në dhjetor 1914 u pushtua nga italianët. Më 1920 u krijua komiteti "Mbrojtja Kombëtare", i cili organizoi forcat që morën pjesë ne Lufta e Vlorës dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më 2 shtator 1920. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e Qershorit 1924. Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më 15 tetor 1944. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër duke arritur 72000 banore në 1989.

Në 1997, Vlora ishte qendra e demonstratave popullore kundër firmave piramidale (Ponzi scheme), gjë që solli dhe rënien e qeverisë.

Sot, Vlora është një qendër e rëndësishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar.
Politika

Kryetar i Bashkisë së Vlorës është Shpëtim Gjika. Ne 2003 ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH, vit në të cilën vendosi dhe kandidaturën për kryetar bashkie. Zoti Gjika, me devotshmëri dhe përkushtim vazhdon te kryej detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës.
Ekonomia

Vlora është një qendër e rëndësishme tregtare dhe detare në Shqipëri. E zhvilluar është industria e peshkimit. Vlora prodhon naftë, gaz natyror, bitum dhe kripë. E zhvilluar në qytet është industria e manifakturës tekstile si dhe ajo e ndërtimit.

Vitet e fundit ka pasur një zhvillim të madh turizmi, duke u shoqëruar ky zhvillim me ndërtimin e shumë hoteleve, restoranteve, plazheve.
Transporti
Porti i Vlorës
Transporti rrugor

Vlora ndodhet rreth 135 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ndërkohë që vetëm 72 milje e ndajnë nga Italia. Drejt këtyre dy pikave udhëtojnë autobusë e mjete të shumta, që mundësojnë transportin e njerëzve.
Transporti hekurudhor

Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër. Gjendja e tanishme bën që hekurudhat praktikisht mos të përdoren pothuajse fare.
Transporti detarVlorën e ndajnë vetëm 72 km nga Italia. Çdo ditë nisen tragete për në Brindisi, Otranto.
Transporti ajror

Në Vlorë ndodhet dhe aeroporti ushtarak, tashme jashtë përdorimi.
Klima

Klima e Vlorës është tipike mesdhetare me një dimër te lagësht e te ngrohte dhe me një vere te nxehte e cila arrin deri ne 40 grade.
[fsheh]Climate data for Vlore
Month Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec Year
Source: http://www.bbc.co.uk/weather/world/city_guides/results.shtml?tt=TT003320
Edukimi

Vlora është qyteti i dyte me universitetin më të madhe në Shqipëri. Universiteti i Vlorës "Ismail Qemali" u krijua ne vitin 1994 si një universitet teknologjik. Përpara vinin rreth qindra studente ndërsa tani vine 15,000. Akoma e ruan përqendrimin ne teknologji por i ka shtuar edhe ekonomi, finance, edukimi, mjekësi.
Sporti

Shiko edhe: FK Flamurtari

Qytetaret e Vlorës pëlqejnë një llojshmëri sportesh. Me popullori midis tyre është futbolli. Vlora ka dy ekipe profesionale: KS Flamurtari dhe Vlora City FC. Flamurtari luan aktualisht në superligën ndërsa Vlora City ne kategorinë e dyte. Sporte te tjera qe luhen janë: volejboll, basketboll, hendboll, atletike dhe notim. Vlonjatet ne realitet pëlqejnë sportet ekstreme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 4:56

Kukësi
Kjo është versioni e shqyrtuar të kësaj faqejeshow/hide details
Shko te: navigacion, kërko
Kukësi
Kukësi (Shqipëria)
{{{alt}}}
Kukësi

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Kukësit
Rrethi Rrethi i Kukësit
Targat e automjeteve KU
Popullsia 16.765 [1] banorë
Kodi postar 8501-8503 [2]
Prefiksi telefonik +355 (0) 24
Aeroporti Nënë Tereza km nga Kukësi
Faqja zyrtare
Bashkia e Kukësit
Politika
Kryetari Hasan Halilaj
Partia udhëheqëse Partia Demokratike
Të tjera
Vendasit Kuksianë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)
Ura e vjetër në fund të Rezervuari bosh Fierzës në shkurt 2002
Kampin e refugjatëve në mes të Kukësit dhe Morina, 1999

Kukësi është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrire në koordinatat 42,09° V, 20,43° L. Është qendra e Qarkut Kukës. Shtrihet në rrëzë të Malit të Gjallicës dhe në breg të Liqenit të Fierzës, në Rrafshen e Lumës. Motoja e qytetit është “Qyteti i mikpritjes dhe bujarisë”.

Në vitin 2000 Kukësi u kandidua për Çmimin Nobel për Paqe me motivacionin e pritjes së mbi 450.000 shqiptarëve nga Kosova të dëbuar nga regjimi policor serb. Në vitin 2010, banorët e Kukësit u shpallën nga USAID, si më të lumturit e Shqipërisë.

Megjithëse zona e Kukësi është një vendbanim i hershëm historik, siç dëshmohet prej varreve ilire të zbuluara në fshatin Kënetë, Kukësi ose Kukësi i Ri është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri.
Përmbajtja

1 Historia
1.1 Kukësi i Vjetër
1.2 Kukësi i Ri
2 Gjeografia
3 Klima
4 Politika
5 Ekonomia
6 Transporti
7 Kultura
7.1 Masmediat
7.1.1 Radio Kukesi
8 Lidhje të jashtme
9 Burimet
10 Shiko dhe këtë

Historia
Kukësi i Vjetër

Shtrihej ne territoret e përmbytura nga ujërat e Liqenit të Fierzës. Shtrihej në një brezare të krijuar nga Drini i Zi dhe Drini i Bardhë. Një varg zbulimesh arkeologjike dëshmojnë banimin e pandërprerë të kësaj hapësire që nga neoliti e këtej. Mendohet se në territorin e Kukësit ka jetuar fisi ilir i Sikuliotëve. Bep Jubani banorët e Kukësit i quante "ilirët alpinë". Përmendet së pari si fshat i Nahijes së Lumës, në vitin 1571 (me 9 shtëpi të krishtera dhe 3 të myslimanizuara). Në vitin 1591 Kukësi kishte 11 shtëpi të krishtera e 6 të myslimanizuara. Në vitin 1610, arqipeshkvi i Tivarit, M. Bici, e shënon Coccus, Vila di Cocus, me rreth 50 shtëpi, prej tyre 5 myslimane e të tjerat të krishtera (katolike) dhe si qendër peshkatare dhe e një garnizoni të avancuar turk. 30 vjet më vonë dëshmohet me 50 shtëpi, një kishë të rrënuar dhe shumicën e banorëve të myslimanizuar. Më 1633, P. Mazreku, edhe ky arqipeshkv i Tivarit, përmend Vaun e Kukut. Mortaja e vitit 1689, shoi shumë vendbanime dhe kjo bëri që kjo zonë të braktisej për një kohë të gjatë deri sa në gjysmën e parë të shek. XVIII u ripopullua me banorë nga fshati Osmanaj i Bicaj. Në këtë kohë u shfaq me emrin Drinabardh. Në vitin 1869 rishfaqet me emrin Kukusa.

Në vitet 1912-1921 u pushtua nga serbët, bullgarët dhe austriakët. Mori pjesë në luftërat kundër forcave serbe në vitet 1912-1913. Shumë banorë të tij u masakruan nga forcat serbe. Në vitin 1921 deputeti i parë i Kukësit zgjidhet Mustafë Lita. Deri në vitin 1922, kur përfshihet në Prefekturën e Kosovës, ishte një qendër e vogël ku hani ishte institucioni më i madh publik. Në vitin 1923 u bë qendër krahinore me 28 shtëpi e 186 banorë. Në zgjedhjet e vitit 1923, fiton grupi i majtë me përfaqësues Avni Rustemin. Sulmohet më 16 Qershor 1924 nga forcat kryengritëse të Bajram Currit. Rimerret nga forcat qeveritare të Muharrem Bajraktarit në dhjetor 1924. Në Gusht 1925, shpallet qendër e Prefekturës duke zëvendësuar Krumën e Hasit. Në këtë periudhë, popullsia e Kukësit shtohet në mënyrë të konsiderueshme me ardhjen e qindra familjeve nga Gjakova dhe Prizreni. Ata sjellin me vete tregtinë dhe tradita të reja gatimi e shërbimi, e shumë zeje.[3] Gjatë kësaj kohe vijnë dhe shumë familje nga Gora. Në fillimin e viteve 30 shpallet bashki.

Në vitin 1935 shpërthen në Kukës, kryengritja anti-zogiste e drejtuar nga Muharrem Bajraktari. Shtypet me dhunë nga forcat qeveritare. Qyteti gjallërohet nga institucionet shtetërore, shkolla, shoqëria sportive Kosova, banda muzikore, enti kulturor Djelmnia Shqiptare, një rrjet shërbimesh publike dhe pazari i së dielës. Në mes të qytetit ngrihen ndërtesa e Prefekturës, busti i Mbretit Zog (zëvendësohet me bustin e Skënderbeut në vitin 1939), një lulishte dhe një pus. Fillon e merr pamje urbane. Në vitin 1938 kishte 1800 banorë.

Pushtohet i fundit nga Italia Fashiste, më 14 Prill 1939. Në vitin 1940 lidhet me Shkodrën me rrugë automobilistike. Po në këtë vit rikthehet në Shqipëri Muharrem Bajraktari i cili drejton rezistencën e armatosur antifashiste në Kukës. Në Shtator 1943 Muharrem Bajraktari në krye të 2500 forcave e çliron nga pushtimi italian. Disa ditë më vonë mbërrijnë pushtuesit gjermanë. Fillon aktivitetin e vet celula e parë komuniste. Në Gusht 1944, me provokimin e forcave partizane shpërthen në Kukës, lufta civile.

Më 18 Nëntor 1944, forcat gjermane largohen nga qyteti dhe hyjnë forcat partizane të Brigadës XVIII sulmuese. Në dhjetor 1944 vendoset administrata e re e Prefekturës. Rindërtohet ura mbi Drinin e Zi. Rihapet tregu. Hapet Shtëpia e Rinisë. Fillon punën spitali civil. Në vitin 1946, qyteti furnizohet me dritë elektrike me anën e një motori tanku të adaptuar. Lidhet me rrugë automobilistike me Peshkopinë. Hapen shkolla unike dhe konvikti. Krijohen ndërmarrja tregtare dhe kooperativat artizanat, konsum dhe shitblerje. Në vitin 1949, krijohet dega e Bankës Shtetërore. 1950-1962 rritet ndjeshëm popullsia me banorë të ardhur nga fshatrat. Hapet Shtëpia e Kulturës. Në vitin 1954 fillon punën kinemaja. Në vitin 1956, hapet gjimnazi. Në vitin 1958 ndërtohet ujësjellësi. Në vitin 1959, krijohet estrada profesioniste, kurse në vitin 1960 ngrihet Radio Kukësi dhe hapet shkolla pedagogjike 2-vjeçare. Fillon punën biblioteka e qytetit. Ngrihen Muzeu lokal dhe teatri i kukullave në vitin 1960. Niveli ekonomik i qytetarëve mbetej i ulët. Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri. Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Fillon jeta paralele e dy qyteteve. Në 1970 Kukësi kishte 6073 banorë. Në 1978 Kukësi i Vjeter ua la vendin ujërave të liqenit të Fierzës.
Kukësi i Ri

Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri. Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Në prill të 1965 filloi popullimi i tij. Në vitin 1978 e tërë popullsia vendoset në qytetin e ri. Në Gusht 1988 varet në qendër të qytetit poeti disident Havzi Nela. Më 5 Janar 1991 krijohet dega e Partisë Demokratike për Kukësin. Në 11-12 Mars 1997, shpërthejnë trazirat në qytet. Në vitin 1999, Kukësi pret afro 450.000 shqiptarë nga Kosova të dëbuar nga regjimi serb. Në vitin 2000 kandidohet për Çmimin Nobel për paqe duke u bërë i pari qytet në botë i kandiduar për një çmim të tillë. Në vitin 2004 përfundon ndërtimi i Aeroportit të Kukësit. Në vitin 2010 përfundon ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës që lidh më shpej Kukësin me Tiranën.
Gjeografia

Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Është qytet që kufizohet në Veri-Lindje dhe Lindje me qytetin e Prizrenit (Kosovë) ku si pikë kontakti është dogana e Morinës, dhe në brendësi të territorit Shqiptar kufizohet me Hasin në veri, Pukën në perëndim dhe Peshkopinë në Jug. Kukësi ose Kukësi i Ri është vendosur në këmbë të malit të Gjallicës (2487 m) dhe është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri. Përfundoi së ndërtuari në vitin 1976, dhe vendin e Kukësit të Vjetër e zuri hapësira ujore prej 72,5 km² e liqenit artificial të Fierzës, i cili u ndërtua si rezultat i ndërtimit të Hidrocentralit me po të njëjtin emër. Baseni i këtij liqeni furnizohet nga dy lumenj të rëndësishëm, Drini i Zi (buron në liqenin e Ohrit) dhe Drini i Bardhë (buron në Malet e Rugovës, Kosovë), të dy këto degë formojnë Lumin Drin, më të gjatin në Shqipëri me 280 km i cili derdhet në Detin Adriatik nëpërmjet Gjirit të Lezhës. Bashkimi i dy Drinave i kanë dhënë Kukësit formën e një gadishulli, gjë që i jep një pamje shumë piktoreske.

Ka një shtrirje veri-jug prej 1,4 km dhe lindje-perëndim prej 0,9 km. Ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 150 ha dhe lartësi mesatare 320-350 m mbi nivelin e detit.
Klima

Klima karakterizohet nga një dimër i ashpër dhe një verë e nxehtë. Temperatura mesatare vjetore në rrethin e Kukësit sillet rreth 11,9 °C. Temperaturat mesatare ekstreme sillen nga 3,9 deri 25,4 °C. Reshjet vjetore mesatare sillen nga 800 deri në 1100 mm. Shpejtësia mesatare e erës është 3,5 m/s në dimër, 3,1 m/s në pranverë dhe 2,3 m/s në vjeshtë. Trashësia e shtresës së borës është në varësi të drejtpërdrejtë me lartësinë mbi nivelin e detit dhe nga ekspozimi i shpateve. Zakonisht ajo lëviz nga 40 cm deri në 200 cm. Shtresa e dëborës mesatarisht zgjat 35-40 ditë.
Politika

Qyteti i Kukësit u shpall bashki në fillimin e viteve 30. Tradicionalisht njihet si qytet me bindje të djathta. Kryetar i Bashkisë së Kukësit është z.Hasan Halilaj i Partisë Demokratike. Më përpara tij Kryetarë bashkie kanë qenë : Shefqet Çela (periudha e Mbretit Zog), Abedin Budinaku (periudha e Mbretit Zog), Tahir Kolgjini (periudha e pushtimit italian), Xhaferr Bislimi (periudha e pushtimit gjerman, i vrarë me atentat nga celula komuniste e Kukësit). Në vitin 1944 bashkitë u zëvendësuan me Këshillat Popullorë të qyteteve dhe u rikthyen në zgjedhet lokale të Korrikut 1992. Nga viti 1992 e këtej kryetarët e bashkisë kanë qenë : Qemal Parllaku (1992-1996, Partia Socialiste), Safet Sula (1996-2000, Partia Demokratike), Ylber Zeneli (2000-2003, Partia Demokratike) dhe Osman Elezi (2003-2007, Partia Socialiste). Hasan Halilaj është i vetmi që ka fituar 2 herë zgjedhjet lokale në vitet 2007 dhe 2011.
Ekonomia

Para vitit 1925, fshati Kukës banohej kryesisht nga banorë vendas, aktiviteti kryesor i të cilëve ishte bujqësia dhe blegtoria e cila zhvillohej në të dy anët e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhë. Pas vitit 1925, Mbretëria Shqiptare i kushtoi një rëndësi të veçantë këtij fshati duke i dhënë statusin e një qyteti gjë që u be shkak që ai të popullohet me banorë të ardhur nga Shkodra,Prizreni,Gjakova dhe Gora. Ardhja e tyre shënon dhe futjen në jetën e këtij qyteti të aktiviteteve tregtare dhe prodhuese. Janë këta banorë të rinj që i japin Kukësit një pamje të re përmes ndërtimit të shtëpive të reja dhe moderne dhe krijimit të një fryme të re qytetare përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore.

Falë tyre, Kukësi nis të bëhet i njohur si një nyje lidhëse dhe me rëndësi për të dy anët e kufirit. Në ato vite nisën aktivitetin zeje të tilla si: kafet dhe restorantet, tregtia me shumicë dhe pakicë, prodhimet e ëmbëlsirave, fotografia, mjetet moderne te transportit (biçikletat, veturat, kamionat dhe autobusët) ngjyrosja dhe përpunimi i leshit, përpunimi i lëkurës dhe i mishit, prodhimi i rrobave dhe këpucëve, shërbimi postar dhe telegrafik, prodhimi i energjisë elektrike, përpunimi i metalit, prodhimet prej ari dhe argjendi, arkitekturë dhe plan urbanistik, një traditë e re gatimi dhe shërbimi, etj.

Ardhja e sistemit komunist shkaktoi dhe shkatërrimin total të kësaj përvoje, grabitjen dhe sekuestrimin e pronave dhe të pronarëve, shpronësimin e banesave dhe objekteve tregtare, nëpërkëmbjen e të drejtave dhe të lirive elementare të njeriut, degradimin e plotë të elementëve kapitalistë etj.

Kukësi gjatë regjimit komunist ishte një qendër industriale në Shqipëri. Deri në vitet '90, Kukësi kishte një industri të nxjerrjes dhe shkrirjes së bakrit (teknologji sovjetike e viteve '60), nxjerrjes dhe koncentrimit të mineralit të kromit, nxjerrjes së mineralit të kuarcit, prodhimit të materialeve të ndërtimit (materiale inerte, parafabrikate etj), përpunimit të lëndës drusore dhe prodhimit të mobilieve, prodhimit të qilimave dhe sixhadeve, prodhimeve ushqimore (pije alkoolike, prodhime të qumështit, prodhime përpunuese të frutave dhe perimeve, prodhimit te bukës etj.), mbledhjes dhe përpunimit të bimëve mjekësore, prodhime të industrisë mekanike, shërbim hotelier përmes dy hoteleve turistike të cilat pritnin dhe përcillnin dhe disa qindra turistë të huaj, etj.

Kukësi ishte një vend i njohur dhe me traditë në rritjen dhe mbarështrimin e deleve. Cilësia e mishit dhe e leshit të deleve lumjane ishin të njohura në të gjithë Ballkanin. Regjimi komunist dhe veçanërisht fushata antiekonomike e tufëzimit të bagëtive, bëri që numri i krerëve të vijë vazhdimisht në rrënje dhe kjo veç kësaj çoi në ftohjen e dëshirës së blegtorit për të rritur e mbarështruar bagëti.

Kukësi ishte gjithashtu një qendër e njohur e transportit. Krahas llojeve të tjera të transportit, aty ishte i zhvilluar dhe transporti ujor, përmes liqenit artificial të Fierzës, i cili bënte të mundur transportin e mallrave dhe të udhëtarëve.

Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të qytetit dhe të fshatrave punonin në zonën nxjerrëse dhe përpunuese të kromit në Kalimash, në minierën e nxjerrjes së bakrit në Gjegjan etj.

Transformimet e domosdoshme ekonomike drejt tregut të lirë pas viteve '90 bën që pjesa më e madhe e industrisë së lartpërmendur të falimentojë tërësisht, sepse ajo industri ishte ngritur për të funksionuar në kushtet e një ekonomie të centralizuar dhe të planifikuar. Mirëpo kjo shkaktoi shumë plage sociale, duke çuar në krijimin e një mase të madhe të papunësh.

Moszgjidhja në kohë e problemeve të pronësisë mbi tokën (veçmas problemet e shumta të krijuara nga shpërngulja e detyrueshme e banorëve të Kukësit të Vjetër pas ndërtimit të HEC-it të Fierzës) shkaktuan shumë konflikte pronësore dhe bllokuan tërësisht nismat e biznesit vendas dhe atij të huaj, duke krijuar një ngërç absurd që ende dhe sot e kësaj dite vazhdon t'a mbajë të mbërthyer dhe nën tension të gjithë Kukesin.

Një rol shkatërrimtar për ekonominë e Kukësit dhe në acarimin e mëtejshëm të problemeve sociale, ka luajtur ekzistenca e kufirit me Kosovën, që nga viti 1948 e më tej pas viteve 90' dhe veçanërisht embargoja e komunitetit ndërkombëtar ndaj ish-Jugosllavisë, gjatë konflikteve etnike pas shpërbërjes së saj.

Shkak i tyre, sot një pjesë e industrisë që mund të ringjallej, mbeti e bllokuar, duke çuar në rrënimin total të objekteve industriale, falimentimin e bizneseve të vogla dhe në një shkallë shumë të lartë të papunësisë. Sot ekonomia e qytetit të Kukësit është e mbizotëruar nga biznesi individual apo ai familjar dhe kryesisht është e bazuar tek tregtia e vogël. Degët zotëruese të ekonomisë ndër të tjera janë: transporti dhe shërbimet. Kukësi zotëron dhe një aeroport të përmasave ndërkombëtare (përfunduar së ndërtuari në fund të vitit 2004), mirëpo për dhënie me koncesion të aeroportit "Nënë Tereza" të Rinasit, ai sot nuk funksionon. Kukësit i mungon infrastruktura moderne dhe veçanërisht lidhjet me fshatrat dhe qytetet më të afërta si: Peshkopi, Shkodër, Krumë, Prizren etj. janë shumë të dobëta.

Lidhjet telefonike ndonëse janë përmirësuar, ato janë ende në një gjendje të mjeruar, për të mos folur për internetin, i cili ende nuk ka gjetur kushtet për t'u shtrirë nëpër familje. Të gjithë këto faktorë, por dhe shumë faktorë të tjerë e kanë detyruar qytetarin e Kukësit të braktisë vendin e të drejtohet për në Tiranë e zona të tjera apo edhe për të emigruar jashtë vendit.

Ky proces ka shkaktuar dhe një largim në përmasa dramatike të njerëzve me arsim të lartë dhe me përvojë pune, duke shkaktuar kështu një boshllëk shumë të madh në administratën publike, në arsim dhe kulturë, shëndetësi etj.
Transporti

Qyteti i Kukësit, që nga viti 2009, është kthyer në një nyje të transportit mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar, pas vënies ne përdorim të autostradës që zë fill në pikën e kalimit kufitar në Morin. Kjo autostradë e ka vendosur Shqipërinë në rrjetin evropian të autostradave. Edhe nga ana tjetër e kufirit po punohet me ritme të shpejta për të lidhur Vërmicën me Prishtinën.

Njëkohësisht po punohet për ndërtimin e rrugës që lidh qytetin e Kukësit me Krumën e më tej me qytetet e Bajram Currit dhe Gjakovës. Në krahun tjetër po punohet në zgjerimin dhe rikonstruksionin e rrugës Kukës-Peshkopi. Edhe një segment i rrugës lidhëse me zonën e Gorës është në zbatim, mirëpo ky segment shtrihet në një terren shumë të vështirë dhe do të kërkojë më shumë kohë dhe fonde për t'u përfunduar.

Duke parë investimet e kryera viteve të fundit, lirisht mund të thuhet se kjo pjesë e vendit nuk është më e izoluar si më parë dhe se janë krijuar kushtet për të nxitur investimet private vendase dhe të huaja, në fusha të tjera me leverdi ekonomike, që do të ulnin treguesit e papunësisë dhe do të rrisin mirëqënjen e banorëve.

Qeveria shqiptar që një kohë ka nxitur projektimin e rrjetit hekurudhor që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe me rrjetet e tjera të rajonit dhe që do të kalojë nëpër Kukës, për t'u lidhur me pikën më të afërt që është qyteti i Prizrenit, i cili ka lidhje hekurudhore me pjesët e tjera të Kosovës dhe të rajonit.
Kultura
Masmediat
Radio Kukesi

"Ju flet Kukësi...” Kjo sigël zanore që u përhap më 16 tetor 1959, nga katër altoparlantë, që vareshin në pemët e qytetit të vjetër të Kukësit, hapi rrugën e një radioje, që në jetën e saj të gjatë do të bëhej një legjendë e informimit në gjuhën shqipe. Sigla që ende shoqëron mëngjeset e mijëra dëgjuesve, nuk është ndalur në këta 45 vjet.

Kjo radio i afirmoi vlerat në ruajtjen e ndjenjës kombëtare të gjuhës, kulturës dhe historisë, sidomos te shqiptarët jashtë kufijve në Kosovë e Maqedoni, për të cilët u ngrit dhe ky radiostacion që më pas do të identifikohej me vetë qytetin e Kukësit.

Në qytetin e vogël, njerëzit që nuk kishin dëgjuar më parë radio, habiteshin kur nga altoparlantët në vatrat e tyre, hyri vala e Radio Kukësit, që u bë pjesë e pandarë e jetës së tyre.

Fillimi ishte krejt i natyrshëm. Një program i improvizuar, një tribunë ku ngjitet ish-presidenti Haxhi LLeshi, për të prerë shiritin ishte dita e startimit të kësaj radioje që ishte e dyta në vend, për nga rëndësia dhe numri i dëgjuesve, pas Radio Tiranës. Qyteti dhe rrethi i Kukësit kanë jetën e tyre në këtë radio, që nga viti 1959 e deri më sot. Koha vlerëson si të pazëvendësueshme punën e radios që identifikohet me emrin e qytetit.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 4:57

Pogradeci
Kjo është versioni e shqyrtuar të kësaj faqejeshow/hide details
Shko te: navigacion, kërko
Pogradeci
Pogradeci
Panorama
Pogradeci (Shqipëria)
{{{alt}}}
Pogradeci

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Korçës
Rrethi Rrethi i Pogradecit
Targat e automjeteve PG
Sipërfaqja 13 km²
Popullsia
Dendësia e popullsisë 38 500[1] banorë
2 962 ban/km²
Kodi postar 7301-7303 [2]
Prefiksi telefonik +355 (0) 83
Aeroporti Nënë Tereza 148 km nga Pogradeci
Faqja zyrtare
Bashkia e Pogradecit
Politika
Kryetari Artan Shkëmbi
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Të tjera
Vendasit Pogradecarë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)

Pogradeci është qytet në Shqipërinë juglindore në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit. Qyteti numëronte rreth 38,000 banorë në vitin 2009.
Përmbajtja

1 Gjeogafia
1.1 Fshatrat përreth
1.2 Klima
2 Popullsia
3 Historia
3.1 Kalaja e Pogradecit
3.2 Prejardhja e emrit
4 Politika
4.1 Kryetarë
4.2 Këshilli bashkiak
5 Ekonomia
5.1 Turizmi
6 Sporti
7 Transporti
8 Personalitete
8.1 Qytetarë nderi
8.2 Veprimtarë të njohur
9 Galeria
10 Panorama
11 Lidhje të jashtme
12 Burimet
13 Shiko edhe këtë

Gjeogafia

Pogradeci ndodhet në juglindje të Republikës shqiptare, është kryeqendra e rrethit të Pogradecit dhe bënë pjesë të qarkut të Korçës. Qyteti ka një sipërfaqe prej 13 km² dhe ndodhet në bregun të liqenit të Ohrit. Pogradeci shtrihet 700 metra mbi nivelin e detit në një luginë, e cila rrethohet nga malet në perëndim dhe nga kodra të ulta në jug dhe në lindje.
Fshatrat përreth

Pogradeci është rrethuar nga fshatrat Tushëmisht në lindje, Buçimas në juglindje, Gështenjas në jug, Verdovë në perëndim dhe Memëlisht në veriperëndim.
Klima

Në Pogradec mbizotëron një klimë mesdhetare me rreshje dimërore dhe temperatura mesatare vjetore +22° Celsius.
Popullsia

Pogradeci ka një popullsi prej rreth 38,000 banorë dhe një dendësi të popullsisë prej 2,962 banorë për km².
Historia

Enkelejtë kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën e qytetit.

Pogradeci ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar një vendbanim ilir të shekullit V para Krishtit, që i përket fiseve të lashta Desaret dhe mbase Enkelejve. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit.

Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga Periudha Neolitike (6000 vjet para Krishtit), me popullsi dhe ndërtime në rritje gjatë periudhave të Bakrit, Broncit dhe Hekurit. 24 monumente natyre dhe 36 monumente të kulturës janë zyrtarisht të dokumentuara. Disa nga monumentet më interesante janë:

Rrënojat e një vendbanimi ilir dhdhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh janë gjetur në fshatin piktoresk të Linit i cili ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit.
Fshati i Selcës së sipërme i populluar që nga shekulli VI para Krishtit, kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh. Pesë varre të lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti ilir, Klit.
Rruga Romake Via Egnatia kalon përmes rajonit, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës. Ura e Golikut (shek. XVII) ndërtuar mbi Lumin Shkumbin është gjurmë e kësaj rruge të vjetër romake.
Burime të shumta ujore përfshi Burimet e Drilonit ku uji i pastër dhe i kristaltë rrjedh në Lumin Drilon dhe më pas në liqen.
Shpella të shenjta dhe një kishë ndodhen pranë Qafë-Thanës dhe kufirit me Maqedoninë. Pikturat e bëra nga heremitët në mesjetë mund të shihen në kishë dhe në muret e shpellës.

Në gadishullin e Linit mozaikët që datojnë shekullin e VI – VII të magjepsin me bukurinë e tyre, por gojëdhëna për perandorin Justinian të bizantit të shekullit të VI është shumë joshëse. Gojëdhëna thotë: Justiniani, perandori me origjinë ilire, në një moment kritik ka fshehur në brigjet e liqenit të Ohrit në afërsi me gadishullin e Linit një pjesë të rëndësishme të thesarit të perandorisë bizantine. Kjo gojëdhënë ka katërmbëdhjetë shekuj që vjen deri në ditët e sotme.

Rrënojat e kalasë të shekullit IV në kodrën mbi Pogradecit kanë disa formacione interesante me mure të parregullt gurësh. Që nga kalaja e vjetër, liqeni dhe pamjet e maleve janë të mrekullueshme, si është dhe pamja e formacionit shkëmbor Guri i Kamjes.
Kalaja e Pogradecit

Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shekullin V para Krishtit, ndërsa në shekullin IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro-shqiptare e hershme.
Prejardhja e emrit

Invadimi avaro-sllav në shekullin e VII-VIII dhe sidomos perandoria bullgare në shekujt XI-XII ndryshoi mënyrën e jetës në këtë zona nga ajo "polis" (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponimi sllave. Pogradeci do të shkruhej "Pogda grada", që do të thotë "nën qytet". Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire që është kalaja e Pogradecit.
Politika
Rezultati i zgjedhjeve në grafik
Kryetarë

Kryetar i Bashkisë së Pogradecit është Artan Shkëmbi. Pas zgjedhjeve komunale të majit 2011, Artan Shkëmbi të Aleancës për të Ardhmen (AA) morri 7580 vota, ndersa Luan Topçiu të Aleancës për Qytetarin (AQ) morri 5837 vota. Për këshillin bashkiak PS-ja morri shumicën me 3729 vota, PD-ja morri 1912 vota dhe LSI-ja morri 1276 vota nga qytetarët.
Këshilli bashkiak

Këshilli i Bashkisë Pogradec i zgjedhur në datën 18 shkurt 2007, u konstitua në datën 21 mars 2007 dhe përbëhet nga 25 anëtarë, 4 prej të cilave janë femra dhe zgjidhet për një mandat 4-vjeçar. Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e këshillit pasardhës.

Pranë këtij Këshilli, janë ngritur dhe funksionojnë gjashtë komisione të përherëshëme si më poshtë:

Komisioni i Verifikimit të Mandateve (5 anëtarë)
Komisioni i Ekonomisë dhe i Financës (7 anëtarë)
Komisioni i Ligjshmërisë, dhe i Çështjeve Sociale (5 anëtarë)
Komisioni i Zhvillimit Urban, Turizmit dhe i Mardhënieve me Jashtë (5 anëtarë)
Komisioni i Arsimit, Kulturës, Sportit dhe Shëndetësisë (5 anëtarë)
Komisioni i Shërbimeve Publike dhe i Mbrojtjes së Mjedisit (5 anëtarë)

Ekonomia

Pogradeci në të kaluarën ka qenë një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur në atë kohë janë industria e kromit, e hekurit, e nikelit, e qymyrit, e peshkimit, e përpunim drurit dhe të pijeve.
TurizmiPlazhi e Pogradecit ndodhet brenda në qytet përgjatë shetitores "1 Maji". Është një plazh më rërë, ujë të pastër dhe mundësi për argetim. Në Pogradec ka edhe disa plazhe të tjerë private e publike, me rërë e guralece të vegjël. Jashtë qytetit janë plazhet me ujë të kristaltë të Linit dhe Tushëmishtit.

Pogradeci ka një muze të pasur me deshmi antikiteti dhe të kohës së luftës, ka kishën e vjetër ortodokse, që quhet kisha e Shën Mërisë dhe ndodhet në lagjen e vjetër të Pogradecit, si dhe një kishë të re, më arkitekturë shumë të vecante të quajtur Ringjallja. Qyteti gjithashtu ka dy xhami. Njera ndodhet në qendër të qytetit dhe tjetra në lagjen e quajtur Goricë.

Katër kilometër në lindje të Pogradecit ndodhet pika turistike të Drilonit
Sporti

Në Pogradec ndodhet klubi futbollistik KS Pogradeci, i cili luan në Kategorinë Superiore.
Transporti

Pogradeci ndodhet rreth 139 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, 40 km larg nga Korça, 5 km larg nga Tushëmishti (pikë kalimi kufitar me Maqedoninë), 25 km larg Ohrit (qytetit përballe Pogradecit në anën tjetër të liqenit).

Aeroporti më i afërt është ai i Ohrit. Pogradeci është ndalimi i fundit i linjës hekurudhore Tiranë - Durrës - Elbasan - Librazhd - Pogradec. Qyteti i Pogradecit është pjesë e Superstradës SH 3, që shkon nga Tirana deri te pikën kufitare të Kapshticës në Devoll dhe vazhdon në Greqi.



Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 4:59

Peshkopia
Shko te: navigacion, kërko
Peshkopia
Peshkopia (Shqipëria)
{{{alt}}}
Peshkopia

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Dibrës
Rrethi Rrethi i Dibrës
Targat e automjeteve DI
Sipërfaqja 3 km²
Popullsia
Dendësia e popullsisë 25 000 banorë
8 500 ban/km²
Kodi postar 6300 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 218
Aeroporti Nënë Tereza 154 km nga Peshkopia
Faqja zyrtare
Bashkia e Peshkopisë
Politika
Kryetari Ilir Krosi
Partia udhëheqëse Partia Demokratike
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)

Peshkopia është një qytet në verilindjen e Shqipërisë. Peshkopia është kryeqendra e Rrethin e Dibrës dhe Qarkut i Dibrës. Bashkia e Peshkopisë ndodhet në brigjet e lumit Drin.
Përmbajtja

1 Prejardhja e emrit
2 Gjeografia
2.1 Pozita gjeografike
2.2 Kushtet natyrore
2.3 Relievi
2.4 Klima
2.5 Hidrografia
2.6 Tokat
2.6.1 Tokat e murrme pyjore
2.6.2 Tokat livadhore-malore
2.6.3 Shkurret malore
2.7 Bota shtazore
2.8 Vleresime
2.9 Blektoria
2.10 Tipare të zhvillimit demogrfik
3 Politika
4 Ekonomia
5 Transporti
6 Kultura
7 Referencat
8 Lidhje të jashtme
9 Burimet
10 Shiko edhe këtu

Prejardhja e emrit

Jo(Shtepia e Peshkopit/peshkop shpaj, por Peshpaj (pese shpaj), dmth qe dikur kane qene 5 shpi.
Gjeografia

Lugina e Drinit është pjesa më e ulët e rrethit. Në afërsi të Peshkopisë ndodhet dhe mali më i lartë i Shqipërisë, Mali i Korabit (2,751 metra lartësi).
Pozita gjeografike

Rrethi i Dibrës bën pjesë në rajonin verioro-veri lindor me një reliev përgjithësisht kodrinor-malor.Pra shtrihet në Veri-lindje të Shqipërisë në dy anët e luginës së Drinit të Zi dukë u kufizuar në lindje nga vargmali i Korabit dhe në perëndim nga vargmalet e Lurës. Qendra e rrethit është qyteti i Peshkopisë.Qendra e rrethit (Peshkopia) shtrihet 185 km nga kryeqyteti dhe 21 km largësi nga pika e doganës së Bllatës në Maqellarë.Ky rreth është vendosur në këto koordinata gjeografikë:41ş 53’ 20”,dhe 41ş 33’ 40” gjerësi gjeografike veriore dhe 20ş 34’ 50” dhë 20ş 07’ 00” gjatësi gjeografike lindore.Kufizohet nga kufij konvencionale në lindje më republikën e Kosovës dhe të Maqedonisë me një gjatësi kufitare 90 km nga të cilat 19 km janë lumorë.Në veri kufizohet me rrethin e Kukësit me 75 km vijë kufitare.Në perëndim me Mirditën 13 km vijë kufitare dhe me rrethin e Matit me 60 km vijë kufitare.Në jug me Bulqizën 27.8 km vijë kufitare.Ky rreth ka një ndërtim të komplikuar gjeologjik që është kapur herë pas herë nga lëvizjet neotektonikë ngritëse që ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e relievit.Rrethi i Dibrës ka një reliev kodrinor-malor që varion nga 350 m (lugina e Drinit të Zi) deri në 2751 në majën e Korabit.Bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare malore dhe mesdhetare para malore meqenëse është pjësë përbërëse e pellgut të Drinit të Zi.Ka një hidrografi të pasur me burime mbi tokësore dhe nën tokësore ku dega kryesore është Drini i Zi.Dibra dallohet për shumëllojshmërinë e tokave të cilat për shkak të relievit malor shprehen qartë.Gjejmë brezin e tokave aluvionale rreth lumit të Drinit të Zi, të kafenjta, të murrme pyjore dhe atë livadhore malore.Në këtë takojmë breza bimorë si: brezi i dushqeve, ahut dhe haloreve dhe kullotave alpine.Ky rreth ka një popullsi prej 75000 banorësh të vendosur në 1088 km˛ kryesisht në vendbanime të rralla e rurale. Nga pikëpamja administrative ky rreth ka në përbërjen e tij 1 bashki (bashkinë e Peshkopisë) dhe 14 komuna.
Pozita e këtij rrethi ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj zone që ka qenë herë pozitiv e herë negativ gjatë periudhave të ndryshme historike dhe nën ndikimin e faktorëve socialë dhe ekonomikë që kanë lënë gjurmë.Rolin e saj pozitiv ajo e ka patur kur ka shërbyer si një urë lidhëse për trevat e vendit tonë nga perëndimi në brendësi të territoreve shqiptare.Që në antikitet ka funksionuar rruga DURRËS-FUSHA e TIRANËS–DIBËR e cila lidhte bregdetin me vise të tjera lindore.Rolin e kësaj pozite e dëshmon qarte zhvillimi social-ekonomik ,pasi në 1911 Dibra ishte një qendër e rëndësishme artizanale,tregtare,ndërtimore etj;për këtë flasin qartë të dhënat e popullsisë kur ky rreth kishte 11000 banorë.Por roli i kësaj pozite zbehet me vendosjen e kufijve arbitrarë në 1913 ku jashtë mbetën qendra të medha tregtare dhe urbane për kohën si (Dibra e Madhe).Pas 1913 kjo zonë vazhdoi ta luante këtë rol por me një intensitet më të dobët.Deri kur në vitet 1945-1990 u ndërpre plotësisht kjo lidhje dhe u kthye në një faktor pengues dhe izolues për të.Pas viteve 1990 kjo zonë e rimerr rolin e saj lidhës por me një intensitet më të vogël por që gjithsesi vlen për tu përmendur si projekti i ndërtimit të Autostradës që do të kalojë nëpër rrugën e vjetër dhe lidhja e saj me një arterie me rrethin e Kukësit do ti rikthente rëndësinë e pozitës gjeografikë këtij rrethi së bashku me burimet që përmban dhe do ta kthente këtë rreth në një qendër të një eurorajoni ndërkufitar dukë bërë që pozita të bëhet faktor zhvillimi.
Kushtet natyrore

Rrethi i Dibrës ka një ndërtim te larmishëm gjeologjik molasat e plio-kuarternarit.Flishiri dhe formacione te tjera si magmatik dhe depozitime të kuaternarit ne afërsi të luginës.Vendin kryesor e zënë molasat e plio-kuarternarit,por gjejmë edhe rreshpet e paleozoit si dhe gëlqeroret e mesozoit që janë edhe formacionet më të vjetra të vendit tone.Kurse shkëmbinjtë efuzivë dhe flishet ndertojnë skajin me jugor te vargut të Korabit gjejmë edhe formacione karbonatike dhe ultra-bazike.Këto formacione kane bërë që ky rajon te këtë pasuri te shumta si bakër në kodrat e Tominit, mermer ne Muhur si edhe pasuri të shumta ne inerte si argjila.
Relievi

Relievi i zonës është malor dhe dallohet për karakterin kompleks në përbërje te relievit gjejmë: kurrize malore,pllaja,gropa,fusha karstike si dhe malësi e lugina. Kjo malësi shtrihet nga 380-2751 m ne skajin lindor pra amplitude hipsonometrike është e madhe ,mbizotrojnë malësite mbi 700-900m qe ulen gradualisht ne drejtim te perëndimit. Coptimi horizontal i relievit në këtë zonë është i madh dhe shumë i madh ne terrigjenet e vjetër dhe te rij dhe i vogël dhe shumë i vogël në gëlqeroret.Energjia e relievit është mesatare ne shkembejtë terrigjene ne pjesën qendrore dhe ne rrethin ata shkojnë ne vlerat maksimale 400-500m/km˛.Në këtë malësi takohen tipa të relievit strukturoro-eroziv ,erozivo-dedunues, karstik ,akullnajor.rrelievi strukturor eroziv takohet ne gjith zonën,edhe relievi karstik është shumë i përhapur këtu duhet theksuar se kanë ndikuar klima me reshjet dhe me larmine e saj e ndryshimet e theksuara në parametra . Gjejmë forma te larmishme si: lluqe, brazda, gishtezima, dalina, fusha dhe lugje e lugina karstika gjejmë edhe forma nën tokësore si shpella, boshllëqe e lugina nën tokësore, te ndryshme Rrelievi akullnajor ka shtrirje te e gjejmë vetëm ne pjesë te larta si majat e e maleve që kanë përbërje gëlqerorësh. Gjejmë edhe lëndina me peisazhe piktoreske si fusha e Korabit,bjeshkët e Shehut qe janë të ralla për nga vlerat ekonomike.

Ndërtimi gjeologjik në këtë reth mundëson zhvillimin pasi kjo yonë është e pasur me minerale, lende ndërtimi dhe mermerë. Ky ndërtim gjeologjik ka bërë që vendbanimet të vëndosen kryesisht në përbëriet gëlqerore dhe në kontaktet me shtresa të tjera për arsye të burimeve hidrike. Përbërja me argjila dhe gëlqerorë ka bërë që edhe oferta të jetë shumë e pasur per ta.

Duhet theksuar se per sa i përket relievit në vendosjen e vend banimeve dhe ndikimin e tij në zhvillimin social-ekonomik ai ka ndikuar në karakterin e një ekonomie të mbyllur dhe me drejtim në degën e blektoris pasi oferta e tokave pjellore bujqësore është e kufitar. Relievi ka qënë përcaktues edhe në arkitekturën e ndërtimeve dhe mënzres së jetesës në yona të izoluara. Ky reliev ka përcaktuar edhe vendosjen larg njëra tjetrës të pronave të banuara duke lënë të lira tokat prodhuese. Ky rajon ka mundësi te mëdha për zhvillimin e turizmit.peizazhe piktoreske ofrojn edhe parku kombëtar i Lurës si me pyet e shumta,liqenet që janë shumë të bukura.
Klima

Rrethi i Dibrës bën pjes në zonën klimatike mesdhetare malore dhe atë mesdhetare para-malore meqënë se është pjes e pellgjeve të lumenjve të Drinit. Dallohet për ndryshime të dukshme nga një sektor në një tjetër sidomos në drejtimin vertikal.Në formim të kësaj klime kanë ndikuar faktore si:lartesia dhe rrelievi e territorit,ndikimi i madh i klimës kontinentale nëpërmjet erave që vijne nga grykat dhe qafat nga brendesia e ballkanit.si rezultat kjo klimë dallohet për klimë të ashpër ,të gjatë dhe me reshje të mëdha te dëbores dhe verë te freskët por pa reshje Temperatura mesatare shkon nga 6 şc në malin e Korabit ne 11 şc ne afersi te luginës.Po ta krahasojmë me temperaturen mesatare te vendit tone ajo leviz nga 4şc-8ş ç’kuptohet që shkaku kryesor është lartesia mbi nivel të detit dhe pozicjoni i soj lindor që kushtezon një ndikim nga brendesia e ballkanit.Në perjudhën prill-shtator temperatura mesatare është 16şC në afersi të qytetit Për muajin korrik temperatura mesatare shkon nga 7 şC ne pjesë të larta dhe 16 şC ,në afersi të luginës .Muaji janar është muaji me i ftohte i vitit ku mesatarja shkon nga 0şC ne -3şC. Amplituda e temperatures vjetore merr vlera jo të vogla që shkojnë rreth 17şC-18şC.Kurse amplituda ditore shkon deri 10-15şC temperatura maksimale e zonës është rregjistruar në korrik të 1996 në qytet 39.5şC kurse ajo minimale është rregjistruar në 1959 kur ka arritur -20ş amplituda midis vlerave është relativisht jo e vogël që shkon 60şC. Data mesatare e fillimit te ngricave eshte 1 nendori dhe data mesatare është 15 marsi.Numri mesatar i diteve me ngrica shkon 136 dite kurse po ta krahasojme me zonat perendimore te vendit ajo eshte 40-45 dite.Numri maksimal shkon 166 -190 ne zonat me malore te kesaj zone që kemi marre në studjim.Për sa i perket sasise së rreshjeve zona futet ne zonat nën masataren së vendit.Kjo vlere shkon nga 900 mm (në qarrishte )ky ndryshim lidhet me deporimin e erave te ftohta e te thata .Pjesa më e madhe e tyre është e përqendruar në pjesen e ftohte te vitit,90 %,Kurse në pjesen e ngrohte bin rreth 10-15%,Muaji me i laget eshte nendori me 12% të rreshjeve afro 225 mm,kurse muaji më me pak reshje është korriku me 3.6% ose 46 mm .Maksimumi i reshjeve ne 24 ore ka qënë 127 mm .Per reshjet e debores mund të themi se fillojnë msatarisht me 1 nendor dhe data e mbarimit është 20 mars.Numri mesatar i ditëve me borë shkon 38 dite dhe krijon një shtrese mesatre prej 30-35 cm. Shtresa maksimale shkon 1.5m në shpata te malt. Për sa i përket dukurive negative të klimës mund të themi se ajo ka karakter kapriçoz ,pra ajo ka diktuar edhe vendosjen dhe mënyrën e ndërtimev në këtëreth. Po ashtu kjo klimë që është edhe shumë e shëndetshme por nuk lelon kultivimin e të gjithallojeve të bimëvë dhe me dukuri si:ngrica ta gjata dhe të vona,dorë të hërshmë,reshje të mëdha të borës dhe të breshërit, jo pak herë ka shkatërruar prodhimet bujqësore dhe i ka dhënë drejtim të gabuar zhvillimit ekonomik.por kjo klimë ka edhe favoret e veta pasi lejon zhvilimin e disa llojeve të turizmit,si edhe të disa sektorëve të tjerë të ekonomise.
Hidrografia

Ky rreth ka një rrjet hidrografik shumë të pasur qe përbëhet nga lumaj,liqene përrej, burime nën tokesore dhe mbi tokësore. Dega kryesore është lumi i drinit të ziqë merr me vete disa degë të tjera si:Malla,Seta,Veleshica,Murra etjer. Këta degë kane karakter të vrullshëm dhe me prurje të mëdha në kohën e shkrirjes së borës. Gjë që i bën ata të jënë shumë të demshëm dhe të shkatërrojnë çdo gjë që u del para duke sjelle shumë materiale të ngurta e shkaktuar përmbytje të tokave përeth.

Gjatësia dhe pellgu janë përkatësisht

Emri gjatësia ne KM pellgu në KM˛
Drini zi 57 530
Murra 19 135
Malla 18 126
Seta 13 137
Veleshica 15 84

Midis pasurive të shumta vlen për të përmendur edhe liqenet shumë të bukura të Lurës,burimin e llixhave si edhe disa burime të vogla në afërsi të qytetit,pasuritë hidrike kanë ndihmuar jo pak në zhvillim ekonomik të këtij rethi si nnë energji,ujitje,peshkim,indrustri, etjer por këto burime sherbejnë edhe për terheqje të turistëve si per turizëm balnear,argëtues,pushues, eko turizem etjer.
Tokat

Shtrirja nga 380m deri ne lartesi te Korabit ka bere qe ne te gjejme shume breza dhe nen breza tokash duke ndikuar drejte per drejte ne bimesine e zones. Larmia e kushteve natyrare pedogjenetike ka kushtezuar edhe shume llojshmerine e tokave .Ne kete drejtim dallohen : Tokat e kafejta kane shtrirje jot e madhe dhe zene 20 % te territorit te zones shtrihen ne lartesite 600-1000 m mbi nivelin e detit sidomos ne pjjesen veriore pergjate lugunave te okshtunit , te perrojit te boroves ,brodanit etjer.Formoohen mbi gelqeror dhe me pak magmatike dhe klime te ftohte dhe me rreshje te bollshme , Ne dimmer ndodh shperlarja e kriprave kurse ne vere ndodh grumbullimi I tyre.per pasoje shfaqen njolla karbonatesh,kane structure granulare dhe teper te thelle qe shkon 1.2-1.5 m permbajte humusi qe shkon 4-9 % ne siperfaqe dhe 1 % ne thellesi. TAKOHEN NENTIPE TE TOKAVE TE KAFEJTA SI:tokat e kafejta tipike, te zeza dhe te kafejta livadhore.
Tokat e murrme pyjore

Ose te pyeve te ahut dhe te pishes qe shtrihen ne lartesite 1000-1200 m mbi nivelin e detit duke zene pjesen me te madhe te kesaj malesie reth 40%I gjejme te perhapura ne pjesen qebdrore, jugore dhe ate lindoreDuke patur nje zhvillim mbi sedimentaret dhe magmatiket.Formahen ne rreliev te copetuar dhe te gerryer klime te ftohte qe kushtezon shperlarjen e kripave nen pyet e ahut dhe te haloreve. Kane profil te trashe qe shkon 80-120 cm e perbere nga nje shtrese e zeze rreth 5 cm. Takojme nen llojrt si: toka te murme pyore te zeza.te murrme tipike, te murrme te kuqerremta te shperlara, karbonata hunusore etj Toka te ketij brezi jane te vena pak nen kulturat bujqesore tashme jane braktisur duke u lene ne doren e degradimit dhe deezertifikimit.
Tokat livadhore-malore

Edhe keto toka zene 40 % te territorit te kesaj malesie dhe shtrihen ne lartesite mbi 1700 m mbi nivelin e detit I gjejme te perhapura ne lindje te zone pran maleve kallkan ,mirake ,raduc .Formohen mbi gelqeror ne kushte te nje klime te ashper dhe me reshje , kurse rrelievi I tyre eshte heterogjen dhe dallohet per copetim dhe pjerresi te medha Profili shkon rreth 100 cm me nje horizont humusor te trashed he nje shtrese te pershkueshme ne siperfaqe nga rrenjet e cila formon nje shtrese sfongjerore.Shtresa humusore shkon deri 40 cm ka ngjyre te zeze deri kafe te erret .Takohen disa nen tipe si: tokat tipike livadhore malore,toka livadhore te zeza,tokat e djerrit dhe toket tokat e stepave.

Pozita gjeografike e zones, kushtet natyrore te saj,ndertimi gjeologjek ,copetimi I madh I rrelievit I shoqeruar me nje klim teper te larmishme ka kushtezuar nje shume llojshmeri te botes bimore te kesaj malesie. Faktoret e lartepermendur kane bere qe bimesia e kesaj zone te dallohet per mbizoterimin e bimeve mase europjane dhe veri ballkanike qe jane shume te ndryshueshme nga bimesia mesdhetare qe rritet ne perendim te vendit. Shfaqet nje katezim vertikalku llojet kryesore perfaqesohen nga keto lloje bimesh:shkurre mesdhetare, dushqe. Ahu dhe pisha dhe kullota alpine.
Shkurret malore

Ky kat bimore shtrihet nga 380deri ne lartesite 600 m mbi nivelin e detit e marre ne total kjo bimesi ze 31% pra ze nje siperfaqe te vogel te gjithe bimasise zones.Zhvillohet nen nje klime me te bute se brezat e tjere.Ne kete brez shfaqet nentipi I shitblikut perbere nga bime qe I leshojne gjethet.

Duhet theksuar se ky kat eshte mjafte I demtuar nga dora e njeriut dhe e zevendesuar nga toka te punueshme prandaj ne shume sektore te ketij brezi shfaqet degradimi.Ky kat bimor shfrytezohet per kullota dhe dru zjarri. Duhet theksuar se ky kat ka edhe shume bime me vlera mjeksore dhe mjaltese.

Kati I Dushkut, ky kat bimor shtrihet nga 600- 1000 m, eshte I perhapur net e gjithe zonen dhe ze 17 % te bimesise totale te Malesise . LLojet kryesore te bimeve jane: Dushku, panja, lajthia, bunga, etj. Edhe ky kat eshte shume I demtuar pasi bimedia e tij shfrytezohrt per ngrohje ne stinen e ftohte.Kati I Ahut dhe I haloreve: ky kat shtrihet nga 1000-1700 m mbi nivelin e detit. E gjith siperfaqja e ktij kati ze 23% te bimesise se zones. Perhapjen me te madhe e ka ne pjesen jug-lindore dhe lindore. LLoji kryesor I bimes mbizotruese eshte Ahu, nga e ka marre emrin kati.

Ne perberje te ketij kati marrin pjese edhe bredhi , pisha, qe jane me pak te peehapura, por takohen edhe panja, Frasheri, meshtegna, etj. KY kat bimor ka pasurite me te medha floristike te perbere nga pyjet te ahut dhe te pishes, kjo bimesi kushtezon edhe zhvillimin e ekonomise pynjore qe perben nje nga aktivitetet kryesore te popullsise te kesaj komune. Kullotat Alpine, ne Malesine e korabit me qe ka reliev te larte nje shtrirje te konsiderueshme ka edhe kati bimi kulotave alpine.duhet theksuar se ne kullota te kesaj komune kullosin rreth 15 krere bageti te imta dhe 1500 krere gjegje te Klima e ashper dhe me rreshje te shumte te debores ka kushtezuar zhvillimin e ketij kati bimor. Kjo lloje bimesie eshte e tipit graminace ka perhapje mbi 1700 m konkretisht ne malin e,deshatit dhe lartesi te tjera. Ky kat shfrytezohet si kullot per bagetine ne stinen e ngrohte te vitit, po ashtu krijon edhe nje peisazh te bukur piktoresk duke krijuar mundesi te shumte e te medhe per zhvillimin e turizmit te gjelbert.
Bota shtazore

Larmia dhe pasuria qe ka kjo zone sin e aspktin klimatik , ate te tokave, te n flores etj ka krijuar kushte shume te fazorshme per zhvillimin e nje bote shtazore shume te larmishme. Kete gje e deshmon ekzistenca e shume specieve te vecanta sipas karakterit te habitatit. Do te dallonim boten shtazore te shkurreve, te pyjeve te ahut dhe te dushkut ne lartesine boten interresante te kullotave alpine dhe te pak habitateve ujore. Ne habitatet e shkurreve qe jane me pak te zhviiluara e me pak te perhapura dhe te degraduara nga dora e njeriut gjejme: Lepuri I eger, cakalli, thelleza, dhe nje sere shpendesh te tjere.

Ne habitatet e dushkut qe edhe ky kat eshte I demtuar takohen rralle: Ujku, dhelpra, ketri, urithi, etj. Ne habitatet e pyjeve te ahut dhe te pishes qe jane me te dendura dhe me pak te prekura nga dora e njeriut takohen specie te vecanta: Ariu, Shqiponja, RRjepulli, miu vogel, urithi, etj.

Ne habitatet e ujrave te kthjelleta dhe te ftohta te ketyre lumenjve takohet trofta e eger dhe disa lloje te tjera peshqish cka e ben kete zone te dallueshme nga zonat e tjera te vendit. E gjithe kjo ,pasuri e botes shtazore dhe me vlera te vecanta ofron kushte per zhvillimin e disa llojeve te turizmit si : sportive, ekologjik, clothes, etj.0
Vleresime

Nga analiza e botes se gjalle mund te dalim ne keto konkluzione :zona ka bimesi te paket por shume te larmishme ku midis tyre dallohen ekosistemet pyore te shkurreve ,te dushqeve,te kullotave alpine ,si edhe ajo e siperfaqeve te degraduara te gjitha keto eko siteme kane vlera te vecanta sidomos ne sektore te cactuar me vlera shkencore dhe turistike Shumlllojshmeria e flore duke filluar nga shkurret mesdhetare e deri tek kullotat alpineben te mundur nje pasuri per shfrytezim per qellime te ndryshme si ajo blektoriale , industria e perpunimit te drurit , turizmi etjr.Pasuri te madhe perbejn edhe llojet e shumta te bimeve mjeksore si kamomili,dellenja,salepi ,mellaga ,sherebeli qe perdoren per shitje nga popullsia e zones duke marre perfitime jot e vogla ekonomike .kjo lloj bimesie ka ndikuar ne zhvillimin e zones pasi ne diber ka shum lloje bimesh qe gjejne kushte ,ketu gjejme te zhvilluar pemetarine ,vreshtarine si edhe shume lloje bimea sharash ZHVILLIMI EKONOMIK PERIUDHA DERI NE 45 Duhet theksuar se si e gjithe SHQIPËRIA edhe rethi i DIBRËS ka pasur nje zhvillim te vogël ekonomik Pozita e kesaj zone duhet theksuar se shpesh here ka qënë faktor pengues pasi kjo zone ka shërbyer si rrugë për eksperditat ushtarake qe kane vizituar zonën ketu duhet theksuar se edhe shteti Sebise ka pretendime për teritorin e kesaj komune gje qe ka cuar qe kjo zonë te digjej e shkaterrohej nga pushtuesit duke shkaterruar keshtu edhe ekoniminë dhe prodhimet e pakta bujqësore .Pasi edhe tokat ishin ne duart e bejlere e agallareve.Ne kete kohe banore te kesaj komunë merreshin me profesione te lira artizanat,bujqesi edhe tregeëti me prodhime blektorale e bujqësore .Në këtë kohe qyteti kishte 120 banesa ,1 treg ku ne te kishte edhe 3 kafene,kishte nj xhami ,disazyra per administraten e asa kohe si edhe nje shkollë.

PERIUDHA 45-90 Në perjudhën 45-90 perfshi neën kolektivizimin ku çdo gjë u perfshi ne koperativa.Ky rreth ishte më e privilegjuar pasi edhe tokat e saj ishin me pjellore e sasia e saj ishte me e madhe.Edhe keto te ardhura ishin te pakta e te pa mjaftueshme por sido që të jete ky popull e kaloi keëtë perjudhe dhe u rezistoi krizave te shumeë perjudhave. Fillimisht fshatareve u la 300 m˛ per familje per nevoja vatjake por me pas edhe kjo sasi tokë erdhi duke u zvogëluar ne 1000 m˛ e me pas ne 400m˛ duke cuar ne nje krizë të plote për banore te zones ndersa industria ne këtë kohe ishte shume e vogël.Mund te permendim minjerën e rrethit Bulqizë që në ate kohe ishte nën rrethin e Dibrës,minjeren e mermerit ne Muhur,ishte fabrika e makaronave Ramiz Varvarica,SMT, si edhe nj sere objektesh te vogla per shfrytëzimin e inerteve,ky reth ka qënë i pasur me burime hidrike që jane shfrytëzuar për energji,ujitje,peshkim,etj.Duhet theksuar se ne këtë kohe u ngriten një sërë veprash si hidrocentrale lokale ashtu edhe vepra te tjera si kanalizime qe i erdhën ne ndihmë bujqesisë.Në këtë kohe u bënë edhe disa ndertime edhe ne qytet brenda si u ndertuan rrugë,rreth 1000 apartamente banimi të mire projektuara per popullsine e ardhur,pallati i sportit,stdiumi i futbollit,spitali i ri me rreth 320 shtrëtër si edhe një qëndër balneare me rreth 180 shtrëtër ,hotel korabi si edhe shumë restorante te tjere Sasia e tokes 2500 ha toke pjellore bujqesore dhe 700 ha pye dhe kullota jane pasuri jo e vogel.Sic permendem me siper kjo zone ka edhe burime hidrike,pasuri me inerte edhe minerale te tjera por qe pak shfrytezohen.

Ekonomia e Dibrës pas viteve 1990 Pas viteve 90 me ndodhjen e ndryshimeve si në gjitje Shqipërinë çdo pronë shtetrore kthehet në prone private.Me reformën agrare toka shkon ne duar të pronarëvë duke bërë një copëtim shumë të madh te tokave gje që çon në vështirësi për krijim të fermave konkuruese ne treg.Dega që jep më shumë se 50 % të të ardhurave është bujqësia.Në perjudhen e viteve 1990-2003 rrethi i Dibrës kishte 15815 ha tokë bujqësore dhe 20396 fermer Nga 19117 ha tokë që kishte ne 2003,10650 e zinin bimët e arave,612 ha drufrutorët,358 ha perime,472 ha petate,4891ha faragjëre.Nga sa pamë më sipër del qartë se në dibër nuk kemi ferma të mirfillta ose parcela ta mëdha por një copëtim të tokës bujqësore. Për u përmendur janë edhe disa plantacione të vogla që kane filluar të lindin në fshatrat afër qytetit me pemë kryesisht të importuara nga Europa Perendimore.
Blektoria

Ne këtë rreth kjo degë është shumë e rëndësishme dhe ka qënë gjithnjë baza e ekonomisë bujqësore në mitin 2003 në këtë rreth kemi 17266 krerë gjedhë,dhe 53010 krerë të leshta,në vitin 2003 çdo banori të Dibrës i takojnë 422 litra qumësht dhe 47 kg mish në vit.Indrustia në rethin e Dibrës ka qënë gjithnjë një degë e dytë.Pas viteve 90 do të kemi një shkatërrim të atyre objekteve industriale që kishte,tani po vihet re një përmiresim i vogël në këtë drejtim në degë si industria ushqimore,ajo e përpunimit te produkteve bujqesore e blektorale si edhe ajo e lëndëve të para për ndërtim.Objektet më të permendura jane fabrika e miellit,ajo e pijeve,disa lavatriçe rërash e zhavoresh,si edhe disa baxho.Në 2004 rethi i Dibrës kishte 808 subjekte private jo bujqësore ,8 hotele dhe restorante,1 fabrikë mielli,9 pika karburanti, 452 pika shumice,1 qëndër balneare,38 ndërmarje druri,138 furgone ,autobuze dhe kamione trasporti si edhe 89 ndermarje sherbimesh
Tipare të zhvillimit demogrfik

Sipas pë dhënave të INSTAT në retińí e Dibrës banojnë 75262 banorenë 15394 familjeme rreth 4.9 anëtare për familje. Ka një dendësi 70 b/km˛. Duke analizuar të dhënat del se nga rethi Dibër nga viti 1990 janë larguar 24106 banore pasi në mitin 1990 ky reth kishte afro 99368 banore. Kjo popullsi është vendosur në Tiranë 67 %,Durres 21% dhe rrethe si:Lushnje,Fier, Lezhë,Kavajë,deri Sarandë dhe Shkoder. Duke analzuar moshën e punës. Për tu theksuar se të largurit në masón 90 % janë nga fshatrat e largëta15-64 vjec +65vjeç

29954(34%) 50934( 59.4%) 4851(6.6%)

Sipas gjinisë 50.5% e zënë meshkujt dhe 49.5% e zënë femrat. Në kuadër të statusi banues 24% të popullsisë banojnë në qytet dhe 76% në fshatra. Vendbanmet sa vijnë e rrallohen duke u ngjitur në lartësi të larta dhe duke u largura nga qëndra e rethit. Komunat me më pak popullsi dhe që dallohen qartë për rënie në këtë drejtim janë:Lura,Selishta,Reçi,Luznia Muhuri tjer.
Politika

Kryetar para ardhes , Kadri Rrapi (PS) , Mentor Bunguri(PD), Bajram Krashi(PS) Kryetar i Bashkisë së Peshkopisë është z Ilir Krosi i cili është zgjedhur në këtë detyrë në vitin 2003 dhe është përfaqësues i Partisë Demokratike.
Ekonomia

Peshkopia është një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e ... 1-Idnustria ushqimore.
Transporti

Peshkopia ndodhet rreth 187 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.Transporti Kryhet me linje te rregullt mikrobuzash dhe linje autobuzi.Rruga qe pershkohet është Tirane-Milot-Burrel-Bulqize-Peshkopi. Vlen te theksohet qe megjithse u nis dhe jane bere shume premtime per Rrugen e Arbrit Dibra vazhdon te mbetet i vetmi rajon me infrastrukturen rrugore me te dobet ne te gjithe Shqiperine kjo per shkak se prioritete e te gjitha qeverive s'kane qene snjehere te orjentuara ne menyre te cilter drejt ketij rajoni
Kultura

Arti dhe kultura ne qytetin e Peshkopise jane zhvilluar nder vite.Piktura eshte nje domethenie e rendesishme e artit ne Peshkopi.Gjithashtu kenga muzika dhe literatura kane ekzistuar qe ne kohe te hershme.Kengen dhe muziken e mbeshtet nder vite nje qender kulturore e rendesishme per femijet e quajtur "Q-qendra-K-kulturore-e-F-femijeve".Kjo qender nder vite ka luajtur nje rol te rendesishem ne zhvillimin e artit e kultures,por rendesi te madhe i eshte dhene muzikes.Mesues profesional midis tyre permendim :Xhevat Fanen,Qani Mandrin,Mimoza Bulkun,Hysen Seferin,Safat Plakun etj. kane organizuar nder vite nje sere festivalesh ne shkalle qyteti e rrethi.Me profesionalizmin e tyre kane pergatitur nje sere talentesh te reja.Gjithashtu kjo qender shquhet edhe per akrobatet e saj te talentuar me ne krye mjeshtrin Agron Strazimiri te cilet i kane sjelle publikut dibran nder vite emocione te bukura .Theksohet prania e tyre ne nje emision talentesh te zhvilluar ne Shqiperi i quajtur "Ti vlen",ne te cilin keto talente me konkurimin e tyre arriten deri ne finalen e programit.Gjithashtu ne kete qender kulturore per femijet eshte edhe nje grup vallesh i drejtuar nga "".Por ne kete qender zhvillohen edhe kurse pa pagese per femijet te ambiciuar pas Matematikes Letersise Gjuheve te huaja etj. me profesionista si Bashkim Hoxha,Hysni Loka etj.Ne Peshkopi pervec Qendres Kulturore te Femijve drejtues te mirnjohur te te ciles kane qene Hamit Lumi dhe Surja Stafa funksionon edhe Qendra Kulturore e drejtuar nga Veli Vranici dhe jane te njohura aktivitetet e kesaj qendre si 'Oda Dibrane' etj Muzeu etnografik(Peshkopi)
Referencat

AKADEMIA E SHKENCAVE,GJEOGRAFIA E SHQIPERISE ( VELLIMI 1 & 2)
ISIDOROV.C ,KLIMA E SHQIPERIS,TIRANË (1955)
ISTITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE, TIRANË (1985)KLIMA E SHQIPERISË
INSITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLIGJIKE, MANUALI I RESHJEVE TIRANË ,(1975)
INSITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE MANUALI I TEMPERATURAVE TIRANË (1975)
INSAT(TË DHËNA MBI PAPUNESINË ,TOKAT BUJQESORE DHE POPULLSINE)
PERIKLI QIRIAZI GJEOGRAFIA E SHQIPERISE.TIRANE (2001)
VALTER SHTYLLA,RRUGËT DHE URAT E VJETRA TË SHQIPERISË TIRANË (1998)
Fatos DACI,"ENCIKLOPEDIA E DIBRËS" Vëllim I (2006)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 5:00

Saranda
Kjo është versioni e shqyrtuar të kësaj faqejeshow/hide details
Shko te: navigacion, kërko
Saranda
Saranda
Saranda (Shqipëria)
{{{alt}}}
Saranda

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Vlorës
Rrethi Rrethi i Sarandës
Targat e automjeteve SR
Sipërfaqja 0.8 km²
Popullsia 32,000 banorë
Kodi postar 9701-9703 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 85
Aeroporti Nënë Tereza km nga Saranda
Faqja zyrtare
Bashkia e Sarandës
Politika
Kryetari Stefan Çipa
Të tjera
Vendasit Sarandjotë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)

Saranda është qytet në Shqipërinë jugore i vendosur ne bregun e detit Jon. Është e vendosur ne një shpat mali.
Përmbajtja

1 Historia
2 Politika
3 Ekonomia
4 Demografia
5 Kinematografia
6 Panorama e qytetit
7 Lidhje të jashtme
8 Burimet
9 Shiko edhe këtë

Historia

Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (?). Saranda është qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve ("Ágii Saránda" në greqisht, "Santi Quaranta" në italisht).

Më parë (në lashtësi) njihet në histori me emërtimin Onhezmi dhe shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë, u quajt Porto Eda për nder të vajzës së Benito Mussolinit. Onhezmi ne lashtesi ishte nje qytet port nje nga portat ne mund ta quajm te till ,e cila bente lidhjen e ballkanit perndimor me vendet e europes lindore.Nje pik strategjike ekonomike shum e favorshme per iliret .
Politika

Kryetar i Bashkisë së Sarandës ishte Edmond Gjoka, i zgjedhur në vitin 2003 dhe rizgjedhur sërish në vitin 2007 përfaqësues i Partisë Demokratike. Me 8 maj 2011 u zgjodh Stefan Çipa kryetari i ri së bashkisë.
Ekonomia

Saranda është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Burim kryesor i të ardhurave është turizmi dhe emigracioni. Pozita e saj gjeografike favorizon shumë bujqesinë dhe blegtorinë. Edhe pse pas komunizmit prodhimi është shumë i pakët. Në zonën përreth Sarandës u ndërtuan me pune vullnetare rinore dhe me te burgosur jo politike tarraca me agrume te cilat ne te shumten e rasteve u shkatërruan pa u ngritur as edhe një padi e vetme nga asnjë instance.
Demografia

Nën juridiksionin e bashkisë janë pesë lagje dhe tri fshatra: Gjashta, Metoqi dhe Shelegari. Në janar të vitit 2007, qyteti numëronte mbi 35.000 banorë dhe njihet si një zonë me emigracion të madh. Jeta mesatare i kalon të 72 vjetët. Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë. Pasuritë natyrore Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Zona u afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave blu. Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku, sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës, janë një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm për amatorët e këtij sporti. Edhe pasuria ujore dhe shtazore e detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës. Një breshkë e llojit Careta-Careta është parë së fundmi në Butrint. Ujërat detare janë jashtëzakonisht të kthjellëta dhe me ngjyrë blu. E gjithë zona ofron habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare. Bregu i detit Jon është në shumë zona ende i virgjër dhe jashtëzakonisht i bukur. Në këtë zonë përfshihet laguna tipike mesdhetare e Butrintit, rreth 1600 ha. Laguna është e pasur me bimësi që shërben si ushqim për llojet e shumtë të peshqve. Laguna është gjithashtu vend ndalese për mijëra zogj ujorë dimërorë dhe shtegtarë. Historia e qytetit Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Saranda ka përfituar gjatë viteve të fundit prej tërheqjes së pushuesve vendas dhe të huaj. Vitet e fundit vihet re një "boom" i industrisë së ndërtimit, i cili ka ndryshuar imazhin e qytetit nga një vend i qetë bregdetar pushimesh në një zonë masive ndërtimesh, ndër të cilat gjenden dhe shumë ndërtesa të paligjshme. Aktualisht, Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është gjeneruesi parësor i turistëve ndërkombëtarë, të cilët vijnë kryesisht si vizitorë ditorë nga ishulli i Korfuzit në Greqi, pas një udhëtimi të këndshëm rreth një orë me anije. Në vitin 1927, Saranda kishte rreth 800 banorë, ndërsa gati dhjetë vjet më vonë kishte 1800 banorë. Në këto vite pati një zhvillim urbanistik, ndërtohet moli, hapet shëtitorja anës detit, ndërtohen edhe shtëpitë e para dhe një seri magazinash e dyqanesh. Në vitin 1957 qyteti bëhet qendër administrative. Në vitet 1960-1980, Saranda promovohet si "ofertë turistike e Shqipërisë" jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por edhe për ata pak vizitorë të huaj që gati numëroheshin me gishta në shtetin e rrethuar me tela në mes të Evropës. Por gjatë kësaj periudhe u kryen edhe investimet e para, veçanërisht në kurorën e gjelbër të Rivierës. Mijëra të rinj punuan në aksione për t’i kthyer kodrat përreth në brezare ullinjsh, portokajsh dhe limonësh. Nga viti 1960 deri në vitin 1982, popullsia e Sarandës u rrit me një ritëm mesatar vjetor prej 2,7 për qind. Në atë periudhë qyteti i Sarandës numëronte rreth 15 mijë banorë dhe zhvillimi ishte mjaft i kufizuar. Në vitet 1990-2004 qyteti njeh një ritëm zhvillimi dhe një rritje të popullsisë, kryesisht prej ardhjes së mjaft familjeve nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Në vitin 1999 popullsia ishte 26.512 banorë. Nën regjimin otoman Saranda u bë me një dekret të Portës së Lartë pronë private e Sulltan Abdyl Hamitit. Më pas, Ahmet Zogu "e mori" këtë perlë të bregdetit, gati 200 vjet më vonë, "dhuratë" nga parlamenti i kohës që kontrollohej prej tij. Në sundimin e Benitto Musolinit, qyteti i Sarandës mori emrin "Porto Eda", për hir të bijës së vet. Pas Luftës së Dytë Botërore, disa zyrtarë të lartë të regjimit komunist e kishin qytetin si strehën e tyre turistike dhe të gjuetisë. Zhvillimi i qytetit Qyteti i Sarandës po njeh një zhvillim të vrullshëm të sektorit bankar. Bankat kryesore në Shqipëri kanë hapur në këtë qytet filialet e tyre, duke i kushtuar veçanërisht rëndësi shërbimit bankar gjatë sezonit veror. Deri tani ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar mbi 12 operatorë dhe shumë shpejt pritet të hapen edhe 2 të tjera. Saranda ka një spital civil, ku trajtohen të gjitha rastet e mjekimeve dhe për ato më të rëndat bëhet në një kohë të shpejtë transferimi drejt Tiranës apo drejt spitalit të Janinës (Greqi). Shërbimi në spital është tërësisht falas. Në Sarandë ka edhe shërbim urgjence dhe spital ditor. Ka gjithashtu ambulanca publike dhe klinika të specializuara. Kompanitë e telefonisë celulare Vodafon dhe AMC, si dhe Albtelekom, ofrojnë shërbimin në Sarandë, ku sigurohet mbulimi i gjithë zonës përfshi edhe atë rurale me sinjal. Në amfiteatrin e qytetit antik të Butrintit mbahet për çdo vit Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "Butrint 2000", me pjesëmarrjen e mjaft trupave teatrore evropiane. Në kinoteatrin e Sarandës vihen në skenë shfaqje të shumta. Gjatë muajve të verës jo vetëm trupa e estradës së Sarandës, por edhe trupa të tjera brenda dhe jashtë vendit, japin shfaqje të ndryshme në qytetin që "përmbytet" nga vizitorët. Në qytetin e Sarandës ndiqen dy kanale televizive lokale: TV Saranda dhe TV Joni, si dhe të gjitha kanalet kombëtare, duke mos përjashtuar edhe disa kanale televizive greke dhe italiane. Gazetat kombëtare mbërrijnë në qytet nga Tirana afër mesditës, ndërsa gjatë sezonit del në Sarandë gazeta "Saranda", e cila ka një pjesë të faqeve dhe në gjuhën angleze. Energjia elektrike nuk njeh ndërprerje gjatë dy viteve të fundit në Sarandë, përveç në rastet e ndonjë defekti në linjat e tensionit të lartë. Shumica e lokaleve dhe bar-restoranteve kanë si burim paralel rryme elektrike gjeneratorët. Tregu i frutave dhe i perimeve, ku gjenden ushqime organike të fermerëve të zonës, është në qendër të qytetit. Saranda ka traditë në prodhimet bujqësore dhe gjatë verës tregu njeh çmime mjaft të favorshme. Por funksionojnë më së miri edhe marketet e vogla dhe të mesme, të cilat janë të shumëllojshme me artikujt e përdorimit të gjerë. Pothuajse gjatë gjithë ditës dyqanet ushqimore janë të hapura. Ndërsa njësitë që shesin suvenire janë në qendër të qytetit, fare pranë kinoteatrit. Dyqanet zakonisht hapen në orën 7.30-8.00 të mëngjesit dhe mbyllen rreth orës 21.00 të darkës. Në Sarandë prodhimet e detit gatuhen kryesisht të zgarë. Në përgjithësi, ushqimet janë të pjekura mirë, përdoret edhe gatimi me avull. Pjatat e dyta të mishit janë me bazë qengji dhe viçi. Si pije gjatë ngrënies përdoret shpesh rakia dhe vera.
Kinematografia

Ne Sarande jane xhiruar disa filma shqiptare si: Dy here mat, Nxenesit e klases sime dhe Dritat e qytezes.

Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 5:02

Berati
Kjo është versioni e shqyrtuar të kësaj faqejeshow/hide details
Shko te: navigacion, kërko
Berati
Berati
Berati (Shqipëria)
{{{alt}}}
Berati

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Beratit
Rrethi Rrethi i Beratit
Targat e automjeteve BR
Popullsia 69,000 banorë
Kodi postar 5001-5006 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 32
Aeroporti Nënë Tereza km nga Berati
Faqja zyrtare
Bashkia e Beratit
Politika
Kryetari Fadil Nasufi
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Të tjera
Vendasit Beratas
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)
Portali Berati

Berati është qytet me rreth 65.000 banorë dhe njëra nga dy bashkitë e Rrethit të Beratit që bën pjesë në Qarkun e Beratit. Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë.
Përmbajtja

1 Gjeografia
1.1 Relievi
1.2 Lumenjtë
1.3 Klima
2 Historia
2.1 Muzakajt
2.2 Pas tërmetit
3 Kultura
3.1 Qytet muze
4 Politika
4.1 Ndarja Administrative
4.2 Kryetarë të Bashkisë
5 Turizmi
6 Transporti
7 Personalitete
8 Lidhje të jashtme
9 Referencat
10 Shiko dhe këtu

Gjeografia

Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187 m mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të lumit Osum, para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë, më e madhja e Shqipërisë. Rrethi i Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore e pjesërisht në Ultësirën Jugperëndimore të Shqipërisë, në koordinatat: gjerësi gjeografike: Veri 40 gradë 52'24”; Jug 40 gradë 29'30” (qyteti 40 gradë 41'06”); gjatësi gjeografike: Lindje 20 gradë 10'51”; Perëndim 19 gradë 44'30” (qyteti 19 gradë 56'40”). Rrethi mbulon një sipërfaqe prej 953,6 km katror (qyteti 1,6 km katror).
Relievi

Rrethi i Beratit shtrihet kryesisht në një territor me reliev malor e kodrinor, me lartësi mesatare mbi nivelin e detit 455 m (qyteti 58 m). Fushat shtrihen në krahun veri-perëndimor të rrethit, në luginën e Osumit, derisa ajo bashkohet me fushën e Myzeqesë. Në mjedisin natyror të Beratit dallohen: zona fushore e kodrinore e Beratit dhe e Kuçovës, mali i Tomorit (Lindje, 2417 m) dhe ai i Shpiragut (Perëndim, 1218 m) si edhe lugina e Osumit dhe e Tomoricës. Zona fushore dhe ajo kodrinore janë baza e zhvillimit të prodhimit bujqësor, ndërsa malet dhe luginat përfaqësojnë burime të mëdha pyjore, kullosore dhe hidrike, ende të pashfrytëzuara si potenciale të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e mjedisor.
Lumenjtë

Lumi i Osumit rrjedh përmes qytetit dhe jashtë tij, afër Urës Vajgurore, bashkohet me lumin e Devollit; të dy sëbashku formojnë Semanin (gjatësia e tij brenda rrethit 32 km). Osumi është për MUA. Një nga lumenjtë kryesorë të vendit. Ai paraqet interes për bujqësinë, energjitikën, hidrogjeologjinë, ekologjinë dhe urbanistikën. Sipas treguesve hidrologjikë, për nga gjatësia rradhitet i 8-ti, për nga baseni ujëmbledhës i 10-ti, për nga prurja mesatare vjetore i 11-ti dhe për nga lartësia mesatare e rrjedhjes i 4-ti. Krijon rrjedhën e tij të plotë pranë Vithkuqit, vend që merret si pika e fillimit të lumit. Në basenin e Osumit veshja bimore (698 km katror ) përbëhet nga pisha, bredhi, dushku e shkurre të tjera mesdhetare. Në zonën e Çorovodës e Skraparit krijon kanione vertikale shumë të bukur, me forma të ndryshme, me thellësi deri 150 m e 15-20 m të gjera. Osumi transporton në Seman 995 milionë m kub ujë në vit, me prurje mesatare 32,5 m kub /sek (në Berat 25-26,9 m kub /sek). Sasia vjetore e prurjes së ngurtë 1,356 milionë m kub. Gjatësia e Osumit brenda rrethit është 51 km.
Klima

Klima e rrethit është tipike mesdhetare, me temperaturë mesatare vjetore 15,9 gradë C. Temperatura mesatare e muajve më të ftohtë është 7,2 gradë C dhe ajo e muajve më të nxehtë 28,2 gradë C. Temperatura absolute më e ulët ka qenë –12,2 gradë C dhe ajo maksimale 47,1 gradë C. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve është 928 mm, kryesisht në muajt e dimrit. Qyteti i Beratit është i ventiluar mirë dhe ajri është i pastër falë edhe gjelbërimit brenda qytetit dhe në kodrat që e rrethojnë. Tokat bujqësore janë kryesisht të hinjta-kafe, me shpërndarje: 36% në fushë, 38% në zonë kodrinore dhe 26% në zonë malore.
Historia
Berati ne vitin 1830
Hyrja e kalajes të Beratit

Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P.Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kasandër në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek. II P.Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Pulheriopolis (Qytet i bukur). I pushtuar nga bullgarët në shek. IX, u quajt Belgrad (Qytet i bardhë) – Berati i sotëm.
Muzakajt

Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417 qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5 medrese. Berati në këtë kohë bëhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me zhvillim të madh të zejtarisë e të tregtisë. Tani Berati ishte kryeqendra e sanxhakut të Vlorës të përbërë nga kazatë e: Myzeqesë, Tomoricës, Skraparit, Përmetit, Pogonit, Tepelenës e Vlorës. Në Berat tregtonin mallrat e tyre tregtarë të huaj. Në shek. XVIII Berati bëhet qendër e pashallëkut të madh të Ahmet Kurt Pashës. Ali Pashë Tepelena e bashkoi atë me pashallëkun e tij të Janinës dhe përforcoi muret e kështjellës. Në këtë periudhë tregtarët e mëdhenj beratas kishin marrëdhënie me Venetikun, Triesten, Raguzën, Ankonën, Korfuzin, Maltën, Aleksandrinë, Izmirin, Selanikun, Stambollin, Sofien, Nishin, Belgradin, etj. Berati përdorte dy skela: Vlorën dhe Durrësin. Ai ishte bërë kështu kryeqendër e një sistemi të madh ndërkrahinor. Tregtarët beratas kishin agjencitë e tyre në Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë. Tregtarët e mëdhenj shkodranë kishin në Berat agjencinë e tyre tregtare.berati vjen nga iliret bir ate qe simbas legjendave filluan ndertimin e kalase per tu mbrojtur nga sulmusit
Pas tërmetit

Berati mori pamjen e sotme në shek. XVIII dhe sidomos në shek. XIX, pas tërmetit të vitit 1851. Në fund të viteve 30 të shek. XIX Berati kishte 8000 banorë dhe si të gjithë qytetet e tjerë ruante karakterin e ekonomisë së vogël zejtare. Tashmë ishin shfaqur punishtet e tipit të manifakturave, por ende të paçliruara nga normat tradicionale esnafore. Nga mesi i shek. XIX Berati zinte vendin e dytë pas Shkodrës për fuqinë ekonomike të tregtarëve të mëdhenj, të cilët kishin korrespondentë ose agjenci në Durrës e Vlorë si edhe në Trieste, Korfuz e Maltë. Ekzistonin punishte me 5 deri 10 krahë pune dhe disa fabrika të vogla mielli e vaji. Në fund të viteve 1800 në qytet kishte 820 punishte zejtare e dyqane, duke qenë kështu qendra më e lulëzuar ekonomike, tregtare e kulturore e Shqipërisë së Jugut.

Deri në mes të shek. XX në Berat ekzistonin ende tre tregje të gjerë të cilët funksiononin rregullisht çdo të shtunë: Pazari i misrit, Pazari i bulmetit dhe Pazari i gjësë së gjallë. Tregu kishte 4 qendra kryesore: të opingarëve, të mestexhijve, të tabakëve dhe të kazanxhijve. Ekzistonte edhe tregu i ri, me 100 dyqane moderne ku përfaqësoheshin të gjitha llojet e tregtive. Për nga numri i zejtarëve Berati ishte në vend të parë; ushtroheshin rreth 23 lloj zeje. Çdo zeje sistemohej në një rrugë të cilës i jepte emrin. Deri në gjysmën e dytë të shek. XX vazhdonin të ekzistonin rrugët e: kazanxhinjve, bakërxhinjve, xhokaxhinjve, leshpunuesve, rrobaqepësve, kazazëve (qëndistarë), argjendarëve, armëtarëve, opingarëve, kujinxhinjve, samarxhinjve, etj.
Kultura
Qytet muze

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë :

- Kështjella, e ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme : ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke. Kështjella është pjesë e legjendës së vjetër e të bukur të Tomorit dhe Shpiragut.

- Ura e Goricës, me legjendë, e cila rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, nga urë druri në pjesën e sipërme, u ndërtua e gjitha prej guri. Ajo u rindërtua përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Është 129,3 m e gjatë, 5,3 m e gjerë, ngrihet 10 m mbi lumë dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16,7 m. Sot është në gjendje jo të mirë, duke e bërë urgjente nevojën për ndërtimin e një ure tjetër për kalimin e automjeteve. Riparimi i saj është i domosdoshëm, në mënyrë që të ruhet një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit, njëkohësisht një nga simbolet e tij.

- Ndërtesat e kultit. Disa kapitole dhe kolonada dëshmojnë se në Berat kanë ekzistuar kisha paleokristiane të shekujve IV–VI (Shën Todri). Ndër kishat më të bukura të ndërtuara në shekujt XIII-XIV janë : Shën Mari Vllaherna, Shën Triadha dhe Shën Mëhilli. Në Berat ka edhe një numër ndërtesash të fesë islame, me vlera të shquara arkitektonike e artistike, si : teqeja e Helvetive, Xhamia e Beqarëve, Xhamia e Plumbit, etj. Këto kisha, xhami dhe ndërtesa të tjera urbane, sidomos ansamblet e lagjeve Mangalem, Kala e Goricë, janë perla të arkitekturës mesjetare. Nga përshtypja e veçantë që të krijon ansambli i Mangalemit, Berati është quajtur edhe qyteti i një mbi një dritareve.

- Arti dhe zejet. Në Berat është gjetur një vepër e rrallë, epitafi i Glavinicës, një krijim i mirënjohur i vitit 1373, i qëndisur në ar, argjend e mëndafsh, që tregon Krishtin e vdekur të kurorëzuar, të rrethuar me shkrime greke.

Kishat e Beratit janë të zbukuruara me piktura të stilit bizantin e pas-bizantin, të krijuara nga artistë të ndryshëm të shekujve XII-XIV dhe nga mjeshtrat e shekullit XVI: Onufri dhe biri i tij Nikolla. Katedralja e Shën Marisë shquhet për ikonostasin e saj, të gdhendur në dru të larzuar me ar, një vepër artistike e cilësisë së parë.

Me një fanatizëm të denjë që të quhet i shenjtë, në Berat janë ruajtur dëshmi dorëshkrimore, të cilat dëshmojnë nivelin veçanërisht të lartë të kulturës së qytetit. Më e rëndësishmja nga këto dëshmi është Kodiku i Purpurt (Codex Purpureus Beratinus O) i shekullit VI, i shkruajtur në pergamen të purpurt. Ai është një nga katër/gjashtë kopjet e vetme të gjetura në të gjithë botën. I dyti është Kodiku i Artë (Codex Aureus) i shekullit IX, i shkruajtur në pergamen me shkronja ari. Që të dy këta kodikë përmbajnë pjesë nga ungjijtë të shkruajtura në greqishen e vjetër. Këta kodikë u rizbuluan në kështjellë në 1972 dhe ruhen sot në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Në malin e Tomorit, qysh nga viti 1996, një zonë prej 4.000 ha është shpallur Park Kombëtar. Për nga numri i vizitorëve ai renditet i dyti në vend, pas Parkut Kombëtar të Dajtit.
Politika
Red right arrow.svg
Artikulli kryesor: Zgjedhjet partiake në Berat.
Ndarja Administrative

Rrethi Berat eshte i perbere prej 2 bashki e 10 komuna.
Kryetarë të Bashkisë

Ilias Bej Vrioni - 1919, 1921
Yzedin Vrioni - 1922, 1924, 1925–1928, 1935, 1937
Seit Vrioni - 1922, 1923
Xhevdet Mehqemeja – 1924
Dhimitër Tutulani – 1925
Neki Starova - 1926, 1929, 1930, 1932
Abdyl Dilaveri – 1933-1934
Tef Naraçi – 1935
Zenel Prodani - 1937, 1939, 1943, 1944
Ylli Ruli - 1992-1996
Milika Jaho - 1996 – 2000
Nikollaq Mata – 2000-2003
Fadil Nasufi - 2003 e në vazhdim
Turizmi
Berati me malin Tomor në fund

Pas tronditjes që pësoi reputacioni i qytetit në vitin 1997, ka një rivendosje të imazhit të mirë, sidomos këto dy-tre vitet e fundit, kur janë shtuar ndjeshëm flukset e vizitorëve nga vendi, nga Kosova e të huaj. Vërehet një riaktivizim i traditave më të mira të qytetit kundrejt vizitorëve. Tradicionalisht në Berat vizitori ka gjetur mikpritje të veçantë, përjetimin e një ambienti të këndshëm e shlodhës, rastin që të shijojë një kuzhinë karakteristike tradicionale të kombinuar me atë moderne, ku përfshihen ullinjtë e famshëm, mishi i qengjit dhe ai i gjelit të detit dhe verërat e prodhuara nga vreshtat rreth qytetit.

Degë më e zhvilluar e turizmit deri më tani ka qenë punime të artizanatit. Artizanati, për qytetin është një vlerë e trashëguar e cila mirëmbahet edhe sot në Berat në disa gjini, si: gdhendje ne dru qendistari, punime ne argjend dhe ne metale te tjera, punime ne kashte, gdhendje ne pllaka guri, punime dekorative me gur.

Vitet e fundit ka një rigjallërim të ketyre mjeshtërive. Vizitori mund të gjejë në disa dyqane gdhendje me pamje karakteristike të Beratit. Punimet e disa prej mjeshtrave të Beratit janë shpërndarë edhe jashtë vendit.[2] Në vitin 1901, Berati ishte qendër sanxhaku e varur nga vilajeti i Janinës.[3]

Turizmi është një ndër drejtimet më premtuese të zhvillimit ekonomik të Beratit. Qyteti trashëgon nga e kaluara një varg të gjatë e të pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të besimeve, të tilla që përbëjnë një potencial të konsiderueshëm për turizmin. Me burimet turistike të qytetit është e mundur që të zhvillohet turizmi familiar dhe ai i organizuar. Në disa zona të rrethit (Tomor) mund të zhvillohet turizmi malor me shumë aspekte brenda tij, si edhe gjuetia.

Tashmë vërehet se komuniteti është ndërgjegjësuar në shkallë të ndjeshme për këto vlera, por akoma nuk janë gjetur rrugët adekuate për futjen e shpejtë në eficiencë të këtyre burimeve. Ka shumë për të bërë në drejtim të restaurimit e ruajtjes së vlerave të trashëguara, në sigurimin e infrastrukturës së nevojshme urbane dhe në promovimin turistik të zonës.

Në Sesionin e 32-të të Komitetit të Trashëgimisë të UNESCO-s të zhvilluar në Kanada më 8 korrik 2008, Berati u regjistrua si sajt i trashëgimisë botërore, nën kriteret iii dhe iv.
Transporti

Berati ndodhet 120 km larg kryeqytetit – Tiranë, 92 km larg Durrësit dhe 85 km larg Vlorës. Pozicioni gjeografik është shumë i favorshëm për transportin e tranzitin si edhe për komunikimin ekonomiko-shoqëror me shumë rrethe të vendit. Berati me anë të largësive 40-50 km komunikon direkt me 6 rrethe të vendit: Lushnje (37 km), Fier (47 km), Memaliaj (41 km), Këlcyrë (50 km), Çorovodë (50 km), Kuçovë (16 km)-Elbasan (43 km). I vetmi qytet që i afrohet Beratit për nga shkalla e komunikimit me të gjithë perimetrin e tij është Elbasani, i cili komunikon direkt me 5 rrethe. Nga analiza të tilla del se Berati është potencialisht qendra më e madhe e kryqëzimit të rrugëve dhe kalimeve në territorin e vendit. Në Berat mund të kryhet tranziti më i shkurtër të paktën për ¾ e vendit, për gjithë aktivitetin që vjen nga Jugu dhe shkon për në Lindje e për në Veri (përmes kryeqytetit).

Berati është ngritur në një pozicion gjeografik të mrekullueshëm klimaterik, me aftësi komunikimi, tranziti, prodhimi e përpunimi që rrallë i ka ndonjë qytet tjetër. Aktualisht Berati ka vetëm një dalje me rrugë kombëtare, atë që e lidh me Lushnjen e që prej aty degëzohet për Fier-Vlorë e Durrës-Tiranë. Lidhjet e tjera janë me rrugë dytësore, me parametra teknikë të ulët e të pamirëmbajtura. Ndërtimi i segmenteve të tjerë rrugorë, sipas studimeve të ndryshme, do të përmirësonte komunikimet me zona të tjera, duke hapur mundësi për një zhvillim më të shpejtë dhe intensiv të Beratit. Rrjeti rrugor brenda rrethit ka 180 km, nga të cilat 65 km rrugë të asfaltuara, 18 km rrugë nacionale dhe 113 km rrugë rurale. Rrethi kategorizohet ndër ata me 26-50 mjete të transportit rrugor për 1000 persona.
Personalitete


Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 5:07

Fieri
Kjo është versioni e shqyrtuar të kësaj faqejeshow/hide details
Shko te: navigacion, kërko
Fieri
Fieri
Fieri (Shqipëria)
{{{alt}}}
Fieri

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Fierit
Rrethi Rrethi i Fierit
Targat e automjeteve FR
Sipërfaqja 785 km²
Popullsia
Dendësia e popullsisë 85 000 banorë
255 ban/km²
Kodi postar 9302-9305 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 34
Aeroporti Nënë Tereza km nga Fieri
Faqja zyrtare
Bashkia e Fierit
Politika
Kryetari Baftjar Zeqaj
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Të tjera
Vendasit Fierakë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)
Portali Fieri

Fieri është qytet në Shqipërinë e jugut. Fieri ndodhet në jug të rrethit të Lushnjës, në perëndim të rrethit të Beratit, kufizohet gjithashtu në jug me Vlorën dhe në juglindje me rrethin e Mallakastrës, rreth i cili para ndarjeve të reja administrative të viteve '90 bënte pjesë gjithashtu në përbërjen e rrethit të Fierit. Përsa i përket qytetit të Fierit popullsia e tij pas viteve '90 të shekullit të XX numëronte 40 000 banorë, kurse në ditët e sotme, si rezultat i dyndjes së popullsisë nga rrethi i Mallakastrës dhe nga rrethet veriore të vendit, vlerësohet që popullsia e qytetit të Fierit të ketë arritur në 85 000 banorë.
Përmbajtja

1 Historia
2 Karakteristika te pergjthsme te mjedisit natyror
3 Popullsia
4 Ekonomia
5 Turizmi
5.1 Pasurite Social – Kulturore
5.2 Jeta shpirtërore
5.3 Folklori
5.4 Veshjet e Burrave
5.5 Veshjet e Grave
5.6 Kenget dhe vallet
5.7 Traditat dhe zakonet
5.8 Gatimet
6 Objektet vizitonjese
6.1 Muzeu historik
6.2 Biblioteka
6.3 Teatri Bylis
6.4 Qyteti antik i Apolonise
7 Plazhet
7.1 Plazhi ne derdhje te lumit Vjose
7.2 Plazhi Hidrovor - Hoxhare
7.3 Plazhi Vjose - Seman
7.4 Plazhi Seman
8 Politika
9 Transporti
10 Panorama e qytetit
11 Radiot dhe televizionet
12 Shiko edhe këtu
13 Referenca
14 Lidhje të jashtme

Historia

12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne një koder pranë detit dhe afër grykederdhjes se lumit Aoos (Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi. Ne lulezimin e tij mendohet te këtë patur një popullsi prej 50 000 - 60 000 banoresh. Për rendesine ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur "qytet të madh dhe hijerende".

Në vitin 1769 Fieri ishte një fshat me rreth 24 shtëpi prej balte dhe qerpiçi të ndërtuara nga voskopojarët që sapo ishin ngulur në Fier dhe rrethinat përreth. Qyteti modern i Fierit u themelua më 1864 nga Kahraman Pashë Vrioni dhe djali i tij, Omer Pashë Vrioni, të cilët me ndihmën e urbanistëve dhe arkitektëve francezë hodhën themelet e qyetit modern të Fierit. Fizionominë e këtij plani, qyteti i Fierit e ruan edhe sot ku ndërthuren dy sisteme; ai kuadratik dhe rrezor. Në fund të shekullit të XIX Fieri kishte 4 lagje: “Shkozë”, “Belik”, “Kishë” dhe “Pasha”. Në librin e saj “Brenga e Ballkanit” udhëtarja angleze Edit Durham kur shkruan për Fierin e vitit 1904, tregon se në të janë ngritur godina prej guri me arkitekturë çuditërisht moderne.

Monumentet me te rëndësishme arkeologjike janë : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kerkimet e para mbi thesarin historik te Apolonise u benne gjatë Luftes se Pare Botërore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorren ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologet shqiptare pas çlirimit.

Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana, Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza, Petova etj.

Regjistrimi I pare I populsise është ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nenprefekture nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe 12.760 banorë, krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banorë. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë.

Gjatë fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftes se Dyte Botërore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen banorë te ardhur nga Laberia, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftes ne qytetin e Fierit u vendos një numer I madh camesh te debuar nga Greqia.

Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte një siperfaqe prej 1175 km2. ne te bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces I zhvilluar urbanizimi. Për te plotësuar nevojat e industrise dhe bujqesise, filloi një levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I Fierit numeronte 20 000 banorë, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorë. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226.200 banorë, dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifren 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %.

Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banoreve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastres, Tepelenes, Beratit, Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga zonat veriore e verilindore te Shqipërisë. Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti I Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendesia e popullsise për rrethin e Fierit 255 banorë/km2, një nga me te lartat ne Shqipëri. Mosha mesatare e popullsise është 38 vjeç.
Karakteristika te pergjthsme te mjedisit natyror

Rrethi I Fierit ofron dhe potenciale te rëndësishme natyrore për zhvillimin e tij.Ne përgjithësi kemi te bëjmë me një rajon fushor me lartesi nga 0-100 m mbi nivelin e detit dhe me toka shumë pjellore.Edhe relievet kodrinore janë pergjithesisht te buta dhe te mundshme për shfrytezim bujqesor.Ne zonat e rrafsheta zhvillohen tokat e hirta kafe. Kemi edhe lloje te veçanta tokash si aluvionale qe takohen ne luginat e Semanit e Vjoses, tokat e kripura qe shtrihen ne Hoxhare si dhe tokat mocalishte te Roskovecit. Ne rrethin e Fierit shtrihet një pjesë e Myzeqese se Madhe, Myzeqeja e Vogel dhe fushat e Frakulles e te Cakranit. Fieri ashtu si e gjithë Shqipëria bën pjesë ne brezin e klimes mesdhetare, dhe dallohet për tipare me tte shprehura mesdhetare, e cila karakterizohet nga vera e nxehte dhe e thate me shkelqim të madh te diellit dhe dimeri i bute dhe me rreshje te mëdha. Ngricat dhe debora janë dukuri tepër te rralla. I nxehti fillon qysh nga mesi i pranveres dhe vazhdon deri në fund te tetorit. Klima e Fierit është e ngrohte sepse Fieri laget nga deti dhe është i mbrojtur nga lindja prej ererave te ftohta. Fieri dallohet për numerin e lartë te ditëve me diell mesatarisht 2800 ore ne vit. Rreshjet kanë rregjim kohor shumë te crregullt ato janë perqendruar kryesisht ne gjysmen e ftohte te vitit,sasia mesatare e tyre arrin 980-1000mm/vit. Vera ne Fier është e thate dhe shpesh nuk bie shi për jave te tera. Muajt me te lagesht janë nentori dhe janari, kurse muajt me te thate korriku dhe gushti. Ererat fryjne ne drejtime të ndryshme por gjatë dimrit mbizotëron era e jugut, e cila sjell edhe rreshje te mëdha, ndërsa gjatë veres era fryn nga veriu dhe veriperendimi. Afersia me detin bën qe klima te jetë e bute dhe vetëm ne raste tepër te rralla temperaturat te bien nën zero.Temperatura mesatare vjetore lekundet nga 150C-160C. Klima e Fierit lejon zhvillimin e një bujqesie shumë degeshe. Gjithashtu tokat bujqesore mund te shfrytezohen 2-3 here ne vit. Ne kuadrin e pasurive natyrore rëndësi te veçantë kanë pasurite ujore, ku përveç detit Adriatik, rrethi pershkohet nga lumenjte Seman, Vjose e Gjanica. Semani -281 km i gjatë formohet nga bashkimi I Devollit me Osumin ne afersi te Beratit.Siperfaqja e pellgut ujembledhes është 5949 km2, prurja mesatare vjetore e tij arrin ne 96 m3/sek.Semani është nder lumenjte me eroziv, duke e bërë lumin me eroziv në vend. Vjose - 272 km I gjatë buron nga malet e Pindit ne Greqi.Siperfaqja e pellgut ujembledhes është 6700 km2,ndërsa prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m3/sek. Gjanica - 67 km buron nga burimet e Pocemit e te Kalivacit.Siperfaqj a e pellgut ujembledhes është 234 km2.Është një nga lumenjte me te ndotur në vend, për shkak te derdhjes se naftes. Rrethi ka dhe disa liqene artificiale ku me I madhi e me I rendesishmi prej tyre është ai I Kurjanit me siperfaqe 375 ha, ujerat e tij përdoren për ujitje. Bota natyrore bimore dhe shtazore e rrethit është transformuar nga veprimtaria e njeriut. Megjithatë rrethi I Fierit dallohet për disa lloje bimesh e kafshesh sidomos ne pjeset bregdetare e fushore. Takohen disa lloje kafshesh si urithi, cakalli, nusja e lales, dhelpra, shkurteza, mellenja, thelleza e fushes si dhe disa lloje te ndryshëm zvarranikesh e gjarprinjsh. Ndërsa ne ujerat e detit gjenden shumë lloje peshqish si qefulli, levreku, koca etj. Rrethi I Fierit bën pjes ne brezin e shkurreve dhe te pyjeve mesdhetare. Shkurret perbehen nga nenkati I makies,ku rriten shkurret me gjelberim te perhershem si mareja, shqopa, gjineshtra, dafina. Ne këtë nenkat bimor rriten edhe disa drure te lartë si selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e eger, qe ne disa raste formojne pyje te vegjel. Nentoka është mjaft e pasur me lende djegese siç janë gazi natyror dhe nafta ku dallohet zona e Patos-Marinzes, e cila është dhe zona naftembajtese me e madhe ne Shqipëri. Gjithashtu nenetoka është e pasur dhe me materiale ndërtimi si zhavore, rerera, argjila etj.

Rrethi I Fierit është një nga rrethet ku shoqëria njerëzore ka demtuar botën e gjallë, si dhe me ndotjen mjaft te madhe te ajrit.Ne te bëjnë pjesë disa zona te nxehta mjedisore si : fusha naftenxjerrese Marinez-Patos, Rafineria e Naftes Ballsh, AZOTIKU. Këto zona kanë sjelle ndotjen e dy lumenjve Gjanica dhe Seman, ujerave nentokesore dhe ne kombinim me automjetet e transportit,qe clirojne një numer të madh gazrash, pluhuri dhe bloze, si dhe kanë bërë qe Fieri te këtë edhe një ajër tepër te ndotur mbi normat e lejuara. Një nga problemet kryesore është edhe eleminimi I 850 m3 me tretesire arseniti dhe arsenati tepër helmues qe ndodhen ne Uzinen e Plehrave Azotike.
Popullsia

12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne një koder pranë detit dhe afër grykederdhjes se lumit Aoos ( Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi.Ne lulezimin e tij mendohet te këtë patur një popullsi prej 50,000-60,000 banoresh. Për rendesine ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet të madh dhe hijerende “. Monumentet me te rëndësishme arkeologjike janë : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kerkimet e para mbi thesarin historik te Apolonise u benne gjatë Luftes se Pare Botërore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorren ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologet shqiptare pas çlirimit. Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana, Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza , Petova etj.

Regjistrimi I pare I populsise është ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nenprefekture nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe 12.760 banorë , krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banorë. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë. Gjatë fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftes se Dyte Botërore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen banorë te ardhur nga Laberia, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftes ne qytetin e Fierit u vendos një numer I madh camesh te debuar nga Greqia.

Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte një siperfaqe prej 1175 km2. ne te bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces I zhvilluar urbanizimi. Për te plotësuar nevojat e industrise dhe bujqesise, filloi një levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I Fierit numeronte 20 000 banorë, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorë. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226 2000 banorë, dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifren 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %o .

Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banoreve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastres, Tepelenes, Beratit, Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga zonat veriore e verilindore te Shqipërisë. Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti I Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendesia e popullsise për rrethin e Fierit 255 banorë/km2, një nga me te lartat ne Shqipëri. Mosha mesatare e popullsise është 38 vjeç.


Popullsia ne vite e rrethit te Fierit 1926 1960 1985 1990 1997 1999
50.377 112.123 226.200 251.115 207.983 199.082
Struktura moshore e rrethit Fier Mosha 0-14 ne % 15-64 ne % 65 + ne %
Meshkuj 29.56 30 62.333 63 7.002 7
Femra 28.098 28 64.326 64 7.763 8
Totali 57.658 28.6 126.657 64 14.765 7.4
Perqindja e popullsise qytetare ne vite Viti 1950 1960 1980 1985 1990 1996 2001
Perqindja 8% 17.10% 27.20% 27.60% 28% 40% 48%
Ekonomia

Rethi I Fierit është ekonomikisht një nga rrethet me te zhvilluara te Shqipërisë. Ne këtë zhvillim vecojme tre periudha te rëndësishme kohore : paraclirimit, vitet 45-90-te dhe pas viti 1990.

Ne periudhën paraclirimit Fieri ka qenë një zone e prapambetur bujqesore, qe vuante nga kenetezimi masiv dhe malaria. Shumica e popullsise jetonte ne fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika te feudalizmit. Një pjesë e fshataresise kishte toke, ndërsa pjesa tjetër punonte ne cifligjet e shtetit dhe ne ato private. Ne vitin 1925 shoqëria anglo-persiane OIL Company mori për ta shfrytezuar për kerkimin e vendburimeve te naftes një siperfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit te kësaj kompanie, vjen shoqëria AIPA qe morri për shfrytezim një siperfaqe prej 164.000 ha. Ne vitin 1938 ekzistonin magazina te mëdha mallrash dhe një rrjet I dendur tregtar. Deget kryesore te ekonomise ne këto vite perfaqesoheshin me disa fabrika te industrise se lehtë dhe ushqimore. Ne 1937 dhoma e tregetise se qytetit numeronte 309 zejtare, tregtare dhe industrialiste. Pas pushtimit italiane vershuan shumë sipermarres, punetore , fermere , nenpunes, njerëz te profesioneve të ndryshme dhe bashke me ta dhe prodhimet e industrise italiane. Ky fenomen u shoqerua me pasoja negative për prodhuesit vendas, kryesisht artizane, duke I rrenuar ekonomikisht dhe duke I detyruar te mbyllnin punishtet e tyre, gjë qe solli keqesimin e gjendjes ekonomike te familjeve të tyre. Pas kapitullimit te Italise , pronat e shoqerise AIPA I morri ne dorë shoqëria gjermane Continental Oil.

Ne periudhën 45-90, Fieri kthehet ne një nga qendrat me te rëndësishme industriale te vendit. Këtu u ndertua kompleksi me I madh energjitiko-kimik I vendit. Ne prodhimin e pergjithshem industrial te vendit , Fieri zinte 12 % te tij. Deget kryesore te industrise ishin energjitika ( nxjerrja e përpunimi I naftes, prodhimi I energjise elektrike ), industria kimike, mekanike dhe ushqimore. Për te mbeshtetur këto dege te industrise se rëndë u ndertuan dy termocentrale, ne Fier dhe ne Ballsh. TEC-i i Fierit për nga kapaciteti ishte me I madhi ne Shqipëri me kapacitet 160.000 kw energji ne vit. Ne vitin 1952 u ngrit Uzina e Pastrimit te Pambukut, dhe me pas u ngriten edhe fabrikat e imdustrise ushqimore , si ajo e vajit, margarines, e veres etj. Strategjia ekonomike e ndejekur ne këto vite shtroi nevojen e zhvillimit te transportit automobilistik dhe hekurudhor. Fillimisht u zhvillua transporti automobilistik me ngritjen e dy parqeve me te mëdha te vendit, parku automobilistik I Fierit dhe ai I transnaftes ne Patos. Me ngritjen e industrise se rëndë perparesi morri dhe transporti hekurudhor. Ne viet 1967-68 u ndertua hekurudha Rrogozhine-Fier 53 km e gjatë, ne 1974-75 hekurudha Fier- Ballsh 26 km, ndërsa ne vitet 1981-86 ajo Fier-Vlore 35 km. Sipas statistikave bujqesore deri ne vitin 1985 Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqesore. Blegtoria u zhvillua dhe ajo si pjesë e gjithë kolektivizimit te bujqesise, por u vu ne plan te dytë. Ajo asnjëherë nuk I plotesoi tërë nevojat e popullsise. Megjthate edhe blegtoria pati një fare ecurie. Ne vitin 1985 ajo jepte 1/3 e prodhimeve bujqesore, ku rrethi Fier dallohej për numrin me të madh te gjetheve në vend, duke dhënë 1/5 e prodhimit te pergjithshem blegtoral. Komplekse blegtorale te rëndësishme kishin NB-te e Roskovecit dhe Levanit, kooperativat e Zharezes, Pojanit , Cakranit etj. Periudha e tretë pas viteve 90-te është shoqëruar me ndryshime te mëdha edhe ne strukturen e ekonomise. Kjo si rezultat I ndryshimit te formes se pronesise, nga ajo shteterore ne atë private. Shumica e ndermarrjeve private te krijuara I perkasin aktivitetit trehtar, pas tyre vijnë ato te sektorit te sherbimeve dhe te sektorit te transportit. Ne rrethin e Fierit ka pasur edhe mjaft investime te huaja kryesisht ne sektoret joproduktive te ekonomise si banka, ndertime, transport si dhe ne industrine tekstile. Sot ne rrethin e Fierit ne industrine e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes, veprojnë dy nga kompanite me te mëdha ne Shqipëri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania kanadeze “Banker’s “. Ndërsa përsa I përket marredhenieve agrare, edhe ato njohen ndryshime rrenjesore. U kalua nga sistemi I kooperativave dhe NB-ve ne sistemin e prones private dhe te ekonomise te tregut te lirë. Ne rrethin e Fierit procesi I ndarjes se tokave ka përfunduar ne vitin 1993 dhe toka është shperndare sipas kritereve te percaktuara ne Ligjin për Token. Shperndarje e tokes është bërë ne varësi te siperfaqes se përgjithshme te tokes se punueshme me numrin e banoreve. Kështu çdo person ka përfituar nga 0.15-0.3 ha. Këto kanë sjelle rritjen e shpejte te numrit te njesive te prodhimit bujqesor. Bujqesia private dominohet nga fermat qe operojne ne nivel familjar. Ndërkohë qe nga shoqatat e fermereve po krijohen ndermarrje të reja qe synojne drejt ekonomise se tregut bujqesor modern. Sot ne rrethin e Fierit sipas Zyres se Punesimt ka 72.237 te punesuar dhe 18.135 te papune, ndërkohë qe joekonomikisht aktive janë 51.052. Nga te punesuarit , 44.591 janë te gjinise mashkullore dhe 27.646 te gjinise femerore.
Turizmi
Pasurite Social – Kulturore

Vlerësimi turistik i këtyre motiveve nenkupton kulturën shpirtërore, materiale e origjinale. E lemente te tillë si : veshja, këngët dhe valle, instrumentet muzikore, doket dhe zakonet, fjalët e urta dhe legjendat, feja me institucionet e saj, muzeumet prezantojnë shpesh vlera te rralla e te paperseritshme.
Jeta shpirtërore

Rajoni Vjose – Seman ka veçoritë e veta përsa i përket jetës shpirtërore. Ky rajon bën pjesë ne krahinen etnografike te Myzeqese. Turizmi fetar është lloji me i vjetër i turizmit, praktikuar qe ne kohët e lashta. Ne rajon egzistojne dy bashkesi fetare, ajo ortodokse dhe ajo myslimane. Të dy bashkesite fetare jetojne ne harmoni te plotë me njera – tjetrën. Me shumë interes janë objektet e kultit qe paraqesin interes nga ana arkitektonike dhe nga ana e misioneve fetare.Me vlera te shumeanshme do të veconim kishen e Shen Marise se Pojanit dhe afrekset e shekullit XIV qe ruhen aty. Me interes janë pagezimet dhe kurorezimet qe bëhen ne kishe, si dhe ritet fetare qe i shoqerojne. Ne afersi te Kolkondasit ne vitin 1813 është ndertuar Manastiri i Shen Kozmait, kun e 24 gusht te çdo viti organizohet Panairi i Shen Kozmait, ku besimtare nga e gjithë Myzeqeja shkojnë ne ceremoni. Objekte te tjera janë kisha ortodokse e Shen Gjergjit, kisha katolike, xhamia etj.
Folklori

Ne këtë rajon janë zbuluar shumë tradita kombëtare si ne veshje, instrumenta, kenge etj. Prandaj për oferten turistike te rajonit është mjaft e rëndësishme organizimi i manifestimeve folklorike dhe format tradicionale te jetës e veprimtarise se tij. Turizmi nëpërmjet manifestimeve kulturore dhe vleresimit të tyre ndikon ne ruajtjen e folklorit, kultivimin e tij dhe ngritjen e shkalles artistike të tyre. Rajoni trashëgon dhe kultivon një thesar te pasur e te bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale dhe shpirtërore dhe ndenja fisnike. Është e vërtetë qe kostumet popullore dhe orendite e tradites nën pervetesimin e jetës moderne janë zhdukur nga përdorimi i perditshem, por ato mund te shihen dhe gjenden me tërë bukurine dhe finesen e tyre artistike ne manifestimet folkloristike e ne muzete etnografike.
Veshjet e Burrave

Karakteristike ka qenë veshja me kemishe (linjë). Ky tip veshjesh perbehet nga këto pjesë: kemishe, te mbathura, brezi, corapet, opingat. Gjeresia e fundit shkonte nga 1015 kinda, kurse menget bëheshin te gjata dhe te gjëra dhe pergatiteshin me pelhure liri.Opingat pergatiteshin nga lekura e regjur e lopes ose e buallit.Një element qe spikat është takia, qe mbahej nga burrat myzeqare ne ditë dasme, te kremte fetare, ditë pazari etj.
Veshjet e Grave

Krakteristike ka qenë veshje ne kemishe e gune, qe perbehej nga jeleku, fanella, kemisha, brezi, perparesja, guna, mengorja, corapet, shamite e brezit, shamia e kokës dhe stolite. Këto pergatiteshin me fije pambuku ose me lesh rud.
Kenget dhe vallet

Muzika vokale ka një perdorim me te dendur dhe është karakteristike për folklorin tradicional, duke perbere një specifike kombëtare. Vlera e valleve popullore perqendrohet ne kompozicionet e tyre te cilat mund te jenë edhe primitive, por sit e rrallë ato kerkohen ne programe turistike. Me e njohur dhe me origjinale është dyshja e njohur myzeqare e burrave. Nga instrumentet popullore permendimsazet qe janë te perbera nga klarineta dhe defi. Kenga polifonike është mbizoteruese ne këtë krahine. Zakonisht kenga këndohet nga një person dhe te tjerët i mbajnë iso.
Traditat dhe zakonet

Nga vizitore te shumte flitet për zakone te çuditshme dhe te shumta. Mikepritja është e kultivuar pergjate shumë shekujve.Respekti për mikun, te huajin pa shperblim është diçka e veçantë. Datat qe festohen me shumë ne këtë rajon janë 24 – 25 dhjetori, fillimi i Vitit te Ri, 6 janari ( dita e ujit te bekuar), pashket ortodokse, feste te cilrn banoret e këtij rajoni e festojne ne mënyrë madheshtore me rite te tilla si therja e qengjit dhe ngjyerja e vezeve me boje te kuqe. Festa te tjera janë ato te karakterit zyrtar, kombëtar dhe rajonal për ngjarje dhe figura te medhaja historike.
Gatimet

Ne mjaft vende me tradite te zhvilluar gastronomia perben pothuajse një lloj turizmi. Krahina të ndryshme kanë gastronomi koralet, kështu dhe rajoni ynë ka veçoritë etij te gatimit. Llojet e peshkut janë të ndryshme si ngjala, lavrake, qefulli etj, por gjithashtu nder gjellet karakteristike përmenden rosnicat. Meqense rajoni është fushor një perhapje te madhe kanë shpezet e buta, mishi i te cilave serviret ne çdo tavoline. Tipike janë edhe ëmbëlsirat te bëra kryesisht me pete te derdhura si byreku, qumeshtori, bakllavaja. Nga pijet me te përdorshme janë rakia e rrushit,mënitsi dhe manaferres.
Objektet vizitonjese
Muzeu historik

Muzeu historik paraqet ne mënyrë te permbledhur gjithë historinë shumeshekullore te Fierit. Një vend te rëndësishëm ze pasqyrimi i monumenteve kulmore te histories krahinore si aktivitetet patriotike, kryengritjet fshatare, luftërat për liri e pavaresi. Aty përfshihet edhe kultura materiale popullore, kultura etnografike, e kultura krishtere.
Biblioteka

Biblioteka është një nga institucionet kulturore mjaft te rëndësishme me ambiente pune te bollshme te cilat e radhisin atë ne një nga bibliotekat me te mira në vend. Ne ambientet e saj zhvillohen mesatarisht 60 – 70 aktivitete te llojeve dhe natyrave të ndryshme artistike, shkencore, sociale. Numri i lexuesve te regjistruar arrin mbi 5000 persona ne vit.
Teatri Bylis

Teatri Bylis i ndertuar ne vitin 1971 është një qendër shumë e rëndësishme e artit dhe kulturës. Ka një kapacitet prej 400 vendesh. Ne te organizohen mjaft shfaqje nga trupa teatrore e estrades Fier, festivale tradicionale lokale dhe rajonale dhe shumë veprimtari te tjera te larmishme.
Qyteti antik i Apolonise

Qyteti antik i Apolonise Kryeqendra e historisë se Fierit ka qenë qyteti antik i Apolonise I themeluar ne vitin 587 p.e.s. nga kolonet korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe ne kulmin e lulezimit te saj ne një siperfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorë.

Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vërtetohet me faktin se se ne shekullin e I p.e.s. Perandori i parë romak Oktavian Augusti studioi ne Akademine e Apolonise. Apolonia është një qendër qe tërheq me tepër vizitore e turiste të huaj te apasionuar pas arkeologjise dhe histories se lashtë te këtij qyteti. Monumentet kryesore te qytetit antik te Apolonise janë Sheshi i Portikeve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni.

Prane Apolonise ndodhet Manastiri i Pojanit një symbol i historisë dhe kulturës se shekullit XIII. Me një stil bizantin ai konsiderohet si një kompleks arkitektonik mjaft interesant se bashku me kishen dhe inferieret ne dekorimet dhe pikturat murale te veçantë. Para 30 vjetësh ky manastir u shnderrua ne një muzeum, ku ruhen statujat e periudhes iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shnderruar kështu ne një qendër mjaft te rëndësishme kulturore artistike qe pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.
Plazhet

Deti perben figuren kryesore ne vleresimin dhe shfrytezimin turistik rajonal ne rreth 48 km vijë bregdetare. Ne rajonin tonë dallojme ket plazhe:
Plazhi ne derdhje te lumit Vjose

Ky plazh qe i përket tipit te bregdetit me rere te trashe duke bërë qe te dallohet qartë nga plazhet e tjera te rajonit dhe te perafrohet me tepër me plazhet e bregdetit Jon. Vende – vende rëra e trashe zevendesohet nga zhavorret e permasave te vogladuke terhequr turiste dhe duke e bërë këtë plazh mjaft interesant .
Plazhi Hidrovor - Hoxhare

Plazhi Hidrovor – Hoxhare i përket tipit te bregdetit me rere shumë te holle. Plazhi ka një rere me vlera te mëdha kurative duke terhequr me tepër moshat e mesme dhe te vjetra.
Plazhi Vjose - Seman

Plazhi Vjose – Seman shtrihet ne zonen ku me pare ka qenë grykderdhja e lumaluvionet e sjella nga ky lum gjatë periudhes qe ai derdhej aty.
Plazhi Seman

Plazhi Seman perben një nga lokalitet turistike më interesante te rajonit. Ky plazh ka një shtrirje prej 3,5 km me një brez 2 m te gjerë. Dy nga karakteristikat e tij janë rëra e imet dhe e ashper e pasur me jod dhe pylli i mrekullueshem i pishave. Pozicioni i favoeshem gjeografik i jep Semanit mundësi për zhvillimin e sporteve ujore net e ardhmen. Zona përmban dhe disa laguna qe shquhen për variatet e vegjetacionit dhe specie te rralla shpezesh migratore. Bashke me turizmin balnear një rol te rëndësishëm ka dhe turizmi rural.
Politika

Kryetar i Bashkisë së Fierit është Baftjar Zeqo. Fieri është gjithashtu qendër e Prefekturës së Fierit, e cila përfshin edhe rrethet e Lushnjës dhe Mallakastrës.
Transporti

Fieri ndodhet rreth 115 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ndodhet rreth 40 km larg Vlorës dhe rreth 40 km larg Beratit. Është një nga nyjet kryesore të jugut përsa i përket transportit. Fieri është pjesë e rrjetit hekurudhor shqiptar.
Panorama e qytetit

Apolonia [Pojan] Qyteti antik i Apolonisë Kryeqendra e historisë se Fierit ka qenë qyteti antik i Apolonisë I themeluar ne vitin 587 p.e.s. nga kolonët korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe ne kulmin e lulëzimit te saj ne një siperfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorë. Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vërtetohet me faktin se se ne shekullin e I p.e.s. Perandori i parë romak Oktavian Augusti studioi ne Akademinë e Apolonisë. Apolonia është një qendër qe tërheq me tepër vizitore e turiste të huaj te apasionuar pas arkeologjisë dhe historisë së lashtë te këtij qyteti. Monumentet kryesore te qytetit antik te Apolonisë janë Sheshi i Portikeve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni. Pranë Apolonisë ndodhet Manastiri i Pojanit një simbol i historisë dhe kulturës se shekullit XIII. Me një stil bizantin ai konsiderohet si një kompleks arkitektonik mjaft interesant se bashku me kishën dhe inferieret ne dekorimet dhe pikturat murale te veçantë. Para 30 vjetësh ky manastir u shndërrua ne një muze, ku ruhen statujat e periudhës iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shnderruar kështu ne një qendër mjaft te rëndësishme kulturore artistike qe pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.


Radiot dhe televizionet

Në qytetin e Fierit ushtrojnë veprimtarinë e tyre disa stacione radiofonike dhe televizive, ku përmenden TV APOLLON, TV KOMBI dhe AVN (një ndër stacionet më të hershme private që transmetonin në Shqipëri). Kurse ndër radiot veçohen RADIO Fieri 107.2 Mhz, Radio Star 105.5 Mhz dhdhe Radio +3 91.6 Mhz.





Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 5:08

Elbasani
This is a quality version of this pageshow/hide details
Shko te: navigacion, kërko
Elbasani
Emblema e Elbasanit
Emblema
Elbasani
Elbasani (Shqipëria)
{{{alt}}}
Elbasani

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Elbasanit
Rrethi Rrethi i Elbasanit
Targat e automjeteve EL
Sipërfaqja 1.29 km²
Popullsia
Dendësia e popullsisë 128,232[1] banorë
99.3 ban/km²
Kodi postar 3000 [2]
Prefiksi telefonik +355 (0) 54
Aeroporti Nënë Tereza km nga Elbasani
Faqja zyrtare
Bashkia e Elbasanit
Politika
Kryetari Qazim Sejdini
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Të tjera
Vendasit Elbasanasë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)
Portali Elbasani

Elbasani është qytet në Shqipëri dhe njëherit qendër e qarkut dhe rrethit me të njëjtin emër.

Qyteti i Elbasanit ndodhet në Shqipërinë e Mesme. Ai shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin, i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në veri dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës, në jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon përroi i Zaranikës dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani është i vendosur midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perëndimore 19° 03' dhe ndodhet në një lartësi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit. Veçoritë klimaterike të kësaj zone janë: dimër i butë e me reshje dhe verë e nxehtë dhe e thatë.

Elbasani është një nga qytetet më të mëdha të vendit me një popullsi prej rreth 128.000 mijë banorësh.
Përmbajtja

1 Historia
2 Te dhena mbi institucionet kulturore
2.1 Teatrit “Skampa”
2.2 Biblioteka e qytetit
2.3 Kinema “Millenium
2.4 Kinema “Vullnetari”
2.5 Shtëpia e Kulturës
2.6 Muzeu “Aleksandër Xhuvani”
2.7 Muzeu “K. Kristoforidhi”
2.8 Pallati i Sportit
2.9 Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”
2.10 Biblioteka Publike “Qemal Boholli”
3 Zejet e Elbasanit
3.1 Tabakët
3.2 Kazazët
3.3 Çibukçinjtë
3.4 Opingarët dhe Saraçët
3.5 Qeleshepunuesit
3.6 Samarxhinjtë
3.7 Bakërpunuesi që trashëgoi zanatin e të parëve
4 Politika
5 Transporti
6 Arsimi
7 Ekonomia
8 Shiko edhe
9 Panorama e qytetit
10 Burimet
11 Lidhje të jashtme

Historia
Kalaja e Elbasanit
Kisha Katolike

Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Të dhënat arkeologjike besohet se emri i pare i Elbasanit ka qene mansius që do të thotë vend-qëndrim shumë arkeologe besojnë se vendburimi me i madh arkeologjik i qytetit antik mund të jetë në zone lindore të Elbasanit pranë rrapit të mances për shkak të ngjashmërisë midis emrave dhe rrënojave. Në shekullin II qyteti njihej me emrin Skampius e më vonë me emrin Skampi dhe ishte në varësinë administrative të Durrahut (Durrësit). Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qendër urbane, ushtarake e peshkopale. Gjatë periudhës romare Skampius njohu lulëzimin e tij më të madh sepse ishte një kryqëzim rrugësh ku perandoria romake ndërto rrugën Via Egnatia një rrugë me strategji ushtarake dhe ekonomike ku do lidheshe Roma me Kostandinopojën ku në Skampius kryqëzoheshin dy rruge ajo që vinte nga dyrrahu dhe Apolonia, ku kjo rrugë e rëndësishme strategjike shërbeu edhe gjatë luftërave fetare (kryqëzatat). Pas bllokimit të rrugës Via Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti i Skampinit nuk përmendej më dhe u shkatërrua nga bullgarët dhe ostrogotët gjatë migrimit sllavo-bullgar diku nga shekulli VI-VII.

Elbasani u themelua nga Sulltan Mehmeti II në shekullin XV. Iu vu ky emër sepse ishte një ndër trevat e para të pushtuara nga osmanët, ELI-BASAM (vura dorë). Pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, Sulltan Mehmeti II, rindërtoi në kthim në vitin 1466 kalanë e vjetër, për ta pasur si pikë mbështetje të mëvonshme. Kalaja u ndërtua në vetëm 25 ditë dhe në ndërtimin e saj ndihmuan 150.000 njerëz. Në vitin 1492 sulltan Bajaziti ndërtoi xhaminë Mbret, më e vjetra e qytetit dhe ndër më të vjetrat në shqipëri, e cila ndodhet në zemër të kalas së qytetit. Në hyrje të kalasë, mbi një pllakë, sulltani shkroi në turqisht : “Eli-Basan, es Sulltan, Ibni Sulltan, Fahti Sultan, Mehmet Han-i Han.” (Vura dorë, unë sulltan bir sulltani, sulltan triumfues, Mehmet, mbret i mbretërish). Pra, "Elbasan" do të thotë vura dorë. Me kalimin e kohës rreth Kalasë u zhvillua qyteti i Elbasanit.

Në dokumentacionin e kohës dëshmohet se në mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtëpi dhe 900 (?) dyqane. Punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndërrua në qendrën e Islamit në Shqipëri. Për shkak të pozitës shumë të favorshme në rrugën Egnatia, Elbasani u kthye në një qendër tregtie shumë të rëndësishme. Përkrah tregtarëve vendas dhe turq në qytet ishin ngulitur edhe tregtarë grek dhe sllav.

Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare, njëra në Paris në vitin 1867 dhe tjetra në Çikago në vitin 1894, krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkë, pistoleta dhe silahe të prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381, i pasuar nga të tjerë në periudha të mëvonshme.

Në këtë kohë Elbasani shquhet si qendër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë Bogomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip. Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, i Dhjatës së Re në gegërisht dhe toskërisht, i Gramatikës së gjuhës shqipe sipas dialektit toskë (1882) dhe i Fjalorit të Gjuhës Shqipe (1904), i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe. Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare veçojmë Elbasanin si përhapës të mendimit përparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan një sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas, të cilët detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip.

Më 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndër vendimet më kryesore të të cilit qe hapja e shkollës Normale, e cila u realizua më 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqërisë Përparimi, e cila do të mbështeste financiarisht këtë shkollë. Kjo shkollë ka qenë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar shqiptar.

Në vitin 1913 themelohet klubi i futbollit Elbasani, i cili është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë, dy herë fitues i kupës së shqipërisë dhe një herë fitues i superkupës.

Qyteti i Elbasanit konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavarësisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërisë, pjesëmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në Lëvizjen Demokratike Antifeudale të vitit 1921-1924, si dhe në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë periudhës 1924-1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me Tiranën, Durrësin, Korçën, Gramshin, Dibrën, etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik. Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si : fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të bankave shqiptare dhe të huaja, të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit.

Në vitin 1945 në Shqipëri u vendos regjimi komunist. Si të gjithë qytetet e tjerë të Shqipërisë edhe Elbasani u hapen shkolla te reja te shkolloheshin femijet, edhe disa fabrika qe jane ne prodhim deri sot. U persekutuan personalitetet më të shquara të qytetit të Elbasanit. U vu dorë mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas "ideologjisë së re". Në processet demokratikë të vitit 1990 edhe qytetarët e Elbasanit morën pjesë aktive në to. Banja e vjetër turke, që ndodhet në qendër të qytetit është restauruar dhe përdoret sot si restorant.

Elbasani ka qenë pushtuar nga grupe të ndryshme, duke përfshirë edhe serbët, maqedonasit, bullgarët, austriakët dhe italianët. Elbasani mbeti një qendër e Islamit në Shqipëri edhe pas pushtimit osman. Pas 1908 Kongresi i Manastirit (në Manastir moderne, Republika e Maqedonisë) vendosi që të përdorin alfabetin latin për gjuhën e shkruar shqipe, klerikët myslimane i ndikuar nga turqit e rinj mbajtën demonstrata të ndryshme në favor të shkrimit arabe në Elbasan. Shumica myslimane, gjithashtu ishte kundër instalimi i Prince William më 1914.

Në mes të qytetit ka një Kishë ortodokse, dhe rreth 7 km larg nga Elbasani ka një manastir të vjetër dhe kishën ortodokse, ku kryesisht nga Shën Jovan Vladimir fillim të shekullit të 11-të është varrosur atje.
Te dhena mbi institucionet kulturore
Teatrit “Skampa”

Teatrit “Skampa” është i ndërtuar në vitin 1938 nga Xhavit Bej Bicaku dhe ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri. Aktualisht është në gjendje të mirë, por ka nevojë për permiresimin e fonie, ndricimit dhe ngrohje-ventilimit.
Biblioteka e qytetit

Biblioteka e qytetit është ndërtuar në vitin 1934 me kontributet financiare filantropike të një familje elbasanase, familjes Baholli. Kjo bibliotekë ka një fond shumë të pasur në sektorin e Albanologjise. Frekuentohet nga një numër i madh lexuesish dhe studiuesish të sferave të ndryshme të jetës.
Kinema “Millenium

Kinema “Millenium”, ndërtuar në vitin 1966, me kapacitet prej 600 vendesh. Kjo kinema ka shërbyer si e tille gjatë gjithë kohës. Vlen të përmendet fakti që ajo është ruajtur e mirëmbajtur gjatë viteve të tranzicionit dhe sot është reabilituar plotësisht.
Kinema “Vullnetari”

Kinema “Vullnetari”, e ndërtuar në vitin 1972, me kapacitet 450 vendesh. Nga viti 2000 kjo kinema funksionon si Qender Rinore “REIMAR”, mbeshtetur nga CEFA. Ne qender jane hapur kurse per te rinj ne artizanat, vizatime, pingpong, futboll, lojra te ndryshme, biblioteke, etj.
Shtëpia e Kulturës

Shtëpia e Kulturës është godina ku nuk është bërë asnjë investim pasi mendohet që kjo godinë do të prishet për hapjen e rrugës. Lidhur me kete plani rregullues duhet te shqyrtoje kete ide dhe ne rast se propozohet prishja e saj duhet te identifikoje nje shesh te ri. Brenda këtij institucioni funksiononte një sallë koncertesh me kapacitet rreth 250 personash.
Muzeu “Aleksandër Xhuvani”

Muzeu “Aleksandër Xhuvani”, gjendet ne pjesen veriore te kalase se elbasanit, ne shtepine ku lindi dhe u rrit prof. Aleksander Xhuvani i cili ka nje veprimtari te dendur politike, arsimore, kulturore dhe gjuhesore, duke u bere nje nga figurat me te rendesishme te etapes se fundit te epokes se rilindjes kombetare shqiptare.
Muzeu “K. Kristoforidhi”

Muzeu “K. Kristoforidhi” eshte ngritur ne vitin 1978, ne kuadrin e 100 Vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe 150 Vjetorit te lindjes se Kostandin Kristiforidhit. Ky muze pasqyron ne menyre te permbledhur jeten dhe veprimtarine patriotike te studjuesit dhe levruesit te gjuhes shqipe dhe perfaqesues i epokes se Rilindjes Kombetare Shqiptare. Muzeu gjendet ne lagjen Kala ne nje shtepi karakteristike te saj ku lindi dhe u rrit ky personalitet. Pas riparimit, me financime te bashkise Elbasan ne vitin 2001, muzeu eshte i vizitueshem.
Pallati i Sportit

Pallati i Sportit eshte ndertuar ne vitin 1982. Ne kete pallat zhvillojne takimet e tyre ekipet e lojrave me dore te Soprt Klub Elbasanit, ekipit te peshengritjes, mundjes, etj. Pervec ketyre aktiviteteve ne sallen kryesore te pallatit te Sportit zhvillohen koncerte e manifestime te ndryshme. Kapaciteti i tij eshte 2.200 vende. Pallati eshte i paisur me te gjithe infrastrukturen per zhvillimin normal te aktiviteteve sportive. Ne katet e para te tij ndodhen dhomat e zhveshjes dhe dushet, ndersa ne katet e dyta zyrat per administraten dhe traineret. Ky pallat ka nevojë për riparime në dhomat e zhveshjes së lojtarëve, duhen vënë tabelat elektronike dhe ato të lojës, si dhe impiant elektrik që shërben për ndriçimin sipas parametrave, ngrohje ventilim. Gjithashtu ka nevojë për pajisjen me karrike për spektatorët.
Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”

Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”. Eshte ndertuar ne vitin 1967. Ne kete stadium ka zhvilluar ndeshjet ekipi i futbollit te (Labinotit) Elbasanit. Satdiumi ndodhet ne ekstremin lindor te Bulevardit “Qemal Stafa”. Kapaciteti i stadiumit eshte 12.000 vende. Satdiumi eshte i paisur me dushe, ambiente per zyra te administrates, salla force, etj. Ambjentet e brendshme janë në gjendje shumë të mirë pasi u restauruan në muajin Gusht 2003. Ambjentet e tjera të jashtme kanë nevojë për plotësimin me karrike e tualetet, tabela elektronike dhe rikonstruksionin e fushës.
Biblioteka Publike “Qemal Boholli”

Biblioteka Publike “Qemal Boholli”. Biblioteka publike eshte veper bamiresie e Nazif Bohollit e ndertuar me 21 korrik 1935 dhe iu dorezua Bashkise se Elbasanit si institucion publik. Kjo biblioteke ka nje fond librash prej 200000 mije vellimesh, prej te cileve rreth 160000 jane botime shqip, 20000 ne gjuhe te huaj dhe 12000 koleksione periodiku. Qe nga viti i ndertimit ajo eshte konstruktuar disa here dhe ne vitin 2004 ka pesuar rikonstruksion kapital pa i cenuar vlerat e arkitektures. Nisur nga kapaciteti i madh i librave qe gjenden ne te si dhe nga numri i madh i lexuesve ne qytet duhet te shikohet mundesia per ngritjen e nje biblioteke te re.

Xhamia Mbret Xhamia Mbret konsiderohet si objekt kulti simbol edhe për myslimanët sot në Elbasan, Shqipëri. Nuk ka të dhëna të sakta lidhur me vitin e ndërtimit të saj. Për kohën, vinte e dyta në radhë pas xhamisë së ndërtuar nga Sulltan Mehmeti i Dytë në vitin 1464, kur u rindërtua Kalaja e Elbasanit. Sipas të dhënave krahasuese, xhamia Mbret është ndërtuar në fund të shekullit XV. Ajo ndodhet në distancë të afërt me Portën e Kalasë. Nga pikëpamja stilistike, xhamia Mbret përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druri dhe me hajat përpara. Nga pikëpamja stilistike dhe e kompozimit, kjo faltore përkon me kohën e Sulltan Bajazitit të Dytë, i cili ndërtoi xhami të tilla edhe në qytetet Berat, Gjirokastër, Shkodër etj. Xhamia Mbret është xhamia që aktualisht frekuentohet më shumë në qytetin e Elbasanit.
Zejet e Elbasanit

ELBASAN- Në vitet 1466-1570 Elbasani ishte qëndra më e madhe ekonomike ushtarake e qytetare e Shqipërisë. Në shekullin 16 numëroheshin rreth 400 zejtarë dhe në shekullin 17 pati një zhvillim më të madh kur Tabakët e Elbasanit ishin të dëgjuar për regjien përpunimin por sidmos ngjyrosjen e lëkurës. Ata eksportonin në të gjithe Rumelinë dhe mbanin monopolin me ferman të sulltanit. Argjendarët shquheshin për punimet artistike, akshinjtë për gjellët me piper, armëtarët për mjeshtëri dhe origjinalitet, projektuesit e veprave publike publike si kanalet, çezmat, objektet e kultit. dyqanet e mjeshtërive radhiteshin në një rrugicë. në shekullin XVII numëorheshin 900 dyqane dhe rreth 30 rrugë emërtoheshin si pas profesioneve. po në këtë periudhe kishte 30 esnafe dhe rreth 90 llojë zejesh. Por tashmë këto zeje pothuajse janë harruar në një kohë kur në të gjithë botën janë bërë një tërheqje e madhe për turistët. Përhapja e zejeve ka bërë që një pjesë e madhe e rrugëve por edhe lagjeve të Elbasanit të marrë emra prej tyre ndërsa tani u ka mbetur vetëm historia.
Tabakët

Në fund të shekullit XVII qyteti i Elbasanit kishte 35 punishte ose tabakhane të lëkurës. Numri i madh i toponimeve dëshmon për pozitën primare të këtij esnafi. Kështu në Elbasan njihen disa si Çezma e Tabakëve, Sheshi i Tabakëve, Teqja e Tabakëve, Mulliri i Tabakëve, Xahmia e Tabakëve, Tyrbja e Tabakë, Sallatashi i Tabakëve, Rrapi i Tabakëve. në raste luftrash ky esnaf mbante një grup të gatshëm luftëtarësh beqarë të cilët jetonin tek hani i Beqarëve. Tabak vjen nga fjala arabe “debbag” që do të thotë lëkurë. Regjia e lëkurëve bëhej në punishte pranë vendeve me ujë. Me përpunimin e lëkurës nuk merreshin vetëm tabakët por edhe saraçët, opingarët, papuçinjtë e këpucarët. Elbasani shquhej për lëkurat e ngjyrosura, punimin e mëshinit të hollë, saftianit të butë dhe qoseles me shkëlqim. Specialisti i fundit që jetoi deri në fillim shekullin XX dhe që ngjyroste kajzerin (lëkurë e përpunuar e dhive dhe e kecave me ngjyrë të kuqe) ishte Sula i Bajram Tabakut.
Kazazët

Kazazët njihet si zeje mjaft e vjetër për përpunimin mëndafshit dhe pambukut dhe ishin të organizuar në esnafqë nga shekulli XV-XVI. Pranë parkut Rinia ka mbetur ende emri Fusha e Kazazëve ku mjeshtërit kallfë, çirakë, kazazë vendosnin veglat portative të punës në verë për të derdhur lëndën e parë që ishte kryesisht mëndafsh. prodhohej fije ibershimi, pupëza festanuzi, dizje djepi, qostekë sahati. Esnafi kishte rreth 1880 antarë kryesorë ndër të cilat Osman Metani, Himë Gurabardhi, Dem Shinkolla, Ali Kumi, Ali Gaçja, Xhaferr Metani. Në fillim shekullin e njëzetë antarë të esnafit të Kazzëve ishin Musa Selita, Mehmet Selita, Osman Myslymi, Ali Palloshi, Mehmet e Kamber Shupheja, Kup e Haxhi Çengeli, Hasan kazazi.
Çibukçinjtë

Kjo lloj zeje në Elbasan fillon në shekullin e XVIII dhe ka patur esnafin e kohës. Lënda e parë për të bërë çibukët ishte druri i shqopës, i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për tu gdhendur. Veglat e punës ishin tezgjahu (një fije metali e mprehtë) që vihej në lëvizje nga nëj dërrasë, turjela e tendosur me litarë të hollë që shërben për të hapur birat, morseta, dalta, lima thika me majë të mprehtë. Pasi i jepej forma artistike çibukut ngjyrosej me të zezë ose kafe në të kuqe. artizanët zbatonin forma të thjeshta arnamentesh për çibukët ndërsa llullat ishin më të lehta. Në grykën ku vendosej zjarri i vihej një shtresë sermi. Kishte edhe çibukë prej briri të cilët realizoheshin me formë metalike. Mjeshtër të kësaj zeje që njiheshin në fund të shekullit tetëmbëdhjetë ishin Memhet Shurdhi (çibukçiu) i biri me më pas djemtë e këtij të fundit, dhe mehmet Musai ndërsa në fillim shekullin XX Ibrahim çibukçiu (Bebeti) dhe djemtë e tij Musai, Bexheti dhe Abedini, të cilët prodhinin çibukë prej briri.
Opingarët dhe Saraçët

Zejet për opingat kanë qënë të hershme. Opingat punoheshin sipas modeleve dhe kërkesave të qytetit e fshatit. Lënda e parë ishte lëkurë e parapëlqyer, fijet e syzmet. prodhoheshin opinga qoseleje, opinga me syzme, opinga me rretne. Opingat e qoselesë kishin xhufka me maja. Saraçët prodhonin shala kuajsh, rripa, frerë, kollanë bishta kuajsh, trakaçë, çanta lëkure. Opingarët dhe saraçët kishin dyqanet e tyre në rrugën e ndërmjetëve të shesheve të leshnave, drithrave dhe kasapëve të Bezistanit. Deri në në vitin 1912 kishte 40 mjeshtër saraçë si Ali Kaçuli, Ali Kardashi, Mustafa Banja. Në vitin 1932 Elbasani kishte rreth 60 mjeshtër
Qeleshepunuesit

Një nga zejet e njohura në Elbasan kanë qënë punimi i qelesheve. Ato përgatiteshin nga leshi i deleve dhe ishin dy llojësh: të gjata (tirane) që përdoreshin vetëm për qytetarët dhe në disa fshatra të Peqinit ai dhe qeleshe sheshje të shkurtra që përdoreshin nga fshtarët. Zona e Sulovës dhe e Vërçes përdornin takie ose qeleposhe prej haseje. më vonë zejtarët prodhonin edhe qeleshe Kosove. Mjeshtri e rrihte leshin me çark, e shtronte në banak dhe me ujë të ngrohtë e sapun e shkumonte mirë, e sheshonte me vegël druri ose tunxhi. këtë material të qullur në formë stofi e fuste në kallëpe prej balte dhe i jepte formë. E linte pka të thahej në kallëp, e hiqte nga kallëpi, e lante me ujë të ngrohtë e sapun derisa të zbardhej mirë.
Samarxhinjtë

Samarxhinjtë njihet si një ndër zejet më të vjetra në Elbasan. Zejtarët elbasanas punonin samar fushe me prapse të lartë e me koxhakikë dhe samar Tirane me prapse të lartë e koxhakikë. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë samarxhinjtë më të njohur elbasanas ishin Spiro Gygu e Vaslik Kadiu që punonin samarin e llojit të parë ndërsa Myrtaza Zela, Sefer Tirana punonin samar Tirane dhe Mihal Papamihali, Jorgji Pistoli, Mihal Bushaku punonin samar fushe. Në fillim shekullin XX përmënden Jan Çerekja e Mir Gjika. Samarët punoheshin me dru Frashëri, i cili pasi njomej me ujë përkulej me anë të zjarrit për të marrë formëne harkut të shpatullave. Lidhja bëhej me gozhdë e me kunja.
Bakërpunuesi që trashëgoi zanatin e të parëve

Sot është 67 vjeç dhe vazhdon të punojë bakrin në punishten e vogël që e ka ruajtur me fanatizëm. Anastas Koçopaji e ka trashëguar punimin e bakrit nga të parët e tij, të cilët kanë qënë bakërpunuesit e hershëm me një punishte në pazarin e vjetër të Elbasanit. Ai e nis ditën në punishten e tij megjithëse tashmë punimet prej bakri nuk janë aq të kërkuara dhe lënda e parë është shtrejtuar shumë. Anastasi tregon se tashmë punet që bën janë më pak por nuk do të heqë dorë nga zanati derisa të vdesë.

Si e keni trashëguar zanatin e bakërrpunuesit ?

Elbasani para viteve 60 ka patur pazarin ku ishin vendosur të gjitha punishtet e dyqanet ku mund të gjeje gjithçka. edhe familja jonë kishte një dyqan në këtë pazar aty ku ndodhet sot turizmi i ri. ne ishim afër dyqanave të leshnave dhe të drithrave. punimet ishin nga më të ndryshmet nga gjerat me të vogla e deri tek kazanet apo punime të tjera që kërkonin shumë punë. zanti është trashëguar brez pas brezi që nga stërgjyshi Kosta Kocopaji e deri tek unë. Kam qenë i vogël kur babai punonte në dyqanin që kishim në pazar. zanatin e kam marrë nga babai dhe e kam vazhduar ndërsa babai nga babi i tij e kështu me radhë. zantin e kam vazhduar edhe në kohën e komunizmit këtu në shtëpi pasi një nga dyqanet u prish ndërsa tjetri u shtetëzua. Pazari u prish dhe në vend të tij u ndërtua turizmi sot. Do kishte qenë më mirë që ai pazar të ruhej, siç ruhen sot shumë pazare pasi mund të ishte një vlerë e madhe për qytetin.

A mund të na tregoni një ditë të zakonshme pune ?

Ngrihem në mëngjes dhe mendja më shkon tek punishtja që e kam shumë afër shtëpisë. Aty merrem me gjera të ndryshme si kallaisja, punime të ndryshme, ndez zjarrin, i cili më ndihmon ti jap formën që dua bakrit. Është një zanat i vështirë por të jep shumë kënaqësi kur realizon punë, të cilat vlerësohen. Tani është e vështirë të gjesh bakër pasi është shumë shtrenjtë por unë dua ta vazhdoj këtë zanat, jo për para por sepse më pëlqen të punoj. Tani bëj punë për veten time dhe rrallë ndonjë gjë që ma kërkojnë. Një nga punimetqë sot kërkojnë është mangalli. Unë ende trashëgoj nga babai një mangall të vjetër, i cili është punuar mbi 100 vjet më parë.

A do ta vazhdojnë brezat e kesaj familjeje zanatin e bakërrpunuesit ?

kete nuk di ta them. djali im e ka fituar punimin e bakrrit që i vogël. por tani është emigrant në itali dhe kam frikë se nuk do të kthehet tek ky zanat. pasionin e familjes brez pas brezi e ka ruajtur unë ndërsa për më tej nuk di se çfarë do të ndodhë. shrpesoj që djali im ta vazhdojë dhe të kthehet në punishten e bakrrit për të mos lejuar që familja ta humbë këtë zanat me të cilin kanë jetuar disa breza familjesh. do të ishte mirë që të ruhej por është shumë e vështirë. shteti duhet të ndërhyrë që këto zanate të mos zhduken. Elbasani ka patur qindra punues të artizanatit por tani kanë mbetur shumë pak nga vazhduesit e traditës. shumë familje kanë marrë mbiemrin nga zanati që bënin por tashmë shumë familja nuk kanë asnjë vazhdues të këtyre zejeve dhe më vjen keq që gjithçka që kishim nuk vazhdohet më.
Politika

Kryetar i Bashkisë së Elbasanit është Qazim Sejdini.
Transporti

Elbasani ndodhet rreth 54 km larg Tiranës, 82 km larg Durrësit, 70 km nga pika kufitare e kalimit në Qafë Thanë, 135 km nga qyteti i Korçës, etj.
Arsimi

Në Elbasan funksionojnë shumë institucione të arsimit parashkollor, nëntëvjeçar e të mesëm, si dhe Universiteti "Aleksandër Xhuvani".
Ekonomia

Elbasani është një qendër e rëndësishme industriale. Elbasani është qendër e prodhimit të hekurit për ndërtim. Në Elbasan ka gjithashtu edhe një fabrikë çimentoje, një fabrikë të prodhimit të ferrokromit, të oksigjenit, një kombinat të përpunimit të drurit, etj.

Zhvillim industrial filloi gjatë regjimit të Zogut me prodhimin e duhanit dhe pijeve alkoolike, dhe arriti kulmin gjatë regjimit komunist. Qytetit fituar rëndësi pasi kineze ndërtuar një fabrikë të çelikut në vitin 1974. Ka pasur edhe industritë e tjera që veprojnë në qytet gjatë regjimit komunist, dhe si rezultat qytetit tani vuan nga ndotja.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 5:09

Prishtina
Shko te: navigacion, kërko
WikiPërmirëso.png
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(Artikull jo mirë i strukturuar, stampa të huaja, infokuti e papërshtatshme, foto të panevojshme.)
Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
Disambig.svg Ky artikull merret me Komunën e Prishtinës. Për artikullin Qarku i Prishtinës shiko në fletën përkatëse.


Prishtina
— Qytet —
Motoja Prishtina, përherë e re.
Pamje nga qyteti
Pamje nga Prishtina
Stema_figura
Stema
Vendndodhja
Prishtina (Kosova)

42°40′ Veri 21°10′ Lindje 
Administrimi
Shteti Kosova
Rajoni Prishtina
Prefiksi +381 38
Kryetari Isa Mustafa
Partia LDK
Koordinatat 42° 40′ 0″ Veri

21° 10′ 0″ Lindje
Statistika dhe Transporti
Lartësia 652 m (m.n.d)
Vendasit Prishtinali/e
Sipërfaqja 854 km2
Zona Kohore ZKEQ (UTC+1)
Verore OVEQ (UTC+2)
Kodi Postal 10000
Faqja Zyrtare Komuna e Prishtinës
Demografia
Popullsia 198.215 banorë
Dendësia 347 banorë/km2

Prishtina (gjithashtu në shqip: Prishtinë; serbisht: Приштина ose Priština) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Republikës së Kosovës. Qyteti është komunë dhe kryeqendra e Qarkut të Prishtinës. Komuna e Prishtinës ka një popullsi prej 198 214 banorësh sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011.[1]
Përmbajtja

1 Historia
2 Ekonomia
3 Demografia
4 Klima
5 Politika
6 Kultura
6.1 Objekte turistike dhe kulturore
6.2 Infrastruktura
7 Shiko edhe këtë
8 Burim i të dhënave
9 Lidhje të jashtme

Historia

Toponomastika ende nuk e ka shpjeguar prejardhjen e emrit Prishtinë. Ekzistojnë disa hipoteza të bazuara në etimologji, por që nuk hedhin dritë përfundimtare në këtë çështje. Ekzistojnë disa supozime që mbështeten në burimin ilir të fjalës, apo në atë latin (pristinume- “e dikurshme”).

Ka autorë që e përmendin zhupaninin shpatë-mbajtës (macherario zuppano) me emrin Prishtina që gjendet në një dokument të knezit kroat Mutirimit nga viti 892. Kjo nuk dëshmon më shumë se ekzistimin e një antroponimi në mesjetën e hershme. Por, ka autorë që nisen prej asaj që emri Prishtinë do të ketë qenë emër i ndonjë personaliteti.

Të gjitha shpjegimet etimologjike janë ende hipotetike. Prishtina me këtë emër përmendet në mesjetë[2], mirëpo gjurmët e vendbanimeve arkeologjike rreth asaj shtrihen që nga neoliti, sikurse ato rreth lumit Graçanka, që supozohet të kenë vjetërsinë 6 mijë vjeçare. Shenja dalluese e kësaj periudhe është vendgjetja neolitike në afërsi të “Tjerrtores” së Prishtinës, Statueta e ulur – që përdoret si simbol i qytetit të Prishtinës – dhe figurat e tjera me qeramikën plastike. Vendbanime të periudhës së hershme të hekurit janë gjetur edhe përgjatë Taukbashçes dhe shkollës normale, në gjithë kompleksin deri te bazeni i Gërmisë, ku vërtetohen edhe vendbanimet e para ilire në rrethin e Prishtinës. Në afërsi të Prishtinës ka qenë njëri nga vendbanimet më të rëndësishme në regjion, Ulpiana romake, e ngritur në themelet e një vendbanimi ilir, që më vonë pas një tërmeti katastrofë që goditi Dardaninë, u ngrit në një nga qendrat më të mëdha bizantine në mesjetën e hershme me emrin “Justiniana sekonda”. Këtë e ka ngritur perandori i madh romako-bizantin, Justiniani, në shek. VI.

Ndërsa, në mesjetën e hershme Lipjani luante rolin e një kështjelle kufitare të Bizantit me Serbinë. Vendgjetja e parë arkeologjike me kulturë materiale sllave në Kosovë (tek. Shek. X-XI) është gjetur në fshatin e ngjitur me Prishtinën, Matiçanin. Ndër vizitorët e rëndësishëm të Prishtinës përmendet edhe perandori i ikur bizantin, Joan Kantakuzeni. Më vonë Prishtinës e vizitoi edhe Feliks Petançiqi, diplomat dubrovnikas dhe i deleguari në oborrin e mretit hungarez Vladisllavit II, i cili në shek. XVI thotë se Prishtina është një vend i begatshëm. Prishtina në këtë kohë ishte qendër e njohur tregtare, sidomos me metale fisnike. Në Panagjyrin tradicional të Prishtinës mund të gjendeshin mallra nga i tërë Ballkani dhe Italia, ndërsa në afërsi të qytetit përmenden edhe lojërat kalorëse mesjetare. Më vonë Prishtina si një vendbanim me 8 mijë banorë e përmendi edhe udhëpërshkruesi Feliks de Bozhur, ndërsa diplomati francez, Anton Bas, me 1812, tregon se në Prishtinë mbahen dy pangjyre vjetore në të cilat marrin pjesë tregtarët nga Bosnja, Selaniku, Endrenja, Shkodra etj. që sillnin prodhime edhe nga Smirna dhe Alepi, nga Venediku dhe qytetet gjermane...Baroni Gamer, ndërkaq, thotë se Prishtina është qyteti më i madh që nga Sarajeva deri në Selanik, me afro 12 mijë banorë. Dy zjarre të mëdha e dëmtuan shumë Prishtinën në shek. XIX. Atë e shkatërruan dhe ndërruan shumëçka nga karakteri i mëparshëm dy luftërat ballkanike dhe ajo e Parë Botërore. Si fakt historik interesant mund të përmendet edhe ai se Prishtina, mese një shekull, pas gjysmës së shek. XVII, ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare, Gjini. Që nga viti 1809 kjo familje kishte organizuar si një lloj ekspozite familjare, një lloj muzeu unik që ka funksionuar deri më 1912. Do përmendur se bërthama e vjetër e qytetit. Me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit (shek. XVI), Kishën katolike, Sinagonën dhe Qarshinë e vjetër, u shkatërrua përfundimisht nën pushtetin komunist në vitet e pesëdhjeta.
Ekonomia

Numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara në Komunën e Prishtinës, sipas llojit të pronës është 8.735 biznese me 75.089 punëtorë. Saktësisht numri i punëtorëve nuk dihet, për faktin se regjistrimi tashmë është në kompetencë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve. Për biznese merret vetëm leja, mirëpo ka shumë të atillë që nuk e kanë kryer këtë procedure të domosdoshme. Aktualisht në sektorin e gjuetisë dhe pylltarisë janë 27 biznese me 29 punëtorë, ndërsa në atë të peshkimit janë 31 punëtorë dhe dy biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese me 107 punëtorë, në industri përpunuese janë 600 biznese me 4.527 të punësuar, ndërkaq sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese me 12.836 punëtorë. Në fushën e ndërtimtarisë janë 329 biznese me 3.976 të punësuar, ndërsa tregtia me shumicë dhe pakicë, i riparimit të biçikletave, motoçikletave dhe artikujve për përdorim personal e shtëpiak ka 4.203 biznese me 21.026 punëtorë. Një biznes mjaft i përhapur në kryeqytetin e Kosovës është edhe ai i hotelerisë, ku aktualisht veprojnë 781 restorante dhe hotele me 6.584 të punësuar.

Biznesi i transportit, magazinimit dhe i komunikacionit përfshinë 1.672 biznese me 18.351 të punësuar, ndërkohë me biznes të ndërmjetësimit financiar janë të punësuar 285 persona dhe kjo veprimtari ka 26 biznese. Në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese me 285 të punësuar. Numri i përgjithshëm i bizneseve në Prishtinë është 8.412, ndërkaq numri i përgjithshëm i të punësuarve kap shifrën në 73.429. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 2.908 biznese, kanë njoftuar në media zyrtarë nga Agjencia për Regjistrim të Bizneseve në MTI. Ata kanë thënë se rreth 50 për qind të bizneseve janë regjistruar në veprimtarinë e tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Nga rreth 3 mijë biznese të reja dhe të regjistruara gjatë vitit 2004, tregtia është biznesi më i preferuar edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Sipas listës së MTI-së për biznese dhe klasifikimit të tyre në bazë të veprimtarive, në nivel të Kosovës tregtia me shumicë merr pjesë me 11 për qind, derisa ajo me pakicë 37 për qind, apo shprehur në shifra ka 5837 biznese të tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Sipas kësaj liste radhiten: Me 12 për qind transporti tokësor, ajror, i udhëtarëve, pastaj shërbimet hoteliere, restorantet, hotelet, motelet, mensat ushqimore me 9 për qind, veprimtaritë publike shërbyese me 5 për qind, ndërsa prodhimi i ushqimit dhe pijeve merr pjesë me vetëm 3 për qind.

Aktualisht në Komunën e Prishtinës si pronar të vetëm janë të punësuar 29.605 punëtorë me 7.936 biznese, ndërkaq në partneritet janë 7.037 të punësuar në 339 biznese. Si kompani të përbashkëta janë 54 biznese dhe 10 kooperativa me 131 të punësuar. Në pronën private me përgjegjësi të kufizuar, në kryeqendrën e Kosovës aktualisht janë 183 veprimtari me 1.375 të punësuar, kompani publike janë 13, kurse ekzistojnë edhe 57 prona shtetërore me 15.472 punëtorë dhe 143 biznese shoqërore me gjithsej 14.137 punëtorë.
Demografia

Shiko Lista e ardhacakëve - Prishtinë

Komuna e Prishtinës i ka gjithsej 48 fshatra. Përpos shqiptarëve në Komunën e Prishtinës jetojnë edhe disa komunitete tjera siç janë: serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjët, etj.
Përbërja etnike
Viti / Etnia shqiptar % serb % romë % të tjerë % Total
1991 reg. 161,314 78.7 27,293 13.3 6,625 3.2 9,861 4.8 205,093
1998 N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A 225,388
Shkurt 2000 llog. 550,000 97.4 12,000 2.2 1,000 0.1 1,800 0.3 564,800
Burimi: 1991 figures from Federal Republic of Yugoslavia (FRY) Institute for Statistics – others include Montenegrins, Slav Muslims, Turks, etc. 1999 figures fromUNHCR, "Kosovo Village List", 9 March 1999 (1998 population estimate excluding forced displacement). 2001 figures from KFOR – MNB (c) and for minority figures OSCE/UNHCR ‘Situation of Ethic Minorities in Kosovo’, February 2001. It is noted that the 1991 census was highly politicised and is thus unreliable.[3]
New Born në Prishtinë
Klima

Në Prishtinë mbizotëron klima kontinentale me një temperaturë vjetore mesatare prej 10,4 °C dhe me reshje vjetore mesatare prej 600 mm. Në korrik arrinë tempreatura vjetore mesatare prej 20 °C, në janar prej -0,6 °C.

Stampa:Klimatabelle



Politika

Partia dominuese në komunën e Prishtinës është LDK. Kryetarë i komunës është Isa Mustafa anëtarë i partisë dominuese.
Kultura
Stadiumi i Qytetit - kapaciteti i tij është rritur
gjatë periudhës së artë të KF Prishtina

Edukimi Komuna e Prishtinës ka 17 biblioteka publike. Biblioteka kryesore e qytetit ka përafërsisht 58.475 libra dhe 16 degë: Pallatin e Rinisë, Bibliotekën Përkujtimore të shkrimtarit Hivzi Sylejmani, bibliotekën e "Përrallave" dhe, në Llukar, Koliq, Hajvalia, Llaplleselë, Graçanicë, Çagllavicë, Slivovë dhe Viti të Marecit me 108.541 libra, në përgjithësi me 167.016 libra.

Gjatë masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999 dhe luftës, "Dora e zezë" e ka djegur bibliotekën në Hade, ka shkatërruar një numër të librave në bibliotekën e Obiliqit, dhe ka djegur bibliotekën në Koliq dhe Viti të Marecit. Numri i librave të djegur është rreth 23.000.

Muzika klasike

Prishtina si kryeqender e Kosovës është njëherit edhe qyteti në të cilën gjendet edhe instituti i Operës dhe Filharmonisë së Kosovës që udhëhiqet nga dirigjenti Arbër Dhomi.

Sporti

Stadiumi i qytetit në Prishtinë

Basketbolli në vitet pas luftës 2000 - 2005 është njëri ndër sportet më të popullarizuara në kryeqendër. Në kë të sport në eliten e klubeve Kosovare, Prishtina është e prezantuar nga dy skuadra.
Futbolli Prishtinas ka një traditë të gjatë sportive. Prirës i kësaj tradite është skuadra që mbanë emrin e qyteti KF Prishtina e cila ndeshjet vendase i zhvillon në Stadiumin e Qytetit.
Taekwondo-ja eshte gjithashtu sport i zhvilluar ne qytetin e Prishtines, ku dallohen Klubet e TAEKWONDO-se Prishtina dhe Akademia e Arteve Marciale Prishtina.

Objekte turistike dhe kulturore

Ndër objektet turistike dhe kulturore më të vizituara në Konunën e Prishtinës janë:

Monumenti i heroit kombëtarë "Zahir Pajaziti"

Shtatorja e parë e vendosur në Prishtinë dhe në qytetet tjera të Kosovës është e "Zahir Pajazitit" e vendosur nga bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtri e cila e përzuri forcat okupatore serbe në vitin 1999. Shtatorja Komandantit Zahir Pajaziti vizitohet shumë shpesh nga ish ushtarët e UÇK-së, nga Institucionet e Kosovës, Shqipërisë, nga nxënës të të gjitha shkollave në Kosovë.

Monumenti „Skënderbeu“

Ky monument i përkushtuar heroit kombëtarë Gjergj Kastriot-Skënderbeut gjendet në qendrën administrative të qytetit dhe është ndërtuar pas luftës së fundit. Banorët e shumtë që jetojnë në diasporë e vizitojnë këtë objekt dhe vendasit që me një ceremoni e kanë përcjellë sjelljen e statujës së Skënderbeut e konsiderojnë si ardhje të lirisë.

Teatri Kombëtar

Teatri kombëtar gjendet përballë monumentit "Skënderbeu" dhe i argëton prishtinasit me shfaqjet e shpeshtuara pas luftës.

Parku Nacional „Gërmia“

Është vendi në të cilin prishtinasit e kalojnë kohen e lirë kryesisht gjatë ditëve të ngrohta. Ky park është i pajisur me liqenin dhe restorante e pushimore të ndryshme rreth tij.

Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës

Vetë objekti i kësaj Biblioteke ka një histori të veten që paraqet rrethanat politike e shoqërore kosovare të viteve të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Objekti nga pamja e jashtme është i ndërtuar me disa kupe të cilat në kohërat e kaluara për vendasit simbolizonin "Plisin" simbol i veshjes kombëtare. Përndryshe në këtë objekt ruhen libra të ndryshëm të cilët qytetarët kanë mundësi ë i lexojnë brenda objektit.

Muzeu i Kosovës
Galeria e Arteve
Sahatkulla

Kulla e Sahatit

Xhamia e Llapit
Xhamia e Qarshisë - (Xhamia e Sulltan Mehmetit II)
Hamami i madh
Xhamia e madhe - (Xhamia e Jashar Pashës)
Parku etnologjik "Emin Gjiku"

InfrastrukturaAeroporti i Prishtinës pas luftës është përdorur si vendkalimi kufitar më i dendur në Kosovë. Më 15 qershor, Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës është dekorua me ‘Çmimin aeroporti më i mirë 2010’ për aeroportet me mbi një milion udhëtarë për vit. Ky nder është prezantua nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). ACI e njohu rritjen mbresëlënëse prej 300 për qind në trafikun e pasagjerëve gjatë viteve të fundit, investimin e madh në objekte, rrjetin e zgjeruar në mënyrë të shpejtë, dhe ndërtimin intensiv të kapaciteteve dhe trajnimin e personelit të aeroportit.[4]

Largësia nga Prishtina:

Shkupi 86 km
Tirana 330 km
Beograd 360 km
Podgorica 298 km
Ferizaj 36 km
Gjilan 46 km

Sektori i bujqësisë, gjuetisë dhe pylltarisë përshinë 27 biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese. Sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese, ai i ndërtimtarisë me 329 biznese, ndërsa ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë 4.203 biznese. Po ashtu edhe biznesi i hotelerisë po avancohet përditë e më shumë dhe kështu në Komunën e Prishtinës aktualisht ekzistojnë 781 restorante dhe hotele. Në biznesin e ndërmjetësimit financiar veprimtarinë e tyre e zhvillojnë 26 biznese, ndërsa në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese. Administrimi publik dhe mbrojta e sigurimit social vepron me 10 biznese, ndërsa mbrojtja shëndetësore e sociale me 104 veprimtari. Numri i përgjithshëm i biznesit në Komunën e Prishtinës është 8.412 sish.

Në Komunën e Prishtinës ekzistojnë edhe 57 prona shoqërore me 143 biznese shoqërore. Kështu, numri i përgjithshëm i biznesit të regjistruar në Komunën e Prishtinës është 8.735 biznese më 75.089 punëtorë.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 5:10

Peja
Shko te: navigacion, kërko
Kjo stampë me përdorim të gjërë është e mbrojtur për redaktim për shkak të parandalimit të vandalizmave të mundhëm.
Disambig.svg Ky artikull merret me qytetin Peja. Për artikullin Komuna e Pejës shiko në fletën përkatëse.
WikiPërmirëso.png
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.
Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
Peja dhe rajoni rreth Pejës
Mitrovica
Prishtina
Gjilani
Ferizaji
Prizreni
Gjakova
Peja

Peja (serbisht: Пећ, Peć) është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Po ashtu Peja është qendër e komunës dhe rajonit e të njëjtit emër.

Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire, ku përveç tjerash pësoi edhe Kalaja e Pejës.

Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Sipas hulumtimeve arkeologjike ky qytet kishte edhe një kala, mbi gërmadhat e lashta të së cilës mjerisht është ngritur fabrika e akumullatorëve.

Regjimi serbosllav u mundua disa kisha katolike të mbetura në shumë vende të Kosovës që nga koha Ilire ti shëndërrojë në kisha ortodokse si p.sh. Patrikanën në Grykë të Rugovës. Karakteristikë e saj është Çarshi-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës. Haxhi Zeka ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Prizrenit në vitin 1878 dhe organizator i Lidhjes së Pejës në vitin 1899. Në kohën e tij Peja i takonte Mbretërisë së Malit të Zi.
Historia
Red right arrow.svg
Artikulli kryesor: Historia e Pejës.

Zhvillimi urban i Pejës, ka kaluar nëpër periudha të ndryshme historike, duke filluar nga kohët më të hershme gjë që dëshmohet nga trajtat e thirrjeve. Në literaturën e deritanishme, në lidhje me emërtimin e Pejës ekzistonin disa periudha të emërtimeve; ajo antike dhe ajo e mëvonshme.

Emërtimin “Siparantum” e gjejmë të Ptolemeu (87-150), në veprën e tij “Gheographia”, që mbështesin edhe shumë historian, arkeolog, gjeograf,publicist etj. Siparantum, sipas burimeve arkeologjike-antike ishte në rang të “Muniupiumit” (qytetit), për ndryshe lokaliteti i dytë me rëndësi në territorin e Kosovës, pas Ulpianës. Procopi historian bizantin me (565), jep pëshkrimin për lokalitetin e shënuar si “Pentza” që zëvendëson emërtimin si Siparantum e që më vonë merr trajtën “Pek-Pekia-Peja”. Territori i Pejës ka qenë gjatë historisë së vet, së pari pjesë e Dardanisë Ilire, pastaj në kuadër të Romës, Bizantit, Mesjetë e Serbisë, e më vonë e perandorisë Turke. Për historin antike të Pejës, rëndësi të madhe ka pasur vendbanimi antik në lokalitetin “Gradina”, që padyshim paraqet vazhdimësinë e vendbanimit të mëparshëm Dardan. Janë zbuluar edhe një numër objektesh arkeologjike që na shtynë të konstatojmë se këtu duhet të ketë qenë një qendër administrative municipiale e tërë Rrafshit të Dukagjinit. Peja si qytet përmendet që nga viti 1202, gjatë periudhës së feudalizmit të zhvilluar, kurse në kartën e Stevan Prvovençanit rreth vitit 1215, përmendet si fshat në rrafshin e Hvosnos. Kah fundi i shek. XIII, përmendet si “Pek” dhe “Pek arhiepiskupova”. Në shek. XIV Peja përmendet nga Raguzanet dhe Kotorasit që shkonin për të tregëtuar në pejë “in Pecho”, kurse në vitin 1378 përmendet karvani “in novam montem Pech et Prisren”. Të dhënat historike rreshtojnë se Peja me rrethinë pas betejës së Kosovës 1389 e deri me 1462 administrohet njëherë nga Balshajt e pastaj nga Dukagjinët.

Pas betejës së Kosovës (1389), filloi depërtimi turk në Ballkan. Peja deri më 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrë pjesë edhe në betejën e Kosovës të pushtuar në kohën e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ç’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”.

Në gjysmën e dytë të shek. XVI, Peja numëron 142 shtëpi të besimit islam dhe vetëm 15 shtëpi të përkatësisë fetare të krishterëve. Islamizimi u përqafua prej një pjese të aristrokracisë shqiptare për të ruajtur privilegjet e veta klasore. Mahmut Pash Dukagjini, me tu bërë mysliman u emërua Sanxhakbe i Sanxhakut të Dukagjinit, prej të cilit edhe u krijua dega e re e Dukagjinasve myslimanë me emërin Mahmut Begollajt e Pejës. Gjatë shekullit XVII, Peja vazhdimisht zhvillohej dhe duke i krahasuar me gjendjen e një shekulli më parë, qyteti i Pejës u rrit nme 600 shtëpi dhe 130 fshatra dhe përjetoi një zhvillim të hovshëm të zejtarisë dhe tregtisë.

Gjatë shek. XVII, ndodhën edhe trazirat dhe luftërat austro-osmane që e përfshinë edhe territorin e Pejës (1683-1690). Këtë kohë e karakterizon lufta në mes Begollajve të Pejës, Çaushollajve dhe Bushatllinjve për sundimin e Shkodrës që vazhdoi gati gjysëm shekulli. Gjatë viteve 1782-1784, epidemia e kolerës perfshiu edhe Pejën, e cila shkaktoi shumë viktima. Ndërsa në vitin 1835 mori zjarr kryengritja e përgjithshme që përfshiu edhe Pejën. Mirëpo, Turqia, ia doli që ta shtypë kryengritjën shqiptare, në këtë situatë pushtuesi turk hyri në periudhën e tanzimatit dhe reformave. Në këtë kohë qyteti i Pejës numronte 12.977 banorë dhe 193 fshatra, kurse pazari i qytetit (çarshia) kishte 550 dyqane të regjistruara. Po në këtë kohë qyteti kishte hyrë në rrugën e një zhvillimi të dukshëm shoqëror-ekonomik. Krijimi i një rrjeti të gjërë dyqanesh e punimesh, marrëdhëniet ekonomike me botën e jashtme e kishin kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme. Qyteti i Pejës në këtë kohë ishte një nga qytetet më të pasura të Rrafshit të Dukagjinit.

Nga pikpamja etnike qyteti i Pejës ishte i banuar me popullsi shqiptare e cila përbënte pjesën dërmuese të banorve të saj me kulturë, gjuhë, traditë dhe zakone të veta të lashta. Në Pejë në pallatin e Ismet Pashës dukej edhe bibloteka turko-franceze prej vitit 1836. Peja më 1881-1912 bëhet qendër e sanxhakut të Pejës, kurse mytesarif u emrua Ali Pashë Gucia. Në këtë kohë dokumentat e shumëta tregonin shkallën e organizimit të lëvizjes kombëtare shqiptare në periudhën e Lidhjes Shqipetare të Prizrenit në qytetin e Pejës.

Historia e Pejës në fund të shek.XIX ,është e lidhur ngushtë me mbajtjen e Kuvendit të Pejës. Duke qenë së rreziku i copëtimit të tokave shqiptare po rritej, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyrë krijimin e një organizate të re, që të vihej në krye të Levizjës Kombëtare. Në krye të lëvizjes u vu Haxhi Zeka, një nga udhëheqësit më të shquar të Lëvizjes Kombëtare në Vilajetin e Kosovës dhe në mbarë Shqipërinë. Për këtë qëllim në vitin 1899 në Pejë u mblodh një Kuvend, ku morën pjesë delegatë nga gjithë Kosova. Kuvendi formoi një Besëlidhje, që u quajt “Besa-Besë” ose Lidhja e Pejës. Besëlidhja e re udhëhiqej nga atdhetari Haxhi Zeka. Lidhja e Pejës i kërkoi Sulltanit që tokat shqiptare të drejtoheshin nga shqiptarët, dhe në shkolla e në zyra të flitej gjuha shqipe. Perandoria Osmane, e friksuar, dërgoi ushtri të mëdha dhe e shpërndau Lidhjen e Pejës, me ç’rast, vrau edhe shumë patriotë shqiptarë, midis tyre edhe udhëheqësin Haxhi Zeka më 1902. Përpjekjet e popullit shqipëtar për çlirim vazhduan edhe më vonë. Në këto rrethana qyteti i Pejës pas luftërave Ballkanike u pushtua nga Serbija dhe Mali i Zi, me ç’rast, populli shqipëtar i’u nënshtrua genocidit, shkombëtarizmit dhe asimilimit. Më 1913 në rrethinat e Pejës dhe të Gjakovës, u pushkatuan 400 banorë që refuzuan të ndërrojnë fenë e tyre Myslimane, ose Katolike dhe kombësinë e tyre shqiptare. Shumë prej këtyre nuk pranuan të ndërronin fenë, kështu që, në mënyrë më tragjike e humbnin jetën mbi stufën e skuqur.
Krijimi i rajonit

Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit deri pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Pejës. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunshëm i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i përgatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komuna, sistemi i Milosheviqit me heqjen e Autonomisë dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimit të marrveshjes teknike për sektore e mori edhe NATO.

Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 16 May 2012 - 5:12

Mitrovica
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Ky artikull merret me qytetin Mitrovica/Mitrovicë. Për artikullin Komuna e Mitrovicës shiko në fletën përkatëse.
WikiPërmirëso.png
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.
Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
Mitrovica dhe rajoni rreth Mitrovicës
Mitrovica
Prishtina
Gjilani
Ferizaji
Prizreni
Gjakova
Peja

Mitrovica (serbishtja: Косовска Митровица, Kosovska Mitrovica) është qytet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës si dhe qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.

Pozita e mirë gjeografike në mes të dy lumenjve Ibrit dhe Sitnicës kane ndikuar që në parahistori ky territor të banohet. Me zhvillimin e xehetarisë këtij territori i shtohet edhe një komponentë e rëndësishme në ngritjen e në një qendër të rëndësishme të vendbanimit. Albaniku (Monte Argentraum) me pasurit e tija që nga koha antike e deri më sot ketë qendër e kanë bërë joshës për qëllime ekonomike.

Sipas zbulimeve arkeologjike të bëra në ketë territor, lë të kuptohet se banoret më të vjetër ishin dardanët te cilët i tërhoqi mundësia e zhvillimit te bujqësisë. Me ardhjen e romakëve shëndrrohet në një postë ushtarakë dhe vend përpunimi i metaleve. Pas sundimit romak ky territor bie nënë sundimin e Carit bullgar Simeonit (879-927) i cili sundim me vonë zëvendësohet nga familja e Njemanjve. Gjate sundimit të kësaj familje ky territore mbushët me ardhacakë sllave. Me ardhjen në fuqi të Car Dushanit vendasit fillojnë të kalojnë nga riti katolik në ritin orthodokës.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, Mitrovica shëndrohet në një qendër të fuqishme. Në rrethinën e saj, në Boletin, prodhoheshin gurë mulliri "kosovar".
Përmbajtja

1 Historia
1.1 Krijimi i rajonit
2 Gjeografia
3 Kultura
4 Sporti
5 Ekonomia
6 Numrat Postal
7 Shiko dhe këtë
8 Lidhje të jashtme

Historia
Red right arrow.svg
Artikulli kryesor: Historia e Mitrovicës.

Pozita strategjike dhe sidomos ajo gjeografike në mes dy lumenjve të rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës, ka bërë që territori i Mitrovicës të popullzohet qysh në parahistori. Albaniku (Monte Argentarum), i pasur me argjend e plumb prej kohës antike deri në Mesjetë, pastaj Trepça si vendburim i madh i plumbit, klima e përshtatshme, kushtet e mira për t’u marrë me bujqësi, blegtori, tregti etj., kanë ndikuar në koncentrimin e popullsisë në këtë mjedis. Pra motive ekonomike për themelimin e vendbanimeve dhe për përqëndrimin e popullsisë në këtë trevë, para së gjithash, kanë qenë blegtoria, bujqësia, gjuetia e më pas edhe xehetaria në fillim e zhvilluar në masë modeste për t’u bërë më vonë një ndër shkaqet kryesore të depërtimit romak dhe pushtuesve sllavë, osmanë etj, në këtë anë. Kjo trevë, sikurse pjesët tjera të Gadishullit Ilirik, në lashtësi kanë qenë e banuar me banorë ilirë, përkatësisht fisin dardan.

Në territorin e sotëm të trevës së Mitrovicës janë zbuluar disa gjurmë ndërtesash, një nekropol ilir, statuja të ndryshme prej balte e prej plumbi, një sarkofag, figura e Terpsikorës (Muzës së vallëzimit) etj. Jeta ekonomike në Dardani, pra edhe në trevën e Mitrovicës ka qenë e mbështetur në radhë të parë në bujqësi. Në shek. I të e.r. Iliria u gjend nën sundimin romak. Mitrovica në këtë kohë mund të ketë qenë stacion pushimi dhe si vend i përpunimit të metaleve. Në kohën romake, pas Ulpianës, qendra e dytë e rëndësishme ishte Municipium DD afër Soçanës (Soçanicës) e banuar edhe në parahistori. Në fund të shek. IX treva e Mitrovicës, bashkë me territorin e Kosovëa u gjend nën sundimin e shtetit bullgar të Car Simeonit (897-927), ndërsa pas rënies së kësaj mbretërie u rikthye nën sundimin e bizantit. Më 1185 viset shqiptare të veriut të Kosovës u pushtua nga shteti serb i Nemanjve. Këtu fillon periudha më e vështirë dhe më e errët për popullsinë shqiptare. Sundimtarët serbë e shdërruan këtë trevë në qendër politike, ekonomike, kishtare të shtetit të tyre, duke zbatuar politikën e tyre asimiluese. Në kohën e sundimit të Car Dushanit shqiptarët ishin të detyruar të braktisin ritin katolik për t’u orientuar drejt ortodoksisë sllave. Me ardhen e sllavëve në këto treva, harta toponomastike ndryshoi fytyrën rrënjësisht. Shumë emërtime të vjetra iliro-shqiptare u zëvendësuan me emërtime të reja sllave.

Në gjysmën e dytë të shek. XIX Mitrovica u bë një qendër e rëndësishme ushtarake, ekonomike, tregtare. Në afërsi të Mitrovicës, në fshatin Boletin, prodhoheshin gurë mulliri “kosovar”. Si stacion i fundit hekurudhor, Mitrovica u bë stacion importues dhe eksportues. Përskaj rrugëve të shtruara me kalldrëm u hapën dyqane të ndryshme zejtare e tregtare. Ndër objektet më të rëndësishme shquhej sharra e Dragajve.
Krijimi i rajonit

Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Mitrovicës. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO.
Gjeografia
Red right arrow.svg
Artikulli kryesor: Gjeografia e Mitrovicës.

Mitrovica është, pa dyshim, një ndër qytetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë Gadishullin Ilirik e më gjerë. Shtrihet në fushën aluviale të lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lushtë si dhe në shpatijet e kodrave që e rrethojnë.

Pozita gjeografike është e volitshme për shkak të relievit. Korridori veri – jug përmes luginave Ibër – Sitnicë ka rëndësi ekonomike kulturore pasi e lidh atë me shumë vende të ndryshme. Qyteti kufizohet nga shpatet e Kreshbardhës (Kopaonikut), Rogoznës, Moknës dhe Qyqavicës. Territori i kësaj komune kufizohet me komunën e Zveçanit (në pjesën veriore), me komunën e Besianës (në pjesën lindore), me komunën e Vushtrrisë (në pjesën jugore), me komunën e Skënderajt (në pjesën perëndimore) dhe me komunën e Zubin Potokut (në pjesën veriperëndimore). Në drejtim të Sitnicës lidhet me Rrafshin e Kosovës. Qytetin, nga ana jugore e ndan prej bazenit të Kosovës kodrina tufoide e Bajrit (520 m).

I tërë territori i rrethinës së Mitrovicës ka një pozitë të rëndësishme, sidomos për komunukacionin transitor. Mitrovica shtrihet në shkallën 42,53° të gjerësisë gjeografike veriore dhe në atë 25, 52° të gjerësisë gjeografike lindore si dhe në lartësinë mbidetare 508-510 m.

I tërë territori i rrethinës së Mitrovicës, siç thamë, ka një pozitë të rëndësishme, sidomos për komunukacionin transitor. Në këtë trevë priten rrugë të rëndësishme që shpiejnë në mbrendinë e Dadishullit Ilirik, në bregdetin Adriatik, në Detin Egje dhe në Detin e Zi. Në këtë drejtim kalon edhe hekurudha që lidh pjesën jugore dhe veriore të Gadishullit Ilirik. Territori i komunës së Mitrovicës, së bashku me Zveçanin, sipas shënimeve të vitit 1987, ka pasur 56 zona kadastrale me një sipërfaqe prej 45.918 ha, 96 ari, 55 m. Si pjesë mikroregjionale e fushëgropës së Kosovës, bazeni i Mitrovicës nga veriu mbyllet nga kodra dominante vullkanike e Zveçanit (799 m), Kodra e Sokolit (918 m) dhe malit Majdan (1268 m). Nga lindja Mitrovica kufizohet me kodrën e Lisit (665 m), nga juglindja me Kodrën e Shkemzetit (Cërrnushës, 1010 m) dhe në perëndim me kodrën e Zmiqit (822 m) dhe të Gërrmovës (782 m). Karakteristikat dominante morfologjike të territorit të komunës së Mitrovicës, janë malore – kodrinore. Në rrethinën më të gjerë të Mitrovicës mbizotëron peizazhi malor, ku jetojnë mbi 120.000 banorë.
Kultura

Në Mitrovicë ekziston Biblioteka Komunale “Latif Berisha”. Kjo biblioteka ka edhe njësitë e veta në Bare, Tunel të Parë etj.

Muzeu i qytetit gjendet në Hamamin e vjetër dhe në kohën e fundit është konsoliduar mjaft mirë. Puna më e madhe në këtë drejtim është bërë sivjet me restaurimin e kullës së Isa Boletinit në Boletin.

Në Mitrovicë ekziston Shtepia e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ne te ka teater kinema etj. Megjithatë funksionon Teatri i qytetit “Sandër Prosi”, Teatrot amatore si “Aleksandër Moisiu”, “Kacageli”. “Showmeselation” etj., grupi i këngëve e valleve, Klubi letrar “Lumi i Bardhë”, i cili deri tash ka nxjerrë 12 numra të revistës letrare “Fjalë e valë” etj. Edhe Klubi i artistëve është duke kryer një punë të lavdërueshme. Deri më tash janë hapur disa ekspozita individuale e kolektive.

Në Mitrovicë aktualisht punojnë: një radiotelevizion privat dhe tri radio. ariii&majciii
Sporti

Përfshirja e popullësisë së Mitrovicës dhe pjesëmarrja e tyre në aktivitetet sportive është realizuar dhe realizohet kryesisht përmes pjesëmarrjes së tyre në aktivitetet e klubeve sportive, në rrafshe të ndryshme, në kuadër të federatave gjegjëse, si:

Klubi i basketbollit “Trepça” (m) – Federata e basketbollit;
Klubi i basketbollit “Trepça” (f) – Federata e basketbollit
Klubi i Hendbollit “Trepça” (m) – Federata e hendbollit
Klubi i Hendbollit “Trepça” (f) – Federata e hendbollit
Klubi i futbollit “Trepça 89” – Federata e futbollit
Klubi i futbollit “Trepça” – Federata e futbollit
Klubi i futbollit “Birliku” - Federata e futbollit
Klubi i xhudos “Trepça”- Fedetara e xhudos
Klubi i atletikës “Trepça” – Federata e atletikës
Klubi i shahut “Trepça” – Federata e shahut
Klubi i shahut “Minatori” – Federata e shahut
Klubi çiklistik “Trepça” – Federata e çiklizmit
Klubi çiklistik “Besi Petroll” – Federata e çiklizmit
Klubi i boksit “Trepça 89” – Federata e boksit
Klubi i karates “Trepça” – Federata e karates
Akademia e Arteve Marciale "Mitrovica" ( me shume lloje te arteve marciale per te gjitha moshat dhe gjinite )
Klubi i automobilizmit “Trepça” – Federata e automobilizmit
Klubi i skitaris “Trepça” – Federata e skitaris
Klubi i notit “Trepça” – Federata e notit
Klubi i shenjëtaris “Trepça” – Federata e shënjtëris
Klubi i pingpongut “ Trepça” – Federata e pingpongut
Klubi i tenisit “Trepça” – Federata e tenisit
Klubi i gjimnastikës “Trepça” – Federata e gjimnastikës
Klubi i bodibildingut “Forca” – Federata e bodibildingut

Në kaudër të të gjitha këtyre klubeve veprojnë të gjitha kategoritë si fatosat, pionierët, kadetët, juniorët, seniorët e në disa raste dhe në disa klube edhe veteranët që në përgjithësi arrijnë shifrën prej afro 2.200 pjesëmarrës të cilët defilojnë dhe marrin pjesë në aktivitetet sportive, përmes klubeve sportive dhe në federatat gjegjëse.

- Objektet sportive - Palestra e sporteve “Minatori” Stadiumi i sporteve të vogla “Fatime Xhaka” Stadiumi olimpik “Trepça” Stadiumi i vjetër i qytetit “Riza Lushta” Stadiumi i futbollit “Ismet Sejdiu” Bair – Mitrovicë Stadiumi ndihmës i qytetit “Nexhat Taraku” Stadiumi i futbollit – Kçiq i Madh – Mitrovicë Stadiumi i futbollit – Koshtovë – Mitrovicë

Në kuadër të objekteve sportive bëjnë pjesë edhe poligonet sportive, sallat sportive të shkollave fillore dhe atyre të mesme, të cilat në rast nevoje mund të përdoren edhe për zhvillimin e sportit.
EkonomiaNga niveli i zhvillimit, që evidentohet përmes treguesve të ndryshëm ekonomikë-socialë, Mitrovica, ndonëse vendi me rezerva më të mëdha të plumbit e zinkut, gjatë periudhës 1913-1999 ka qenë rajoni më i prapambetur. Shkaqet e kësaj prapambetjeje nuk kanë qenë vetëm niveli fillestar i zhvillimit ekonomik-social, niveli profesional i prodhuesve kosovarë, por ndikimi negativ i faktorëve politikë dhe ekonomikë jugosllavë e besa edhe ndërkombëtarë, politika shtetërore e ndjekur ndaj Kosovës në përgjithësi dhe ndaj regjionit të Mitrovicës në veçanti. Qarqet drejtuese të Beogradit edhe në këtë mjedis kanë bërë trysni të madhe për shkombëtarizim, për shpërnguljen masive të shqiptarëve dhe zëvendësimin me kolonë sllavë.

Pas Luftës së Dytë Botërore është hetuar një rritje e zhvillimit ekonomik dhe industrial në këtë mjedis. Në aspektin e punësimit industria përfshinte 40 % të sektorit shoqëror, apo gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në komunë. Mitrovica mori epitetin e qutetit të minatorëve në saje të numrit më të madh të të punësuarve në “Trepçë”. Trepça si vendburim i xehes është i njohur që në periudhën ilire. Sipas dokumenteve mesjetare Trepça është e njohur me emrat: Trepza, Trepice, Tripza, Trepza, kurse më 1455 del edhe me emrat Triepdchia e Trepza Turcha (Trepça Turke). Tradita shekullore e ripërtërirë me krijimin e ndërmarrjes xehetare metalurgjike “Trepça” nga fundi i viteve ’30, u finalizua në dekadat e fundit me krijimin e Kombinatit Xehetar-Metalurgjik-Kimik me qendër në Zveçan pranë Mitrovicës. Qysh në fillim të viteve ’80 prodhimi vjetor i xehes së plumb-zinkut kishte arritur në rreth 2 milion ton. Mbi këtë bazë Kombinati ka prodhuar dhjetëra mijë ton plumb të rafinuar, zink, elekrtrolitik, argjend të rafinuar, ar, bismut elektrolitik, klorid zinku, koncentrat piriti, kadmium, akumulatorë plumbi etj. Sidoqoftë, gjysma e prodhimit të plumbit dhe pjesa më e madhe e metaleve të tjera kanë sjhkuar për përpunim të mëtejshëm në njësitë e tjera të Federatës, sepse degët e industrisë finalizuese kosovare gjithnjë mbetën me zhvillim të pamjaftueshëm. Kombinati “Trepça” deri në fillim të viteve ’90 ka qenë prodhuesi më i madh i plumbit e zinkut dhe i akumulatorëve në ish Jugosllavi. Kombinati “Trepça” merrte pjesë me 50-60 % në prodhimtarinë e tërësishme të Pb në ish-Jugosllavi. Bruto prodhimi i këtij sistemi ekonomik para vitit 1989 kapte vlerën prej afro 50.000.000 dollarë amerikanë, kurse neto fitimi arrinte në 80.000.000 dollarë (paga, konsumi, akumulimi). Gjatë viteve 1990-1992 nga kombinati janë larguar me dhunë 12.000 punëtorë shqiptarë.

Meqë Mitrovica ishte qytet industrial, ka qenë një nga mjediset më të ndotura.

Pas përfundimit të luftës (1999) në Trepçë nuk është bërë eksploatimi i xehes. Deri tash janë punësuar një numër simbolik i punëtorëve për ta mirëmbajtur. Nuk punon më as Fabrika e Akumulatorëve, as Fabrika e Plehërave artificiale.

Në Mitrovicë vazhdon të punojë Fabrika e Betonit, Fabrika e Bukës, si dhe ndërmarrje të vogla private ku jaanë punësuar një numër simbolik i punëtorëve.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Metropolet" Shqiptare Empty Re: "Metropolet" Shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi