Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
100-vjetori i pavarësisë, çelet ekspozita “Shpirti i arbrit në shekuj” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
100-vjetori i pavarësisë, çelet ekspozita “Shpirti i arbrit në shekuj” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100-vjetori i pavarësisë, çelet ekspozita “Shpirti i arbrit në shekuj”

2 posters

Shko poshtë

100-vjetori i pavarësisë, çelet ekspozita “Shpirti i arbrit në shekuj” Empty 100-vjetori i pavarësisë, çelet ekspozita “Shpirti i arbrit në shekuj”

Mesazh nga WebMaster Fri 4 May 2012 - 23:16

TIRANË - Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, në Muzeun Historik Kombëtar u çel sot ekspozita "Shpirti i Arbrit në shekuj", si dhe u promovua antologjia "Arbëreshët e Italisë 1413-2007", e autorit Fotaq Andrea.

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, i pranishëm në ceremoninë e çeljes së ekspozitës, vlerësoi rolin e veçantë që zenë arbëreshët në festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë.

"Kjo ekspozitë është e mbushur me dëshmi shumë domethënëse, ku vizatimet dhe pikturat, kostumet e shumëllojshme dhe elegante, tregojnë vitalitetin e arbëreshëve, pasurinë dhe larminë e shpirtit të tyre krijues, lashtësinë dhe larminë e traditës shqiptare", tha Bumçi.

Kreu i Kulturës vlerësoi gjithashtu edhe antologjinë "Arbëreshët e Italisë,1413-23007”, e cila nëpërmjet shkrimeve të autorëve të ndryshëm francezë, mbledhur dhe paraqitur me kujdes nga studiuesi dhe hulumtuesi Fotaq Andrea, janë një tjetër dëshmi kuptimplote e historisë dhe shpirtit arbëresh.

Antologjia "Arbëreshët e Italisë" përfshin shtatëdhjetë e pesë autorë dhe burime franceze, përzgjedhur si për tematikën e veçantë të shkrimit, për të dhënë një kuadër sa më të gjerë të botës arbëreshe, ashtu dhe për analizën e dukurive historike, etnografike, gjuhësore, artistike, e cila ka shoqëruar procesin e shpërnguljes dhe të vendosjes së kësaj diaspore shqiptare në Itali, duke mbuluar një periudhë historike prej mbi shtatë shekujsh.
Në të përfshihen mbi treqind e pesëdhjetë ilustrime, me tematikë të gjerë, që nga portretet e figurave historike, deri te peizazhet, kostumet, si dhe faksimile dorëshkrimesh të fushës epistolare.

(er.nu/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

100-vjetori i pavarësisë, çelet ekspozita “Shpirti i arbrit në shekuj” Empty Re: 100-vjetori i pavarësisë, çelet ekspozita “Shpirti i arbrit në shekuj”

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 22:25

krenohemi ne shqiptaret me keto njerez qe kemi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi